lamexhama333.gif

Perseri ne Sarande

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

1047.jpg
Shkolla fillore Sarandė, fill pas ēlirimit

PėRsėRI nė Sarandė

 

Nė shtator tė vitit 1943, me kapitullimin e Italisė fashiste, Saranda mbeti e lirė dhe forcat partizane morėn nė dorė qytetin. Nuk e harroj atė ditė, kur shumė nga ish-nxėnėsit e mi, tė veshur partizanė, me armėt nė duar, me kapelėn me yll tė kuq nė ballė, vėrshuan me brohoritje rrugėve tė qytetit tė lirė. U takova dhe u pėrqafova me ta me mall e dashuri, siē e pėrshkruan nė njė artikull edhe ish-nxėnėsi im, partizani Qamil Buxheli, tashmė shkrimtar i mirėnjohur.

Por Saranda, si i gjithė vendi, ra pėrsėri nėn pushtimin e egėr tė nazizmit gjerman.  U desh tė kalonte dhe mė shumė se njė vit luftė e ashpėr e forcave partizane qė qyteti i Sarandės tė ēlirohej pėrfundimisht mė 9 tetor tė vitit 1944.

Disa ditė mė vonė u mblodh populli i qytetit dhe zgjodhi Kėshillin Nacionalēlirimtar. Nė atė mbledhje u zgjodha dhe unė anėtar e kėtij kėshilli si pėrgjegjės pėr mbarėvajtjen e arsimit tė qytetit.

Nė mbledhjen e parė qė bėri, ndėrmjet shumė halleve tė tjera tė pasluftės qė duhet tė zgjidheshin me urgjencė,  Kėshilli mori nė shqyrtim edhe  masat qė duhet tė merreshin pėr riēeljen e shkollės fillore dhe pajisjen e saj me mjetet e orenditė e nevojshme. Kjo ishte kėrkesė e mbarė popullit tė Sarandės, sepse gjatė luftės shkolla ose u mbyll, ose punoi me ndėrprerje dhe jo me kapacitet tė plotė. Edhe vetė nxėnėsit mė pyesnin ēdo ditė se kur do tė ēelej shkolla. Tani qė pjesa mė e madhe e vendi qe ēliruar dhe frika e luftės ishte larguar, nxėnėsit prisnin me padurim qė tė uleshin nė bankat e shollės.

Por situata pėr riēeljen e shkollės ishte tejet e vėshtirė. Lufta qė zgjati disa vjet kishte lėnė pasojat e veta edhe nė Sarandė. Nė dėmtimet e shumta qė pėsoi qyteti, e kishte pėsuar dhe shkolla e vjetėr. Ajo ishte shkatėrruar plotėsisht, bashkė me bazėn materiale e mėsimore qė kishte pasur. Nė kėto kushte nevojitej qė tė gjendej njė  ndėrtesė tjetėr pėr ēeljen e shkollės sė re, por dhe tė pajisej me orendi e mjetet mė tė domosdoshme materiale e mėsimore. Regjistrimi i nxėnėsve nuk paraqiste ndonjė vėshtirėsi tė madhe, sepse tė gjithė ishin tė etur pėr shkollėn.

Kėto detyra tė ngutshme do tė ndiqeshin e do tė viheshin nė rrugėn e zgjidhjes nga njė komision prej pesė vetash, qė e drejtoja unė, ndėrsa katėr tė tjerėt ishin nga organizatat e ndryshme shoqėrore, banorė tė ndershėm qė njiheshin e respektoheshin nė  Sarandė. Kėtė komision shkollor  e miratoi Kėshilli i qytetit qysh nė mbledhjen e tij tė parė.

Komisioni e filloi punėn me shumė vrull. Koha e pasluftės nuk priste zgjatje e stėrzgjatje. Ēdo detyrė duhej kryer shpejt e sa mė saktė. Kėshtu, mbas tre ditėsh, duke u endur nėpėr qytet,  ia vumė syrin njė lokali tė pėrshtatshėm. Ishte njė godinė e ndėrtuar nga italianėt gjatė pushtimit, qė kishte shėrbyer edhe si spital. Ndodhej mbi ish-shkollėn e vjetėr, krahas maternitetit dhe shtėpisė sė sotme tė kulturės.  Ishte jo vetėm ndėrtesė e bukur pėr kohėn, por dhe me dhoma tė mjaftueshme pėr klasat mėsimore.

Mbasi mori miratimin e organeve tė pushtetit tė ri pėr zgjedhjen e ndėrtesės, komisioni  pėrgatiti njė plan pune e preventivat e nevojshme pėr meremetimin  e lokalit dhe pėr pajisjen e tij me orendi e mjete mėsimore. Tė mos harrojmė se godina kishte vetėm tė katėr muret, madje dhe ato, dyshemetė e tavanet, si dhe dyert e dritaret kishin dėmtime nga lufta dhe nga shpėrthimi aksidental i disa minave qė kishin ndodhur  rastėsisht nė afėrsi tė godinės, deri dhe brenda mjediseve tė saj.

Si kryetar i komisionit arsimor, ia paraqita menjėherė Kėshillit tė qytetit projektin dhe preventivin e meremetimit tė shkollės dhe  shpenzimet qė duheshin pėr tė. Pati diskutime dhe debate, pati dhe ngurrime, por mė nė fund projekti ynė u miratua. U dha urdhėr verbal qė tė fillohej nga puna pėr tė vėnė nė gatishmėri lokalin e caktuar pėr shkollė.

U gėzova pa masė. Lajmin e mirė pėr shkollėn shkova dhe ua njoftova shokėve tė komisionit.

Po nuk doli ashtu siē u vendos nė Kėshillin e qytetit. Prej tij nuk u mor asnjė masė. Jo vetėm qė nė ditėt pasuese nuk u bė asgjė, por u nxorėn dhe pretekste pėr vonesat, se gjoja mungonin materialet dhe nuk gjendeshin marangozė e ustallarė qė tė kryenin punimet. Nė fakt edhe bazė materiale gjendej me bollėk, por dhe punėtorė specialistė kishte nė qytet.

Pas kėtyre pengesave e zvarritjeve, mė ėshtė dashur qė tė bėj pėrpjekje tė mėdha pėr tė ēelur sa mė parė shkollėn, sepse jo vetėm qė e kisha detyrė themelore si anėtar i Kėshillit pėr problemet e arsimit, por isha edhe nė kontakt tė vazhdueshėm me prindėrit e nxėnėsit, qė prisnin me padurim tė rifillonin mėsimet e ndėrprera nga lufta. Pastaj, unė kisha qenė mėsues nė Sarandė gati njė dhjetėvjeēar dhe i dija mirė hallet e arsimit.

Pėrveē kėrkesave gojore, fillova tė bėj presion dhe kėrkesa me shkrim nė organet e qytetit dhe tė rrethit, madje dhe mė lart. Kur i lexoj tani ato shkresa origjinale, e kuptoj se jam treguar ca i ashpėr, sepse nė periudhėn e pasluftės edhe mund tė ndėshkohesha pėr akuzat qė bėja “kundėr pushtetit tė ri”. Nė njė farė kuptimi, dukej sikur unė ankohesha nga pushteti i dalė nga lufta, se nuk po interesohej pėr shkollėn, se tregohej indiferent pėr njė ēėshtje tė tillė, qė mua mė dukej madhore dhe parėsore.

Po e shkruaj tė plotė, pa hequr asnjė fjalė, njėrėn nga kėto shkresa, pėr tė kuptuar mė mirė problemet qė ndeshėm pas luftės pėr riēeljen e shkollės fillore dhe meremetimin e pajisjen e plotė tė saj, qė mėsimi tė zhvillohej me tė gjitha klasat e jo  me njė klasė tė vetme, siē u arrit para pak kohe.

Theksoj se qendra e rrethit asokohe ishte nė Delvinė.

                       Kėshillit Nacionalēlirimtar tė rrethit

                           ( Seksionit tė arsimit)

                                                                Delvinė

Ju njoftojmė se lokali i shėnuar pėr shkollė ėshtė i pėrshtatshėm, por ka nevojė tė meremetohet, se ka shumė mungesa si gjithė godinat e tjera, porse ka pasur mundėsi tė meremetohej dhe tė plotėsoheshin me kohė orenditė e saj, mirėpo ėshtė lėnė krejt pas dore dhe nuk i ėshtė dhėnė rėndėsia e merituar, sado qė i ėshtė bėrė e qartė pėr kėtė Kėshillit Nacionalēlirimtar tė qytetit.

Nė kėtė lokal ėshtė mbuluar vetėm njė pjesė e ēatisė, qė i mungonte, janė ndėrtuar disa dyer qesharake me material tė vjetėr, gjė qė shihet me vizitėn mė tė parė; janė vėnė disa marangozė tė ndėrtojnė dritaret, por duhet kohė tė ndėrtohen dhe kėto, pse punėtorėt e materialet shpėrndahen andej-kėndej dhe kėshtu mungojnė pėr shkollėn e Sarandės, qė duhet tė ishte nė radhė tė parė tė punimeve e qė shkuan dy muaj e nuk ka as dyer e as dritare etj.

Siē kuptohet, ēelja e shkollės nė kėtė qytet dhe fillimi i mėsimeve rregullisht do tė bėhet nga pranvera, pse bankat dhe orenditė e tjera tė dorės sė parė mungojnė krejt dhe duhet njė kohė e gjatė qė tė plotėsohen, prandaj po e theksojmė me keqardhje se nuk kemi ku tė punojmė pėr tė arritur qėllimin e dėshiruar pėr edukimin e fėmijėve me frymėn e re popullore.

Po e theksojmė se ėshtė njė mėkat i madh qė fėmijėt e kėtij qyteti tė zellshėm  dhe tė etur pėr mėsim tė rrinė ende rrugėve pėr moskujdesi dhe interesim tė Kėshillit Nacionalēlirimtar tė kėtushėm, tė cilėt e kanė lėnė gjėnė mė tė shenjtė pas dore dhe qė lihen tė bėhen punė tė tjera pėrpara shtėpisė sė popullit, ku do tė grumbullohen shpresa e nesėrme qė do tė hedhin themelet e vėrteta tė njė demokracie popullore, pėr tė cilėn ėshtė derdhur kaq gjak dhe janė bėrė kaq sakrifica, qė janė njohur nga e gjithė bota liridashėse. (Nėnvizimi ėshtė yni)

Duke marrė parasysh kėto, ju lutem qė tė urdhėrohen kompetentėt qė tė plotėsojnė me urgjencė nevojat mė kryesore tė shkollės, qė tė mund tė fillojmė punėn sa mė parė, mbasi koha kalon dhe vonesa ėshtė njė krim i madh. Presim mėnyrė veprimi.

 

                                     Pėrgjegjėsi i arsimit tė qytetit

                                                     Lame Xhama

 

Shkresa tė tilla iu dėrguan organeve tė pushtetit tė rrethit e tė qytetit, por pėrgjigje nuk ktheheshin. Dhe jo vetėm pėrgjigje, por as edhe ndonjė punė konkrete nuk bėhej pėr gatitjen e tė gjitha mjediseve tė shkollės pėr mėsim.

U detyrova tė afishoj edhe njė si artikull nė gazetat e murit qė praktikoheshin aso kohe nė Sarandė.

Ja tekstualisht disa fragmente nga ky artikull:

 

                         Shkolla e Sarandės akoma nė gjumė”

 

Me keqardhje shihet se shkolla e Sarandės, e kėtij qyteti, nuk ėshtė rregulluar akoma, sado qė po vjen dhe pranvera, se nuk i ėshtė dhėnė rėndėsia e duhur, por ėshtė lėnė krejt pas dore, si njė gjė pa vlerė, kurse nė tė vėrtetė luan rolin e dorės sė parė, jo vetėm pėr edukimin e fėmijėve, por edhe pėr masėn e popullit...

...Ka dhe prindėr e kujdestarė fėmijėsh qė nuk kujdesen pėr shkollėn, sado qė i shohin akoma rrugėve fėmijėt e tyre, shpresėn e nesėrme, qė do tė hedhin themelet e njė demokracie tė vėrtetė popullore...

... Ėshtė pėr ēudi por dhe pėr tė ardhur keq  qė nė kėtė qytet tė mos jetė ēelė ende shkolla, kurse dhe nė katundet e vogla e mė tė shkatėrruara nga lufta dėgjohet zėri i shkollės, melodia e kėngėve pėr heronjtė e lirisė, qė ranė nė fushėn e nderit pėr lirinė e Atdheut e pėr tė drejtat e humbura tė popullit tė shtypur.

Nė kėtė rast theksoj se vonesa e ēeljes sė shkollės ėshtė njė krim pėr fėmijėt, njė turp i madh pėr qytetarėt dhe njė neglizhencė pėr kompetentėt, pse shkolla nuk edukon vetėm fėmijėt, por gjithė masėn e popullit. Shkolla ėshtė ēerdhja e ushqimit tė mendjes, tė shpirtit dhe tė trupit, e sidomos shkolla e sotme qė ėshtė fare ndryshe nga e kaluara. (Nėnvizimi ynė).Tė mos fillojė mėsimi, bėhet me qėllime tė caktuara. Kjo ēėshtje duhet shikuar.

Pra, dėshirojmė qė shkollės popullore t’i vihet kujdes mė i madh, qė tė ēelet sa mė parė, se koha kalon, prandaj tė sigurohen orenditė mė tė domosdoshme tė saj, si banka, dėrrasa tė zeza etj.,  mbasi nuk pret puna dhe vonesa ėshtė njė krim dhe ka konsekuenca tė kėqija, pse mjaft ėshtė toleruar ēėshtja e shkollės, kurse duhet tė ishte nė radhė tė parė tė punimeve. Presim pėrfundime tė shpejta”.

Nė njė shkresė tjetėr qė i dėrgova unė, si pėrgjegjės pėr arsimin, Kryesisė sė Kėshillit Nacionalēlirimtar tė qytetit tė Sarandės, midis tė tjerave shkruhej:

“... Me kėtė nuk duhet tė kuptojmė se kėrkojmė njė shkollė model ose njė jetė luksi, por kėrkojmė orenditė mė tė nevojshme pėr shkollėn dhe ushqimet mė tė nevojshme pėr vete e pėr familjet...Prandaj e shohim tė arsyeshme tė theksojmė se ėshtė turp i madh qė nė kėtė qytet tė mbetet shkolla e pandrequr dhe arsimtarėt tė vuajnė me gjithė familjet e tyre...”.

Siē u provua mė vonė, pengesat pėr rregullimin e shkollės, sorollatjet dhe shtyrja e afateve, kishin qenė tė qėllimshme, tė nxitura edhe nga shovinizmi grek. Ishte edhe kjo njė nga arsyet qė Kėshilli i vjetėr u rrėzua.

Zgjedhjet qė u bėnė pėrsėri pėr Kėshillin e ri tė qytetit, sollėn si anėtarė dhe drejtues tė tij njerėz patriotė nė shėrbim tė popullit. Tashmė, presioni i vazhdueshėm qė kisha bėrė unė si i ngarkuar pėr arsimin dhe prindėrit e nxėnėsve, ndikuan qė puna pėr riēeljen e shkollės tė pėrshpejtohej. Ndihmesė tė madhe dha dhe kėshilli i Qarkut, qė e kisha njoftuar me disa shkresa pėr gjendjen e arsimit nė qytet. Urdhri i tyre ishte qė shkolla nė Sarandė tė ēelej deri mė 15 nėntor dhe deri mė 20 nėntor tė njoftoheshin pėr zbatimin e urdhrit.

Nė bazė tė atij urdhri brenda dy ditėve u grumbullua materiali i rindėrtimit nė shkollė, u caktuan tė punonin katėr marangozė tė aftė dhe filloi puna menjėherė. Mė 15 nėntor ishin gati pėr mėsim dy dhoma, ndėrsa tė tjerat do tė pėrfundonin deri nė fund tė muajit.  (Nė fakt, lokali shkollor, edhe pse me mangėsi tė ndjeshme, u bė gati pėr mėsim nė muajin dhjetor).

         Pra, pėrveē  meremetimit qė nuk ishte pėrfunduar e bazės materiale qė ishte e pamjaftueshme, pengesė pėr fillimin e mėsimeve ishte dhe mungesa e tre fuqive mėsimore, sepse numri i nxėnėsve tė regjistruar arrinte deri 130 dhe parashikohej qė sė shpejti tė arrinte nė 200.

Nė kėto kushte, kur edhe numri i nxėnėsve shtohej, por edhe presioni i prindėrve ishte nė rritje qė tė riēelej sa mė parė shkolla, nuk mund tė qėndronim mė nė pritje tė mėsuesve tė tjerė. Pra, u bė e domosdoshme ēelja fillestare e shkollės edhe me njė fuqi mėsimore, paēka se edhe lokali shkollor kishte ende shumė nevoja pėr tė plotėsuar.

Kėshtu, mė 15 nėntor 1944, e ēela shkollėn i vetėm, nė tė dy dhomat qė ishin mė tė rregullta dhe qė komunikonin me njė derė nga brenda. U bėnė katėr klasa mėsimore, me 130 nxėnės. Ishte diēka e jashtėzakonshme, por qė duhej bėrė. Edhe vetė kisha dyshime nėse mund tė pėrballoja i vetėm 130 nxėnės, nga klasa e parė nė tė katėrtėn, nė dy dhoma tė veēanta, por qė komunikonin me njėra-tjetrėn.

Sidoqoftė, qėllimit ia arritėm. Shkolla u ēel, edhe pse jo nė normalitet. Nxėnėsit nuk do tė endeshin mė rrugėve. Nė fillim puna ishte shumė e vėshtirė, se dhe nxėnėsit shtoheshin nga dita nė ditė. Po nuk kishim as tekste, as mjete mėsimore, as sendet e domosdoshme, si lapsa e fletore. Vetėm disa nga nxėnėsit kishin tė tilla, tė ruajtura nga vitet e mėparshme. Por kurrsesi kėto nuk mjaftonin pėr njė punė cilėsore.

M’u desh, fillimisht, tė pėrshtat njė program tė thjeshtė pėr tė katėr klasat veē e veē, qė nxėnėsve t’u jepja elementet kryesore tė lėndėve, si histori, gjeografi, aritmetikė, gjuhė, lexim e bukurshkrim, mėsim sendesh e natyre, kėngė e fizkulturė.

Pėrveē lodhjes nė mėsim, mė duhej tė pėrballoja edhe pėrgatitjen e pėrditshme pėr lėndėt e tė katėr klasave. Para dreke punoja me nxėnėsit, nga njėra dhomė ku qenė klasa e parė dhe e tretė,  nė tjetrėn ku qenė e dyta me tė katėrtėn. U shpjegoja shkurt e thjesht ē’duhet tė bėnin nxėnėsit dhe i vija kryesisht nė punė tė pavarur, tė cilėn e kontrolloja duke kaluar bankė mė bankė. Organizoja shpesh dhe mėsime demonstruese: Kur nxėnėsit e klasės sė dytė, pėr shembull, punonin nė fletoret e detyrave qetėsisht, me klasėn e katėrt  zhvilloja mėsim tė rregullt, nė aq minuta sa ishte e mundur, duke shfrytėzuar gjerėsisht dėrrasėn e zezė, herė nga unė vetė e herė duke ngritur nxėnėsit. Me qė shumica nuk kishin libra, disa nga mėsimet zhvilloheshin edhe me tė diktuar, sidomos nė klasat e larta, qė ata tė kishin mundėsi tė shkruanin ēėshtjet mė kyēe tė mėsimit, veēanėrisht nė  histori, gjeografi, dituri natyre etj.

Ndodheshim nė prag tė 28 Nėntorit, ndaj i kushtova njė kujdes tė veēantė pėrgatitjes sė nxėnėsve pėr tė organizuar njė festė sa mė tė mirė. Ishin ditė tė vrullshme revolucionare, Saranda ishte ēliruar,  lajmet njoftonin se Ushtria Nacionalēlirimtare ēliroi Tiranėn dhe po marshonte nė Veri pėr ēlirimin e gjithė Shqipėrisė.

Pėr festėn e Pavarėsisė, me qė po afrohej dhe ēlirimi nga pushtuesit nazi-fashistė, harxhuam shumė orė tė mėsimit dhe jashtė tij. I ushtrova nxėnėsit pėr parakalim. U pėrgatitėn disa ushtrime  tė thjeshta gjimnastikore, kėngė patriotike e partizane, u pėrgatit skeēi “Pionieri nė burg pėr liri”, dialogė e monologė,   disa  recitime me vjersha nga tė Rilindėsve dhe pėr heronjtė e luftės sė re, njė valle me djem e vajza, etj.

Manifestimi fizkulturor e veprimtaritė kulturore e artistike u zhvilluan para popullit dhe lanė pėrshtypje shumė tė mirė, sepse gjatė viteve tė luftės qenė ndėrprerė tėrėsisht.

Puna si mėsues me 130 nxėnės njėherėsh, ishte mjaft e vėshtirė pėr mua, por edhe me pak pėrfitim nga nxėnėsit. Pėr rreth njė muaj e gjysmė, 15 nėntor gjer mė 30 dhjetor tė vitit 1944, mua m’u desh tė bėja njė eksperiment dhe sakrificė, qė nuk e kisha menduar kurrė. Por le tė pohojmė se veē pasionit pėr detyrėn e mėsuesit, ishte dhe vetė situata e kohės fill pas ēlirimit qė na frymėzonte tė bėnim tė pamundurėn, sepse besonim nė jetėn e re demokratike, kishim luftuar, punuar e ndihmuar me sa mundėm qė tė vinte dita e lirisė.

Nė fund tė muajit dhjetor tė vitit 1944 u dėrguan nga Qarku i Gjirokastrės edhe tre fuqi mėsimore, qė nevojiteshin pėr zhvillimin normal tė mėsimit. Qenė mėsues me pėrvojė dhe kėshtu puna mėsimore dhe edukative nė shkollė do tė normalizohej.

            Menjėherė bėmė mbledhjen e personelit, ndamė klasat dhe u zotuam  ta zhvillonim mėsimin  nė nivel sa mė tė lartė metodik, tė mbanim lidhje tė ngushta me pushtetin dhe organizatat e masave, tė lidheshim me prindėrit e tė kėrkonim ndihmėn e tyre pėr mbarėvajtjen e punės nė shkollė, etj. Nė tė njėjtėn kohė,  na u desh tė bėnim mė shumė pėrpjekje pėr meremetimet qė nuk qenė bėrė ende, pėr pajisjen e shkollės me bazė materiale dhe pėr sigurimin e teksteve e mjeteve shkollore tė nxėnėsve.

Dhe kėshtu, nė fillim tė janarit tė vitit 1945, shkolla fillore e Sarandės mund tė themi se e filloi  mė nė rregull mėsimin  me katėr dhoma mėsimi, katėr mėsues e mbi 130 nxėnės.

U punua mirė, me vrullin revolucionar tė kohės, por dhe  me pėrgatitje e vullnet nga ana e mėsuesve. Nė fund tė vitit kalueshmėria arriti nė 90 pėr qind, duke pėrparuar, siē shihet, shumica dėrmuese e nxėnėsve. U hodhėn kėshtu hapat e parė tė njė pune cilėsore, qė shkolla fillore e Sarandės e mė pas shtatėvjeēarja  tė meritonin lavdėrime nė gjithė rrethin e mė gjerė.   

Kjo, pra, qe shkurtimisht historia e vėshtirėsive qė u hasėn nė riēeljen  e shkollės fillore tė Sarandės fill pas ēlirimit tė qytetit.

Por nevojat pėr meremetimin e shkollės dhe pajisjen e saj me bazė materiale mėsimore kanė vijuar edhe pėr disa vite me radhė. Tė mos harrohet se pas luftės i gjithė vendi ishte i shkatėrruar dhe kushtet pėr mbarėvajtjen e mėsimeve nė shkollė nuk mund tė plotėsoheshin menjėherė.

Ndihmesė nė kėtė kohė dha dhe Komisioni i ri Shkollor, i miratuar  mė 24 janar 1945 me Vendimin Nr.2 tė  Kryesisė sė Kėshillit N.Ēl. tė N/Prefekturės tė Sarandės, qė e ruaj nė origjinal.

Kėshtu, nė njė shkresė qė i dėrgon  ky komision qė nė ditėn e parė tė zgjedhjes sė tij Bankės sė Vlorės, ku gjendeshin fondet tona, shkruhet tekstualisht:

 

        Vdekje Fashizmit                         Liri Popullit   

  Komisioni Shkolluer                     Sarandė, mė 24.1.1945

          Sarandė

            Nr.1  P.

                                                             Bankės

                                                                                   Vlorė

 

“ Tė nėnshkruarit pjesėtarėt e Komisionit Shkolluer tė kėtij qyteti : Lame Xhama, kryetar, Lolo Miho, Niko Papanikolau dhe Mihal Llambro anėtarė, nė mbledhjen tonė tė sotme vendosėm pėrdorimin pjesėrisht tė depozitės, qė ishte vendosė nė Bankėn Kombėtare tė kėtushme, tash pranė degės Vlorė, nė favor tė Komisionit Shkolluer pėr ndreqjen e godinės tė shkollės fillore, qė ėshtė e shkatėrruar krejt.

Pėr sa mė lart delegojmė tė quajturin Themistokli Mihon, tregtar nė kėtė qytet, pėr tė tėrheqė nga Banka e sipėrme kundrejt njė dėftese shumėn prej Fr.Shq. 30.000 ( tridhjetėmijė)

  Anėtarė                                      Kryetari i Komisionit    

  ( Firmat )                                         Lame Xhama

                                                               ( Firma )

Po jo vetėm nė fillim tė vitit 1945, kur sa po kishte nisur mėsimi disi mė normalisht, por edhe nė vitin 1946, si drejtor i shkollės, kam bėrė shumė pėrpjekje edhe nė Qark, nė Gjirokastėr e madje deri nė Ministri, qė tė na akordoheshin fonde pėr  ta sjellė godinėn e shkollės nė gjendje sa mė normale pėr zhvillimin e veprimtarisė mėsimore dhe edukative.

Njėkohėsisht, kėrkesat tona tė vijueshme qenė edhe pėr ēeljen e klasės sė pestė nė Sarandė, sepse shkolla ishte e mangėt, ende me katėr klasė. Ishte e domosdoshme ēelja e klasės sė pestė, sepse krijonte mundėsinė pėr hapjen e shkollės  shtatėvjeēare nė qytet, (nė atė kohė emėrtohej “shkolla unike”) ēka do tė ishte njė fitore e madhe pėr  banorėt. Kur e hapėm klasėn e pestė, rruga pėr shkollėn unike ishte e ēelur.

Pėrpjekjejt e mia, tė komisionit arsimor, por dhe tė prindėrve e tė autoriteteve tė qytetit e tė rrethit nuk rreshtėn pėr asnjė ēast. Madje unė shfrytėzova edhe njohjen personale me  Thoma Papapanon, qė aso kohe punonte nė Ministrinė e Arsimit. Pėr ta pasur sa mė tė qartė e tė saktė  ēka thashė mė lart, po riprodhoj tė plotė letrėn e Papapanos qė mė dėrgoi mua personalisht, veē shkresave zyrtare qė venin e vinin:

                                                       Tiranė, 9.III.1946

I dashur Lame,

Puna e 43.009 fr. tė shkollės po merr fund. Kėto do t’i dėrgohen Sarandės. Do tė vijė shkresa qė do tė caktojė kujt do t’i dorėzohen dhe mėnyra e pėrdorimit dhe kjo do tė caktohet nga ana e Ministrisė sė Arsimit. Besoj qė kėto formalitete do tė marrin fund shpejt.

Kam folur pėrsėri pėr ēeljen e njė shkolle unike nė Sarandė dhe mė kanė siguruar se kjo do tė ēelet mjaft qė tė ketė klasa e parė 30 nxėnės tė paktėn. Mund tė ēelet dhe klasa e dytė e shkollės unike, mjaft qė tė ketė nxėnės. Ja, pra, qė mbetet tek ju puna. Nuk e di sa e mbarojnė nė fund tė kėtij viti klasėn e pestė; nuk e di nė ka aty nė Sarandė djem e vajza qė kanė mbaruar klasėn e pestė dhe dėshirojnė tė ndjekin dhe shkollėn unike. Pastaj do tė ketė nga Nivicė-bubari, nga Shėn-Vasia, nga Lukova, nga Piqerrasi, nga Borshi. Njė lutje e prindėrve qė kanė djem e vajza, qė kanė mbaruar tė pestėn e fillores dhe njė listė e kėtyre e vėrtetuar nga Seksioni i Arsimit, jam i mendimit qė do tė mjaftojnė pėr Ministrin e Arsimit. Po tė mos harrojmė qė duhet tė sigurohet lokali dhe orenditė e nevojshme. Tė holla tash keni dhe mbetet vetėm interesimi juaj si mėsues dhe i prindėrve. Besoj tė bėni ē’ėshtė e mundur  sa jam dhe unė kėtu.

Shumė tė fala ty, Hasanit dhe gjithė miqve. Nikos tė fala tė veēanta.

                                                                   Juaji ( Firma )

Fryma miqėsore e dashamirėse e kėsaj letre tė Papapanos, e njėrit nga personalitetet mė tė shquara tė arsimit shqiptar, qė tashmė mban titullin e nderuar “Mėsues i Popullit”, shpjegimet e sakta dhe udhėzimet e plota qė na jepte, sidomos pėr ēeljen e shkollės unike, na ngrohėn zemrėn, ndihmuan tė pėrshpejtonim punėn tonė, tė mbėshteteshim mė fort te prindėrit e qytetit, por edhe  nė fshatrat e Bregdetit, nga mund tė siguronim njė kontingjent nxėnėsish qė kishin mbaruar klasėn e pestė. Po ju kujtoj se shkollat e Bregdetit nė kėtė kohė vareshin nga arsimi i qytetit tė Sarandės, krahas atij tė rrethit.

Mbas meremetimeve e shtesave me dhoma mėsimi qė iu bė lokalit shkollor, u arrit mė nė fund tė realizohet dėshira e madhe e popullit tė Sarandės. Nė vitin shkollor 1947-48 u ēel pėrfundimisht shkolla unike nė Sarandė, sė pari me njė klasė mbi filloren.

Klasa e parė unike kishte fillimisht 36 nxėnės. Njė pjesė e mirė e tyre erdhėn nga fshatrat pėr rreth, sidomos nga Borshi, Piqerasi, Sasaj, Lukova, Shėn-Vasili e Nivica, si dhe nga Rrėzoma etj. Prej tyre tani mė kujtohen Ahmet Duka, Qėndrim Noga, Vedat Shehu, Etem Lani, Islam Bashari, Petro Memi, Andon Baxherri, etj. Nė klasėn e parė unike ishte dhe im bir, Agroni, i cili jetonte bashkė me mua nė Sarandė, me qėnė se familjen, pėr mungesė tė kushteve tė banimit, akoma nuk e kisha marrė.

Nė kėtė periudhė nga kolektivi i mėsuesve iu kushtua kujdes i veēantė rritjes cilėsore tė punės mėsimore-edukative nė shkollėn unike. Ministria e Arsimit kishte pėrmirėsuar programet e tekstet, shtoi mjetet mėsimore, rriti numrin e arsimtarėve etj. Nė kėto kushte puna jonė vijoi tė jepte fryte mė tė mira. Dhe, pas tre vjetėsh, nė vitin shkollor 1949-50, 25 nxėnėsit e parė morėn Dėftesėn e Lirimit. Ky numėr erdhi duke u rritur nga viti nė vit.

Le tė japim njė pasqyrė tė shkurtėr pėr numrin e nxėnėsve dhe emrat e mėsuesve qė nga riēelja e shkollės pas Ēlirimit e deri nė vitin shkollor 1950-51, sipas shėnimeve tė mia e kujtesės qė kam.

Nė vitet shkollore nga 1939-44 shkolla fillore, sė bashku me konviktin “Ēamėria” para se tė mbyllej, ka punuar me 3-6 fuqi mėsimore, me 160-280 nxėnės, nga qė mėsimet janė zhvilluar jo nė vijimėsi, deri nė ndėrprerje tė gjatė pėr shkak tė luftės. Drejtor ka qenė Sadi Pejani, mėsues Muhamet Golemi, Xhemile Golemi, Xhelal Berberi, Evjeni Partali e ndonjė tjetėr qė s’mė kujtohet.

Fill pas Ēlirimit, nė vitin shkollor 1944-45, ka pasur rreth 130 nxėnės, katėr klasa, fillimisht me njė mėsues e mė pas me katėr fuqi mėsimore. Drejtor ishta unė dhe mėsues Vangjel Kaso, Neshet Jupi e Hasan Spahiu.

Nė vitin shkollor 1945-46 numri i nxėnėsve arrin nė rreth 150, me katėr fuqi mėsimore e katėr klasa. Mė 1 tetor 1946, me telegramin Nr. 4023/1, dėrguar nga pėrgjegjėsi i Seksionit tė Arsimit tė Qarkut tė Gjirokastrės, Sami Murati, njoftohem se Ministria e Arsimit dekreton qenien time si Drejtor Didaktik nė shkollėn e Sarandės, ndėrsa mėsues qenė Ron Bogdo, Hamide Hasho, Evjeni Partali e Stefan Verli.

Nė vitin 1946-47 shkolla ka mbi 180 nxėnės, katėr klasa e pesė fuqi mėsimore. Drejtor emėrohet Vangjel Ndrico, mėsues Mejmenet Sejdo, Luēia Sereqi, Stefan Verli e Nimete Paja. (Mė 1947 unė u transferova nė Gjirokastėr, ku punova si inspekktor arsimi dhe mėsues e kujdestar konvikti nė gjimnaz).

Viti shkollor 1947- 48 shėnon fillimin e shkollės unike. Numri i nxėnėsve arrin nė mbi 250, me pesė klasė, ku e pesta quhej si klasa e parė e unikes, dhe me tetė fuqi mėsimore. Drejtor mė sollėn mua pėrsėri, ndėrsa mėsues qenė Ron Bogdo, Selman Bungo, Luēia Sereqi, Hamide Hasho, Androniqi Lula, Hasije Ēene e Mejmenet Sejdo.

Nė vitet shkollore 1948-51 shkolla arrin deri nė 420 nxėnės me shtatė klasa, pra plotėsohet shkolla unike dhe nxėnėsit e parė marrin dėftesėn e lirimit. Shtohet, gjithashtu, personeli mėsimor e disa klasa bėhen me paralele. Me pėrjashtim tė njė viti qė shkova drejtor nė shkollėn e Kuēit tė Kurveleshit,  drejtor nė Uniken e Sarandės kam qenė unė. Ndėr mėsuesit qė erdhėn tė rinj nė kėto vite, pėrmendim: Tefta Aliaj, Ylli Rusi, Nestor Nepravishta, Skėnder Sejdini, Burbuqe Sejdini, Dhanai Bala, Meliha Murati, Afroviti Koēa, Vilson Todhri, Miēo Marga, Agim Musta, Aleksandra Zaho, Kajo Asllani, Vango Lezo e ndofta dhe ndonjė tjetėr qė nuk e mbaj mend.

1048.jpg
Klasa e katėrt dhe e pestė nė vitin 1945. Midis nxėnėsve

1049.jpg
Midis nxėnėsve 1952

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA