lamexhama333.gif

Njė jetė qė gjallon

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

                         

Njė jetė  qė gjallon nė dashurinė  pėr lirinė dhe arsimin

 

Nga SEJDO HARKA

 

Si  njė skulpturė e gjallė, e gdhendur me daltėn e kohėrave tė vėshtira,ka mbetur nė kujtesėn time,portreti I Mėsuesit tė Popullit Lame Xhama. Ishte fundi I vitit 1980,kur njė ftesė e djalit tė tij tė madh,Bardhylit,I cili ,atėherė ishte sekretar I kolegjiumit tė gazetės “Mėsuesi”,me tė cilin kisha kohė qė bashkėpunoja,mė  krijoi mundėsinė tė njihesha nga afėr nė shtėpinė e tij. Sapo hyra tek dera sytė mė  ngrinė tek vėshtrimi   depėrtues dhe trupi I tij I hijshėm ,edhe pse vitet kishin derdhur mbi  flokėt e tij dėborėn e pėrjetshme. Qėndronte pėrmbys mbi njė makinė shkrimi,me tė cilėn zbardhte ēdo ditė kujtimet e tij.-Mikun e kemi nga Pėrmeti-I tha Bardhyli. Pa mbaruar mirė fjalėn,ai ngrihet nė kėmbė dhe duke mė pėrqafuar fort,kuptova se ai pėrvėlohej nga emocione dhe kujtime tė rralla.-Mė duket sikur mė ke sjellė me vete Pėrmetin dhe gjithė njerėzit e tij tė mirė –mė tha Lame Xhama.-Kujtime nga Pėrmeti po shkruaj-vazhdoi ai-dhe mė zgjati njė letėr tė sapo zbardhur ,ku shkruhej:Ishte mesi I shtatorit tė vitit 1928.    

Pėr tė filluar punėn si mėsues nė Pėrmet , nga Fterra u nisa me mushkė ,nėpėr rrugė malore, derisa arrita nė Tepelenė. Prej kėtej gjeta njė makinė, qė pėrmes Luginės sė Kėlcyrės, buzė Vjosės ,mė ēoi nė  Pėrmet .Edhe pse nė atė kohė , ky qytet I ngjante njė fshati tė madh , mė pėlqeu  shumė ,por mė shumė mė pėlqyen njerėzit e mrekullueshėm e arsimdashės, me tradita kulturore e liridashėse tė papėrsėritshme. Pėrshtypje tė  veēantė mė bėri njė shkėmb i madh, i vetmuar nė anė tė qytetit, qė si i mbirė nga toka , i jepte atij njė karakteristikė tė veēantė. Kėto  copėza kujtimesh tė bukura I lexoj sot nė librin “Lame Xhama, Mėsues I Popullit”, botuar kėto ditė nė shenjė homazhi dhe kujtimi nga dy djemtė e tij Bardhyl dhe Agron Xhama.

Tė rrokėsh dimensionet e kėtij njeriu ėshtė sa e lehtė,aq dhe e vėshtirė. E lehtė se ka shumė gjėra pėr tė thėnė dhe e vėshtirė ,sepse nė kalendarin e jetės sė tij,gjallon dimensioni I njė jete tė mbushur me veprimtari tė dendur atdhetare dhe arsimore,sa qė e ke tė vėshtirė tė pėrzgjedhėsh mė tė mirat. Libri I kalon pėrmasat e njė monografie tė zakonshme. Ai ėshtė njė enciklopedi,ku gjallon jo vetėm  jeta e njė Mėsuesi tė Popullit si Lame Xhama,qe tėrė jetėn e shkriu pėr lirinė dhe shkollėn shqipe, por dhe historia e gjallė e Fterrės dhe Sarandės qė janė shquar pėr tradita arsimdashėse dhe liridashėse. Nė libėr gjen kujtime ,dokumente, fotografi ,diagrame e deduksione me vlera qė hedhin dritė edhe pėr historikun e arsimit shqiptar. Mėsuesi i Popullit Lame Xhama, edhe pse   kujtimet e tij nuk flet pėr veten, lexuesi zbulon portretin e tij sa tė thjeshtė, aq edhe tė rrallė, qė e vendos nė altarin e 100 mėsuesve mė tė mirė tė vendit

Pėr t’u njohur me kėtė figurė,  po ndalemi tek disa nga momentet kryesore tė  jetės sė tij. Lame Xhama lindi nė fshatin Fterrė tė Sarandės,nė njė familje tė varfėr. Nė moshėn 15 –vjeēare mori pjesė me armė nė dorė nė Luftėn e Vlorės . Me ndihmėn e disa patriotėve si Halim Xhelo, dėrgohet nė Normalen e Elbasanit,tė cilėn e mbaroi me rezultate tė larta. Kėtu ,mė 1924 merr pjesė nė Revolucionin e Qershorit. Mbas mbarimit tė Normales emėrohet mėsues nė Pėrmet dhe mė 1930 transferohet nė Sarandė. Ndėrsa nė vitin 1940 pushohet nga puna si mėsues antifashist. Merr pjesė nė Luftėn Nacionalēlirimtare, si anėtar i kėshillit tė fshatit e me armė nė dorė nė ēetat territoriale. Ka dhėnė njė ndihmesė tė veēantė pėr ēeljen e shkollave nė Sarandė. Pas ēlirimit filloi punoi si mėsues nė Sarandė, njėkohėsisht anėtar i kėshillit dhe pėrgjegjės i arsimit nė rreth. Ėshtė shquar si mėsuese e drejtues shkolle dhe ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar pėr zhvillimin e arsimit dhe forcimin cilėsor tė tij. Pėr merita tė veēanta nė luftė dhe nė punė , ėshtė dekoruar me medaljet e Trimėrisė, tė Lirisė dhe tė Ēlirimit. Nė vitin 1956 mori titullin”Mėsues i Merituar,” ndėrsa nė vitin 1980 u nderua me titullin e lartė” Mėsues i Popullit”. Pėr ta konceptuar sa mė qartė portretin e Lame Xhamės, le tė njihemi me disa nga kujtimet e tij, nė tė cilat gjallon, jo vetėm jeta e njė njeriu, por historia e gjallė e njė kombi qė ka guxuar tė ringrihet, edhe kur mbi trupin e tij ka rėnduar  ēizmja e pushtuesit tė huaj dhe e diktatorėve tė vendit. Dita e parė e shkollės sė sapoēelur nė Fterrė mė tetor  tė vitit1916, ka lėnė mbresa tė veēanta tek ky djalosh, qė nesėr do tė bėhej protagonist i arsimit nė ato anė. Nė sulmin pėr ēlirimin e Vlorės  ai u caktua tė mblidhte informacion pėr vend ndodhjen e pozicioneve Italiane, ku u kap dhe u internua nė Sazan. Atje u njoh me Jani Mingėn , njė patriot dhe mėsues i shquar. Pėr Lame Xhamėn figura e mėsuesit ėshtė njė perėndi e vėrtetė. Me kėto dimensione e kujton ai mėsuesin dhe drejtorin e Normales  sė Elbasanit ,Aleksandėr Xhuvani.-Prej tij ,-tregon ai,-mora prushin e pasionit pėr dije, vrullin e punės ,pėrkushtimin dhe intuitėn e artit tė drejtimit tė shkollės. Por mbi gjithēka dashurinė e pakufishme pėr Atdheun dhe gjuhėn shqipe .Saranda pėr Lame Xhamėn ėshtė, jo vetėm vendlindja,por dhe vendi,ku punoi njė jetė tė tėrė, qė nga viti 1931 e deri sa doli nė pension. Atje e gjejmė mėsues tė ciklit tė ulėt, zv- drejtor konvikti , pėrgjegjės arsimi etj.- Pa ndihmėn e sarandjotėve, nxėnėsve dhe mėsuesve ,me tė cilėt punova gjithė jetėn- shkruan ai nė kujtimet e tij -nuk do tė kisha mundur tė nderohesha me titujt mė tė lartė . Mbresa tė veēanta  ruan Lame Xhama pėr ditėn e pushtimit fashist. – Kam qenė nė Sarandė atė ditė ,qė quhet e premtja e zezė- tregon ai. Italianėt donin tė mbillnin panik, duke dėrguar qė nga anijet, gjylet qė fluturonin deri nė malet e Delvinės dhe tė Muzinės. Por zhurma e tyre nuk i trembi djemtė guximtarė . Njė ēetė sarandjote, pjesėtar i sė cilės u bė dhe Lamja, i priti me plumba. Kjo bėri qė ai tė flakej nga puna si antifashist .Nė kėto kujtime ai i jep pėrgjigje pyetjes, se pse u lidh me Luftėn. Prejardhja nga njė shtresė e varfėr, pjesėmarrja nė Luftėn e Vlorės dhe nė Revolucionin e Qershorit, fryma patriotike qė mori nė Normalen e Elbasanit, pėrjetimi i pushtimit fashist si dhe shembulli i luftėtarėve si Hiqmet Dusha, tė cilėt krijuan dhe udhėhoqėn ēetėn e Fterrės qė prej fillimit tė vitit 1942, janė disa nga arsyet , qė jo vetėm e lidhėn, por dhe do ta bėnin protagonist tė kėsaj lėvizje pėr liri dhe arsim. Lame Xhama, duke qenė njė nga anėtarėt e parė tė kėshillit Nacionalēlirimtar tė Fterrės , ka kryer herė detyrėn e sekretarit,herė tė ekonomatit. KJo i ka dhėnė mundėsi tė lidhej ngushtė me heronj si Memo Meto, Jaho Gjoligu, Birēe Sinamati, Mustafa Matohiti etj. Ky kėshill ka marrė shumė vendime tė rėndėsishme pėr ēeljen e shkollės shqipe, pėr spastrimin e teksteve nga brendia e termat fashiste  e tj. Kujtime me vlerė ka lėnė ai pėr Konferencėn arsimore tė Lipės nė Pėrmet.- Mė 25 gusht tė  vitit 1944, u nisėm  nė kėmbė pėr nė Pėrmet, duke kaluar grykave e maleve nėpėr rrugė kėmbėsore. Me kėmbė tė ėnjtura nga rruga arritėm nė Lipė mė 29 gusht. Ishin 140 delegatė nga i gjithė qarku i Gjirokastrės. Detyrat kryesore qė shtroi pėr zgjidhje Konferenca qenė ; ēelja e shkollave  nė zonat e ēliruara, sigurimi i kuadrit arsimor tė pėrshtatshėm, lufta kundėr analfabetizmit pėr tė gjitha moshat, meremetimi i lokaleve , pajisja me bazė materiale , etj. Punė tė vėshtira dilnin para tij, nė kohėn kur kėshilli i parė i qytetit tė Sarandės e ngarkoi me detyrėn e pėrgjegjėsit tė arsimit . E filloi punėn nė kushte, kur tymi dhe hiri i luftės ishte i pranishėm kudo. Krahas vėshtirėsive objektive  ai u ndesh edhe me moskokėēarjen e organeve tė pushtetit tė kohės.-E kuptoj –tregon Lame Xhama- qė jam treguar i ashpėr,kur kujtoj kritikat me tė cilat u drejtohesha nė atė kohė organeve pėrgjegjėse. Nė njė shkrim nė gazetėn e murit tė kohės  theksoja:Vonesa e  ēeljes sė shkollės ėshtė krim pėr fėmijėt , njė turp i madh pėr qytetarėt dhe njė neglizhencė pėr kompetentėt. ( fq .127). Me kėmbėnguljen e tij nė vitin shkollor 1947-48 u ēel shkolla e parė unike ( 7- vjeēare). Kudo qė punoi Lame Xhama nė Tepelenė,  Pėrmet,  Gjirokastėr, Delvinė ,ku doli nė pension, u karakterizua nga pėrkushtimi pėr punėn , dashuria pėr njerėzit dhe kėmbėngulja pėr kapėrcimin e vėshtirėsive.   

-Dalja nė pension -,shkruan ai-, nė fillim  mė solli njė trishtim. Unė ,qė njė jetė tė tėrė isha mėsuar ta filloja dhe ta mbaroja  ditėn e punės me zilen e shkollės,e pata tė vėshtirė tė rrija i qetė. Prandaj vendosi tė bėhej pjesė e pandarė e  jetės sė vrullshme. Tė zhvillojė njė veprimtari tė dendur shoqėrore. Nuk u nda pėr asnjė ēast nga shkolla ,kolegėt,nxėnėsit dhe gjithė njerėzit. Nė vitin 1973 erdhi tė bashkėjetojė me djalin e tij tė madh, Bardhylin ,nė Tiranė. Largimi nga vendlindja nė njė moshė tė tillė nuk ishte e lehtė. Pėr tė mbushur zbrazėtinė qė i sillte mungesa e shokėve tė moshės, filloi tė sistemojė kujtimet.      -Mosha mė ėshtė rėnduar-tregon ai,-por ende mė punojnė mendja dhe duart. Pėrditė ulem dhe shkruaj kujtimet e mia. Mirė thotė njė fjalė e urtė: Mė mirė puno kot, sesa tė rrish kot. Kėto kujtime Mėsuesi i Popullit, Lame Xhama i mbyll me mesazhin: ”O njerėz tė mirė, jetojeni  jetėn me punė e dinjitet deri nė orėt e fundit tė saj”!

Dimensionet e kėtij njeriu i lartėsojnė dhe letėrkėmbimet e tij me ish-nxėnėsit , kolegėt dhe me gjithė ata qė e njohėn dhe punuan me tė.

Nė kėtė monografi , tė konceptuar me kujtime dhe mbresa , flasin e shkruajnė nė televizion, nė shtyp e nė simpoziume titullarė tė lartė tė arsimit ,Mėsues tė Popullit, shkrimtarė  e publicistė tė njohur, inxhinierė,etj.  Ja ē’I shkruan Mėsuesi i Popullit dhe shoku i  Normales Fejzo Mehmeti, me rastin e marrjes sė titullit tė lartė. ”Mėsues i Popullit” :..Ti ja kushtove tėrė jetėn mėsimit dhe edukimit tė brezit tė ri, pėr ti mėsuar gjuhėn dhe historinė e gjallė tė popullit Shqiptar. Tė papėrsėritshme janė dhe letėrkėmbimet e tij me nxėnės tė shtėpisė sė fėmijės ”Ēamėria”, ku ai punoi si drejtor i saj pėr disa vjet. Shprehja ”I dashur baba”,me tė cilėn ata fillojnė letrat e tyre ,tregojnė respektin e madh qė ata ruanin pėr tė,edhe kur ata kishin vite qė ishin larguar.

            Bashkėfshatari dhe inxhinieri Dilaver Shkurti thotė se Lame Xhama bėri punė me vlerė pėr shoqėrinė, prandaj do tė mbetet burrė i shquar i Fterrės, Labėrisė dhe i gjithė Shqipėrisė. Pėr ata qė e njohėn nga afėr ishte simbol i prindit edukatorit dhe njeriut mė tė mirė tė kėtyre anėve. Inxhinieri dhe ish -nxėnėsi i tij Rexhep Kurpi tregon se Lame Xhama nė  detyrėn e mėsuesit dhe tė drejtuesit ishte i rreptė, i prerė e autoritar, ndėrsa nė kohėn e lirė shfaqej si prind e si shok i madh plot kulturė. Kurse ish -shefi i arsimit tė rrethit tė Sarandės, Dashamir Toska,thotė se pėr ne Lame Xhama mbetet njė enciklopedi e gjallė. AI la vlera e gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e arsimit shqiptar duke vėnė njė gur tė ēmuar nė themelet e vetėdijes sonė kombėtare.

            Nė njė shkrim nė gazetėn” Labėria “shkrimtari Skėnder Hasko thekson se Lame Xhama ėshtė shquar kudo jo vetėm si mėsues dhe veprimtar i shquar,por dhe si krijues i poezive plot ndjenja,tė cilat  dhe i recitonte ato bukur. Ai bėri shumė pėr lirinė dhe arsimin. Ndėrsa nė gazetėn “Fterra  jonė”  publicisti i njohur Guro Zeneli  thekson se ne profesionin e bukur tė mėsuesisė xha Lamja e ngriti lartė nivelin e dijes dhe shkallėn e nderit. Pėr Fterrėn ėshtė jo vetėm si mėsues i shquar,por dhe si simbol i patriotizmit, fisnikėrisė  ,i edukatės familjare nė shoqėri, si njeri me tė gjitha vlerat njerėzore .Nė vitin 2000 televizioni shqiptar pėrgatiti pėr tė njė dokumentar televiziv, ku ish nxėnėsi i tij dhe shkrimtari i njohur Qamil Buzheli kujton se pėrveē dijeve qė pėrēonte , Lame Xhama ,do edukonte njė brez tė madh patriotik, qė do ti kushtohej lirisė dhe vendit.

Monografia pėr Mėsuesin e Popullit Lame Xhama mbyllet me mbresat e dy djemve tė tij, shkrimtarit te njohur Bardhyl Xhama dhe ekonomistit Agron Xhama, tė cilėt nė shenjė homazhi pėr tė atin e tyre tė nderuar botojnė kėto kujtime me vlerė ,jo vetėn pėr familjen ,po pėr gjithė shoqėrinė. Ata i mbyllin kėto shėnime me fjalėt: Babai si pasuri  tė madhe me vlerė tė jashtėzakonshme na la emrin e mirė e tė nderuar tė njė mėsuesi ,edukatori,prindi dhe atdhetari tė shquar, qė do t’ua pėrcjellim brezave. Ai  u  shua dalėngadalė, si kandili qė i shteret vaji . E megjithatė ai  s’pushon  sė gjalluari nė dashurinė pėr lirinė dhe arsimin.

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA