lamexhama333.gif

Konvikti i shtatevjecares

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

1054.jpg
Midis nxėnėsve tė konviktit tė shtatėvjeēares,

Konvikti i shtatėvjeēares

 

Nė vitin 1960 nė Sarandė ėshtė ēelur dhe njė konvikt, kryesisht pėr nxėnėsit qė vazhdonin shkollėn shtatėvjeēare.

Jam emėruar zėvendėsdrejtor pėr  kėtė konvikt, nė prag tė pensionit, mbi bazėn e “Vendimit tė Byrosė sė Partisė tė Rrethit”, njoftuar me shkresėn e ardhur nga seksioni i arsimi-kulturės, qė mban datėn 12 dhjetor 1961, firmosur nga shefi i seksionit tė arsimit, Tahir Zeneli.

Nė kėtė konvikt pranoheshin nxėnės nga ato zona qė nuk kishin  shkolla shtatėvjeēare, por dhe nga ata me kushte tė vėshtira ekonomike.

Nė konvikt kishte fėmijė me bursė tė plotė, me gjysmė burse ose me pagesė. Shteti u siguronte falas fjetjen dhe ushqimin, ndėrsa veshmbathjen, librat dhe sendet e tjera  u siguroheshin nga familjet.

Numri i nxėnėsve tė strehuar nė kėtė konvikt arriti deri nė 50 vetė.  Fillimisht ndiqnin mėsimet nga klasa e pestė deri nė tė shtatėn. Por, me kalimin e viteve, pati dhe nga ata qė vijuan klasat e para tė gjimnazit, mbasi iu dha e drejta tė qėndronin nė konvikt edhe mbas mbarimit tė shtatėvjeēares.

Nė konvikt  strehoheshin kryesisht djem, por edhe disa vajza, qė jetonin e studionin bashkėrisht nė mjediset e konviktit, ndėrsa mėsimet i zhvillonin nė shkollėn e qytetit.

Godina e konviktit ka qenė e pėrshtatshme, me tetė dhoma, ishte po ajo godinė qė mė parė shėrbeu si shkollė fillore dhe shtatėvjeēare. Kohėt e fundit, mbas mbylljes sė konviktit, aty u vendos kabineti pedagogjik i rrethit dhe nė dy dhomat shtesė kopshti i fėmijėve pa drekė.

Konvikti varej nga shkolla dymbėdhjetėvjeēare e qytetit, me drejtor Vasil Partalin. Si personel edukativ e shėrbyes ka pasur njė zėvendėsdrejtor konvikti, njė ekonomat - magazinier e disa punonjės qė u shėrbenin konviktorėve. Pėr njė vit zėvendėsdrejtor ka qenė Vasil Qesko, ndėrsa pėr tre vjet kam qenė unė. Magazinierė kanė qenė ndėr vite Agim Halimi, Lumturi Sheme, Yllo Papadhima e Dervish Halimi. Si kuzhiniere ka punuar Lola Mekshi e roje nate Androniqi Gurma , qė kanė shėrbyer nė mėnyrė shembullore.

Konvikti ka qenė pajisur me krevate hekuri e me krevate druri, tip marinari, ( njė sipėr e njė poshtė), me dyshekė e jastėkė me pambuk, me nga tre copė batanije leshi, me nga tre ēarēafė , me dy kėllėfė jastėku etj. Secila dhomė kishte edhe gardėrobė, ēdo dy konviktorė kishin nga njė dollap.

Kuzhina e mensa kanė qenė tė pajisura mirė, me enė e orendi tė nevojshme, tė mjaftueshme pėr njė shėrbim tė rregullt e me cilėsi. Kushtet e pastrimit tė lokalit e tė konviktorėve , pėr kohėn, kanė qenė normale.

Pėrparimi i nxėnėsve konviktorė, puna edukative nė konvikt, disiplina e rregulli  kanė qenė tė lavdėrueshme. Nxėnėsit e konviktit qenė ndėr mė tė pėrparuarit nė shkollė.

Konvikti u mbyll nė qershor tė vitit 1964, kryesisht pėr shkaqe ekonomike. Mendoj se u bė gabim qė u mbyll, sepse mjaft konviktorė u detyruan tė ndėrpresin mėsimet, mbasi qenė tė varfėr dhe  nė fshatrat nga vinin ose nuk kishin shkolla shtatėvjeēare, ose i kishin shumė larg.

Ndėr nxėnėsit e dalluar tė konviktit mbaj mend Pandeli Golen, Bashkim Papadhimėn, Sulo Haxhiun, Fadil Canaj, Grigor Ēelemengon, Arsen Gjivoglin, Stefan Qiqin, Shaban Shabanin e shumė tė tjerė, qė mbaruan dhe shkollat e larta e u bėnė kuadro.

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA