Make your own free website on Tripod.com

lamexhama333.gif

Fterra - vend lindja ime

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

1001.jpg
Fterra - vendlindja ime

Fterra – vendlindja ime

 

          Fterra, vendi im i lindjes! Ajo mė sjell shumė kujtime, prandaj pėr Fterrėn po nis tė shkruaj kujtimet e para, qė lexuesit tė njihen sadopak me vendlindjen time.   Do bazohem nė kujtimet qė mbaj mend nga fėmijėria,  nė ca ndodhi qė mė kanė treguar mė tė moshuarit, nė ato qė kam lexuar pėr historinė e saj dhe, sė fundi, edhe nė ato ngjarje qė kam pėrjetuar vetė.

Fterra ndodhet nė afėrsi tė brigjeve tė Jonit. Nė kėtė kuptim, me tė drejtė ajo mund tė futet edhe nė Bregdet. Por, duke qenė edhe “portė” e Kurveleshit, ajo ėshtė edhe Labėri e bėn pjesė nė krahinėn e Kurveleshit tė Poshtėm. Fshati ynė, pra, ėshtė ura e lidhjes midis Bregdetit dhe kėsaj zone tė Labėrisė, gjė qė realizohet edhe pėrmes rrugės automobilistike kombėtare Borsh-Fterrė-Kuē e deri nė Vlorė.

Kjo pozitė gjeografike ka bėrė qė Fterra, edhe pse ėshtė Labėri, tė ndjejė diēka mė shumė nga aroma e Jonit,  tė jetė, si tė thuash, “mė e butė”, si nga klima, ashtu edhe nga karakteri e zakonet e njerėzve.

I shtrirė kryesisht nė njė zonė kodrinore, me burime tė shumta ujore, me pyje e shkurre nė gjelbėrim tė pėrhershėm, me male pėr rreth e lumenj tė vegjėl, fshati ka njė bukuri tė veēantė e karakteristike. Klima ėshtė mesdhetare, as dimri nuk ėshtė i ashpėr, por as vera nuk ėshtė e nxehtė. Kjo ka ndikuar qė tė zhvillohet e mbarė kopshtaria e pemėtaria, por edhe blegtoria e imtė, sidomos dhia e mė pak delja, qė kanė kushte tė mira kullote. Ndėr drurėt frutorė janė mė tė pėrhapur fiku, arra, mani, kumbulla, ftoi, portokalli, shega, hardhia, dardha, pjeshka etj.

Nė lartėsi mė tė mėdha, rriten njė mori drurėsh pyjorė, si lisi, prralli, frashėri, shqemėza, hilqja, mretia etj., ndėrsa nė zonat mė poshtė rriten maria, shqopia, cmartia, rrapi, qė ėshtė i kudondodhur pranė burimeve e pėrrenjve, etj. Pyjet kanė qenė njė pasuri e madhe pėr fshatin. Ato e kanė mbrojtur atė nga erozioni, i kanė siguruar ajėr tė shėndetshėm, lėndė drusore pėr ngrohje e gatim, pėr ndėrtimin e shtėpive, si dhe i kanė shėrbyer pėr kullotė.

Shumė e pasur ėshtė dhe fauna. Ndėr kafshėt e egra mė tė pėrhapura pėrmendim derrin, dhelprėn, ēakallin, ujkun, kunadhen, ndėrsa nga shpendėt janė shqiponja, turtulli, thėllėza, pėllumbi i egėr, shaptorja, mėllenja, skifteri e shumė e shumė zogj mė tė vegjėl, si gushėkuqi, borakshi, zogėmurra, ēerēelja, cirkoja, qipulla etj. 

Qė nė kohė tė hershme, pėr tė shfrytėzuar  tokat e pjerrėta e kodrinore, banorėt kanė ndėrtuar tarraca, tė cilat shfrytėzohen gjerėsisht edhe sot. Nė koshtra, siē quhen nė Fterrė arat e vogla pranė shtėpive,  krahas pemėve tė shumta, kultivohen edhe perimet, si fasulja pėr kokėrr, barbunja, patatja, qepa, qepujka, domatja, preshi, lakra, spinaqi, speci e tė tjera. Drithėrat e bukės, gruri, misri, elbi e thekra, pėr shkak tė mungesės sė tokave tė gjera, mbillen mė pak e kryesisht nė arat e malit, larg fshatit. Pra, fshati nuk e siguronte dot bukėn me prodhimet e veta dhe bereqetin ose duhet ta blinte nė vende tė tjera me pare nė dorė, ose e siguronte nė zona fqinje nė shkėmbim tė perimeve e prodhimeve blegtorale.

Fterra shquhet pėr pasuri tė mėdha ujore. Nga sa di unė e nga kujtimet e mė tė moshuarve, por dhe nga studimet e bėra vitet e fundit, nė territorin e fshatit ndodhen rreth 40 burime uji, prej tė cilėve mė tė rėndėsishėm dhe me prurje mė tė mėdha janė ai i Gjezhdanicės, i Ixorit dhe i Ngurrėzės. Kėta tė dy tė fundit janė furnizuesit kryesorė tė fshatit edhe pėr ujė tė pijshėm e pėr vaditje. Nga Ixori e merr ujin dhe hidrocentrali i fshatit.

Ndėr burimet e krojet e shumtė tė fshatit, po pėrmend disa prej tyre, jo nga rėndėsia, por nga emrat karakteristikė e me prejardhje tė ndryshme: burimi i Gjezhdanicės, i Langadhės, i Dedecit, i Hejazit, kroi i Ēetės, i Ēerricės, i Gėrthit, i Gėrbenit, i Kretės, i Vidhezės, i Qytezės etj., pa harruar shumė burime e kroje qė mbajnė emrat e fiseve tė fshatit, si burimi i Lone, i Konde, kroi i Bedrinit, i Mere, i Gėde, i Xhame, i Ēike, i Asllane etj.

 Fterra ka dhe njė histori tė vetėn, tė lashtė e tė re. Mendohet se ka qenė banuar qė nė kohėt parahistorike. Por dokumenti  i parė i shkruar, siē dėshmohet e vėrtetohet edhe nė muzeun historik tė fshatit, ėshtė Defteri Osman i vitit 1431. Fshati emėrtohej Efteran dhe kishte 12 familje me kryefamiljarė qė paguanin taksa, por edhe  disa familje mė tė vogla. Kushtet natyrore tė pėrshtatshme dhe afėrsia me detin bėnė qė ai tė rritet vazhdimisht. Kėshtu, studimet tregojnė se mė 1900 kishte 80-100 familje, ndėrsa mė 1944 arriti nė 134 familje.

E ndjej veten krenar qė jam bir i kėtij fshati qė ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė luftėrat pėr liri e pavarėsi. Nė kohėn e Tanzimatit fterjotėt u rreshtuan nė anėn e kryengritėsve. Ēeta e Lazo Kofinės ka qėndruar nė krahė tė Tafil Buzit e Zenel Gjolekės. Nuredin Kofina me shokė tė tjerė fterjotė, gjatė Luftės sė Parė Botėrore luftuan  me andartėt grekė, sidomos nė Delvinė, dhe zhvilluan shumė beteja pėr mbrojtjen e territoreve shqiptare. Pjesėmarrja e bashkėfshatarėve tė mi nė Luftėn e Vlorės mė 1920,  ka qenė e gjerė dhe frytdhėnėse. Pėrkrahje e plotė iu dha edhe qeverisė sė Nolit mė 1924.

Nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare Fterra u rreshtua e tėra me lėvizjen. Shumė nga djemtė e vajzat u bashkuan me batalionet e brigadat partizane. Ēeta territoriale e fshatit, gjithashtu, zhvilloi shumė beteja kundėr armikut. Fshati u bė qendėr e luftės pėr liri dhe gjashtė nga bijtė e tij  ranė dėshmorė tė atdheut.

Sot qė po shkruaj kėto radhė, fshati ėshtė kooperativė bujqėsore, i bashkuar me Borshin e Ēorrajin. Janė bėrė pėrparime nė ekonomi, por sidomos nė aspektin social e kulturor. Ėshtė ngritur shkolla tetėvjeēare, vatra e kulturės, ambulanca, dyqane tregtie, hidrocentrali i fshatit jep dritė 24 orė, ėshtė ndėrtuar muzeu historik i fshatit, ėshtė bėrė lidhja telefonike e shumė e shumė arritje tė tjera qė mė gėzojnė.

Kurbeti ka qenė njė plagė e rėndė sociale, por Fterrės i solli edhe disa pėrfitime. Mendohet qė vetėm nė Turqi qė nga shekulli i 18-tė e mė pas kanė emigruar mbi 50 familje, kryesisht nė Stamboll e Izmir. Shumė nga fterjotėt e Turqisė vazhduan shkollat e mesme e tė larta dhe arritėn deri nė drejtues tė Universiteteve Perandorake , hoxhė nė oborrin e Sulltanit e detyra me rendėsi nė administratėn osmano-turke. Njė pjesė e vogėl e tyre janė kthyer pėrsėri nė fshat dhe kanė ndikuar jo vetėm nė rimėkėmbjen ekonomike tė familjeve, por sidomos nė zhvillimin kulturor tė banorėve, e veēanėrisht nė pėrhapjen e diturisė e tė arsimit. Unė mendoj se ėshtė edhe kjo njė ndėr arsyet pse fterjotėt janė kaq arsimdashės dhe sot nga Fterra, me rreth 100 familje nė fshat dhe diēka mė shumė nė qytetet e tjera, janė me qindra  kuadro me arsim tė lartė e tė mesėm, qė japin ndihmesėn e tyre nė tė katėr anėt e Shqipėrisė.

1002.jpg
Fterra - lagja Ixorit

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA