lamexhama333.gif

Ne Delvine

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

1059.jpg

Delvinė, 7 Mars 1961. Kolektivi mėsimor, midis tyre: J. Ballca, A. Jani, B. Xhama, T. Mėhilli, B. Vejzati, J. Berberi, D. Miha, Lame Xhama, L. Lica, K. Miha, M.Ēuberi, F. Konomi,  Xh. Berberi, M.Ymeri, K. Mako, T. Lluci, S. Mėhilli, P.Marto,P.Konduri ,etj.

Vitet nė Delvinė

        

Nė fillimet e viteve ’50  u transferova nė Delvinė, me detyrė drejtor nė shkollėn shtatėvjeēare “10 Korriku”.

Sarandėn e lashė me dhimbje, se aty punova njė kohė tė gjatė, para e pas Ēlirimit. Isha mėsuar nė atė mjedis, i njihja prindėrit e nxėnėsit, e kisha ngritur e rihapur vetė e me mundim shkollėn pas ēlirimit , u mėsova me kolektivin pedagogjik. Po detyra mė kėrkonte nė Devinė. Transferimin e kishin vendosur organet mė tė larta dhe kjo ishte e mjaftueshme qė tė mos ankoheshe , pale tė mos pranoje tė shkoje nė detyrė!

Kishte dhe njė arsye, ose shkak, pse mė transferuan nė Devinė. Mė thirrėn e mė thanė se pėr ty kemi nevojė, se Delvina ishte rreth, ndėrsa Saranda nė varėsi tė saj. Dhe me tė vėrtetė, Delvina  nė atė kohė kishte mė shumė gjallėri, aty ishte qendra e rrethit, Komiteti Ekzekutiv e Komiteti i Partisė, aty qenė gjithė institucionet: gjykata, prokuroria, dega e brendshme dhe ajo ushtarake, spitali, banka, etj.

Nė atė kohė Delvina ishte dhe njė qendėr e rėndėsishme prodhuese. Aty qenė ngritur disa nga ndėrmarrjet mė tė mėdha  tė rrethit,  si ajo e artizanatit, ku punonin qindra artizanė si rrobaqepės, kėpucarė, kovaēė, teneqepunues, samarxhi, etj.; ishte  ndėrmarrja e marangozėve, thertorja e vetme nė rrethet e jugut, qė furnizonte me prodhime mishi deri dhe Tiranėn, fabrika e vajit, ndėrmarrjet tregtare tė shitblerjes e prodhuese me njė aktivitet tė gjerė nė qytet e nė fshat etj. Pra, Delvina qe edhe qendra e institucioneve shtetėrore, edhe qendėr e institucioneve arsimore e kulturore, por mbi tė gjitha njė qendėr me veprimtari tė gjerė prodhuese. Kjo ndikonte qė ajo tė  qe mė e populluar se Saranda dhe rrjedhimisht kishte mė shumė nxėnės, si nė shkollėn e ditės, por sidomos nė shkollat e mbrėmjes, qė ne u thoshim “shkolla e natės”.

Qyteti kishte dy shkolla shtatėvjeēare, “10 Korrikun” dhe “Lefter Talon”. Nė kėtė tė dytėn vinin kryesisht nxėnės tė minoritetit grek nga fshatrat pėr rreth Delvinės, si Kakodhiqi, Lefterhori, Brailati, Sirakati, Kostari etj., por dhe nga lagja “Llakė” e Delvinės, ku banonin disa familje minoritare. Kjo quhej  shkollė e minoritetit grek. Shumica e nxėnėsve qė vinin nga fshatrat shkollėn fillore e bėnin nė gjuhėn greke. Nė shtatėvjeēare tė gjitha mėsimet zhvilloheshin nė gjuhėn shqipe, ndėrsa gjuha greke mėsohej me orė mė vete me program tė veēantė. Po kėtė shkollė e vijonin edhe nxėnės shqipfolės, nga ato familje qė qenė mė pranė shkollės.

Qyteti i Delvinės ishte njė qytet me tradita tė vjetra, si nė fushėn e historisė e tė patriotizmit, ashtu dhe nė atė tė arsimit e tė kulturės.

Kjo histori e kėto tradita mė mbushnin me besim, por dhe mė detyronin qė t’i kushtoja vėmendje tė veēantė drejtimit tė shkollės, pėrgatitjes sa mė tė mirė tė brezit tė ri delvinjot, zhvillimit me nxėnėsit e mėsuesit tė veprimtarive kulturore e sportive, qė ishin nė gen tė banorėve vendės, edukimin e fėmijėve me trashėgiminė mė tė mirė tė brezave, me virtytet  e vyera tė paraardhėsve tė tyre, kuptohet, tė bashkėrenduara me detyrat qė shtronte regjimi i ri socialist i kohės.

Shpresoj se nė bashkėveprim me mėsuesit e nxėnėsit, me njė punė tė pėrkushtuar e me pikėsynime tė qarta, me ndihmėn e prindėrve dhe me mbėshtetjen e organeve e organizmave shtetėrore e shoqėrore, ia kemi arritur qėllimit.

Shkolla shtatėvjeēare “10 Korriku”  u ndėrtua e re nė njė bahēe nė lagjen Papuēi. Po kėtė emėr mbajti mė vonė edhe shkolla 11-vjeēare, e cila u vendos aty ku ėshtė edhe sot, nė krahė tė ish-fushės sė futbollit. Shtatėvjeēarja, si shkollė mė vete, u emėrtua “1 Maji”, emėrtim qė e mban edhe sot qė po shkruaj kėto radhė. Ndėrtesa ishte me dy kate, me shumė dhoma mėsimi e kabinete pėr lėndė tė ndryshme, me mjediset e nevojshme pėr zhvillimin normal tė mėsimit dhe tė edukimit. Nga pėrpara ndodhej njė oborr shumė i gjerė, por i pa sistemuar mirė. Aty jo vetėm mblidheshin e rreshtoheshin nxėnėsit, por zhvillohej dhe ora e fizkulturės dhe lodra nė njė kėnd tė thjeshtė sportiv, tė ndėrtuar me forcat e veta. Nė krah tė djathtė tė portės hyrėse gjendej dhe njė lulishte e vogėl. Pas shkollės ishte njė kopsht mėsimor, qė shėrbente pėr punėt praktike bujqėsore.

Edhe nė Delvinė u ambientova shpejt. Kjo ndodhi se dhe aty gjeta mėsues tė vjetėr e me pėrvojė, por gjatė viteve erdhėn dhe mėsues tė rinj qė sapo kishin mbaruar shkollat e mesme e tė larta dhe punonin me ndėrgjegje e nivel shkencor e metodik pėr mbarėvajtjen e mėsimit dhe tė edukimit. Me disa prej tyre njihesha prej kohėsh. Me Xhelal Berberin, qė mė vonė mori titullin “Mėsues i Popullit”, kishim miqėsi tė hershme, sepse punuam bashkėrisht njė kohė tė gjatė nė Sarandė, si nė shkollė, dhe nė Konviktin “Ēamėria”. Po kisha njohje edhe me Ron Bogdon, Niko Isarin, Teli Llucin, Spiro Mėhillin, Ilia Papapanon, Piro Stefanidhin, Odise Thomarin, Leonidha Licėn, Llambi Partalin, Dhimitėr Ēelemengon e shumė tė tjerė. Krahė m’u bėnė dhe mėsuesit e rinj, si Muharrem Ymeri ( qė u nda nga jeta aksidentalisht e para kohe), Kristo Miha, Jasin Berberi e shumė e shumė mėsuese e mėsues tė tjerė  nė shtatėvjeēare e tė mesme,  qė shquheshin pėr nivel tė mirė tė punės me nxėnėsit dhe pėr rezultate tė larta.      

Marrėdhėnie e bashkėpunim korrekt kemi pasur edhe me shkollėn tjetėr tė qytetit, atė “Lefter Talo”. Me drejtorin e saj, Petrit Demi, shkonim mirė dhe shkėmbenim vazhdimisht mendime pėr mbarėvajtjen e punės. Kjo edhe pėr arsyen se unė njihja disa nga fisi i tij,  njė fis i nderuar dhe patriot jo vetėm nė Ēamėri, por edhe mė gjerė. Me disa kishim punuar edhe nė arsim.

Nė vitet ’50  nga qeveria u morėn masa tė shumta qė shkolla shtatėvjeēare, si shkolla mė masive, tė forcohej e tė konsolidohej. Tashmė programet e tekstet e reja, nė tėrėsi, ishin hartuar. Me njė dekret tė posaēėm tė  Kuvendit Popullor tė vitit 1952, arsimi shtatėvjeēar u bė i detyruar dhe falas. Ky ishte nė vazhdim tė dekretit tė vitit  1946, kur u shpall arsimi fillor i detyruar, duke filluar qė nga mosha 7 vjeē.

Forcimi i shkollės shtatėvjeēare dhe  detyrimi pėr ta mbaruar atė, kėrkonte njė punė tė madhe pedagogjike, organizative e shoqėrore pėr tė realizuar synimet e afėrta dhe tė largėta nė mėsimin dhe edukimin e nxėnėsve.

Nė kėtė kohė, tė mbėshtetur nga kolektivi pedagogjik, nga komiteti i prindėrve, por dhe nga organizatat shoqėrore e organet e pushtetit tė qytetit, u bė njė fushatė e madhe bindėse e sqaruese qė asnjė nxėnės tė mos mbetej pa regjistruar nė shkollė. Kjo, sepse kishte ende prindėr nė qytet, por dhe nė fshatrat e afėrt, brenda rrezes sė detyrimit shkollor, qė  i mbanin fėmijėt nė shtėpi dhe i pėrdornin pėr punė tė ndryshme. Nė tėrėsi, u arrit qė detyrimi shkollor nė shkollat e Delvinės tė atyre viteve tė realizohej me sukses, me pėrjashtime tė rralla, pėr tė cilat u morėn masa administrative sipas ligjit.

Njė kujdes i veēantė nė Delvinė iu kushtua shkollave pa shkėputje nga puna pėr nėpunėsit, punėtorėt dhe ushtarakėt qė nuk e kishin mbaruar arsimin shtatėvjeēar, por edhe atė tė mesėm, mė vonė, pas vitit 1957, kur filloi jetėn shkolla njėmbėdhjetėvjeēare.

Po japim tė pėrmbledhur njė raport qė i dėrgohet seksionit tė arsimit nė Sarandė, (nga viti 1957 rrethi u transferua nga Delvina nė Sarandė), pėr vitin shkollor 1960-1961 pėr pėrfundimet vjetore tė arsimit pa shkėputje nga puna. Raporti ėshtė i shkruar me dorėn time, nė atė kohė zėvendėsdrejtor i shkollės 11-vjeēare “10 Korriku”.

 

 

Republika Popullore e Shqipėrisė

Shkolla 11-vjeēare “10 Korriku”

Nr.2/8

                                 Komitetetit Ekz.K.P tė Rrethit

                           ( Seksionit tė Arsimit dhe Kulturės)

                                                        Sarandė                                                 

Raport mbi gjendjen e shkollės sė mbrėmjes pėr vitin shkollor 1960 -1961.   

“Mėsimet filluan mė 12.9.60 dhe mbaruan mė 2.6.61, me pėrjashtim tė klasės sė katėrt e tė shtatė, qė mbaruan mė vonė, mbasi kishin provimet e lirimit sė bashku me klasat e shkollės sė ditės.

Nė fillim tė vitit shkollor kishim tė regjistruar 257 nxėnės, kurse nė mbarim tė vitit mbetėn 160, kėshtu qė janė larguar 97 nxėnės...Largimi ėshtė bėrė pėr shkaqe transferimi, marrė nė shėrbimin ushtarak, dėrguar nė kurse, kthim  me korrespondencė, shkurtime nga puna  etj.

Nga 160 nxėnės qė kanė vijuar rregullisht mėsimet,  kalojnė 68, mbeten nė klasė 57  dhe tė paklasifikuar pėr mungesa tė shumta 35. 

Nga kėto pėrfundime, shihet se rezultatet nuk janė tė kėnaqshme, nė tė gjitha klasat, por sidomos nė klasat e katėrta dhe tė  shtata, qė i kanė dhėnė provimet bashkė me nxėnėsit e ditės. Kalueshmėria ėshtė rreth 54 pėr qind mbi tė klasifikuarit dhe rreth 42 pėr qind mbi tė regjistruarit nė fillim tė vitit shkollor. Por edhe cilėsia ėshtė e dobėt, mbasi shumica e notave janė tresha...”

Mbasi nė raport radhiten shkaqet e pėrparimit jo tė mirė, si nga mungesat e shumta, nga mos interesimi i qendrave tė punės, nga pėrgatitja e dobėt e nxėnėse, nga ndihma e pamjaftueshme e diferencuar e mėsuesve,  etj., mė nė fund theksohet se “...qendrat e punės dhe organizatat bazė tė partisė nuk e kanė vlerėsuar sa duhet shkollėn e mbrėmjes, krahas me punėt e tjera...”. 

Si pėrfundim, pėr kėtė ēėshtje dua tė theksoj se pavarėsisht tė metave e dobėsive tė shkollės sė mbrėmjes, ajo pėr kohėn luajti njė rol tė veēantė dhe tė rėndėsishėm nė arsimimin  e dhjetėra e qindra punonjėsve delvinjotė, qė nė tė kaluarėn nuk i kishin pasur mundėsitė e shkollimit. Ulja nė bankat e shkollės pas njė pune tė lodhshme, zhvillimi i mėsimit nga mėsues tė kualifikuar, kryerja e detyrave, zhvillimi i provimeve me rregulla dhe komisione serioze, ka ndikuar qė nxėnėsit e rritur tė shkollave tė mbrėmjes tė merrnin disa nga njohuritė mė tė domosdoshme  shkencore tė lėndėve mėsimore, qė ndikuan nė arsimimin e tyre, nė kulturėn e tyre, nė rritjen e vetėdijes pėr dobinė e tė mėsuarit gjithė jetėn. 

Vitet e punės nė Delvinė kanė lėnė gjurmė nė jetėn time edhe pėr njė arsye tjetėr. Nė kėtė qytet, ku jetoi familja jonė pėr disa vjet, u bėnė martesat e tė dy djemve tė mi, Bardhylit e Agronit. Bardhyli u martua ne vitin 1953 me njė vajzė nga fisi i Hadajve, me rrėnjė dhe e nderuar nė Delvinė, nė shtėpinė e tė cilėve ne u strehuam familjarisht qė nė ditėt e para tė punės sime nė kėtė qytet. Agroni u martua nė fund tė vitit 1958 me njė vajzė nga fisi i Idrizajve, me origjinė nga Kuēi e banues nė Sarandė, e njohur dhe e nderuar pėr traditat luftarake e patriotike nė gjithė Labėrinė. Kėto martesa kanė qenė tė mbara dhe unė sot, nė moshė tė thyer, ndjehem i lumtur qė gėzoj frytet e tyre dhe, mbi tė gjitha, pėr pesė nipėrit e mbesat qė mė kanė dhuruar e deri te stėrnipėrit e stėrmbesat. 

Nga sa kujtova e shkrova shkurt, shpresoj se do tė krijohet bindja e lexuesit se edhe Delvina mė ėshtė bėrė si vendi im, njė qytet i dashur pėr mua, me njerėz mikpritės e bujarė, me miqėsira tė lidhura pėr jetė. Nė Delvinė, si tė thuash, kalova ndėr vitet e fundit tė jetės sime nė arsim, deri nė mesin e  viteteve ’60 kur dola nė pension. Po nuk i harroj kurrė ata dhjetėra arsimtarė me tė cilėt punova vite tė tėrė, nuk i harroj ata qindra e mijėra nxėnės qė kaluan nga bankat e shkollės, me tė cilėt ndava sukseset e vėshtirėsitė, gėzimet e hallet njerėzore. Nuk i harroj, por dhe nuk mė kanė harruar, sepse janė tė shumtė ata qė mė kanė takuar e mė kanė  ngazėllyer me fjalėn e pėrqafimin e tyre tė ngrohtė, janė tė shumtė dhe ata qė mė shkruajnė dhe u shkruaj, qė mė urojnė dhe i uroj me raste festash e pėrvjetorėsh.

Nė Delvinė mora vlerėsimet e para pėr punėn  time nė arsim, qė u kurorėzuan fillimisht me titullin “Mėsues i merituar” nė vitin 1956, kur unė vazhdoja detyrėn e drejtorit tė shkollės shtatėvjeēare “10 Korriku”. Mė pas, kur isha nė pension, m’u dha titulli “Mėsues i Popullit”

1061.jpg
Nė ditėn e dekorimit Mėsues i Merituar, midis kuadrove tė pushtetit, shokėve e miqve

1060.jpg

Nė lulishten e shkollės, viti 1957, Lame Xhama me Dhimitėr Ēelemengon, Diana Mihėn, Aleksandra Zahon, Teli Llucin, Kristo Vidhurin e Kristo Mihėn

1062.jpg

Klasa VI-B e shkollės ”10 Korriku”

1063.jpg
Gjatė orės sė mėsimit nė Delvinė

1065.jpg
Me nxenes te klases se shtate

1064.jpg
Nxenes e mesues ne shkollen 10 korrik ne Delvine

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA