lamexhama333.gif

Midis miqsh e shokesh

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

Midis miqsh dhe shokėsh

 

Gjatė gjithė jetės i jam kushtuar tėrėsisht punės, kėshtu qė kohė tė lirė kam pasur pak. Gjithė paraditja shkonte nė shkollė, por edhe pjesa mė e madhe e pasdites. Mė duhet tė bėja pėrgatitjet pėr tė nesėrmen, ditarin, njė kujtesė tė lėndės qė do tė zhvilloja e vėzhgoja, kontrollin e detyrave tė nxėnėsve, programimin e kontrollit tė mėsuesve pėr kohėn qė kam qenė drejtor, e shumė e shumė tė tjera.

            Pas viteve 1946 u ēelėn edhe mjaft kurse e shkolla nate pėr civilėt, por edhe pėr ushtarakėt. Kėto e tė tjera detyra shoqėrore bėnin qė koha e lirė tė ishte shumė e kufizuar.

Megjithatė nuk mė kanė munguar miqtė e shokėt, kudo ku kam qenė e veēanėrisht nė Sarandė ku punova e jetova mė shumė. Miqtė e shokėt, pėrveē atyre tė trupės mėsimore,  i kam patė tė shtresave tė ndryshme, por mė shumė jam shoqėruar me njerėz tė thjeshtė, prindėr, punėtorė e nėpunės. Para vitit 1940 shoqėrohesha me doktor Melon, (dy djemtė e tij, Renon dhe Andonin i kam pat nxėnės) Tonidhin, Harallamb Papanė, Xhevdet Selfon, Shefqet Demin, ........ Mosin, Bektash e Rushit Avdinė, e tė tjerė, tė cilėt tashti pas 40-50 vjetėsh nuk i mbaj mend mirė. Por kryesisht, nė kohėn e lirė takohesha me Koēo Papagjikėn, Gaqe Lepurin, Jaho Demin, Ali Beqon, Gaqe Kėrkeshin, Leonidha Vasin, Habil Poēin, Mihal Fulin, Leonidha Nikėn, Pano Kromidhėn, Theodhori Janin, Beqir Ibrahimin, Veip Ibrahimin, Andrea Hariton, ....... Balėn e shumė e shum tė tjerė. Si shok e mik e kam konsideruar gjithė kohėn edhe Bastri Muhon, rojtarin e shkollės pėr vite e vite me radhė

Nė periudha tė ndryshme, por kryesisht pas ēlirimit tė qytetit, jemi strehuar nė disa familje sarandjote, me tė cilat kisha miqėsi. Ndėr kėto mund tė pėrmend atė tė Zeqo Sulos, i cili ishte hoxha i qytetit tė Sarandės, me orgjinė ēame, i ardhur shumė vite para Luftės. Ai kishte njė shtėpi tė bukur me tre kate, qė nė Sarandėn e asaj kohe ishin shumė tė rralla. Atje kam banuar pėr disa kohė bashkė me djalin tim Agronin nė vitin 1947, sepse akoma nuk e kisha marrė familjen.

Hoxha ishte njė burrė i urtė, i zgjuar, i matur e i arsyeshėm nė biseda. Shquhej pėr bujari e mikpritje. E vlerėsonte arsimin e shkollėn dhe nderohej nga banorėt e qytetit.

Nė familjen e tyre, pėr sa kohė banuam aty, na kanė trajtuar shumė mirė. Mė kujtohet, pėr shembull, se e zonja e shtėpisė pėr mėngjes shpesh herė na bėnte trahana dhe e gjithė familja, edhe unė e Agroni bashkė me ta, mblidheshim rreth sufranit ku na priste njė tavė e madhe me trahana tė ngrohtė, me vaj ulliri e djathė.

Tė tre bijtė e hoxhės, Fejzon, Qaniun e Muharremin, si dhe nipin jetim qė banonte me ta,  i kam patė nxėnės dhe ishin djem tė mirė.

Kur u martua djali i mesėm, Qaniu, edhe pse u ngushtuan pėr vete, ata donin tė na mbanin qė tė jetonim aty. Po ne ua dinim hallet dhe vendosėm tė largoheshim.

Pas pak kohe, u strehuam  nė shtėpinė e Jaho Demit, edhe ky me orgjinė ēame nga tė vjetrit. Ai vet ishte punėtor, gruaja e tij Saideja ishte punėtore nė shkollė. Kishin edhe fėmijė. Shtėpia ishte me njė kat, gjysma e ndėrtuar me gurė e gjysma me dėrrasa. Nė fakt edhe ata ishin shumė ngushtė pėr veten e tyre. Nė atė shtėpi me tre dhoma, jetonin bashkė me familjen e Kujtim Demit dhe me tė ėmėn dhe dy motrat e tij, Faton dhe Dritėn, tė cilat gjithashtu kanė qenė nxėnėset e mia tė zellshme e tė urta. Me gjithė vėshtirėsitė qė kishin, pėr ne tregonin pėrkujdesje tė veēantė. Por edhe kėtu e kuptuam se edhe kjo familje mikpritėse po sakrifikonte jetesėn e vet qė tė na mbante sa mė mirė. Donim tė iknim pėrsėri nė ndonjė shtėpi tjetėr. Por nė ato vite ishte shumė vėshtirė tė gjeje shtėpi pėr tė banuar.

Kėrkesa jonė pėr strehim ra nė vesh tė Gaqe Lepurit, njė nga sarandjotėt mė tė vjetėr me origjinė nga Shėn-Vasia, detar i shquar e shumė i njohur nė qytet e mė gjerė. Pa asnjė mėdyshje na mori nė shtėpinė e tij. Ai kishte njė banesė tė thjeshtė, tė bukur e tė pastėr,  por me shumė dhoma. Mua e Agronit na liruan njė dhomė dhe atje kemi banuar shumė kohė.

Gaqja ishte burrė i pashėm, trupmadh, me autoritet tė padiskutueshėm nė familje, por dhe shumė i nderuar dhe i respektuar nė Sarandė. Kishte njė familje tė madhe. Katerina, bashkėshortja, ishte njė grua zonjė, fjalėmbėl dhe nikoqire  e pėrsosur. Gjashtė fėmijėt e Gaqes, gjithashtu, kanė qenė nxėnėsit e mi: Taqua, Kasjania, Odisea, Rakua, Kitua dhe e fundit e mė e vogla Neta. Qenė tė gjithė tė dashur, na nderonin e respektonin, na ndihmonin pėr ēdo nevojė qė kishim, na konsideronin si pjesėtarė tė familjes.

Mė vonė, kur u krijuan kushtet,  unė mora nė Sarandė edhe gruan time, Lutfijen, qė deri atė kohė jetonte nė fshat. U bėmė familje me  tre veta. Atėherė u strehuam tek shtėpia e Ali Beqos, me origjinė ēame, ngjitur me shtėpinė e Gaqes. U gėzuam, se nuk do tė largoheshim prej tyre. Shtėpia “e re” ishte njė barakė me dy dhoma, njėrėn e kishim neve, nė tjetrėn rrinin Aliu me tė shoqen, se dy vajzat e tij Busua dhe Perihani ishin martuar. Me tė zotin e shtėpisė kishim miqėsi tė vjetėr, veē tė tjerave, ai ishte berber dhe unė gjatė gjithė kohės qė kam punuar nė Sarandė tek ai jam qethur.

Aliu me tė shoqen ishin njerėz tė mirė e tė urtė. Edhe me ta kemi shkuar si nė njė familje. Shumicėn e kohės aty jetuam vetėm unė me gruan, mbasi tė dy djemtė, Bardhyli me Agronin, vazhdonin shkollat e mesme, njėri nė Gjirokastėr e tjetri nė Tiranė.

Nė vitin 1951 u transferova nė Delvinė dhe kur erdhėm pėrsėri familjarisht me punė e banim nė Sarandė, u strehuam nė njė pallat qė ishte nė qendėr tė qytetit, gati ngjitur me xhaminė. Edhe kėtu kaluam mirė e krijuam miqėsi tė reja, po pa i harruar tė vjetrat. Atje banuam deri nė vitin 1973 kur erdhėm me banim nė Tiranė.

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA