lamexhama333.gif

Pushtimi fashist

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

1032.jpg

Pushtimi fashist i 7 prillit,

transferimi dhe pushimi  nga puna

 

E kam pėrcjellė  me dhimbje   pėrjetimin e datės 7 prill tė vitit 1939. Kam qenė vetė i pranishėm nė Sarandė nė atė ditė qė quhet e “premtja e zezė”, kam parė me sytė e mi se ē’ka ndodhur nė ditėn e pushtimit fashist dhe nė  periudhėn e mėvonshme  kur u “ligjėrua” qeverisja  e zaptuesve nė qytet e mė gjerė.

Nė atė periudhė, “tė mirat” e pushtimit fashist ishin tė dėgjuara prej kohėsh edhe nė Sarandė. Konsullata italiane e ngritur prej vitesh nė qytet bėnte njė propagandė gati tė hapur se Shqipėrisė shpėtimi do t’i vijė vetėm nga Italia. Pėr kėtė nuk mungonte sė ndihmuari edhe ndonjė pėrfaqėsues i parisė, qė u mbante ison, sepse kishte pėrfituar goxha nga pėrkrahja italiane, sidomos nė tregti pėrmes marrėdhėnieve tė dyshimta me shtetin fqinj pėrtej Adriatikut.

Po le tė kthehemi te 7 prilli. Atė vit unė isha ende mėsues nė Sarandė. Them ende, sepse ca muaj mė vonė do tė transferohesha nė Konispol pėr qėndrimin tim tė hapur antifashist edhe para pushtimit tė vendit, por sidomos pas pushtimit.

Ishte ditė e premte. Rreth orės katėr a pesė tė mėngjesit limani i Sarandės u mbush me lloj - lloj anijesh luftarake, tė mėdha e tė vogla, plot me ushtarė dhe tė ngarkuara rėndė me armatime e materiale tė tjera nė ndihmė tė luftės. Me sa mė kujtohet, ishin 17 anije qė qėndronin larg bregut. Fashistėt e dinin se propaganda e bėrė qė shqiptarėt do t’i prisnin me lule, nuk ishte e vėrtetė dhe ata i trembeshin shumė rezistencės me luftė nga patriotėt vendės, qė nuk pranonin kurrė ta kėmbenin lirinė dhe vargonjtė e pushtimit me premtimet boshe pėr njė jetė mė tė mirė e tė begatė nėn sundimin e Duēes e tė Musolinit.

Qė nė mėngjes herėt njė pjesė e madhe e banorėve tė qytetit, me fėmijė, gra e pleq dhe me disa nga plaēkat e ushqimet mė tė domosdoshme, u larguan nė panik, kaluan Qafėn e Gjashtės dhe shkuan e u strehuan nė fshatrat fqinje.

Edhe unė, si kujdestar nė Konviktin “Ēamėria”, mora konviktorėt dhe pak ushqime dhe u nisa bashkė me popullin  pėr nė fshatin Vremero. Ishte e domosdoshme tė mbroheshin konviktorėt, qė ishin djem tė rinj, nxėnės tė fillores. Nuk e dinim se si do tė zhvilloheshin ngjarjet. Dyshonim se pushtuesit do tė bombardonin qytetin nga deti, sepse i kishin marrė informatat se nuk do tė shkelnin dot nė bregun e Sarandės  pa kėrcitur pushkėt.

Pa arritur mirė nė fshat, u dėgjuan  gjėmime topash, vėrshėllima gjylesh, kėrcitje mitrolozėsh e pushkėsh. Italianėt pushtues donin tė mbillnin panik dhe qė nga anijet nė det i dėrgonin gjylet pa adresė, qė fluturonin  deri nė malet e Delvinės e tė Muzinės. Donin tė tregonin se ishin tė fortė dhe askush nuk duhet tė guxonte tė matej me ta.

Por gabuan. Zhurma e tyre luftarake nuk i trembi djemtė guximtarė tė popullit. Nė kohėn qė fashistėt u pėrpoqėn tė zbarkonin me barka nė bregun e detit, ndodhi ajo qė pritej. Ishte vėrtet njė ēetė e vogėl sarandjotėsh qė kishte mundur tė armatosej, po heroizmi dhe guximi i tyre qe i madh dhe kuptimplotė. Ata i pritėn ushtarėt Italianė me plumba. Lufta u ndez e ashpėr. Thuhet se nga Italianėt pati disa viktima. Por edhe nga tanėt u plagos djaloshi nga Nivica, Mitro Dhimėrtika, i cili vdiq nga plagėt e rėnda qė mori. Po fashistėt ishin mizėri dhe tė armatosur deri nė dhėmbė dhe kėshtu rezistenca e mėtejshme e luftėtarėve sarandjotė ishte e pamundur. Saranda u pushtua, si tė gjitha qytetet bregdetare tė Shqipėrisė. Kėrkesat pėr armė qė bėnė banorėt e Sarandės, tė Delvinės, tė Konispolit, tė Bregdetit dhe tė fshatrave pėr rreth, ranė nė vesh tė shurdhėr. U sabotua pritja me njė luftė frontale e Italisė fashiste. Kėshtu ndodhi nė Durrės, kėshtu ndodhi nė Vlorė e Shėngjin, kėshtu ndodhi dhe nė Sarandė.

Po ajo pėrpjekje me armė qė u bė nė Sarandė, qė pati si hero tė ditės Mitro Dhimėrtikėn, la mbresa tė pashlyera te banorėt nė gjithė hapėsirėn e Jugut dhe shėrbeu si njė medalje patriotizmi e trimėrie, qė do tė ndizte mė vonė zjarrin e luftės sė armatosur kundėr pushtuesve.

Dy fjalė nderimi edhe pėr dėshmorin e ditėve tė para, Mitro Dhimėrtikėn. Atė djalosh e kam njohur rastėsisht, sepse  kisha miqėsi me tė atin, Vason, me tė cilin kemi qenė tė internuar nė Sazan, nė kohėn e Luftės sė Vlorės mė 1920.

Mitroja ishte njė djalė i zgjuar, rreth 22 vjeē. Me fytyrė tė ēiltėr e sy flakėrues, me fjalėn e matur e tė burrėruar pėr moshėn, ai tė bėnte pėr vete. Qe guximtar, trim dhe e urrente fashizmin. Nė biseda me tė kuptova se kishte cilėsi tė rralla tė njė patrioti. Ky mendim m’u forcua edhe nga bisedat me miqtė e mi niviciotė, si Loni Gjika, Koēo Papagjika etj. Pastaj, siē theksova, unė ia njihja dhe tė atin. Prandaj nuk qe krejt rastėsi qė ai u vu nė ballė tė shokėve mė 7 prill 1939 nė pritėn me armė qė iu bė pushtimit fashist nė Sarandė. Me tė, me sa mė kujtohet, kanė qenė edhe Naqe Gurma, Ibrahim Mustafai e tė tjerė.

Kur forcat e rezistencės u tėrhoqėn nga luftimet, Italianėt u bėnė “tė guximshėm”, u afruan me barka te bregu, vunė urat dhe zbarkuan nė qytet. Moli u mbush me ushtarė, me pendė e pa pendė, me mjekra e pa mjekra, por tė gjithė tė armatosur rėndė. Arkat me materiale luftarake, me ushqime e ēadra i shihje ngado. Tani frika e njerėzve nga lufta dhe nga ndonjė masakėr e fashistėve ishte pakėsuar. Kėshtu qė u dėrgua lajmi qė tė ktheheshin tė gjithė banorėt nė qytet, nė shtėpitė e tyre. Dhe kėshtu ndodhi.

Por njė mbledhje urgjente, qė iu kėrkua banorėve tė qytetit pėr nė lulishten e Konsullatės Italiane, ngjalli pėrsėri frikė. E, megjithatė, aty u mblodhėn njė pjesė e mirė e banorėve tė Sarandės. Tė pranishmit shikonin njėri - tjetrin tė habitur dhe pyesnin se pėrse i kishin mbledhur. Nuk vonoi e nė krye tė turmės doli njė kolonel fashist. Ai nisi tė na shpjegojė se ushtria fashiste nuk kishte ardhur pėr tė pushtuar Shqipėrinė, por si shpėtimtare, prandaj na porositi tė rrinim tė qetė nė familjet e punėt tona dhe se qė tė nesėrmen jeta do tė vazhdonte normalisht. Do tė hapeshin zyrat e administratės, shkollat, dyqanet, kafenetė e gjithēka do tė shkonte si mė parė. Ju, tha koloneli, kėtej e tutje do tė keni mė shumė zhvillim, mė shumė bukė e ushqime,  mė shumė siguri. Ne u kemi sjellė misėr e grurė sa tė doni dhe qė nesėr do tė fillojmė t’ua shpėrndajmė njerėzve qė kanė nevojė. Duēia, pėrfundoi oficeri, e ka nė zemėr Shqipėrinė, pra dhe Sarandėn tuaj, kėtė vend tė bukur me klimė tė admirueshme.

Pjesa mė e  madhe e njerėzve e kuptuan  se koloneli po gėnjente nė  mes tė ditės, por pati dhe disa banorė qė u mashtruan. Kėshtu, pasi ai mbaroi fjalėt, nė lulishte u dėgjuan nja dy brohoritje  e urra tė mbytura pėr Duēen “shpėtimtar”. Ushtarėt italianė pjesėmarrės u gėzuan,  ndėrsa banorėt vendės rrinin tė mėrzitur e kokė ulur.

Sarandjotėt, pastaj, u shpėrndanė secili nė shtėpitė e veta. Edhe unė u ktheva nė konvikt tė kujdesesha pėr fėmijėt. Broēkullat e kolonelit mė vinin ndėr mendje dhe mėrzitja e zemėrimi mė shtoheshin ēast pas ēasti. Me nxėnėsit mė tė rritur fillova tė bisedoja hapur. Ata u interesuan pėr mbledhjen qė u bė dhe unė u thashė tė vėrtetėn se Italia fashiste e ka pushtuar Shqipėrinė, se populli nuk e duron dot robėrinė, se ato qė thotė propaganda fashiste janė mashtrim, se qėllimi i vėrtetė i Italisė ėshtė ta kthejė vendin tonė nė njė koloni pėr ta shfrytėzuar etj. Nga biseda me 5-6 fėmijė, qė nisi nė fillim, aty m’u mblodhėn mbi 30 konviktorė dhe biseda u kthye nė njė takim tė ngrohtė me pyetje e pėrgjigje tė pafundme. Djemtė konviktorė qenė tė zgjuar. Pjesa mė e madhe e tyre vinin nga Ēamėria, por dhe nga familje patriotėsh dhe e kuptonin ēdo tė thotė pushtim fashist. Ishte dhe kjo ndėr arsyet pse shumė prej tyre tre-katėr vjet mė vonė rrėmbyen armėt e dolėn nė mal tė luftonin kundėr pushtimit.

Tė nesėrmen, mė 8 prill,  nėpunėsit shkuan nė zyra dhe rifilluan detyrėn. Kėshtu ndodhi me dyqanet e artizanatit, tė tregtarėve, nė punishtet e pakta qė kishte qyteti, nė kafenetė e restorantet. U duk se po rifillonte shpejt jeta normale, paēka se njerėzit zienin pėrbrenda pėr vargonjtė e pushtimit. Ishin tė pafuqishėm tė bėnin ndonjė kundėrshtim dhe tė detyruar pėr tė mbijetuar e rifilluan aty ku e kishin lėnė rrjedhėn jetėsore.

Vetėm shkolla nuk e filloi punėn normalisht.  Kur unė me disa nga mėsuesit  ēelėm dyert e klasave dhe prisnim nxėnėsit, vumė re se mungonin mjaft prej tyre. Bile mungonin dhe dy nga mėsuesit. Shumė prindėr ishin ende me frikėn e ndonjė trazire apo dhe mė keq dhe nuk i dėrguan fėmijėt nė shkollė. Dhe kishin tė drejtė. Njė ditė mė parė u dėgjuan gjėmime topash dhe plasi lufta nė brigjet e detit, nė prag tė shtėpive tė tyre. Na u desh ne mėsuesve tė ndėrhynim nė familje dhe tė prisnim dhe dy-tre ditė gjersa edhe shkolla nisi mėsimet si mė parė.

Italianėt, pas pushtimit, filluan tė tregonin praninė nė qytet, por edhe pėr tė parė reagimin e popullit. Konsulli, sė bashku me dy oficerė, me uniformė e grada, dolėn shėtitje nė rrugėt kryesore tė qytetit. Ata kishin si qėllim tė pėrshėndesnin ēdo kalimtar me nderimin fashist, pėr tė provuar sesi do t’i pėrgjigjej populli kėtij nderimi. Qe njė provokim i hapur. Por pėr ta ndodhėn disa tė papritura. Kėshtu, u mor vesh qė njė punėtor porti, Zenel Sheme, nuk iu pėrgjigj nderimit fashist tė konsullit me shoqėruesit. Konsulli i foli nė emėr, se e njihte ( ai njihte shumė sarandjotė, se kishte disa vjet si konsull). E pyeti se pėrse nuk ia ktheu pėrshėndetjen. Zeneli i tha se nuk e kishte vėnė re. Konsulli kishte buzėqeshur me ironi. Po kėshtu nderimit fashist nuk iu pėrgjigj as Habil Poēi. Konsulli veproi njėsoj si me Zenelin, e pyeti pse nuk nderoi dhe ai iu pėrgjigj se ishte shqiptar dhe i tillė do tė mbetej. Bile shkoi me tej duke i thėnė se ju thatė se keni ardhur si shpėtimtarė dhe jo si pushtues, pse na kėrkoni tė nderojmė si ju? Ngjarje tė tilla pati shumė ato ditė. Ishin fare tė pakėt ata qė nderuan konsullin si fashistėt, mė shumė nga padija sesa nga ndėrgjegjja. Shumica e njerėzve iu shmang takimit, ndėrsa njė pjesė kalonin pranė tyre kokė ulur dhe bėnin sikur nuk i shikonin.

Pas disa ditėsh njė skenė e tillė u pėrsėrit, por kėsaj radhe me njė qitje mė tė largėt. Donin tė shikonin reagimin e fėmijėve. Konsulli me shoqėrues ushtarakė erdhi nė shkollė, takuan drejtorin dhe bashkė me tė hynė dhe nė klasėn ku unė jepja mėsim. Sa u futėn te dera, konsulli pėrshėndeti  me nderimin fashist. Nxėnėsit u ngritėn tė gjithė nė kėmbė, se duhej nderuar pėr prezencėn bashkė me drejtorin. Po asnjėri e as unė nuk iu pėrgjigjėm nderimit fashist.

Pastaj konsulli dhe dy ushtarakėt erdhėn e mė takuan mua. Njiheshim prej kohėsh me konsullin. Ai me siguri dinte hollėsisht dhe prirjen time antifashiste. Megjithatė, mė foli me pėrzemėrsi dhe hodhi sytė nėpėr muret e dhomės. Shpresonte mė kot tė gjente ndokund ndonjė portret tė Duēes, sikurse qenė dhėnė orientime gojore. Po  nė klasė pa vetėm portrete tė Rilindėsve dhe dy harta tė Shqipėrisė, atė fizike dhe atė  ekonomike. Pastaj, formalisht mė pyeti pėr vijimin e nxėnėsve, pėr mbarėvajtjen nė mėsime e pėr nevojat qė kishim pėr bazė materiale mėsimore.

Ishte njė vizitė e qėllimshme pėr tė matur pulsin e intelektualėve, por edhe tė nxėnėsve. Pas disa minutash, pėrshėndetėn me dorėn ngritur  dhe u larguan. Si dhe mė parė, nxėnėsit u ēuan nė kėmbė pa ndonjė pėrshėndetje. Ata i kisha porositur qė tė mos nderonin askėnd si fashistėt.

Nė ditėt e muajt qė pasuan  pushtuesit Italianė bėnė shumė pėrpjekje pėr tė mashtruar e pėr tė joshur popullin e Sarandės qė tė pėrqafonte  “politikėn e re” italiane ndaj vendit tonė. Arritėn nė ndonjė rast tė bėjnė me vete edhe drejtues tė administratės apo tregtarė, tė regjistronin edhe disa persona nė Partinė Fashiste, tė joshnin dhe rininė me muzikė e veshje fashiste. Por nuk ia arritėn kurrė tė bėjnė me vete popullin. Urrejtja sa vinte e shtohej dhe lufta e armatosur  do tė vinte si rrjedhojė jo vetėm e pushtimit, por edhe e pėrpjekjeve pėr italianizimin e vendit. Sarandjotėt e vėrtetė kishin pėrvojė nė kėtė drejtim, ata as me grekun nuk qenė pajtuar ndonjė herė, as me italianin nuk u pajtuan. Liria pėr ta ishte mbi gjithēka dhe kėtė e provoi katėrcipėrisht lufta ēlirimtare qė filloi mė vonė.

*   *   *

Qėndrimi im antifashist nė Sarandė nuk mbeti pa pasoja. I pari ishte transferimi disa muaj pas pushtimit nė Konispol.

Nė shkresėn zyrtare tė datės 27 dhjetor 1939 tė Drejtorisė sė Konviktit ”Ēamėria”, me Nr. Protokolli 275/1,  mė njoftohej:

                                       Zotit Lame Xhama, mėsues,  Kėtu

Nė bazė tė telit Nr. 6414/60 , datė 23 dhjetor 1939 tė Ministrisė sė Arsimit, komunikuar me anė tė Inspektoratit tė Gjirokastrės me tel. Nr 600/33, datė 24 dhjetor 1939, ju njoftohet se transferohej si kryemėsues nė Konispol.

Tė paraqiteni sa mė parė nė vendin e shėrbimit.

                                                              Drejtori i Konviktit

                                                                    Sadi Pejani

Nė kėtė njoftim emėrimi tė bėn pėrshtypje shpejtėsia  me tė cilėn bėhet komunikimi nga njė instancė nė tjetrėn. Brenda dy-tre ditėsh urdhri i Ministrisė mė njoftohet zyrtarisht pėr tė lėnė punėn gati dhjetėvjeēare nė Sarandė e pėr tė shkuar nė njė zonė tė largėt kufitare. Aq tė nxituar ishin, sa nuk pritėn sė paku tė festoja dhe Vitin e Ri 1940, por katėr ditė para tij mė dorėzohet shkresa zyrtare, ku mė urdhėrojnė “tė paraqiteni sa mė parė nė vendin e shėrbimit”.

Kuptohet se pėr kėtė transferim tė menjėhershėm e tė pa pritur kishin vendosur qė nga lart, nga Ministria. Drejtori i konviktit  as qė ishte pyetur dhe as qė kishte dijeni pėr kėtė prapaskenė. Me Sadi Pejanin kam pasur marrėdhėnie tė mira jo vetėm nė punė, por edhe nė shoqėri dhe ai mė tha hapur se nuk kishte dėshirė qė unė tė ikja nga shkolla dhe Konvikti “Ēamėria”, ku kisha punuar mirė dhe kisha fituar goxha pėrvojė pėr tė vazhduar me sukses detyrėn.

Pėr kėtė, fill pas njoftimit gojor, i drejtova njė lutje-kėrkesė Dikasterit tė Arsimit qė tė mė linte nė Konviktin “Ēamėria”, duke paraqitur dhe arsyet. Midis tė tjerash, nė kėtė kėrkesė, tė cilėn e hartoi avokati, me takt e mirėsjellje, shkruhet:

“Me rastin e transferimit t’em me gradim nė Konispol, kam nderin t’ju parashtroj gėzimin dhe kėnaqėsinė t’eme pėr kėtė gjest drejtėsie qė ajo...Ministri ka pasė mirėsinė tė ēmojė meritat e mia, pa i kėrkuar unė ato ( nėnvizimi ynė ).

Me prunjėsinė e njė mėsuesi tė bindur, ju lutem tė keni mirėsinė e tė merrni parasysh kėrkesėn t’eme pėr sa vijon:

I nėnshkruari, me shumė mundime, jam tue pėrballė nevojat dhe detyrimet e shumta familjare, me pjesėtarė tė shumtė e qė lidhen vetėm me kėtė rrogė, pikėrisht pėr kėtė arsye kam pasur gėzimin tė shėrbej dhe jashtė orarit tė shkollės, si kujdestar dhe ekonom nė Konviktin Ēamėria nė Porti Eda (kėshtu quhej Saranda, nė vitet e pushtimit italian) pėr shumė vjet me radhė, me pėrfundime shumė tė kėnaqshme.

E ēmoj tepėr gjestin e asaj Ministrie dhe mė vjen shumė keq qė flas nė dėm t’avenirit t’em, vetėm e vetėm pėr tė pėrballuar nevojat e mėdha familjare, si kryetar i familjes qė jam...

... Tue marrė parasysh kėto, ju lutem tė kini mirėsinė qė tė mė emėroni pėrsėri nė vendin qė kam pasur mė parė, si mėsues e kujdestar nė Konviktin Ēamėria nė Porti Eda...

Porti Eda, 25.12.1939

                                                                          Me nderime

                                                                         Lame Xhama

Ndėrsa nė shkresėn qė i dėrgohet Ministrisė sė Arsimit nga drejtoria e Konviktit “Ēamėria”, ku i pėrcillet kėrkesa ime, shkruhet tekstualisht:

            “Bashkangjitur pėr kompetencė, kemi nderin t’ju paraqesim lutjen e ish mėsuesit kujdestar tė kėtij konvikti, Z. Lame Xhama, me tė cilėn kėrkon tė mbetet pėrsėri n’atė detyrė.

Kjo drejtori vėrteton me saktėsi se pretendimet e lutėsit janė fare tė vėrteta dhe shfaq mendimin e vet se mėsuesi nė fjalė duhet tė mbetet pėrsėri nė konvikt, mbasi ėshtė i vjetėr dhe i praktikuar pėr shumė vjet nė kėtė detyrė si dhe pėr cilėsitė e mira e tė pėrshtatshme pėr t’ja arritė kėtij qėllimi.

Lutemi, qė lutja e tij, po tė jetė e mundur, tė merret parasysh”.

                                                           Drejtori i Konviktit

                                                                  Sadi Pejani

Por Dikasteri nuk mund ta pranonte kėrkesėn time dhe tė drejtorisė, sepse motivet e transferimit tim ishin thjesht politike, siē edhe u vėrtetua njė vit mė vonė.

Ja pėrgjigja e Inspektoriatit tė Arsimit tė Qarkut tė Gjirokastrės e datės 22 janar tė vitit 1940, dėrguar nė emėr tė Ministrisė sė Arsimit Kryemėsuesisė nė Konispol:

“Njoftoni Z. Lame Xhama, se bazė shkresės Nr. 7288, dt. 17.1.40 tė Ministrisė Arsimit, pėr nevoja shėrbimi e mirėrregullimi, Ministrtia e Arsimit e ka gjetė tė arsyeshme gradimin e tij dhe po pėr kėtė arsye s’mund tė marri parasysh lutjen e tij”.

                                                      Zav. Ministri Arsimit

                                        Vula dhe firma e Thoma Papapanos

Arsyetimi i instancave mė tė larta, ndofta dhe me nxitjen e elementėve profashiste nė Sarandė, qė transferimi im po bėhej me “gradim”, pra mė emėronin kryemėsues nė njė qendėr tė rėndėsishme tė Jugut, banuar nga ēamėt dhe nė kufi me Greqinė, unė e shokėt e mi mėsues nė Sarandė e kuptonim si njė pretekst pėr tė mė hequr qafe, si njė mėsues tė  padėshirueshėm pėr atė regjim.

Pėrfundimisht, iu binda ligjit dhe rregullave nė fuqi dhe u nisa menjėherė pėr tė kryer detyrėn e caktuar.

Por, siē u vėrtetua mė vonė, transferimi ishte masa e parė ndėshkuese. Nga fundi i vitit 1940, pikėrisht nė muajin tetor, pėr “kryemėsuesin” e Konispolit, vjen ndėshkimi i dytė dhe mė i rėndė.

Ashtu siē e pata menduar e parashikuar, transferimi im nė Konispol ishte bėrė i qėllimshėm, pėr qėndrimin antifashist dhe atdhetar qė kisha mbajtur nė veprimtarinė time arsimore e shoqėrore nė qytetin e Sarandės.

Nė Fletoren Zyrtare tė Mbretėrisė Shqiptare me Nr. 184, datė 26 Nėntor 1940, me Dekretin 528 tė 31 tetorit tė vitit 1940, Lame Xhama gjendej nė “Listėn e tė spastruarve” nga arsimi me numrin rendor 54.

 

            Pėr tė qenė mė  e qartė pėr lexuesit, po citojmė njė pjesė nga ky Dekret:

Dekret i Mėkambėsit Nr. 528

31 Tetuer 1940

Pėrjashtim nga shėrbimi funksionarėsh

dhe nėpunėsish tė Min.s’Arsimit

Mėkambėsi i Pėrgjithshėm i Madhnisė sė Tij

VIKTOR EMANUELIT III

Pėr hir tė Zotit e Vullnet tė Kombit

MBRET I ITALISĖ DHE I SHQIPNIS

PERANDOR I ETIOPISĖ

Kemi dekretue dhe dekretojmė:

 

Pėrjashtohen nga shėrbimi funksionarėt dhe nėpunsat e Ministrisė s’Arsimit e t’Instituteve tė mvaruna prej saj, tė treguem  nė listėn e bashkangjitur kėtij Dekreti, vistuem me Urdhėnin t’Onė prej Ministrit Sekretar Shteti pėr Arsimin.

                         

Tiranė, mė 31 –X- 1940

                                                 Francesco Jacomoni d.v

                                                           E.Koliqi d.v

 

Mė poshtė vazhdon  “Lista e tė spastruemvet” prej  63 vetėsh. Duke lexuar qoftė dhe vetėm kėtė pjesė tė Dekretit, kuptohet qartė se bėhet fjalė pėr “pėrjashtimin nga shėrbimi” dhe pėr kėtė vendim ishte marrė miratimi nga  autoritet mė tė larta shtetėrore italiane e shqiptare dhe firmosėn d.v, Jakomini e Koliqi.

Pra, pėrfundimisht unė pėrjashtohem nga arsimi si i padėshirueshėm, sė bashku me dhjetėra mėsues tė tjerė anembanė Shqipėrisė. Vetė fjalėt “pėrjashtim nga shėrbimi” si titull i Dekretit dhe “spastrim” qė vihej nė krye tė listės sė shpallur nė Fletoren Zyrtare qė pėrmendėm mė lart,  e tregon mė se tė qartė qėllimin e regjimit.

1033.jpg

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA