Make your own free website on Tripod.com

lamexhama333.gif

Lufta e Vlorės dhe internimi

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

Lufta e Vlorės dhe internimi

 

            Nė maj 1920 nė Fterrė u formua ēeta me vullnetarė qė do tė merrte pjesė nė Luftėn e Vlorės. Anėtar i kėsaj ēete kam qenė edhe unė, rreth moshės 16 vjeē, mė i vogli i ēetės. Unė kisha ardhur nga Vlora nė Fterrė nė muajin mars tė atij viti, se flitej qė do tė bėhej njė luftė e madhe.

Pėr formimin e ēetės erdhi njė i deleguar nga Komiteti pėr Luftėn e Vlorės, emrin e tė cilit nuk e mbaj mend. Tė gjithė burrat dhe djemtė e fshatit u mblodhėn nė qafė tė xhamisė, sapo ra bobla  (guaskė e madhe deti nė formė kėrmilli, qė pėrdorej si bori)  nė njė mėnyrė tė veēantė. Atje ishte edhe i deleguari, i cili foli pėr qėllimin e krijimit tė ēetės sė fshatit, pėr tė luftuar italianėt qė kishin pushtuar Vlorėn. Nė ēetė u regjistruan 25 veta. Pas regjistrimit, anėtarėt e ēetės shkuan mėnjanė tek suvaja e xhamisė dhe zgjodhėn kryetarin e ēetės, Xhafer Shehun, nėnkryetar Ismail Bezhanin dhe sekretar Tahsin Elezin. Ēeta caktoi dhe datėn kur do tė bėhej nisja pėr nė Beun, ku do tė grumbulloheshin ēetat e fshatrave. Gjithė pjesėmarrėsit u porositėn tė ishin tė gatshėm, tė visheshin mirė e tė kishin edhe pėr njė ditė ushqim me vete.

Me sa mbaj mend, nė ēetėn qė mori pjesė nė Luftėn e Vlorės tė vitit 1920, kanė qenė: Xhafer Shehu komandant, Ismail Bezhani zv/komandant, Tahsin Elezi sekretar, dhe luftėtarėt Asllan Brinja, Mato Dusha, Ago Dusha, Mustafa Mehmeti, Shaqo Mita, Esheref Mita, Nuri Mita, Xhevdet Braho, Huso Zhupa, Xhevdet Kofina, Xhafer Mato, Adem Lona, Murat Dhuli, Ismail Haxhi, Murat Malo, Hamdi Mita, dhe unė, (kanė qenė edhe tė tjerė, po nuk i mbaj mend).

Pas ca ditėsh ra pėrsėri bobla e fshatit, por kėsaj here nė formė alarmi. Anėtarėt e ēetės, tė pėrcjellė edhe nga njerėzit e tyre, u mblodhėn nė Qafė tė Lleshe, tė armatosur, tė veshur e tė mbathur mirė. Para nisjes, Mato Dusha hodhi njė valle me disa luftėtarė. Vargjet e kėngės i ngriti vet aty pėr aty. Nga kėto vargje mė kanė mbetur nė mendje vetėm kėto: “Shokė nė luftė do shkojmė,/ me Italinė do luftojmė,/ qė kanė ardhė tė na zaptojnė,/ po ne do t’i shpartallojmė,/ nga vendi do  t’i qėrojmė,/ se robėri nuk durojmė”. Pas valles filluan pėrqafimet. Me njė pjesė tė atyre qė kishin ardhė pėr tė na pėrcjellė u ndamė qė aty e njė pjesė tjetėr na shoqėroi deri nė Pirg. Edhe nėna ime erdhi deri nė Pirg, se kishte merak pėr mua, me qenė se isha edhe mė i vogli. Drekėn e bėmė nė Buronja tė Kuēit dhe darkėn nė Beun.

Nė Beun mua mė bėnė shumė pėrshtypje gjithė ata burra tė veshur, tė mbathur e tė armatosur. Tė qeshur e tė gėzuar, pėrqafonin e bisedonin me njėri-tjetrin, grupe - grupe, kėndonin e hidhnin valle sikur shkonin nė dasmė e jo nė luftė. Unė rrija i ndrojtur, se mė dukej vetja si mizė para atyre burrave trima, disa prej tė cilėve me mjekėr e mustaqe tė dredhura. Aty kėtu kishte edhe ndonjė tė ri tė moshės time, por unė nuk njihja njeri dhe rrija pranė fterjotėve, tė cilėt mė kishin kujdes e nuk donin tė mė humbitnin nga sytė.

Natėn vonė, bashkė me luftėtarėt e fshatrave tė tjera, u nisėm e shkuam tė zinim pozicionet qė na ishin caktuar. Por  nga qė isha i vogėl e rrugėtuam nėpėr errėsirė, nuk e mbaj mend vendin se ku qėndruam.

Para se tė niste sulmi i pėrgjithshėm pėr ēlirimin e Vlorės, komandanti i ēetės bashkė me zėvendėsin dhe sekretarin mė thirrėn dhe mė thanė se duhet tė shkoja nė qytet. Detyra ime qe    mblidhja informacione mbi vendqėndrimet dhe lėvizjen e italianėve. Mė caktuan mua jo vetėm se isha i vogėl e nuk lija dyshime, por edhe se Vlorėn e njihja, se kisha disa kohė qė punoja atje nė njė kafene. Mbasi mora udhėzime se ēfarė duhet tė bėja, u nisa me njė trastė krahaqafė,  me pak bukė misri me djathė e njė qepė. Nė Kotė mė kapi njė patrullė italiane dhe mė ēoi nė komandė, mė kontrolluan e mė bėnė shumė pyetje. Ndoshta dyshuan. Njė shofer shqiptar qė u ndodh atje, kur pa gjendjen time gati tė mjerueshme, iu lut komandantit dhe mė liruan. Ai, shoferi, mė mori me makinė e mė ēoi deri mbi Vlorė, se pėr atje e kishte rrugėn. Zbrita nga makina dhe u nisa pėr nė qytet. Sa hyra nė njė rrugė kryesore, mė kapi njė patrullė tjetėr, mė kontrolloi, mė pyeti dhe mė liroi.

Nė Vlorė shkova tek dyqani i xha Rakipit, (Rakip Gėdos). E takova  dhe i thashė tė mė ndihmonte pėr detyrat qė mė kishin ngarkuar nė ēetė. Aty mora vesh se disa nga fshatarėt tanė i kishin marrė robėr dhe i kishin internuar nė Sazan. U frikėsova dhe nuk dija ku tė shkoja. Nė qytet kishte vetėm ushtarė italianė. Shumė rrallė shikoje njeri tjetėr. U nisa pėr nga ullishtat, qė pastaj tė shkoja nė Drashovicė. Rrugės mė kapi pėrsėri patrulla. Ishte bėrė vendi pėllėmbė e patrullė. Mbasi mė kontrolluan e mė pyetėn, mė shpunė nė polici, ku gjeta njė turmė tė madhe njerėzish. Ishin mbi 50 veta. Kur pashė gjithė ata burra, mora kurajė. Po atė ditė nė drekė, na nxorėn tė gjithėve jashtė tė shoqėruar me policė e na shpunė nė skelė. Aty na hipėn nė benzinata, na zbritėn poshtė nė hambarė dhe na ēuan nė Sazan. Pra, na internuan.

Kur zbritėm nė ishull, u ndodha midis qindra  vetėve. Me sa mora vesh mė vonė, ishin rreth 1500 tė internuar. Atje kishte kushte jashtėzakonisht tė vėshtira. Asnjėherė nuk u ngopėm as me bukė e as me ujė. Unė isha edhe i vogėl, edhe i dobėt, por s’kisha se ēfarė tė bėja. U gėzova kur nė Sazan, midis tė internuarve gjeta edhe disa burra fterjotė. Prej tyre mbaj mend Hasan Mitėn, Mehmet Ēallon, Neshat Brinjėn, Belul Brinjėn e  Lazo Kofinėn. Ata patėn shumė kujdes pėr mua pėr gjithė kohėn qė na mbajtėn atje. Nė Sazan jam njohur pėr herė tė parė rastėsisht edhe me Jani Mingėn, njė patriot e mėsues tė shquar, me tė cilin mė vonė do tė lidhja miqėsi.

Mbas luftės sė madhe qė u bė nė Vlorė, ku u dallua dhe ēeta e Fterrės, italianėt u mundėn keq. Nė Sazan erdhi menjėherė lajmi i fitores dhe ne u gėzuam, sepse, veē tė tjerash, ishte vendosur qė tė bėhej edhe kėmbimi i robėrve. Kėshtu, brenda 24 orėve ne na ēuan nė Vlorė dhe na liruan. Ishin ēaste tė jashtėzakonshme, sepse asnjėherė nuk kishim menduar se mund tė shpėtonim gjallė. Nė Vlorė u bė njė ceremoni madhėshtore me rastin e fitores.

Unė shkova dhe fillova punė sėrish tek  kafeneja e xha Osmanit. Paskėtaj, pėr mua do tė ndizej njė dritė jeshile, qė do tė mė ndryshonte fillin e jetės.

1007.jpg
Me njė grup veteranėsh nga Saranda nė festimin e 50 vjetorit te Pavaresise

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA