lamexhama333.gif

Parathenie

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

Nė vend tė parathėnies

 

Ne djemtė e tij, Bardhyli e Agroni, me dėshirėn tonė tė hershme dhe mbas shumė kėrkesash tė miqve, tė shokėve, tė ish-nxėnėsve e tė bashkėfshatarėve, po botojmė kujtimet e babait tonė, Lame Xhama, Mėsues i Popullit, patriot dhe pjesėmarrės i luftėrave pėr liri. Kėto kujtime i ka lėnė nėpėrmjet shkrimeve tė tij, dokumenteve e fotografive tė shumta.

Nė fakt, ne vetėm sa kemi hulumtuar e pėrzgjedhur njė pjesė prej tyre, qė babai i ka ruajtur me njė pėrkujdesje tė jashtėzakonshme kudo qė punoi e jetoi.

Ky libėr qė po botojmė ėshtė shkruar nga vetė babai ynė, por ėshtė plotėsuar edhe me shkrime tė tjera nga ata qė kanė punuar e jetuar me tė dhe e kanė njohur nga afėr. Detyra jonė ėshtė pėrqėndruar nė renditjen e materialeve, nė lidhjen dhe shpjegimet pėrkatėse, nė ilustrimet e fjalėve e mendimeve me foto, dokumente e fragmente origjinale. Pra, nė tėrėsinė e tij libri ėshtė autobiografik dhe i dokumentuar plotėsisht.

Kėto kujtime janė hartuar ndėr vite dhe kryesisht nė vitet ’80, ndaj kuptohet se dhe tė dhėnat, pėrshkrimet e faktet qė jepen pėr vendet, qytetet, shkollat, njerėzit etj., janė tė kushtėzuara nga koha nė tė cilėn janė shkruar ato.

Babai as qė e mendonte nė atė kohė se kujtimet e tij do tė pėrmblidheshin nė njė libėr. Qėllimin e kujtimeve ai e shpreh qartė kur shkruan:

“ Nė kėto kujtime e dokumente shoqėruese pėrmblidhet  jo vetėn jeta ime, por edhe pjesė e copėza tė historikut tė shkollave ku kam punuar, edhe fakte konkrete tė historikut tė fshatit tim, Fterrė, edhe vjersha e mbresa pėr njerėz tė veēantė. Dėshira ime ėshtė qė kėto dėshmi, fotografi e dokumente origjinale tė shėrbejnė sado pak pėr pasurimin e historikėve e tė muzeve tė shkollave e tė fshatit tim. Por, natyrisht, disa kujtime tė veēanta i kam shkruar kryesisht qė t’i lexojnė edhe pasardhėsit e familjes sime, qė tė njohin rrėnjėt tona, tė kuptojnė si kemi qenė, si jemi e si duhet tė jemi”.

Babai ynė, Mėsuesi i Popullit Lame Xhama, qė nė tė ri e deri nė pleqėrinė e vonė, i ėshtė pėrkushtuar me ndėrgjegje tė lartė e me pasion arsimimit tė brezit tė ri dhe ēėshtjes sė Atdheut. Kėto kanė qenė dy nga motivet e tij mė tė spikatura, qė e kanė shoqėruar tėrė jetėn.

Nė kėtė vėshtrim, ai nuk ėshtė vetėm njė bir i denjė i Fterrės qė e lindi, i Sarandės ku punoi njė jetė tė tėrė, i Pėrmetit, Konispolit, Gjirokastrės, Kuēit e Delvinės ku ushtroi veprimtarinė arsimore pėr gati dyzet vjet, por i gjithė Shqipėrisė.

Qė nė rininė e hershme e gjatė gjithė jetės, babai ėshtė marrė edhe me poezi, kushtuar ngjarjeve historike tė kombit, luftėrave pėr liri, heronjve e dėshmorėve tė atdheut. Disa nga poezitė janė thurur pėr vendlindjen, natyrėn, por edhe pėr shokėt, familjarėt e veēanėrisht pėr nipėrit e mbesat, qė i uronte me vargje nė raste ditėlindjesh etj.

Babai, gjithashtu, ka mbledhur shumė kėngė popullore e fjalė tė urta tė fshatit e tė krahinės. Nė “arkivin” e tij gjenden edhe artikuj qė ka shkruar nė gazeta, intervista qė ka dhėnė nė radio, kumtesa qė ka mbajtur nė sesione shkencore pedagogjike etj.

Ne ndjehemi tė nderuar qė ai ėshtė renditur ndėr njėqind mėsuesit mė tė shquar tė Shqipėrisė dhe ėshtė pėrfshirė nė tri enciklopedi krahinore, tė Delvinės e Sarandės, tė Konispolit dhe tė Kurveleshit.   

Shpresojmė qė ky libėr, disi origjinal nė llojin e vet, tė ndihmojė  nė njohjen e figurave tė nderuara tė arsimit tonė kombėtar, nė vlerėsimin e tyre historik, nė edukimin patriotik tė brezave tė sotshėm e tė ardhshėm.

                                                     Me respekt pėr lexuesit,

                                                   Bardhyl e Agron Xhama

Tiranė, maj 2008

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA