lamexhama333.gif

Konferenca Arsimore Lipe-Permet

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

Konferenca arsimore e Lipės

 

Nė vitin e fundit tė Luftės, pra mė 1944, puna ime u pėrqendrua edhe nė mbarėvajtjen e arsimit nė zonat e ēliruara, sepse nė shumė fshatra tė Kurveleshit, tė Bregdetit e tė Rrėzomės, madje dhe nė Sarandė, shkollat ose qenė mbyllur, ose punonin me ndėrprerje  dhe me programe tė pjesshme. Pėr tė kryer kėtė detyrė kishim mbėshtetjen e  drejtuesve tė pushtetit tė ri tė Qarkut dhe tė rretheve, veēanėrisht tė sektorit tė arsimit.

            Kėshtu, seksioni i arsimit pranė Kėshillit Nacionalēlirimtar tė Qarkut tė Gjirokastrės, sipas porosisė sė Dikasterit tė arsimit pėr ēeljen sa mė parė tė shkollave nė zonat e ēliruara, na dėrgoi njė shkresė qė mban datėn 30 korrik 1944, nė tė cilėn porosit tė ngrihet komisioni arsimor pėr zonėn e Kurveleshit tė Sipėrm, Kurveleshit tė Poshtėm, tė Rrėzomės dhe te Bregdetit, me qėllim qė nė fshatrat e kėtyre zonave, shumica tė ēliruara, tė ēelen sa mė parė shkollat.

Ky komision u mblodh nė Fterrė mė 5 gusht 1944 me pėrgjegjės Mustafa Luēin dhe anėtarė unė e Xhevdet Kofina. Mitro Vranai dhe Nimet Selimi, tė thirrur nė kėtė takim, nuk morėn pjesė, mbasi u penguan nga lufta.  Nė komision diskutuam gjerėsisht pėr detyrat qė na ngarkoheshin. Po atė ditė i dėrguam pėrgjigje seksionit tė arsimit tė qarkut, nė tė cilėn, ndėrmjet tė tjerave, i shkruam: “u kėndua me kujdes qarkorja instruktive e lėshuar nga Dikasteri i Arsimit mbi ēeljen e shkollave sa mė parė nė vendet e ēliruara, duke qenė prezent edhe arsimtarėt e Fterrės, profesionistė ose jo, tė cilėve me kėtė rast iu bė njė agjitacion i nxehtė pėr marrjen pjesė nė degėn e shenjtė tė arsimit.

U morėn nė shqyrtim katundet ku mund tė ēelen shkolla. Studimi i kėsaj pike nga larg na u duk mjaft i vėshtirė, sepse na mungojnė elementėt e nevojshėm: a) gjendja e lokaleve dhe orendive shkollore, mbasi janė bėrė operacione nė kėto rrethe; b) sasia e nxėnėsve dhe nxėnėseve, se shumė familje mund tė jenė shpėrngulur ose mund tė jenė pėrzėnė nga kėto katunde; c) nuk dihen elementet e karrierės ose jo tė katundeve tė ndryshme qė mund tė ngarkohen me kėtė rast me detyrėn e arsimtarit...

Pėr kėto arsye u pa e nevojshme, qė me rastin mė tė favorshėm tė bėhej njė vizitė dhe kontroll i imtė nė tė gjitha shkollat e katundeve tė kėtyre rretheve dhe mandej tė vendoset ēelja e shkollave me numrin e personelit mėsimor.

Pėrfundimi do t’u njoftohet para ose nė Konferencėn Arsimore.”

Kjo shkresė gjendet nė origjinal dhe e firmosur nga tė tre pjesėmarrėsit.

Dhe kėshtu u bė. Nė Kurveleshin e Sipėrm shkoi Xhevdet Kofina, nė Kurveleshin e Poshtėm shkoi Mustafa Luēi dhe nė Bregdet e nė Rrėzomė shkova unė. Pamė ēdo gjė nė vend dhe biseduam me banorėt, me kėshillat nacional-ēlirimtare, me mėsuesit dhe ata qė mund ta bėnin kėtė detyrė atje ku nuk kishte mėsues dhe pėrgatitėm njoftimin pėr seksionin e arsimit tė Qarkut tė Gjirokastrės.

Mė pas Mustafa Luēi na njofton me njė letėr se unė dhe Xhevdeti ishim caktuar tė deleguar pėr Konferencėn e Lipės nė Pėrmet, qė do tė fillonte mė 29 gusht tė atij viti. Gjithsej ishim 8 delegatė nga zona jonė, 4 mėsues me pėrvojė dhe 4 tė rinj qė mund tė punonin si mėsues.

Ishin kohė tė vėshtira lufte. Armiku mbante akoma tė bllokuara disa kyēe tė rrugėve. Prandaj unė me Xhevdetin si pėrfaqėsues tė arsimit dhe Ismet Elezi e Dilaver Shkurti nga ana e rinisė antifashiste, mė 25 gusht u nisėm nė kėmbė pėr nė Pėrmet, duke kaluar grykave e maleve nėpėr rrugė kėmbėsore. Me shumė lodhje e vėshtirėsi arritėm nė Lipė. Aty gjetėm njė atmosferė tė gėzuar, kudo kėngė e valle. E harruam lodhjen e rrugės sė gjatė. U takova atje me shumė shokė e tė njohur, si me Kadri Baboēin, Siri Shapllon, Vaso Konomin, Emin Ēomom e tė tjerė. Atje gjetėm dhe njė delegat tjetėr fterjot, Rait Brahon. Pra, u bėmė pesė vetė dhe kjo tregonte se fshati ynė mbante qė nė atė kohė njė peshė tė rėndėsishme pėr zhvillimin e arsimit.

            Kadriu dhe Siriu, me qė njihesha qė mė parė me ta, mė pyetėn pėr gjendjen e shkollave nė zonat e ēliruara dhe unė i informova mbi masat qė kishim marrė. Ata mbetėn tė kėnaqur.

Mė 29 gusht, pra, ndodheshim nė Lipė, njė fshat fare afėr Pėrmetit. Konferencėn e filluam nė njė shtėpi tė madhe tė njė fshatari. Me sa mė kujtohet, ishin 140 delegatė nga i gjithė qarku i Gjirokastrės. Fjalimin e mbajti Kadri Baboēi, i cili pasi bėri njė bilanc tė punės nga Konferenca e parė e Arsimit tė qarkut qė ishte bėrė nė dhjetor 1943 nė Poliēan tė Gjirokastrės, shtroi detyrat e reja qė dilnin dhe punėn qė duhej bėrė pėr ēeljen e mbarėvajtjen e shkollave nė tė gjitha zonat.

Konferenca vazhdoi disa ditė, duke analizuar me hollėsi gjendjen dhe detyrat qė dilnin pėr ēdo fshat. Ndėr detyrat kryesore qė shtroi pėr zgjidhje konferenca qenė ēelja e shkollave nė zonat e ēliruara, sigurimi i kuadrit arsimor tė pėrshtatshėm, lufta kundėr analfabetizmit pėr tė gjitha moshat, pastrimi i programeve e teksteve nga temat fashiste, meremetimi i lokaleve shkollore, pajisja me bazė materiale etj. Pra, njė sėrė problemesh qė siguronin fillimin e mbarė tė vitit tė ri shkollor 1944-45.

Nuk e harroj kurrė atė mikpritje pėrmetare qė unė e kisha provuar edhe nė vitet e para si mėsues nė Pėrmet.

U kthyem nė Fterrė me udhėzime e porosi tė reja, tė cilat duhet t’i ēonim nė ēdo zonė e fshat. Tė katėr ne fteriotėt u nisėm menjėherė nė zona sipas ndarjes sė re qė bėmė pėr tė hapur shkollat. Unė shkova pėrsėri nė Bregdet e Rrėzomė. Kudo gjetėm pėrkrahje tė madhe nga kėshillat nacional-ēlirimtare dhe gjithė banorėt e fshatit pėr fillimin e mėsimit dhe programimin e punės kundėr analfabetizmit pėr tė gjitha moshat.

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA