lamexhama333.gif

Kujtime e mbresa

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

Kujtime e mbresa pėr babanė

 

            Nė kėtė libėr me kujtime tė babait tonė, nuk mund tė linim pa pasqyruar edhe disa nga vlerėsimet e shumta qė ka pasur pėr tė nga ish - nxėnėsit e tij, fteriotėt, miqtė, shokėt e dashamirėsit, qė janė shprehur nėpėrmjet letrave, kujtimeve, intervistave nė televizione e gazeta, kumtesave nė sesione shkencore pėr shkollat e nė takime tė ndryshme, tė cilat janė tė gjitha tė dokumentuara e tė ruajtura.

            Ndėr tė gjithė kėto vlerėsime, mendojmė se njė vend tė rėndėsishėm zė dokumentari televiziv  i TVSH, i vitit 2000 : “Mėsuesia dhe Liria - leitmotiv i jetės sė Mėsuesit tė Popullit Lame Xhama”, me skenarist Guro Zeneli, regjisor Ilir Buēpapaj, kameraman Nebi Duro e me montazh tė Andon Beqarit, tė cilėt gjejmė rastin t’i falėnderojmė edhe njė herė.

            Nė shkrimet, letrat e kujtimet e shumta, midis  tyre mund tė pėrmendim:

 

 

Vlerėsime

 

Burrė i shquar i Fterrės, i Labėrisė dhe i gjithė Shqipėrisė

 

Me Lame Xhamėn kishim diferencė moshe. Kur linda unė, ai u emėrua mėsues. Por kjo nuk na pengoi qė mė vonė tė bėheshim miq tė pėrhershėm.

Si shumė arsimtarė e intelektualė tė tjerė fterjotė, edhe Lame Xhama i kalonte pushimet verore nė vendlindje, nė Fterrė. Qė nė atė kohė, kur unė vazhdoja filloren nė fshat,  na bėnte pėrshtypje veshja e tij model, na fliste dhe ne fėmijėve e na pėrkėdhelte si prind.

Vite e vite mė vonė, kur qemė studentė nė shkollat e mesme tė vendit, nė pushimet verore mblidheshim te burimi i Ixorit dhe takoheshim e bisedonim me shumė nėpunės  e intelektualė fterjotė, si Lame Xhama, Xhevdet Kofina, Tahsin Elezi, Refik Bezhani, Mehmet Dusha, Hiqmet Dusha, Safet Kofina, Neim Zani, Sherif Dusha, Shefki Mita, Hiqmet Shehu, Safet Memi, Shaban Mita e tė tjerė.

Lame Xhama  kishte aftėsinė tė afrohej mė shumė me ne tė rinjtė. Na pyeste pėr mėsimet, pėr profesorėt, se disa prej tyre i njihte, pėr pėrparimin tonė nė mėsime etj. Shpesh na jepte kėshilla tė vlefshme, qė ne i dėgjonim me vėmendje. Lamja sillte me vete dhe njė aparat fotografik “Kodak”, me tė cilin janė bėrė shumė fotografi nė Fterrė. Unė ruaj edhe sot e kėsaj dite njė foto tė rrallė tė bėrė me kėtė aparat, ku kemi dalė unė me Lamen, Hiqmetin, Safetin dhe Ismetin. Kjo foto ėshtė bėrė mbi 65 vjet mė parė. Kur mblidheshim te burimi, mua, si ndėr mė tė riun ndėr studentėt, shpesh herė mė dėrgonin pėr fiq tė njomė perdhikulė, tė cilėt, pasi i freskonim nė ujin e ftohtė tė Ixorit, i  hanim bashkėrisht me shumė shije.

Gjatė Luftės Nacionalēlirimtare Lamja ndodhej nė fshat, sepse qe i pushuar nga puna nė arsim si antifashist. Ai u aktivizua ndėr tė parėt nė Kėshillin Nacionalēlirimtar tė Fterrės, duke u bėrė nga kėshilltarėt mė aktivė e duke dhėnė njė kontribut tė shquar nė bashkimin e popullit tė fshatit nė luftėn pėr liri. Duke qenė i urtė, i thjeshtė, i zgjuar, i respektonte tė gjithė, pleq e tė rinj, ēobanė e intelektualė, e deri te pionierėt e vegjėl. Ndaj fjala e tij zinte gjithmonė vend, dėgjohej e ēmohej nga bashkėfshatarėt.

Jam dėshmitar i disa rasteve kur Lamja aktivizohej bashkė me ne tė rinjtė pėr sistemimin e partizanėve nė baza, duke marrė gjithmonė  dy-tre veta nė shtėpinė e tij. Rininė e fshatit e ndihmonte, gjithashtu, me shumė dėshirė nė pėrgatitjen e aktiviteteve kulturore qė bėheshin nė zonat e ēliruara, sidomos nė pėrgatitjen e skeēeve, recitimeve etj. Nė shfaqjet qė ka dhėnė grupi teatral i Fterrės pėr bashkėfshatarėt dhe para partizanėve tė brigadave qė kanė qėndruar nė fshat gjatė Luftės, ka qenė e pranishme dhe pena e mendja e Lame Xhamės.

Kujtim i veēantė qė unė kam me Lame Xhamėn ka qenė udhėtimi i pėrbashkėt si delegatė nė Konferencėn e Arsimtarėve tė Qarkut tė Gjirokastrės, qė u zhvillua nė Lipė tė Pėrmetit, nė gusht tė vitit 1944. Bashkė me ne ishin edhe bashkėfshatarėt Xhevdet Kofina e Ismet Elezi. Rruga ishte shumė e gjatė, e vėshtirė, por edhe e rrezikshme, sepse mund tė ndeshje padashur e papritur me trupat fashiste. Ne ndoqėm qafat e malet, duke kaluar nė Kardhiq - Labovė- Mali i Ēajupit - Nivan (Zagori) - Mali i Dhėmblanit dhe zbritėm nė Lipė. Duke qenė tė katėr bashkė, nuk e ndjemė shumė lodhjen, rruga kaloi me biseda e shakara tė shumta, ku shquhej humori i kėndshėm i Lames.

Nė Lipė gjetėm njė pritje e organizim shumė tė mirė. Morėm detyrat dhe u kthyen nė zonat e ēliruara pėr tė ēelur shkollat, ku Lamja dha njė kontribut tė veēantė si anėtar i Komisionit Arsimor pėr Bregdetin, Rrėzomėn, Kurveleshin e Poshtėm e tė Sipėrm, bashkė me Mustafa Luēin e Xhevdet Kofinėn.

Me Lamen jam takuar edhe kėtu nė Tiranė, gjatė vizitave nė familje kur ai qe nė pension e nė moshė tė thyer. Gjithmonė na ka pritur buzėqeshur, me fjalė tė ngrohtė. Makinėn e shkrimit, si dikur nė Fterrė nė kohėn e okupacionit fashist, e mbante aty pranė, mbi komodinė. Edhe pse mbi moshėn 80 vjeēare, vazhdonte tė shkruante kujtimet e jetės sė tij, tė punės si mėsues dhe tė Luftės.

Jam ēuditur me kujdesin e tij tė jashtėzakonshėm pėr tė ruajtur dokumentet origjinale tė sė kaluarės. Mė befasuan dėftesat e Normales sė Elbasanit, dekretet mbretėrore tė emėrimit, shkresat origjinale tė emėrimeve e transferimeve, dokumente tė shumta, tė shkruara dhe me dorė e nė copa letrash , pėr kohėn e Luftės Nacionalēlirimtare nė Fterrė e mė gjerė etj., si dhe foto tė panumėrta qė tė viteve  ‘20, tė sistemuara nė albume  e me diēitura. Mbi bazėn e tyre ai kishte pėrgatitur dhe vazhdonte tė shkruante qindra faqe, qė i kėrkoheshin nga shkollat ku kishte punuar e pėr muzetė e ndryshme.

Lamja bėri gjithė jetėn e tij njė punė shumė me vlerė, ndaj ėshtė dhe do tė mbetet njė burrė i shquar i Fterrės, i Labėrisė dhe i gjithė Shqipėrisė.

                                                     Dilaver Shkurti

                                              Inxhinier, bashkėfshatar

 

Simbol i prindit, i edukatorit dhe i njeriut tė mirė

 

E kam tė vėshtirė tė hedh nė letėr disa kujtime pėr xhaxhanė tim Lame Xhama, nga qė ai mė ka dashur e ka bėrė aq shumė mua, sa qė  nuk i gjej dot fjalėt e pėrshtashme pėr tė shprehur ndjenjat dhe respektin pėr tė.

Qė nė fėmijėrinė e hershme, kur mbeta jetim nga nėna, e kam ndjerė kudesin dhe ngrohtėsinė atėrore tė xhxhait, ngrohtėsinė familjare qė mė mungonte. Mund tė them me plot gojėn se ai ka qenė faktori kryesor nė mirėrritjen dhe shkollimin tim, qysh nga strehimi nė konviktet e  shtetit, gjer nė mbarimin e studimeve univeristare pėr mjekėsi.

Xhaxhain e mbaj mend gjithmonė njė njeri tė qeshur, tė afėrt dhe shumė tė dashur me mua. Fjala e tij e ngrohtė mė mbushte me besim dhe shpresė  pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė e jetės sime. Nė familjen e xhaxhait unė kam qenė gjithmonė njė pjesėtar i pėrhershėm i saj. Ai , si nė fėmijėri, si nė rini, bile dhe kur u martova e u bėra me fėmijė, nuk mė ka ndarė kurrė nga djemtė e tij, Bardhyli e Agroni.

Mbaj mend se u gėzua shumė kur u diplomova si mjek dhe u emėrova nė Gramsh, ku u martova me Liri Lenėn. Sa herė qė i vinim nė shtėpi tė dy bashkė, ndjenim dashurinė e tij, tė nėnė Lutes dhe tė gjithė familjes. Ajo derė mbeti gjithmonė e hapur pėr ne dhe vazhdon  tė jetė e hapur nga Bardhyli e Agroni edhe tani qė xhaxhai nuk jeton mė. Po xhaxhai  nuk e pėrmbante dot gėzimin, kur ne lindėm djalin, Leandron. Atėhere ai bėri dhe njė vjershė tė bukur, qė ne e ruajmė si njė kujtim tė vyer.

Xhaxhai kishte shumė cilėsi tė mira, qė formonin karakterin e tij. Kėto ai i shprehte nėpėrmjet kėshillave tė vazhdueshme qė na jepte pėr t’u sjellė e mėsuar mirė, pėr tė qenė tė ndershėm e tė drejtė, tė shoqėrueshėm e miqėsorė me njerėzit, por dhe pėr ta dashur e respektuar vendlindjen tonė Fterrėn dhe fterjotėt.

Mė kanė lėnė pėrshtypje tė veēanta korrektėsia dhe paraqitja  e tij si nė punė dhe nė jetė. Vishej bukur, gjithmonė me kostum e me gravatė, gjithmonė i pastėr, me flokėt e bardhė e tė shkurtėr, me kėpucė tė lustruara dhe gjithmonė me fjalėn e ėmbėl nė gojė dhe buzėn e qeshur. Kėshtu e mbaj mend kur ishte  mė i ri, kėshtu e mbaj mend deri sa ndėrroi jetė. Tė tillė e kujtojnė edhe dhjetėra nxėnės tė tij me tė cilėt jam njohur, kėshtu kolegėt, bashkėfshatarėt.

Korrekt e i pėrpiktė ka qenė dhe nė punė, kudo ku ushtroi detyrėn e shenjtė tė mėsuesit. Ndaj e nderojnė dhe e respektojnė qindra e mijėra nxėnės, breza tė tėrė kuadrosh nė ēdo skaj tė atdheut, qė kanė mėsuar dhe janė edukuar jo vetėm me punėn e tij, por edhe me fjalėn e shembullin e kėtij Mėsuesi tė Popullit. Dhe s’ka si  tė ndodhte ndryshe, sepse ai la pas kudo qė jetoi e punoi njė emėr tė mirė, njė vepėr tė vyer, qė nuk i pėrket vetėm familjes sė tij, por gjithė shoqėrisė, gjithė Shqipėrisė.

Edhe sot e kėsaj dite, pas rreth gjashtėmbėdhjetė vjetėsh qė nuk ėshtė mė midis nesh,  e kujtoj shpesh me dashuri e dhimbje. Dhe mė vjen mirė qė m’u dha mundėsia tė shpreh edhe unė nė kėtė libėr dy fjalė zemre pėr xhaxhanė tim Lame Xhama, qė do tė mbetet gjithmonė simbol i prindit, i edukatorit dhe i njeriut tė mirė e fisnik.

                                                             Lek Xhama

                                                              I nipi, mjek

 

Ai vinte i pari nė shkollė dhe ikte i fundit

 

            Fillimi i shatorit tė vitit 1948 na zuri nė Kuē nė shkollėn unike.

Dita e parė filloi me rreshtimin e tė gjithė nxėnėsve nė oborrin pėrpara shkollės. Bashkė me ne ishin rreshtuar edhe mėsuesit me nė krye drejtor Lame Xhamėn, i cili na pėrshėndeti shumė shkurt, por qartė, duke na uruar njė vit shkollor tė mbarė, na porositi tė respektonim mėsuesit, tė mėsonim e tė silleshim hijshėm, nė mėnyrė qė ta bėnim shkollėn e Kuēit me tė mirėn nė rrethin e Kurveleshit.

Te drejtori dhe trupi mėsimor me shumė pėrvojė ne shihnim njerėz elegantė nė paraqitje, nė veshje, nė sjellje, etj. Nė kėto drejtime bėnte dallim drejtori, qė ne i thėrrisnim Zoti Drejtor, i cili gjithmonė rrinte i qethur me flokė tė shkurtra, i veshur mirė me kostum, me jelek, me njė orė xhepi tė varur nė zinxhir. Mbaj mend qė kur qeshte, i jepte lezet njė dhemb i veshur me flori. Gjatė kohės sė punės nė ambientet e shkollės paraqitej shumė serioz, komunikonte me njerėzit kuptueshėm dhe fliste me zė tė ulėt .

Unė kujtoj qė si nxėnėsit ashtu dhe mėsuesit e respektonin shumė .

Ai vinte i pari nė shkollė dhe ikte i fundit. Kontrollonte ēdo gjė, qė nga pastėrtia e deri te kompletimi me mjete tė punės  tė klasave.

Shkolla ishte njė ndėrtese e re qė, me sa mė kujtohet, kishte filluar sė ndėrtuari nė vitin 1947 dhe mbaroi nė prag tė fillimit tė vitit shkollor 1948.

Dy muajt e parė, shtatorin dhe tetorin, i kaluam mirė, sepse nuk ishte ftohtė dhe ne na mjaftonte koha pėr tė shkuar nė Fterrė pėr t’u furnizuar me bukė dhe ushqime dhe mund tė ktheheshim tė nesėrmen nė mėngjes qė tė kapnim orarin e mėsimit. Me afrimin e dimrit na u shtuan vėshtirėsitė, sepse ditėt ishin mė tė shkurtra. Kėshtu qė nuk pėrballonim dot mė vajtjen dhe ardhjen nga Fterra pėr ēdo ditė.

            Nė kėto kushte u gjet njė zgjidhje . Drejtor Lamja mendoi si pėr fėmijėt e tij. Ai u interesua nė organet e pushtetit lokal dhe ne u sistemuam nė njėrėn nga dhomat pėrdhese tė shkollės, nė krahun lindor tė korridorit . Ajo ishte me dimensione tė mėdha, afėrsisht 5 x 5 m. Nė kėtė mėnyre ne na u krijuan kushte mė tė mira pėr tė jetuar dhe mėsuar.

Ishte hera e parė qė ne bėnim njė jetė kolektive dhe sigurisht na u desh tė mėsonim shume gjėra , duke filluar qė nga marrėdhėniet me njėri – tjetrin dhe deri te rregullimi i krevateve e pastrimi i dhomės. Nė kushtet e reja pėrsėri patėm ndihmėn e pa kursyer tė drejtorit, i cili kishte njė pėrvojė tė madhe pėr jetesėn nė kolektiv. Kėshtu, ne ishim si njė konvikt i vogėl , nė tė cilin duhet tė zbatoheshin rregullat nė rrėgjimin ditor, duke filluar nga zgjimi, rregullimi i krevateve dhe deri te sistemimi i sendeve personale . Kėrkesat dhe porositė e drejtorit pėr rregullin nė dhomė ishin shumė rigoroze, jo vetėm sepse kėshtu duhej, por edhe pėr faktin sepse ne ishin nė ambientet e shkollės dhe nė ēdo ēast qė mund tė hapej dera, do tė dukej nga korridori ēdo gjė. Kėto kėrkesa pėr rregull ne i zbatonim me korrektėsi jo vetėm se na i kėrkonte drejtor Lamja, por edhe pse kishim sedėr personale dhe bėnim mė tė mirėn e mundshme.

Ditėt kalonin, filloi i ftohti. Si tė bėnim ? Dhoma ishte pa tavan dhe me dysheme dėrrase. Si rrjedhojė, nuk mund tė ndizej zjarr pa pasur oxhak ose sobė, tė cilat ne na mungonin. Edhe nė kėtė rast zgjidhjen na e sugjeroi drejtori. U gjet njė karroce dore e vjetėr, tė cilėn e shtruam me pllaka shtufi dhe e lyem me baltė nga brenda, duke sajuar kėshtu vatrėn e zjarrit . Kjo zgjidhje na shėrbeu jo vetėm pėr t’u ngrohur, por edhe pėr tė gatuar.

Rreth kėsaj vatre, pas mbarimit tė mėsimeve, mblidheshim pėr tė biseduar me njėri - tjetrin. Jo rralle vinte dhe drejtor Lamja, sidomos kur u sistemua me shtėpi pranė shkollės. Ai pothuaj zotėronte bisedat rreth kėtij zjarri dhe ne e dėgjonim me shumė vėmendje. Nė biseda me ne shfaqej i hapur, tregonte pastėrtinė e tij shpirtėrore , qeshte e bėnte shakara, tregonte histori e ngjarje tė vėrteta, por edhe gazmore .

Unė  kujtoj dhe gjykoj qė drejtor Lamja tjetėr njeri ishte gjatė ditės nė detyrėn e drejtorit, i rreptė, i prerė, autoritar, ndėrsa ndryshe shfaqej me ne rreth asaj vatre zjarri, si njė prind, si njė shok i madh e plot kulturė. Fakti qė drejtori ishte nga Fterra, pėr ne ishte njė detyrim me shumė pėr sjellje korrekte e pėr tė mėsuar mė mirė .

Drejtor Lamja ishte sistematik nė punėn e tij, ēdo gjė e planifikonte nė ditar. Ai ēdo ditė tė javės bėnte kontrolle pėr cilėsinė e mėsimdhėnies nga mėsuesit, si dhe dėgjonte dhe vlerėsonte nxėnėsit gjatė pėrgjigjeve. Nė kėtė mėnyrė ai e zotėronte nė ēdo kohė nivelin e dijeve dhe situatėn nė shkollė.

Drejtor Lamja vlerėsohej dhe gėzonte simpati nga autoritetet e pushtetit lokal. Ai respektohej dhe i rezervohej vendi nė ēdo aktivitet. Kėshtu, pėr njė kohė tė shkurtėr krijoi marrėdhėnie shumė tė mira me nėpunėsit dhe punonjėsit e institucioneve tė ndryshme. Shoqėrohej me shumė njerėz me autoritet e me simpati, si: Malo Asllani, drejtori i postės nė Kuē, Malo Arifi , Sherif Dusha, Qazim Gjoni, Xhevit Ēufja, Safet Gjoni etj .

Nė kėtė kohė nė Kuē ishin shumė fteriotė nė punė tė ndryshme, si Bajram Sadikaj, Rahmi  Brinja, Selim Avreci, Avni Shkurti mė vonė edhe Nexhip Dauti. Kėta tė dy tė fundit drejtuan njėri pas tjetrit makinėn Shevrolet (tė mbiquajtur Luani Kuē Kurvelesh), qė i shėrbeu tė gjitha fshatrave, veēanėrisht Kuēit e Fterrės. Pas viteve 1950 e nė vijim punuan nė Kuē edhe Gani Maēi, Demir Shkurti, Esheref Mita, Bedo Merkuri, etj.

Gjithashtu, nga viti 1949 e nė vazhdim numri i nxėnėsve fterjotė u shtua shumė, disa prej tė cilėve me mbarimin e shkollave tė mesme dhe tė larta, u kthyen pėrsėri nė Kuē, por si mėsues dhe drejtues tė shkollės. Tė tillė ishin Jakup Mato, Muzafer Korkuti, Gezim Dusha, Baki Gjoni, Guro Zeneli, etj.

Drejtor Lamja, me sa mbaj mend, detyrėn ia dorėzoi njė tjetėr fterjoti, Tare Brahos, i cili e vazhdoi 2 ose 3 vjet dhe pas tij erdhėn tė tjerė fterjotė.

         Juve qė do tė lexoni kėto rreshta, ju kėrkoj tė falur pėr ndonjė harresė apo pasaktėsi.

                                                           Rexho Kurupi

                           Inxhinier, ish – nxėnės nė shkollėn e Kuēit

 

 

Xha Lamia pėr ne qe njė enciklopedi e gjallė

 

Lame Xhama bėn pjesė nė atė plejadė mėsuesish demokratė e atdhetarė qė gjithė jetėn e vuri nė shėrbim tė pėrhapjes sė dijes dhe tė pėrparimit, duke vėnė njė gur tė ēmuar nė themelet e vetėdijes sonė kombėtare.

Mbresat dhe kujtimet e mia pėr xha Lamen, janė tė gjalla, tė paharruara dhe tė tilla do tė mbeten pėrgjithmonė. Me tė jam njohur nė Delvinė e nė Sarandė, kur unė sapo isha kthyer nga studimet universitare.  Gjeta mikpritjen e gjithė mėsuesve, por nė radhė tė parė tė kryemėsuesit tė thinjur Lame Xhama, gjithnjė gojėmbėl, burrė i zgjuar, fjalėmėnēur e i pėrkushtuar pėr mėsuesinė. Ai pėr ne qe njė enciklopedi e gjallė pėr jetėn arsimore, njė arkiv i hapur pėr ngjarjet e sė kaluarės, ndaj ne i dėgjonim me vėmendje fjalėn dhe kėshillat e tij, qė na kanė mbetur nė mendje si proverba e aforizma me vlerė.

Na bėnte shumė pėrshtypje dashuria dhe respekti qė kishin njerėzit e thjeshtė tė qytetit tė Sarandės pėr “Zotin Lame”, siē i thėrrisnin mė tė moshuarit dhe ish - nxėnėsit e tij, qė tashmė qenė burrėruar e shumė prej tyre kishin edhe poste tė larta nė qeverisjen e vendit. Kjo ndodhte se ai nuk kishte asnjė paragjykim nė trajtimin e nxėnėsve dhe tė banorėve nė pėrgjithėsi. Pėr tė qenė tė huaja konceptet lokaliste, fetare apo tė pėrkatėsive kombėtare. Ndaj e donin edhe sarandjotėt e vjetėr, edhe bregdetasit, edhe lebėrit, edhe ēamėt, edhe minoritarėt grekė. Me tė gjithė kishte miqėsi, tė gjithė e respektonin.

Xha Lamja  fėmijėve, mbesave dhe nipave tė tij nuk u la ndonjė pasuri materiale. Por atyre u la njė pasuri mbi pasuritė: emrin dhe nderin, u la atdhetarizmin, menēurinė dhe dėshirėn pėr dituri, fisnikėrinė, respektin dhe dashurinė pėr njerėzit. Djemve tė tij tė shkolluar e tė burrėruar, edhe pse sot janė gjyshėr, edhe pse kanė bėrė emėr tė mirė me punėn e tyre nė Sarandė, Delvinė e deri nė Tiranė, kur i takojnė e duan t’i nderojnė  u thonė: “djemtė e Zotit Lame”.

Kur Lame Xhama mori titullin “Mėsues i Popullit” mė 1980, tė gjithė u gėzuam, por nuk u habitėm. Kėtė dekoratė ai e kishte marrė me kohė nga dashuria dhe mirėnjohja mbarėpopullore. Dhe kjo ka qenė dekorata mė e lartė e jetės sė tij…

… Atė ditė dhjetori qė Xha Lamja mbylli sytė pėrgjithmonė, isha i pranishėm nė ceremoninė e pėrmortshme. Me qindra miq dhe ish-nxėnės shprehnin dhimbjen e thellė pėr mėsuesin e tyre tė respektuar. Nė ato ēaste mė forcohej mendimi se  xha Lamja ynė nuk do tė vdesė kurrė, sepse la pas njė emėr tė nderuar, la vlera dhe gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e arsimit shqiptar, la farėn e dijes e tė diturisė, qė po rritet mė e shėndetshme dita - ditės. Dhe mė vjen mirė qė kohėt e fundit njė gazetė e renditi atė ndėr 100 Mėsuesit e Popullit mė tė shquar tė vendit.

                                                  Dashamir Toska

                                      Ish-  arsimtar e shef arsimi nė Sarandė

 

 

“Babai ynė i madh”

Kujtime tė letrarizuara

  

Ato ditė dimri nė Sarandė kishte gjallėri tė veēantė. Qyteti priste disa njerėz tė rrallė, qė u rritėn bashkė me qytetin, por qė tani vinin nga ēdo skaj i Atdheut. Vinin mbas kaq vitesh nė qytetin e tyre tė dashur, mbushur me kujtime nga fėmijėria. Por, mbi tė gjitha, prisnin njė takim me njeriun mė tė dashur tė tyre, me atė qė gjithēka ua kishte kushtuar atyre, me “prindin e pėrbashkėt tė tyre”.

Ishte i dashur, i qeshur, i dhembshur, i pėrkushtuar i tėri pėr rritjen dhe edukimin e fėmijėve jetimė dhe i tillė mbetet pėr ne nė kujtesėn dhe zemrėn tonė.

Ēdo njėri prej nesh, qė kur u nis, mendonte se takimi i parė nė qytetin e Sarandės do tė ishte patjetėr takimi me drejtorin tonė, Lame Xhama, qė tashmė kishte dalė nė pension.

Kjo vetėkuptohet dhe s’kishte si tė ndodhte ndryshe, se ky njeri me vullnet tė hekurt, qė  na rriti me kujdesin mė tė madh dhe na shpėrndau pastaj me plot besim nė ēdo skaj tė Atdheut, priste tani tė shikonte ēunat dhe gocat e tij, ashtu siē i ėndėrronte dikur. Tė shikonte e tė prekte gėzimin e tij, lumturinė e tij, krenarinė e tij. Kėto ishin mendimet e secilit me tė vėnė kėmbėt nė autobus, pėr tė marrė rrugėn drejt jugut, drejt qytetit tė fėmijėrisė sonė.

Por jo. Nuk ndodhi krejtėsisht ashtu siē mendonim, siē dėshironim ne, qė ta pėrqafonim dhe t’i hidheshim nė krahė si dukur, tė rrinim njė moment ashtu tė pėrqafuar dhe tė kujtonim vitet e fėmijėrisė…

…Zbritėn djem e vajza si njė pranverė dhe ranė nė prehrin e Sarandės mikpritėse, tė Sarandės sonė tė dashur, nė gjirin e asaj Sarande ku nisi filli i jetės sonė. Dhe Saranda na buzėqeshi, na priti nė gjirin e saj, ku do tė kalonim ēaste tė paharruara.

Ēdo njėrin prej nesh, nė mes tė lumturisė sė takimit,  e shqetėsonte diēka qė nuk mund tė pritesh gjatė, takimi me drejtor Lamen, tashmė nė pension.

Ēdo gjė  e morėm vesh menjėherė. Ai ato ditė qe sėmurė dhe nuk mund tė merrte pjesė fizikisht nė takimin tonė “familjar”. Kjo ishte pėr tė e pėr ne njė plagė e rėndė, njė dhimbje.

Por dhe ne ishim tė pėrgatitur. Dikush mbante nė duar njė dhuratė simbolike, ku, mbi kapakun e trashė, ishte shkruar me dashuri njė mbishkrim:

“ Pėr kujtim mėsuesit, edukatorit dhe prindit tonė, me rastin e 25-vjetorit tė familjes sonė”. Dhe poshtė, nėnshkruar me njė dorė, njė emėr ku pėrmblidhte 900 pranvera:

                                                  “Nga bijtė dhe bijat tuaja”

Nuk pritėm qė ta lajmėronin. Nuk donim qė ta shqetėsonim para kohe. Njėri pas tjetrit, hymė nė dhomėn e tij, ku vumė re kujdesin, dashurinė, respektin dhe thjeshtėsinė e pjesėtarėve tė familjes tė kėtij njeriu, qė ka ditur tė rritė dhe tė kultivojė tek njerėzit ndjenja tė tilla fisnike.

Nuk e priste njė gjė tė tillė. Nuk u besonte syve. - Si ėshtė e mundur kjo?!..Po, po, ata janė, fėmijėt e mi!... Sa janė rritur!...

Bėri tė ngrihej. Por zėri i njohur i njėrit prej nesh iu lut qė tė rrinte shtrirė. Megjithatė, u ngrit ndenjur e zgjati duart. Nga sytė i rrodhėn lot gėzimi. Njė vajzė eci pėrpara, hoqi xhupin e saj, ia hodhi krahėve, iu ul pranė dhe ra nė prehrin e tij. Kaluan sekonda ashtu tė pėrqafuar, deri sa ia zuri radhėn tjetri e tjetri, duke shqiptuar secili emrin e tij. Por ishte e tepėrt. Ai na mbante mend tė gjithėve, njė e nga njė, emėr pėr emėr, paēka se ishim rritur e burrėruar…

… Emocionet e para kaluan dhe njė buzėqeshje lumturie i zbukuroi fytyrėn. Njeriu ynė i dashur, Lame Xhama, e mori veten, kaloi njė herė dorėn pėrmes flokėve tė tij krejtėsisht tė thinjur dhe ia nisi njė bisede qė vazhdoi gjatė, pa e kuptuar se orėt po iknin.

Pyetje kureshtare. Pėrgjigje entuziaste dhe krenare.

“Babai ynė i madh” kalonte shikimin sa nga njėri te tjetri dhe humbiste nė kujtimet e para disa viteve. Nė kėtė “udhėtim” vitesh tė shkuara, i erdhi nė ndihmė albumi i fotografive, qe e mbante aty pranė nė komodinė.

Asnjėri nuk e mendonte se nė atė album  ne ishim pranė tij ēdo ditė, tė vegjėl si dikur, nė vazhdim tė viteve, gjer sa u ndamė.

Ai hapi me kujdes sirtarin, nxori albumin, e hapi nė faqen e parė dhe u pėrqendrua. Me sa duket, kėrkonte tė vogėl ndonjėrin nga ne qė ishim aty, tashmė tė rritur. Na shikonte dhe pėrsėri pėrqendrohej. Ne pamė fotot me radhė dhe ai nisi tė na tregojė grimca nga jeta jonė nė shtėpinė e madhe. Na ēonte nė ditė dhe vite tė ndryshme dhe herė pas here na pyeste pėr shkollėn, pėr punėn qė bėjmė tani, pėr vendet ku punojmė, pėr jetėn e shoqėrinė. Na pyeste pėr ata qė nuk kishin mundur tė vinin.

Pastaj, pėrsėri kujtime nga jeta nė konvikt. Na kujtoi dhomat e fjetjes, dushet e Kukos, rrobaqepėsinė e Vitos, ėmbėltoren e xha Fotos, shėtitjet e bukura... Por na qortoi me takt e duke buzėqeshur edhe pėr prapėsitė tona fėminore.

Drejtori i paharruar po jetonte edhe njė herė ēastet, kur ne sapo hynim  nė Shtėpinė e Fėmijės. Tė ardhur nga mjedise tė ndryshme, futeshim nė njė jetė kolektive, tė heshtur, tė tulatur nėn peshėn e vuajtjeve tė njė fėmije jetim dhe kėrkohej qė tė ambientoheshim me jetėn e re, tė mos e ndjenim  rėndshėm peshėn e tė qenit pa prindėr, apo tė braktisur prej tyre.

Kjo ishte njė ēėshtje qė e brente gjithmonė drejtorin tonė, qė kur zgjohej, deri natėn vonė. Edhe net pa gjumė kalonte kur vinte ndonjė i ri. Dallohej i riu nga tė tjerėt, se i pėlqente vetmia, nga qė jetonte me botėn e tij tė brendshme. Nuk merrte pjesė nė lodra me tė tjerėt, nuk i qeshte buza. Zinte ndonjė qoshe, larg syve tė shokėve, dhe aty mbytesh nė hidhėrimin e tij tronditės. Dhe gėzimi i parė i tij vinte nga biseda prindėrore me drejtor Lamen, qė ishte i pranishėm nė ēdo gėzim a hidhėrim tonin.

Kur vinte nata dhe  ēdo gjė kishte rėnė prej kohėsh nė qetėsi, nė korridorin e gjatė tė fjetores, qė ndriēohej edhe nga dera e hapur e drejtorisė, dėgjoheshin hapat ecejak  tė “rojės vullnetare”. Ishte vetė drejtori qė shėtiste me orė tė tėra, ashtu mendueshėm, me kokėn tė ulur paksa poshtė e duart tė kryqėzuara prapa. Ulej disa minuta nė drejtori dhe prapė dilte.  Ndodhte qė hynte nė dhomat e fjetjes, kalonte krevat mė krevat, dikujt i zbulonte kokėn e mbuluar tė mos i pengohej frymėmarrja, dikujt i mbulonte kėmbėt e zbuluara tė mos i ftoheshin, e, ndonjėrin qė pėshpėriste nė gjumė apo gėrhinte, e pėrkėdhelte lehtas nė ballė e dilte i qetė nga fjetorja, se qe i bindur se tani gjithēka ecte mbarė…

Dhe pėrsėri kthehemi te albumi me fotografi. E shikojmė nga faqja e parė nė tė fundit. Ndizen prapė bisedat, shakatė, kujtimet e mbresat, deri sa kalojmė nė njė kapitull tė ri, te letrat tona. Ato qenė shumė, me dhjetėra, qė  i kishin ardhur nga tė katėr anėt e Shqipėrisė, kudo ku mėsonin, jetonin e punonin ish - konviktorėt e Shtėpisė sė Fėmijės. Po koha kalonte si me magji dhe ne u njohėm vetėm me disa prej tyre. Nuk qe e ēuditshme pėr ne qė shumica e letrave i drejtohej  drejtor Lames me fjalėt domethėnėse :  “I dashur baba”.

U ngritėm tė iknim, edhe pse donim tė qėndronim sa mė gjatė, se tė gjithė mendonim se  kishim edhe shumė gjėra pėr tė thėnė. Dhe pėrsėri emocione, kėsaj here emocionet e ndarjes.

Largohemi me mbresa tė pashlyera nga prindi dhe edukatori ynė i dashur, duke e lėnė ashtu nė shtrat, por me njė buzėqeshje lumturie nė buzėt qė i dridheshin , buzėqeshje qė na ka mbetur nė mendje e nė sy vite e vite me radhė.

Ndoshta ne u ndamė, por ende na duket se jemi pranė tij, nė kujtimet, nė fotografitė, nė letrat tona. Dhe kėto emocione vazhduan edhe kur ne ikėm nga Saranda, sepse Drejtori na shkruante letra, me atė shkrimin e tij tė bukur e tė ngjeshur, na dėrgonte fotografitė e fėmijėrisė, qė ne nuk i kishim, na pyeste pėr jetėn e punėn, pėr shėndetin, pėr gjithēka…

…Tashmė qė shkruaj kėto radhė, jam nė dijeni qė ai gėzon shėndet tė plotė dhe jeton familjarisht nė Tiranė. Dėshirojmė qė me tė tė takohemi pėrsėri. Shpresojmė, shpresojmė  shumė...

                                                                Vangjel Guxo,  ish-nxėnės nė  Shtėpinė e Fėmijės

E shkruar nė Laē, viti 1974

 

Nga shtypi

 

Mėsues e drejtor i shquar

 

Mėsuesi veteran Lame Xhama lindi mė 1905 nė fshatin Fterrė tė rrethit tė Sarandės nė njė familje tė varfėr fshatare. Fėmijėrinė e kaloi nė vuajtje e mjerim.

Mori pje­sė me armė nė dorė nė Luftėn e Vlorės, mė 1920, nė moshėn 15­-vjeēare. Me vėshtirėsi tė mėdha e me pėrkrahjen e disa patriotėve, dėrgohet nė Normalen e Elbasanit. Kėtu, mė 1924, merr pjesė nė Re­volucionin e Qershorit. Mbas mba­rimit tė Normales emėrohet mė­sues nė Pėrmet, ku punoi dy vjet dhe mė 1930 transferohet nė Sa­randė, mėsues nė shkollėn fillore. I mbrujtur me ndjenja patrioti­ke e luftarake, punoi pa u lodhur dhe me ndėrgjegje tė lartė pėr edukimin e brezit tė ri me ndje­njat e atdhedashurisė... Mė 1940 pushohet nga puna si mė­sues antifashist.

Nė kėtė kohė pėrqafon idetė e Partisė dhe merr pjesė gjallėrisht nė Luftėn Antifashiste Nacional­ēlirimtare, si anėtar i kėshillit tė fshatit qė me krijimin e tij dhe me armė nė dorė nė ēetat territoriale. Ka dhėnė njė ndihmė tė ve­ēantė nė ēeljen e shkollave nė ve­ndet e ēliruara tė rrethit tė Sara­ndės.

Pas Ēlirimit fillon pėrsėri punėn si mėsues nė Sarandė, duke qenė njėkohėsisht anėtar i kė­shillit nacionalēlirimtar tė qytetit dhe pėrgjegjės i arsimit. Ėshtė shquar si mėsues dhe si drejtu­es shkolle dhe ka dhėnė njė kon­tribut tė ēmuar nė edukimin e bre­zit tė ri. r meritat nė Luftė dhe nė punė ėshtė dekoruar nga Pre­sidiumi i Kuvendit Popullor tė RPSSH me Medaljen e Kujti­mit, tė Ēlirimit, tė Trimėrisė dhe mė 1956, me titullin «Mėsues i merituar».

            Nė prag tė festave tė 28 dhe 29 Nėntorit Lame Xhama u vlerėsua me titullin e lartė “Mėsues i Popullit”.

 (Gazeta “Mėsuesi” 3 dhjetor 1980)

 

Ai bėri shumė pėr lirinė dhe arsimin

 

Pėr njė njeri me veprimtari tė gjerė ėshtė e lehtė tė shkruash njė artikull pėr gazetėn, sepse ke nė duar material tė bollshėm. Por ėshtė dhe vėshtirė, se nuk di ē'tė zgjedhėsh nga ai material, me tė cilin mund tė shkruash njė libėr tė tėrė. Kjo mė ndodhi edhe mua kur nisa kėtė shkrim pėr Mėsuesin e Popullit Lame Xhama. Pėr tė flasin shumė: dokumente, ish-shokė e miq, ish-nxėnės. Dhe tė gjithė me tė njėjtin respekt.

Qysh mė 1920, nė moshė fare tė njomė, ai zbriti nė Vlorė dhe punoi si hyzmeqar nė njė kafene pėr tė nxjerrė  bukėn e gojės. Siē dihet, populli u ngrit nė kėmbė kundėr pushtimit italian. Edhe Lame Xhama mori pjesė nė kėtė luftė, pėrkrah bashkėfshatarėve tė tij dhe pėr kėtė arsye ai u internua nė ishullin e Sazanit, ku provoi vuajtje ēnjerėzore.

Mė vonė, me ndihmėn e Halim Xhelo Tėrbaēit me shokė, (tė cilėt panė te djaloshi Lame Xhama etjen pėr dituri, atdhetarizėm dhe trimėri), ai shkoi si bursist nė Normalen e Elbasanit. Ngaqė as shkollėn fillore nuk e kishte tė plotė, nė fillim pati vėshtirėsi, por me ndihmėn e shokėve dhe, veēanėrisht, tė drejtorit tė Normales Aleksandėr Xhuvani, ai shumė shpejt u radhit me mė tė pėrparuarit. Ja ēfarė shkruan nė kujtimet e tij Lamja: "Nuk e harroj kurrė drejtorin e Normales, Aleksandėr Xhuvanin. Shokėt i kishin folur pėr gjendjen time dhe ai mė mbante afėr e mė kėshillonte tė mos u ndahesha mėsimeve..."

Ndėrkohė, gjatė Revolucionit tė Qershorit tė vitit 1924, duke qenė anėtar i Shoqėrisė "Bashkimi", ashtu si edhe shumė normalistė tė tjerė , Lame Xhama merr pjesė aktive nė veprimtaritė patriotike tė Shoqėrisė dhe, mė pastaj, mori armėt nė mbrojtje tė Qeverisė sė Nolit.

Nė vitin 1928 mbaroi Normalen dhe u emėrua mėsues nė Pėrmet e pastaj nė Sarandė, ku punoi thuajse tėrė jetėn e tij.

Lame Xhama ėshtė shquar kudo, jo vetėm si mėsues shembullor, i dashur e i thjeshtė, si didakt shumė i aftė, si drejtues korrekt e i zoti, i cili drejtoi pėr vite me radhė shkolla tė ndryshme, si nė Sarandė, Delvinė, Gjirokastėr, Kuē e Konispol, por spikati edhe si njė atdhetar i zjarrtė, qė interesat e atdheut i kishte nė krye tė pėrparėsive... E priti me dėshpėrim e indinjatė pushtimin fashist italian mė 1939. Kjo qe dhe arsyeja qė, me dekret tė Luogo­- tenencės, nr. 528, datė 31 tetor 1940, Lame Xhamėn e largojnė nga arsimi, si mėsues antifashist dhe mbetet pa punė.

Nė vitin 1942 pėrqafon tėrėsisht Luftėn Antifashiste Nacionalēli­rimtare, duke qenė e duke mbetur gjithmonė njė nacionalist i nder­shėm e pėrparimtar. Ai u aktivizua nė kėshillin e fshatit, kreu detyra tė ndryshme nė territoret e ēliruara, si ekonomat i depove partizane, si pjesėmarrės me armė nė dorė nė ēetėn territoriale, etj. Ėshtė pėr t'u theksuar se mori pjesė nė Konferencėn e Dytė Arsimore tė Qarkut, nė Lipė tė Pėrmetit dhe dha njė ndihmesė tė ēmuar pėr ēeljen e shkollave nė zonat e ēliruara tė Kurveleshit, tė Rrėzomės, tė Bregdetit, etj. Pėr kėtė kontribut tė vyer ėshtė nderuar me medaljet e Trimėrisė, Kujtimit e Ēlirimit.

            Nė vitet e pasēlirimit e deri sa doli nė pension, Lame Xhama, me forca tė shumėfishuara, nuk u nda nga shkolla e nga nxėnėsit, me njė dashuri e respekt tė admirueshėm pėr profesionin e tij tė nderuar.

Pėr kėto merita, pėr kėtė pėrkushtim, qysh nė vitin 1956 mori titullin "Mėsues i merituar", ndėrsa nė vitin  1980 nderohet me titullin mė tė lartė: "Mėsues i Popullit".

Tani, nė vitin e 100-vjetorit tė lindjes, Lame Xhama kujtohet me respekt e dashuri nga ish-nxėnėsit e ish-kolegėt, si dhe nga tė gjithė ata qė e kanė njohur.          

Njerėz me vlera tė tilla nuk ha­rrohen kurrė. Ata mbeten nė memorien e kombit.

                                                                    Skėnder Hasko 

                                                                         Shkrimtar

Gazeta “Labėria” datė 30 janar 2005

 

Fragment nga kujtimet: “Buka e kripur”

 

“ Mėsuesi ynė i dashur, qė duke u larguar nga teksti i historisė, na fliste pėr Luftėn e Vlorės, rekomandonte “Botėn e Re”, i shikonte me dhimbje fshatarėt e uritur.

“Ja, kėtu ka qėndruar Naimi” - na thoshte ai duke lėmuar muret e doganės buzė skelės...

            “...Por gėzimin e vėrtetė nė sytė e mėsuesit tė dashur ne, ish-nxėnėsit e tij, e pamė nė shtator tė vitit 1943, kur nė Sarandė, qė dikur qe “ēiflig i lartmadhėrisė”... hynė triumfatorė qindra partizanė. Kur pa yllin e kuq nė ballin e ish-nxėnėsve tė tij, mėsuesi patriot i pėrqafoi tė gjithė me radhė dhe mė kot u mundua tė fshinte lotėt qė donin tė tradhtonin burrėrinė e tij.

                                                                                    Qamil Buxheli

    Shkrimtar

 (Botuar nė gazetėn “Fitorja”, tetor 1982)

 

Xha Lamen do ta kemi nė breza

 

Atė ditė dhjetori, pesė vjet mė parė, mė pikoi nė zemėr lajmi i hidhur nga zėri i dridhur i Bardhylit: Babai,... na la!

Xha Lamia ndėrroi jetė. Por ai na la fizikisht, se shpirtėrisht e kemi. E kemi dhe sot pas pesė vjetėsh e do ta kemi nė breza. Madje shembullin dhe veprėn e tij, punėn e nderuar si Mėsues do ta ketė jo vetėm Fterra, por edhe Saranda e Shqipėria. Sa nder i ka bėrė ky mėsues Fterrės ! Nderin e saj e ka shtrirė jo vetėm nė tė sotmen, por edhe nė tė ardhmen, jo vetėm nė fshatin tonė, por edhe nė tėrė vendin. Do tė shkojnė vite e shekuj dhe “Mėsuesi i Popullit” Lame Xhama do tė kujtohet si figurė e mėsuesisė pėr Shqipėrinė. Ja e tillė ėshtė jeta : tė mirėt, tė diturit, trimat, mėsuesit madhorė, lėnė kudo emėr tė mirė. Emėr tė mirė na ka lėnė xha Lamia ynė ne fteriotėve. Faleminderit Xha Lames ! Fterra e bijtė e saj i janė mirėnjohės!

Emrin e Xha Lames si “Mėsues i Popullit” e njeh tėrė mėsuesia shqiptare. E bėri tė njohur puna e tij. Nė profesionin e bukur tė mėsuesisė, Xha Lamia e ngriti lart dhe nivelin e dijes, dhe shkallėn e nderit. Nga mėsues i thjeshtė, nga edukator i fėmijėve, i atyre qė i bėri tė nxėnė dije e kulturė, u ngjit nė nivelin e lartė tė “Mėsuesit tė Popullit”. Tė tillė ne si Fteriotė kemi vetėm Xha Lamen e Xhevdet Kofinėn. Rrethi i Sarandės e Delvinės sė bashku kanė dhe Xhelal Berberin e Fejzo Mehmetin...

Edhe nė gjithė Shqipėrinė Mėsues tė Popullit nuk ka shumė, ata numėrohen. “Mėsuesi i Popullit” ėshtė vlerė. Ėshtė vlerė edhe pėr Shqipėrinė.

Po pėr Fterrėn tonė Xha Lamia ėshtė mė shumė. E jo vetėm si mėsues, por edhe si simbol i patriotizmit, fisnikėrisė, simbol i urtėsisė, simbol i edukatės nė familje e nė shoqėri, si njeri me tė gjitha vlerat njerėzore. Vlerė dhe nder i ka dhėnė Xha Lames edhe gruaja e tij, Nėnė Lutja jonė. Nuk thotė kot populli : burri pasqyrė e gruas. Po Xha Lamia ishte pasqyrė edhe pėr tėrė brezat e nxėnėsve qė mėsoi dhe edukoi pėr 40 vjet.

                                                                                                             Guro Zeneli

“Fterra jonė” nr.5 – dhjetor 1997

 

Nga dokumentari i TVSH i vitit 2000

 

Qamil Buxheli (Shkrimtar, ish – nxėnės nė Konviktin “Ēamėria”):

 

Kujtimet e fėmijėrisė tė sjellin shumė gjėra nė mend. Njė nga kėto kujtime tė bukura pėr mua lidhet me  mėsuesin tim Lame Xhama. Zoti Lame ishte njė patriot i flaktė. Tashti ėshtė vėshtirė tė interpretosh qėndrimet e tij nė atė kohė tė largėt, por episode tė ndryshme tregojnė se atėherė, pėrveē mėsimit, ai edukonte njė brez tė madh, njė brez patriotėsh, njė brez qė do t’i kushtohej lirisė, do t’i kushtohej vendit. Njė shembull: Dita e shkollės fillonte me ngritjen e flamurit dhe me kėndimin e himnit kombėtar, pastaj hynim nė klasė nė rregull.

Ēdo tė shtunė jepnim koncerte. Zoti Lame recitonte vet poezi nė kėto koncerte, poezi tė Naimit, tė Ēajupit dhe rilindėsve tė tjerė. Ai kujdesej veēanėrisht qė tė na mėsonte edhe neve kėngė patriotike.

 

Thoma Papagjika (Ish - Kryetar i Kėshillit Rrethit tė Sarandės dhe ish - nxėnės):

 

Pėr zotin Lame kam kujtime jo vetėm unė, por gjithė rrethi i njerėzve tė mi tė familjes, motra e vėllezėr, qė kanė qenė nė atė shkollė dhe kanė pas mėsues, Mėsuesin e Popullit Lame Xhama. Edhe gjithė sarandjotėt e vjetėr e kujtojnė me respekt, me konsideratė dhe mirėnjohje gjithė punėn qė ka bėrė nė Sarandė.

Ai ka qenė mėsues i mirė, i pėrgatitur, patriot, i dashur me nxėnėsit, por edhe i rreptė nė orėn e mėsimit.

E kujtoj edhe si mik tė babait. Babai im ka pas mjaft miqėsi me tė. Babai im, bashkė me mėsues Lamen dhe Mėsuesin e Popullit nga Delvina Xhelal Berberi kanė marrė pjesė si aktorė nė dramėn “Besa” tė Sami Frashrit dhe e kanė dhėnė kėtė dramė me sukses nė Konviktin “Ēamėria” dhe nė vende tė tjera.

Nė rrethin tonė figurat e mėsuesve kanė qenė dhe do tė jenė tė nderuara, sidomos njerėz dhe figura tė tilla si ajo e Lame Xhamės.

 

Burbuqe Dhrami (Ish – drejtoreshė e shkollės 8 -vjeēare nė Fterrė)

 

Me mėsues Lamen kemi pas lidhje tė ngushta. Ai, si patriot dhe arsimdashės i kėtij vendi, ėshtė kujdesur vazhdimisht pėr ne. Na ka dėrguar vazhdimisht letra me kėshilla. Pyeste pėr shkollėn dhe rezultatet e saj, pėr mbarėvajtjen nė mėsime, na nxiste qė nė gjurmėt e brezave tė mėparshėm tė ecnim edhe ne.

Nė ēdo semestėr i dėrgonim rezultatet e shkollės dhe ai kėnaqej shumė pėr to, sepse ne kemi pas gjithmonė rezultate tė mira. Shkoni nė gjurmėt e tė parėve , na thoshte, ashtu vazhdoni siē e keni nisur, se nderoni veten dhe Fterrėn.

Besim Elezi (Mjek, bashkėfshatar, ish-nxėnės nė Gjirokastėr)

Tė flasėsh pėr xha Lamen tė kthjellohen kujtimet e fėmijėrisė sė largėt, tė cilat i jetonim nė ato kushte tė vėshtira. Ai pėr ne ishte njė prind dhe tė gjithė e respektonim. Ishte mėsues i nderuar.

Mė kujtohen bisedat e shumta qė bėnte me babanė nė vizitat e ndėrsjella familjare, ku fliste me preokupim pėr hallet e fteriotėve dhe tė gjithė vendit. Njėkohėsisht, kam ndėr mend edhe humorin e tij te mprehtė. Gjithmonė mė kujtohet i qeshur, flokėbardhė, shumė fisnik.

Nė Gjirokastėr e kishim mėsues gjuhe dhe kujdestar konvikti. Atėherė e kemi ndjerė me tė vėrtet mė shumė kujdesin e tij prindėror, jo vetėm ne qė ishim bashkėfshatarė me tė, por tė gjithė e respektonin dhe e donin, sepse emetonte humanizėm, dashuri, dėshirė pėr kulturėn dhe gjuhėn e bukur shqipe.

Gjithmonė do tė mbetet njė person i nderuar, i respektuar pėr t’u pasur shembull nga brezat e ardhshėm.

 

Nazmi Demi ( Ish-nxėnės nė Sarandė)

 

Zoti Lame ka qenė shumė fisnik, ka qenė mėsues i komunikueshėm, modest. Edhe kur na kritikonte, ishte i kujdesshėm, bile ngandonjėherė kritikat na i thoshte edhe me bejte. Dorėn nuk e ka pėrdorė asnjėherė, por gjithmonė me kujdes e kėshilla.

            Unė nuk gjej dot fjalė mė tė ngrohtė qė tė shpreh respektin pėr kėtė Mėsues tė Popullit, kėtė burrė tė nderuar. Shpresoj qė kėshtu si ngrihen vlerat e kėtij mėsuesi, do t’u ngrihen vlerat edhe tė tjerėve, sepse kėshtu ngrihet edhe vlera e kombit.

 

Pullumbe Zhupa (Bashkėfshatare)

 

 Lame Xhama ishte burrė me hesap.

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA