Make your own free website on Tripod.com

lamexhama333.gif

Fisi Xhama

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

1003.jpg
Lame Xhama - Fotografi e vitit 1928

Fisi Xhamaj dhe fėmijėria

 

Sipas tė dhėnave gojore tė trashėguara brez pas brezi, fshati ynė, Fterra, fillimisht ndahej nė katėr pjesė tė mėdha, ose lagje, qė emėrtoheshin Gjoni, Lleshi, Ēoku dhe Xhama. Pastaj kėto lagje u ndanė nė fise. Fisi Xhamaj ka qenė vėllazėri me fisin Memaj, Gėdaj dhe Avrecaj dhe kane jetuar gjithmonė nė tė njėjtėn lagje nė njė harmoni tė admirueshme. Kėto katėr  fise edhe sot e kėsaj dite e quajnė veten vėllazėrķ tė njė gjaku dhe nuk mbahet mend tė kenė pasur lidhje martese ndėrmjet  tyre.

          Fisi ynė i Xhamajve ka qenė njė nga fiset e mėdhenj  tė Fterrės dhe ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė komunitetin fterjot, veēanėrisht nė Rrėzėn e Ixorit, ku janė edhe trojet e tė parėve tanė. Por shumica e Xhamajve emigruan nė vende tė huaja, kryesisht nė Perandorinė Turke. Pjesa mė e madhe u vendosėn nė Stamboll e nė Izmir dhe punuan nė punė tė ndryshme. Sipas disa burimeve, ky emigracion ka filluar nė fund tė viteve 1700 dhe nė fillim tė viteve 1800. Falė aftėsive e zgjuarsisė, shumica mbaruan shkolla, disa edhe tė larta, dhe u bėnė njerėz tė ditur, qė punuan edhe nė administratėn e lartė turke, apo kryen detyra tė rėndėsishme. Kėshtu,  pėr shembull, Xhafer Xhama, mbasi mbaroi universitetin pėr drejtėsi, punoi si avokat, Shefqet Xhama, pasi mbaroi universitetin e veterinarisė, punoi si mjek veteriner, dy djem tė Godo Xhamės kanė qenė oficerė, por tė dy janė vrarė nė luftė.   Deri nė brezin tim, nė Turqi, kryesisht nė Izmir dhe nė Stamboll, kanė qenė kėto familje xhamaj: Taip Xhama, Vesel Xhama, Ismail Xhama, Shamet Xhama, Nevzat Xhama, Esat Xhama,  Turhan Xhama, Ahmet Xhama, Nylgjyl Xhama, Rexhep Xhama, Ali Xhama, Xhemil Xhama, Godo Xhama, Xhafer Xhama, vėllai im Rustem Xhama, vajza ime Samije Xhama dhe disa tė tjerė qė nuk ua di emrat. Tė gjithė kėta kanė lėnė njė numėr jo tė vogėl pasardhės, por fatkeqėsisht shumica e fėmijėve tė tyre e kanė ndryshuar mbiemrin.

Siē shihet, kemi tė bėjmė me njė fis tė tėrė tė njė gjaku, me tė njėjtėn prejardhje, qė po tė kishin qėndruar nė Fterrė, ndoshta do tė ishin lagje e madhe mė vete. Po kushtet ekonomike dhe dėshirat pėr njė jetė mė tė mirė dhe pėr arsimimin e fėmijėve, i detyruan tė lėnė vatanin dhe tė shkojnė nė dhe tė huaj, ku siguruan tė ardhmen e tyre pėr breza tė tėrė.

Nė Fterrė mbeti vetėm njė familje me mbiemrin Xhama, ajo e babait tim, Rushitit.

Gjyshėrit e mi kanė qenė Huso Xhama e Beqare Xhama. Kėta lindėn babain tim, Rushitin, qė u martua me Maxharen nga fisi i Brinjajve. Nga kjo martesė patėn shtatė fėmijė, Fatimenė, Rustemin, Uzeirin e Alikon (binjakė), Qerimenė, Merjon dhe mua, pra katėr djem e tri vajza. Tani qė po shkruaj kėto radhė rrojmė vetėm unė e Qerimeja. Alikua ka vdekur nė moshėn 9 vjeē. Rustemi emigroi nė Turqi, aty dhe u martua e vdiq, por nuk la fėmijė tė tij. Nė vitin 1936 erdhi e mori vajzėn time Samijenė, me qėllim qė ta mbante ca kohė, deri sa tė kthehej nė atdhe, siē e kishte dėshirėn. Por vdiq e nuk u kthye mė. Kėshtu qė dhe Samijea mbeti nė Stamboll, aty u martua (me Muharrem Fyrtynėn, shqiptar me origjinė nga Progonati) dhe aty ėshtė ende, me njė djalė. Uzeiri nga dy martesat ka lėnė dy fėmijė, Nexhefen, qė ėshtė martuar me Vejsel Haderin dhe kane 5 femijė e jetojnė nė Shkodėr dhe Lekėn, qė ėshtė martuar me Liri Lenėn dhe ka njė djalė, Leandron.

            Babai dhe nėnė Maxharja qenė pa shkollė. Tė tillė qenė pothuajse gjithė bashkėfshatarėt, me pėrjashtim tė ndonjėrit qė kishte kryer disa klasa shollė turqisht a greqisht jashtė vendit. Mbas tri motrave dhe tre vėllezėrve, siē theksova dhe mė lart,  linda unė, qė isha dhe mbeta mė i vogli i trungut familjar. Linda njė ditė tė veēantė, mė njė janar tė vitit 1905. Nėna thoshte shpesh se ky djalė mbase do Zoti e na sjell mbarėsi, se na erdhi nė ditė tė shėnuar. Dhe vėrtet kėshtu ndodhi mė vonė, kur unė u shkollova e punova si mėsues.

              Fėmijėria ime nė fillimet e shekullit tė njėzetė  ka qenė si e gjithė fterjotėve, si e shumicės sė shqiptarėve. Varfėria e padija ishin tė pranishme kudo.

           Gjendja ekonomike e prindėrve ishte e vėshtirė. Hallet familjare s’kishin tė mbaruar. Si tani mė kujtohet kur mė thoshte nėna se vuanim shumė pėr njė okė kripė, pėr njė shishe vajguri, pėr njė kut pėlhurė, pa le pėr ilaēe e doktor! Duhej tė bėje orė tė tėra rrugė nė kėmbė apo me mushkė qė tė arrije nė qytet pėr t’u vizituar.  Kur mbetej pa gjė, dhe kjo ndodhte shpesh, nėna  shkonte te gjitonėt dhe merrte hua njė filxhan kripė, njė qindare me vajguri e gjithēka qė i duhej dhe ua kthente mė vonė, kur  i gjente pėr tė blerė. Kjo ishte e zakonshme pėr tė gjithė, se njėsoj ishin tė varfėr dhe dhėnia e marrja hua ishte bėrė njė rit i pėrditshėm. Nė fshatin tonė ishte shumė e pėrhapur fjala e urtė: “Nuk ėshtė turp tė kėrkosh diēka hua, turp ėshtė pėr atė qė ka e nuk tė jep”.

              Kur sėmurej ndonjė, dhe kėtė e kam provuar edhe tek vetja ime,  prindėrit pėrdornin mjekimet popullore pėr ta shėruar. Mė kujtohet mirė se pėr tė lehtėsuar dhimbjet e trupit, veēanėrisht pėr ftohmat, pėrdorej fėrkimi me vaj ulliri, hidheshin kupa, vishnin trupin me fletė arre, apo me lėkurė bagėtish tė sapo therur, na jepnin ēaj mali, apo me barna tė tjera qė rriteshin nė fshat etj. Kur ndodhnin pėrdredhje tė gjymtyrėve hidhnin jaki, pėr thyerje vinin gėshtalla e kėshtu me radhė.

Babai  vdiq shpejt, nė vitin 1916 kur, si gjithė fshati, edhe familja jonė kishte ikur nga ndjekjet e andartėve grekė dhe ishte vendosur nė ullishtat e Vlorės. Ai atje vdiq e atje mbeti. Kjo e rėndoi edhe mė tepėr gjendjen ekonomike tė familjes. Unė isha i vogėl e nuk e mbaj mend mirė, megjithatė nė mendje mė ka mbetur se ishte me trup tė madh dhe i fuqishėm.  Nėna ime, Maxharja, jetoi deri sa lindėn tė tre fėmijėt e mi: Samijea, Bardhyli dhe Agroni. Ajo vdiq nė vitin 1937.

Mė kujtohen mirė shokėt e vegjėlisė nė fshat. Ata ishin Arif Mita, Qerim Avreci, Muharrem Korkuti, Bastri Dauti, Sherif Dusha etj. Me ta isha pothuajse nė njė moshė. Shoqėroheshim edhe me Nuri Mitėn e Lazo Kofinėn, qė ishin mė tė mėdhenj. Me shokėt e moshės shkonim si vėllezėr, se me disa qemė dhe nga e njėjta lagje, nga Rrėza e Ixorit. Tė gjithė ishim tė varfėr. Kjo dukej dhe nė veshjen tonė. Dimėr e verė mbanim rroba tė holla dhe  ndonjė bluzė leshi tė bėrė me shtiza nga nėnat tona. Mė shumė rrinim zbathur dhe rrallė me opinga llastiku. Ushqimi kryesor ishte buka e misrit, qė e gatuanin dhe e piqnin vetė nėnat tona nėpėr vatra, apo nė furra. Edhe kur luanim jashtė, e merrnim me vete nga njė copė bukė dhe  e shoqėronim herė me pak djathė, herė me ullinj tė kripur e herė  me ndonjė frutė, si arra, rrush, fiq etj.

Shkolla shqipe nė fshat nuk ishte hapur ende. Kėshtu qė ne fėmijėt, krahas ndonjė ndihme tė vogėl qė jepnim nė familje, si pėr mbushjen ujė nė burime, ruajtjen e kecėrve, mbledhjen e gjetheve e barit pėr ndonjė dhi qė kishim, pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalonim me lodra. 

Zakonisht luanim me mjete rrethanore. Mė kujtohet se mė tė zakonshmet kanė qenė loja kutepilė, pesagurthi, arabaja, zjarrēi etj. Bėnim dhe hobé me lėkurė fiku e lofate dhe provonim kush e hidhte mė larg gurin, bėnim dhe kondak me dru shtogu, edhe bori me lėkurė mareje. Lodrat i organizonim me rregulla dhe zakonisht nuk grindeshim pėr to, aq sa na kishin zili edhe tė rriturit. Kur ndodhte ndonjė prapėsi nė lojėra, atė e zgjidhnim bashkėrisht, me mirėkuptim. Por kuptohet, mė tė fortėt, siē qenė Nuriu e Lazua, vendosnin pėrfundimisht se kush dilte fitues.

Me Arifin e Qerimin shkonim si vėllezėr, bashkė i bėnim lodrat,  bashkė e hanim dhe ndonjė copė bukė misri apo ndonjė frutė. Edhe dėrrasat pėr tė zėnė zogj i ngrinim bashkė. Kur shkonim tė shikonim  se ē’kishin zėnė, gėzoheshim kur shihnim ndonjė mėllenjė apo qipull, se zogėmurra e borakshė zinim vazhdimisht. Herė e ndanim gjahun barabar, herė i rripnim, i lanim dhe i piqnim nė zjarrin qė bėnim vetė. Zakonisht, sidomos kur qe ftohtė dhe binte shi, shkonim e ndiznim zjarr nė Shpellė tė Xhame. Aty jo vetėm ngroheshim e thanim rrobat e lagura nga shiu,  po piqnim e hanim dhe zogjtė e kapur me dėrrasa. Pastaj dilnim nga shpella  dhe mblidhnim kokrra arre tė rėna nga shiu e era, sidomos te arrat e Xhame, tė Meme, tė Gėde, tė Averece, tė Korkute etj., qė i kishim mė afėr.

Mė kujtohen burrat e lagjes sonė nga Xhamajt, Brahajt, Gėdajt, Avrecajt, Memajt, Mitajt, Elezajt  qė mblidheshin po thuaj ēdo mbrėmje te Gurėt e Xhame, por mė shumė te Guri nė Ixuar. Bisedonin shtruar pėr hallet familjare e ndodhitė e kohės. Unė shkoja shpesh e rrija pranė tyre. Mė bėnin pėrshtypje sidomos ngjarjet e kurbetit dhe ato tė luftėrave pėr liri.

Kėshtu kaloi kjo pjesė e fėmijėrisė sime, deri sa erdhi dita e ēeljes sė shkollės shqipe nė Fterrė.

1004.jpg
Nene Maxharia

1005.jpg
Lutfijea, Bardhyli, Agroni - fotografi e vitit 1936

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA