lamexhama333.gif

Nė shkollėn shqipe nė Fterrė

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

1006.jpg
Selim Gjonika, mesuesi i pare i shkolles shqipe ne Fterre si dhe - Leleja, Xhevua, Hidajeti e Lirua

Nė shkollėn shqipe

 

Nė Fterrė, fillimisht,  ishte hapur njė si shkollė nė gjuhėn turqishte. Punėn e mėsuesit  e bėnte njė nga hoxhėt e fshatit. Po mua babai nuk mė ēoi nė atė shkollė. Unė u mėrzita shumė. Mendoja qė mė mbanin  qė tė ndihmoja nė punėt e shtėpisė. Babai e kuptoi  gjendjen time dhe mė tha:

- Mos u mėrzit, o bir!... Tani janė kohė tė vėshtira, lufta ėshtė rrotull, greku na shkretoi me shtėpi e me katandi. Mbase nuk tė duhet shkolla turqishte. Me ē’dėgjojmė, nė Shqipėri janė hapur shumė shkolla nė gjuhėn shqipe. Sė shpejti do tė ēelet edhe nė fshatin tonė.

Babai pati tė drejtė, por kur unė fillova shkollėn, ai kishte vdekur.

Mė 16 tetor tė vitit 1916 u ēel edhe nė Fterrė shkolla e parė nė gjuhėn shqipe. Mėsues i saj ishte Selim Gjonika.

Kujtimet e asaj dite, gjer nė mbarim tė klasės sė parė, mė kanė mbetur e do tė mė mbeten nė mendje tėrė jetėn.

Nėna u gėzua qė unė do tė filloja shkollėn. Mė bėri njė ēantė tė zezė prej rrobe pėr krahaqafė, mė bleu dy fletore e njė kalem , nė shkėmbim tė gjashtė kokrra vezėve. Mė vonė mė bleu dhe pllakėn pėr tė shkruar dhe mė porositi ta ruaja si sytė e ballit, se ajo do tė mė vlente edhe si libėr, edhe si fletore pėr shkrim e aritmetikė dhe nuk blinim dot tjetėr, se ajo kishte kushtuar nė dyqan plot  pesėmbėdhjetė kokrra vezė!

Me sa mė kujtohet, ditėn e parė nė shkollė qemė gjithsej rreth 20 nxėnės, tė gjithė djem me moshėn  shtatė gjer mė dymbėdhjetė vjeē. Ndėrmjet tyre  mbaj mend Fero Gjonin, Qazim Gjonin, Xhafo Brinjėn, Sherif Dushėn, Mustehak Ēallon, Qemal Mehmetin, Muharrem Korkutin, Arif Mitėn, Qerim Avrecin, Xhevdet Kofinėn, Himet Maēin, Gani Maēin, Muharrem Mėrkurin, Bastri Dautin, Tefik Hizmon, Beqo Hizmon, Axhem Shkurtin, Vahit Malon e tė tjerė.

Pėr vajzat njė fat i tillė u realizua disa vjet mė vonė.

Mėsues Selimi dhuroi shtėpinė e tij qė tė pėrdorej si shkollė. Lokali qe pa tavan,  me dy dritare tė vogla nga rruga, pa orendi e mjete mėsimi. Libra nuk kishim. Po dhoma pėr mėsim u rregullua shpejt, falė kujdesit tė mėsuesit dhe tė banorėve tė fshatit, qė ishin tė etur pėr dituri.

Si dėrrasė e “zezė”  u pėrdor njė faqe muri, e cila u lye me gėlqere tė bardhė borė.

Mbi tė shkruanim me thėngjill druri (kongjill i thoshim ne nė fshat). Mė vonė u gjet njė bojė e zezė , por mbi tė tani shkruhej me gurė gėlqereje, se shkumėsa nuk kishte.

Ditėn e parė tė ēeljes sė shkollės u bė njė ceremoni e thjeshtė me prindėr e nxėnės. Mėsues Selimi foli shkurt pėr rėndėsinė e shkollės dhe u dha porosi prindėrve qė tė kujdeseshin pėr pajisjen e fėmijėve me libra e mjete mėsimore.

Mėsuesi na radhiti nė oborr, na kontrolloi pėr pastėrti dhe na porositi qė tė blenim fletore e lapsa, ndėrsa librat do tė vinin mė vonė. Pastaj na futi nė dhomėn e mėsimit. Nuk kishte orendi dhe ne, sipas gjatėsisė trupore, u ulėm tė gjithė mbi ndonjė copė lėkure berri (pose, u thoshim nė Fterrė), apo qilim tė vogėl qė kishim sjellė me vete.

Mbaj mend se qė ditėn e parė mėsuesi na mėsoi shkronjėn “a” tė vogėl e tė madhe tė dorės dhe numrat 1 e 2, tė cilat i shkroi nė murin e bardhė me thėngjill tė zi. Pastaj na ngriti tė gjithėve me radhė qė t’i pėrsėritnim. Ndjenim njė gėzim tė jashtėzakonshėm. Disa nga ne qė ishim mė tė rritur  shkruam mirė nė dėrrasė dhe mėsuesi u kėnaq. Ai ishte hoxhė, por kishte ndjekur edhe shkolla jashtė, edhe njė kurs pėr mėsues. Ndaj e dinte mirė “zanatin”.

Brenda dy muajsh mėsuam tė tridhjetė e gjashtė shkronjat e alfabetit, si dhe numrat deri mė 10 me gjithė tabelėn e shumėzimit. Zakonisht bėnim 3-4 orė mėsim nė ditė, sipas gjendjes sė motit. Dalėngadalė filluam tė shkruanim edhe emra njerėzish, kafshėsh e bimėsh e me to krijonim edhe fjali. Arritėm qė nė aritmetikė tė bėnim dhe ushtrime e problema me katėr veprime.

Gėzimi ynė arriti kulmin kur nė mbarim tė tremujorit na erdhėn abetaret dhe libri i aritmetikės. Sipas modelit tė abetares, filluam tė pėrmirėsojmė shkrimin, se deri atėherė shkronjat i shkruanim siē na i bėnte mėsuesi nė dėrrasė. Mė tė mėdhenjtė pėrparuan shpejt, ndėrsa mė tė vegjlit e patėn mė vėshtirė. Por edhe ata ecėn me tė tjerėt, se veē ndihmės sė mėsuesit, ndihmonim dhe njėri-tjetrin sipas lagjeve.

Faqen e murit qė pėrdornim si dėrrasė tė zezė, mėsuesi e ndante nė dy pjesė. Njėrėn e vizonte pėr tė shkruar e tjetrėn e bėnte me katrore pėr aritmetikė. Fjalitė qė kishte shkruar mėsuesi nė dėrrasė i lexonim tė gjithė bashkė, me zė tė lartė, pastaj vinim pllakat apo fletoret mbi gjunjė, dhe, ashtu siē ishim tė ulur kėmbėkryq, i shkruanim me kujdes. Kėshtu bėnim dhe pėr veprimet aritmetike apo problemat.

Mėsuesi nuk na mėsonte vetėm shkrim, kėndim e aritmetikė. Shpesh na tregonte ngjarje tė ndryshme tė historisė sė Shqipėrisė, por edhe ndodhi tė krahinės apo fshatit. Na tregonte pėr  luftėrat e Skėnderbeut, pėr ngritjen e flamurit nė Vlorė nga Ismail Qemali, na fliste pėr Luftėn e Parė Botėrore qė nuk kishte mbaruar akoma dhe fshati ynė pati shumė pasoja tė rėnda prej saj, sidomos nga andartėt grekė.

Por gėzimi im pėr shkollėn nuk vazhdoi gjatė. Sapo mbarova klasėn e parė, u detyrova tė ndėrpres mėsimet. Gjendja e vėshtirė ekonomike sapo vinte e rėndohej dhe unė duhet t’i dilja krahė familjes pėr tė pėrballuar jetesėn.

Kėshtu, nė vitin 1917 mė mori Rakp Gėdua e mė ēoi nė Vlorė. Aty mė pajtoi si ēirak nė njė kafene tė thjeshtė, tek Osman Bequa. Fėmijėria ime mbaroi. Mė duhej tė punoja pėr tė ndihmuar sadopak familjen.

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA