Make your own free website on Tripod.com

lamexhama333.gif

Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

kopertina1.jpg
Kopertina e librit

U PATAQIT LIBRI “ LAME XHAMA – MĖSUES I POPULLIT – KUJTIME E DOKUMENTE”

 

Komuniteti fteriot dhe familjarėt, mė 5 prill organizuan paraqitjen e librit “LAME XHAMA – Mėsues i Popullit – Kujtime e dokumente”.

Nė kėtė takim morėn pjesė ish nxėnės, miq, shokė e dashamirės dhe bashkėfshatarė me banim nė Tiranė. Vlerat kėtij takimi ia rriti edhe pjesėmarrja e ish nxėnėsve tė tij tė viteve ’30 e ’50 disa nga tė cilėt sot janė mbi 70 e deri mbi 80 vjeē si Andromaqi Harito, Fato Mehmeti, Hėna Mamaca, Yllka Mamaca, Bujar Mehmeti, Asqeri Xhelili, e tė tjerė, pėrveē edhe tė disa nxėnėsve fteriotė.

Takimin e hapi kryetari i komunitetit fteriot tė Tiranės Dilaver Shkurti, i cili mė pas ia dha fjalėn Prof. Dr. Ismet Elezit, i cili bėri njė paraqitjen e shkurtėr tė kėtij libri. Nė vijim pati vlerėsime e diskutime tė ndryshme qė vazhduan edhe grupe grupe gjatė koktejit te organizuar me kėtė rast. Vlerėsime e kujtime tė veēanta paraqitėn Vullnet Mato, Feksor Shkurti, Bajram Sadikaj, Andromaqi Harito, etj. Ndėrsa Hulusi Hizmo edhe si fteriot edhe si ish nxėnės dėrgoi njė mesazh urimi e vlerėsimi nga Brukseli ku jeton familjarisht.

dilocelja.jpg
Dilaver Shkurti ne fjalen e hapjes

FJALA E HAPJES SĖ TAKIMIT NGA

KRYETARI I KOMUNITETIT FTERIOT TE TIRANĖS DILAVER SHKURTI:

 

Tė nderuar miq tė Fterrės dhe tė familjes Xhama!

Tė dashur fteriot !

 

Familja dhe komuniteti fteriot , organizojnė kėtė takim pėr tė promovuar librin me kujtime tė viteve tė jetės, tė birit tė shquar tė Fterrės, Labėrisė dhe gjithė Shqipėrisė, Mėsuesit tė Popullit, patriotit dhe pjesėmarrėsit aktiv nė luftėrat pėr liri qė nė rinin e tij tė hershme e deri nė luftėn e Madhe Nacionalēlirimtare  ku dha njė kontribut tė shquar nė bashkimin e fteriotėve nė luftėn pėr liri, tė paharruarit Lame Xhama.

Lame Xhama, ja kushtoi tėrė jetėn e tij, me ndėrgjegje tė lartė e me pasion, arsimimit tė brezit tė ri dhe ēėshtjes sė Atdheut, motive kėto qė e kanė shoqėruar tėrė jetėn.

Prandaj Lame Xhama nuk ėshtė vetėm njė bir i denjė I Fterrės tonė qė e lindi, por ėshtė edhe I Pėrmetit, Konispolit, Gjirokastrės, Delvinės, Sarandės Kuēit, ku ushtroi veprimtarinė arsimore pėr 40 vjet, ėshtė edhe i gjithė Shqipėrisė.

Nuk ėshtė e rastit qė Lame Xhama ėshtė radhitur ndėr 100 mėsuesit mė tė shquar tė Shqipėrisė dhe ėshtė pėrfshirė nė enciklopedinė e shumė krahinave tė Jugut. Prandaj ne fteriotėt jemi kryelartė pėr tė dhe pėr veprėn e tij.

Njerėz me vlera tė tilla tė veēanta si Lame Xhama nuk harrohen kurrė. Ato mbeten nė memorien e Kombit.

Libri i Lame Xhamės , botuar nga djemtė e tij Bardhyli e Agroni, ėshtė njė dhuratė e ēmuar pėr neve dhe pėr brezat e ardhshėm.

Nder dhe lavdi Lame Xhamės

                                                      Dilaver Shkurti

Tiranė, 5 prill 2009

pjesemarres.jpg
Nje grup pjesemarres te takimit

ismetfjala.jpg
Ismet Elezi ne paraqitjen e librit

FJALA E PROF. DR. ISMET ELEZI:

 

Tė dashur e tė nderuar pjesėmarrės,

 

Nė radhė tė parė dėshiroj tė uroj e tė pėrshėndes Bardhylin e Agronin qė botuan librin me kujtimet e babait tė tyre tė Lame Xhamės dhe t'i falėnderoj pėr organizimin e paraqitjes sė tij nė kėtė takim. Kjo ditė koinēidon me ngjarjen historike tė pranimit tė Shqipėrisė nė NATO, qė u realizua dje.

Pėr mua ėshtė njė nder i madh tė paraqes kėtė libėr, qė pasqyron jetėn dhe veprimtarinė e njė figure tė njohur nė arsimin shqiptar, tė nderuar me titujt e lartė "Mėsues i Merituar" dhe "Mėsues i Popullit", plotėsisht tė merituar.

Por, unė kam, veē lidhjeve me gjakėsi e miqėsi me Lamen edhe dy arsye tė tjera personale, qė mė detyrojnė moralisht tė shpreh respektin, ndjenjat dhe mendimet e mia pėr tė: E para, se me rastin e ceremonisė sė vėnies sė emrit tim, Lames i ra shorti dhe kėshtu ai mė vuri emrin mua; E dyta, se me rastin e 60 vjetorit tim, nė pamundėsi qė tė merrte pjesė personalisht, mė dėrgoi njė vjershė kushtuar kėsaj date, pėr tė cilėn e falėnderova sinqerisht dhe e ruaj si kujtim tė veēantė

Libri me kujtimet e Lames pėr ēdo lexues krijon njė pėrfytyrim tė plotė pėr meritat dhe vlerat e tij. Natyrisht, unė sot, mendoj tė pėrqendrohem vetėm nė disa karakteristika kryesore, tė cilat evidentohen edhe nė botimin qė paraqitet.

Fillimisht ka rėndėsi tė njihet fakti dhe tė kuptohet se dalja nė dritė e figurės sė Lames, si mėsues i njohur nė shkallė vendi, nuk ėshtė rastėsi. Ai ėshtė vazhdues i brezit tė paraardhėsve nga familjet e Xhamajve, Xhafer Xhamės, i cili mbaroi Universitetin nė Stamboll dhe punoi si avokat; i Shefqet Xhamės, qė u diplomua si mjek veteriner dhe punoi nė Stamboll, si dhe i Xhamajve tė tjerė.

Lame Xhama ėshtė bir i denjė i fshatit Fterrė, me tradita tė mėdha e tė vjetra  arsimdashėse. Pikėrisht ky mjedis, nxiti dashurinė e pasionin e tij pėr tė mėsuar, i dhanė guxim e energji tė kapėrcente varfėrinė, vėshtirėsitė e shumta dhe nga shėrbėtor ku punonte nė Vlorė pėr tė fituar bukėn e gojės, shkoi pėr tė mėsuar nė Normalen e Elbasanit tė cilėn e kreu me sukses dhe u emėrua si mėsues, sė bashku me Xhevdet Kofinėn, qė kishte shkuar mė parė.

Ai punoi njė jetė tė tėrė si arsimtar qė nga Pėrmeti, nė Sarandė, Konispol, Delvinė, Kuē, Gjirokastėr me ndėrgjegje tė lartė, me pėrkushtim, me korrektėsi dhe meritoi lėvdatat e titujt e nderit. Kėto pėrpjekje tė vazhdueshme dhe sakrifica janė pasqyruar nė kujtimet e tij dhe shėrbejnė si frymėzim e model pėr arsimtarėt e sotėm e tė ardhshėm.

Shembullin dhe traditat e Lames, pėrmes kapėrcimit tė varfėrisė e tė sakrificave tė panumėrta  i ndoqėn edhe breza tė tjerė arsimtarėsh fteriotė, disa nga tė cilėt, ish nxėnės tė tij, arritėn tė jenė profesorė dhe tani nga Fterra kemi dy akademikė si profesor Muzafer Korkuti e profesor Besim Elezi, si dhe intelektualė tė tjerė qė kanė punuar dhe punojnė nė sektorė tė ndryshėm. Me tė gj ithė kėta sė bashku krenohet Fterra dhe mė gjerė.

Nė librin me kujtime spikat figura e Lame Xhamės jo vetėm si arsimtar, por edhe si njė atdhetar, mbrujtur me idealet e lirisė, tė pavarėsisė kombėtare demokracisė. Si mėsues kėto ideale e ndjenja tė atdhedashurisė i ka pėrcjellė ne edukimin e ish nxėnėsve, si dhe nė jetėn e veprimtarinė e tij. Pėr kėtė dėshmon pjesėmarrja nė rininė e hershme nė Luftėn e Vlorės (1920), nė shoqėrinė "Bashkimi" dhe revolucionin e qershorit 1920 e sidomos me aktivizimin nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare deri nė fitoren e saj, si dhe me qėndrimin konsekuent nė idealet e demokracisė.

Edhe ky aspekt i personalitetit tė Lame Xhamės mund tė shpjegohet po tė merret nė kontekstin e qėndrimeve tė vendosura dhe pjesėmarrjen aktive nė lutat pėr liri, pavarėsi e demokraci tė popullit tė Fterrės.

Pjesė pėrbėrėse kryesore e personalitetit tė Lames, siē del edhe nga kujtimet, ka qene edhe dashuria pėr njerėzit, pėr shokėt e miqtė, pėr kolegėt e punės, pėr bashkėfshatarėt pėr ish nxėnėsit e deri te fėmijėt e shtėpisė sė fėmijės. Miqėsia, respekti, korrektėsia, sjelljet shembullore, lanė kudo pėrshtypje tė mira. Dhe ngjallėn respekt e dashuri ndaj tij. Kėto vlera morale shprehen qartė nė letrat pėrshėndetėse, urimet qė i kanė dėrguar nga tė gjitha anėt dhe janė pasqyruar nė kujtimet e tij.

Me  vlera tė mėdha edukuese janė edhe kujdesi e sjelljet e tij, pėr tė krijuar e ruajtur tė paprekur e tė fuqishme harmoninė familjare.

Veēori e librit qė paraqitet ėshtė se jo vetėm pėrmban kujtime tė vetė Lames, por shoqėrohet e pasurohet edhe me dokumentet zyrtare e shkrime tė tjera autentike, qė tregojnė se sa i pėrpiktė ai ka qenė nė punėn e tij.

Ai u nda nga jeta me merita e vlerėsime dhe me krenari tė ligjshme, sepse la pas trashėgimtarė tė denjė, djemtė Bardhylin e Agronin, dy intelektualė tė njohur, nipin e tij Lekėn, mjek i devotshėm, si dhe nipėr e mbesa tė tjerė tė arsimuar e tė kulturuar.

Nė mbyllje tė kujtimeve tė tij ka shkruar kėto fjalė kuptimplotė: "O njerėz tė mirė, jetoni jetėn me punė dhe dinjitet deri nė orėt e fundit tė saj", ashtu siē e jetoi dhe e mbylli ai vetė, duke mbetur nė kujtesėn tonė i paharruar, i respektuar e i nderuar.

Ju faleminderit

Tiranė, 5 prill 2009

safetbesim.jpg
Safet Memi dhe Besim Elezi gjate takimit

feksorvjersha.jpg
Feksor Shkurti duke recituar poezine

Pėrshėndetje me poezi nga FEKSOR SHKURTI

 

SI NJĖ KALORĖS FISNIK BETEJASH

(Kushtuar Mėsuesit tė Popullit Lame Xhama)

 

Si njė kalorės fisnik betejash e si trim luftove,

Por jo me harqe e shpata tė kohėrave primitive,

Me mendjen e penėn tėnde betejat ti i fitove

Nė ato vite tė vėshtira, nė ato vite lufte e stuhie.

 

Ende pa u rritur mirė dhe akoma pa u burrėruar

Fati i keq, me vėshtirėsitė e jetės e tė kohės tė ndeshi,

Por etja pėr liri, pėr dije, pėr tė punuar e pėr tė mėsuar

Asnjėherė nė mendjen e nė zemrėn tėnde nuk reshti.

 

Edhe pse ishe akoma fėmijė e si hyzmeqar ti punoje

Nė shpirt e nė mėndje kishe vetėm njė qėllim,

Shkollėn e arsimimin me ēdo kusht doje ti vazhdoje.

Se lirinė d~e shkollimin i shikoje si tė vetmin shpėtim.

 

Pasi mbarove shkollėn Normale e mėsues u emėrove

Fillove profesionin e nderuar qė aq shumė e deshe,

Me ndėrgjegje tė lartė e pėrkushtim kudo punove.

Nxėnės, prindėr e kolegė i bėre miq, i bėre pėr vete.

 

Vitet e luftės, ishin vite tė rėnda e shumė tė vėshtira

Por kalorėsi legjendar nuk e ndalte dot mė revanin,

Se Atdheu kėrkonte pavarėsinė e lirinė e ditė mė tė mira.

Ndaj ti ja kushtove punėn dhe jetėn tėnde, lirisė sė vatanit.

 

Me mish e me shpirt ju pėrkushtove luftės pėr liri

Sė bashku me bijtė e bijat mė tė mira tė Kurveleshit,

Punove e luftove me guximin djaloshar e me aq trimėri.

Kalorėsi ynė i dijes dhe luftės, qė s'ju tremb rrebeshit.

 

Gjithė jetėn tėnde shkollės dhe arsimit ja kushtove

Me dhjetėra janė brezat qė kanė dalė nga dora jote,

O' mėsuesi i thjeshtė, qė me aq pėrkushtim punove

Nxėnėsit e tu tė kujtojnė me respekt, pėr vite e mote.

 

Lufta e puna juaj, janė vlerėsuar maksimalisht

"Mėsues i popullit", ky titull i lart nderi e krenarie,

Kalorėsi fisnik i dijes, jeton e do nderohet pėrjetėsisht,

Ky bir i nėnė Fterrės , qė meritoi e mori vlera pavdekėsie.

 

Nderim e respekt pėr jetėn dhe pėr veprėn tuaj

Pėr emrin dhe nderin qė i fale Fterrės tonė,

Emri Lame Xhama do t'mbetet pėrjetėsisht i paharruar

Fterra dhe fterjotėt e tu, kurrė s'do t'ju harrojnė.

 

 

Tiranė, mė 21.03.2009

 

Shėnim " Kėto vargje i shkrojta pasi pėrfundova sė lexuari librin e mrekullueshėm "Lame Xhama Mėsues i Popullit". Faleminderit tė dashur Bardhyl e Agron qė nxorrėt nė drit jetėn dhe kujtimet e babait tuaj tė nderuar, qė na dhatė mundėsinė qė tė njhemi me jetėn dhe veprimtarinė e kėtij fterjoti me pėrmasa e vlera vėrtet tė mėdhaja e pėr t'u admiruar e respektuar edhe nga brezat e ardhėshėm.

Autori

bajram.jpg
Bajram Sadikaj gjate pershendetjes

Pėrshėndetje nga BAJRAM SADIKAJ

 

MOTRA DHE VĖLLEZĖR

 

Erdha me kėnaqėsi tė veēantė nė kėtė aktivitet bashkėfshatarėsh, miqsh e sho­kėsh sepse mė thirri emri dhe kujtimi i Lame Xhamės. Librin qė ėshtė shkruar  pėr tė ende s'e kam lexuar. Them “pėr tė” seps fillimisht kujtova se dikush tjetėr, ndofta djemtė e tij: Bardhyli e Agroni kishin shkruar pėr babanė, tė cilėt, sigurisht meri­tojnė urime e pėrgėzime. Por nė njė moment tė dy tė mėsova se nė atė libėr ėshtė vetė dora e mendja e Xha Lames. E nė kėtė rast, kurioziteti dhe interesimi im dyfishohet, sepse njė burrė si ai, nuk mund tė shkruaj tjetėr veēse fakte e ndodhi tė vėrteta e tė menēura.

E mbaj mend Xha Lamen qysh kur isha ende fėmijė, nxėnės shkolle. Me kujtohet se mė bėnte pėrshtypje, kur gjatė periudhe sė verės, njė burrė i veshur allafrėnga, gati ēdo ditė, herė me shokė e herė vetėm bėnte shėtitjen e zakonshme xhadesė, vej e vinte nga Qafa e Mehmete gjer tek Perroi i Kanės. Ndalej e kėmbente dy llafe me te rriturit, na kthente buzagaz pėrshėndetjen edhe ne tė vegjėlve kur i thoshim "mirė mėngjes me njė gojė, siē na kish porositur mėsues Neimi. Ashtu, buzagaz, tė dashur e tė qeshur e kujtoj Xha Lamen edhe sot.

Edhe gjatė viteve tė Luftės Nacionalēlirimtare , Lamja e gjeti saktė pozicionin qė i takonte atė tė patriotit  qė kėrkon lirinė e Atdheut. U angazhua dhe e ndihmoi atė Luftė, si nė Fterrė dhe nė Sarandė.

Ne vitet e pasēlirimit e njoha akoma mė mirė Lamen. Kur ai ishte drejtor i Unikes sė Kuēit edhe unė isha me punė atje. Qeshė i ri sa mosha e fėmijės sė parė tė tij, por ai me mbante afėr e me trajtonte si shok tė barabarte, dilnim e shėtisnim. Qe zgjedhja e atij qė pėr dy muaj e ca u strehuam bashkė nė njė nga dhomat e shkollės re. Mbrėmja na bashkonte nė dhomėn qė ende mbante erė e lagėshtirė llaēi. Zakonisht darko­nim me ato qė na kishin dėrguar nga Fterra. Sipas rastit herė i bashkonim e herė secili me tė tijtė. Kish varfėri e prapambetje ajo kohė, dhe ne, megjithėse ishim rrogėtarė s'kishte ku gjenim mė shumė. Nė pasdarke pėrsėri mbeteshim nė shoqėrinė e njėri-tjetrit nė dritėn e kandiles. Ai tregonte, fliste pa u lodhur, dhe unė e e ndiqja me kureshtjen e te riut ende tė pa gjezdisur. I jam mirėnjohės pėr gjithė ato kėshilla tė vlefshme qė s’mi ndau, veēanėrisht pėr shkollimin dhe tė mėsuarit. Nga ē'thoshte e tregonte kolegu im i dhomės unė s'arrija ti kuptoja tė gjitha, dhe kur fikej kandili, nė errėsirėn e natės, me imagjinatėn time bridhja gjithė kuriozitet nėpėr monopatet e rrugėve qė kish kaluar ai.

Pak kohė ndenji nė Kuē mėsues Lamja, nė mos gaboj afro dy vjet, por asnjėherė s'u lodh e s'u kursye nė veprimtari shoqėrore. E kush mė mirė se drejtor Lamja do ti shpjegonte situatat e kohės dhe detyrat lidhur me to? Dashamirės e buzagaz komunikonte me tė gjithė pa dallim, larg qibrės ironisė e pėrēmimit. I dėgjohej fjala dhe bėri shokė e miq.

Pa dyshim, me profesionin e mėsuesit Lame Xhama bėri karrierė  dhe la njė emėr tė nderuar gjithandej ku e ushtroi. Fshati ynė arsimdashės, pas hoxhėve pėrmendet edhe pėr numrin e madh tė mėsuesve. Janė shumė prej tyre tė nderuar me emėr e nė zė, por mė nė krye qėndronte “Mesuesi i Popullit",- Lame Xhama, sepse ai, pėrveē zanatit ish dhe mbeti njė njeri i mirė dhe i nderuar. Askund dhe asnjėherėė s'kam ndėgjuar tjetėr gjė pėr xha Lamen, pėrveē fjalėve tė mirėnjohjes. Dy motra konispolate, tashme tė moshuara qė i kam gjitone, sapo mėsuan vendlindjen time, Fterrėn- tonė, brofėn Ouuu, fshati i mėsues Lames thanė dhe u ndriti fytyra. Nuk pritėn tė dėgjonin nga unė pėr bashkwfshatarin tim, por ia nisėn tė tregonin ato vetė, flisnin me entuziazėm dhe me respekt pėr mėsuesin e tyre tė dikurshėm.

Ne fteriotėt, siē na ēmojnė dhe tė tjerėt, bėjmė shumė dhe e mbajmė njėri-­tjetrin, ja njohim, ja ruajmė dhe ja nderojmė vlerat gjithė seicilit, por ato figura qe u ndrisin vlerat ti ngremė mė lartė, t’i vėmė nė sergjen qė tė duken e tė mos harrohen. Lame Xhama ėshtė njėri prej tyre, ca mė tepėr se mishėronte shumė kualitete, intelek­tual i formuar, familjar shembullor, burrė e zakoni, aktivist shoqėror, dhe mbi tė gjitha njeri i mirė.

I paharruar kujtimi i tij.

hulusihizmo5.jpg
Hulusi Hizmo

Mesazhi dėrguar nga HULUSI HIZMO

 

Tė dashur  Bardhyl  e  Agron

         Mėsova me kėnaqėsi punėn tuaj tė lavdėrueshme, botimin e aktivitetit tė tė nderuarit babait tuaj Lame Xhama. Ai meriton shumė, jo vetėm nga ju, djemtė e tij, nga ne, fteriotėt, po nga qindra  e mijė nxėnės qė ka mėsuar. Ai do pėrmendet veē pėr mirė nga miq e shokė, nga kushdo qė e njohu e punoi me tė.

Figura e drejtorit tė shkollės 7 vjeēare "M. Matohiti" nė Kuē tė  Kurveleshit, zotit Lame Xhama, ėshtė diēka e  veēantė, e pa pėrsėritshme, pėr mua, nxėnėsin e atyre viteve nė  atė shkollė. Ai njeriu i brishtė, flokė bardhi si bora, gjithmonė i qeshur, edukatori, modeli i intelektualit nė ato vite tė vėshtira dhe nė atė terren tė ashpėr, punoi me pėrkushtim e thjeshtėsi, plot dinjitet, me nxėnėsit dhe popullin tė etshėm pėr dije e pėrparim; prandaj tė terė e adhuronim dhe ishim krenarė  qė e kishim drejtor.

Janė tė shumta mbresat dhe kujtimet e nxėnėsit pėr eprorė tė tillė.

Po afronte festa e 1 Majit. Drejtor Lamja mė thirri dhe mė dha njė vjershė tė pėrgatitur  prej tij, ta mėsoja pėr ta recituar nė feste ku do mblidhej i gjithė populli; pasi mė dha  udhėzimet e rastit, me inkurajoi pėr recitimin; kėshtu u ngarkuan dhe shumė nxėnės tė tjerė nė fushėn e artit, kulturės e sportit. Atė tė diel tė festės, kuptohet nuk  shkuam  dot nė Fterrė, ne nxėnėsit e shumtė fteriotė, po ne nė feste pėrjetuam emocione tė veēanta dhe ndjeheshim shumė tė kėnaqur, se aktivitetet e organizuara nga shkolla jonė, tė ideuara  dhe tė udhėhequra nga drejtor Lame Xhama, gjallėruan e gėzuan gjithė fshatin e Kuēit. Ato mbeten njė kujtim i bukur pėr tė gjithė nxėnėsit, po sidomos pėr ata qė angazhoheshin pėr herė tė parė nė kėto aktivitete.

Kaluan vite dhe shumė nga nxėnėsit e drejtor Lames u bėnė mėsues edhe drejtorė shkollash dhe vazhdimisht kemi ėndėrruar tė ecim nė gjurmėt e tij pėr gjithė ato virtyte tė ēmuara prindėrore, pedagogjike e atdhetare qė kishte, por gjithmonė kemi mbetur nxėnėsit e zellshėm tė Mėsuesit tė Popullit Lame Xhama. Nder e respekt figurės sė tij.                                         

Me  respekt

                                                         Hulusi  Hizmo

Belgjike 03/04/009

lineee36.gif

FOTOGRAFI GJATE TAKIMIT 5 PRILL 2009

0002.jpg
Drejtuesit e mbledhjes

0003.jpg
Pjesemarres ne mbledhje

0005.jpg
Dilaver Shkurti duke hapur takimin

0008.jpg
Fatime Dusha, Didare Memi, Dito Memi

0007.jpg
Hamzai, Leka, Safeti, Dilua, Fatimja, Didarja, Ditua

0011.jpg
Vullnet Mato duke diskutuar

0013.jpg
Vellezerit Korkuti: Rebiu, Muzaferi, Rakipi ne takim

0015.jpg
Agroni, Jashik Maci dhe kunati i tij ish nxenes ne Delvine

0017.jpg
Agroni dhe Vendim Dauti me bashkeshorten

0019.jpg
Feksor Shkurti, Ameli Shkurti dhe Sheri Mita

0021.jpg
Gasteria, Kadriu dhe Lifua

0024.jpg
Bashkeshortet Muzefer e Adelina Korkuti

0025.jpg
Bashkeshortet Arben e Liljana Shalari

0027.jpg
Haxhireja, Feraseti, Merita, Liljana

0029.jpg
Agron Xhama, Fato Mehmeti, Andromaqi Harito ish nxenes ne Sarande

0031.jpg
Marenglen dhe Roland Mita

0035.jpg
Zace Malo me bashkeshorten

0001.jpg
Ismet Elezi duke mbajte fjalen e rastit. Ne sfond Viola e vogel

0004.jpg
Liljana, Elvira, Feraseti, Agroni, Merita

0006.jpg
Pjesemarres ne takim

0009.jpg
Vexhi Gjoni, Bajram Sadikaj, Rebi Korkuti, Adelina Korkuti, Muzafer Korkuti

0010.jpg
Pjesemarres ne takim

0012.jpg
Safet Memi dhe Besim Elezi gjate takimit

0014.jpg
Bardhyli, Haxhua dhe Asqeri Xhelili ish nxenes i Shtepise se Femijes

0016.jpg
Guro Zeneli, Pirro Andoni dhe Agron Xhama ne takim

0018.jpg
Boris Skendi dhe gruaja e tij, Natasha

0020.jpg
Besim Elezi, ne sfond Arben Kurupi

0022.jpg
Andromaqi Harito, ish nxenese

0023.jpg
Shpetim Idrizi, Natasha Idrizi, Entela Cipa dhe Vladimir Idrizi

0026.jpg
Merita dhe Feraseti

0028.jpg
Rebi Korkuti dhe Agron Xhama

0030.jpg
Aferdita Idrizi dhe vajzat Klodi e Dorina, majtas Entela

0032.jpg
Liljana, Britani dhe Merita

0034.jpg
Dusho Dusha dhe Fatmir Dusha

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA