Make your own free website on Tripod.com

lamexhama333.gif

Kuēi mė mirėpriti

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

Kuēi mė mirėpriti

 

Transferimi nė Kuē nuk ishte i papritur. Qė gjatė kohės sė luftės disa herė nė takimet me drejtues tė Luftės Nacionalēlirimtare, veēanėrisht me Jaho Gjoligun, Memo Meton, Mustafa Luēin, Hetem Lifton e tė tjerė, kishim biseduar qė pas ēlirimit edhe unė duhet tė jepja kontributin arsimor nė krahinėn time tė Kurveleshit.

Shkresa qė mė erdhi pėr transferim nga Saranda pėr nė Kuē, qė e ruaj nė origjinal, ishte kjo:

 

Republika Popullore e Shqipėrisė                                                                       V.F.L.P          

Komiteti Ekzekutiv K.P Rrethit

 (Seksionii Arsimit)                                                                                 Sarandė, 11.9.1948

Nr 348/76 Prot                   

                                                        Shokut Lame Xhama

                                                                                                              Kėtu

 

Nė bazė tė urdhrit tė Ministrisė sė Arsimit Nr. 817/145, datė 6.9.1948 jeni transferuar nė Kuē tė Kurveleshit. Prandaj nisuni sa mė parė pėr nė krye tė detyrės.

                        Pėr Komitetin Ekzekutiv tė KK.P tė Rrethit

                              Sekretari                       Kryetari

                           (Sheraf Zeko)             ( Sherif Zeneli)

                                            Firmat dhe vula

 

Kėshtu, nė shtator tė vitit 1948, data e saktė nuk mė kujtohet, mbas disa ditėsh qė kisha bėrė pushimet verore nė Fterrė, ku vija ēdo vit, nisem pėr tė marrė detyrėn e drejtorit tė shkollės shtatėvjeēare nė Kuē.

Shkollėn e mora nė dorėzim pas disa ditėsh me Proces-Verbalin e mėposhtėm, tė shkruar me shkrim dore:

 

Kuē, mė 29.9.1948              

                                         Proces-Verbal

I nėnshkruari Rait Braho, ish-zėvendėsdrejtor i shkollės Kuē-Qendėr bėra dorėzimin e shkollės drejtorit tė shkollės Z. Lame Xhama.

Mori nė dorėzim arshivėn e shkollės si dhe materialin qė pėrmban lista qė i bashkėngjitet kėtij procesi.

Ky proces u hartua nė tri kopje.

      Dorėzuesi                                                   Marrėsi

  ( Rait Braho )                                            (Lame Xhama) 

                                        Firmat

 

Vajtja ime nė Kuē u mirėprit nga kuadrot drejtuese tė asaj kohe. Veēanėrisht u gėzua Mustafai, miku im i vjetėr i arsimit, i cili atė ditė ishte nė qendėr tė fshatit dhe mė priste, se e kisha lajmėruar. Bashkė me tė shkuam fillimisht drejt e nė shkollė. Ajo ishte ndėrtuar e re. Unė e shikova ashtu shpejt e shpejt. Mė pėlqeu, megjithėse akoma nuk   

kishte  pėrfunduar tėrėsisht. Por pėr atė kohė ishte njė godinė shumė e mirė, sepse tė tilla shkolla rrallė gjeje. Andej shkuam nė zyrat e pushtetit lokal dhe morėm takim me drejtuesit kryesorė.

Nuk ndenjėm shumė, se edhe ata ishin nė njė mbledhje. Pėr drekė shkuam nė shtėpinė e Mustafait, ku na priste e shoqja e tij, Shahua, njė grua zonjė, labe trime e burrėreshė, me tė cilėn isha takuar edhe herė tjetėr, si nė Fterrė kur vinte gjatė luftės, por dhe nė Kuē nė shtėpinė e tyre. Ajo, veē konsideratave tė saj, mbaj mend qė mė tha se kishin porosi edhe nga Jaho Gjoligu qė unė nė Kuē ta ndjeja veten mė mirė se nė Sarandė, si nė shtėpinė time.

Pėr tė banuar mė kishin caktuar njė dhomė nė shtėpinė e Thomare, diku mbi ēezmėn e fshatit, nė katin e dytė tė njė shtėpie dykatėshe. Atje bashkė me gruan time, Lutfijenė, dhe djalin e vogėl, Agronin, qė do tė vazhdonte klasėn e dytė unike (klasėn e parė unike e kishte bėrė nė Sarandė), ndenjėm pak muaj, jo se nuk ishim mirė, por mua mė duhej njė shtėpi qė tė ishte mė pranė shkollės. Kėshtu do tė mė krijoheshin kushte tė ndiqja e tė vėzhgoja normalisht jo vetėm mėsimin para dreke, por edhe studimin e jetesėn mbas dite e darkave tė disa nxėnėsve nga fshatra tė tjerė qė banonin nė shkollė, siē ishin dhe njė grup djemsh fterjotė.  Kjo qe arsyeja qė u vendosėm nė familjen e Shehajve, nga ku shkollėn nuk e kisha as tre minuta.

Mėsimet filluan rregullisht sipas programit. Arsimtarėt e shkollės unike ishin pothuajse tė gjithė tė huaj. Nga Kuēi nuk kishte asnjė mėsues. Disa prej tyre vinin nga Tirana, por dhe nga qytete tė tjera. Kjo e kishte njė anė tė mirė pozitive. Ata qenė kuadro me arsim pėrkatės, tė pėrgatitur nga ana shkencore e pedagogjike dhe shkolla do tė arrinte rezultate tė mira. Edhe mua mė lehtėsohej puna, se kisha tė bėja me intelektualė dhe mund tė mirėkuptoheshim me njėri-tjetrin. Dhe kėshtu ndodhi me tė vėrtetė. Po rikujtoj disa nga mėsuesit: Suzana Kėlliēi, Shpresa Qeribashi, Injac Doēi dhe motra e tij Marie Doēi, Rahmi Myzyri, Gani Graceni, Mehmet Shkodra, etj. Ata ishin kompetentė pėr punėn e tyre, secili nė lėndėn pėrkatėse.  Veē kėsaj, duke qenė tė huaj, banonin nė shkollė, kėshtu qė merreshin mė shumė me nxėnėsit. Ndofta ndokush prej tyre e kishte ndonjė cen nė biografi, por as sot e kėsaj dite nuk e kam shumė tė qartė pse ata quheshin si tė internuar. Ndoshta nga qė nuk ishin nga krahinat tona, ndoshta nga prejardhja e tyre nga fise tė dėgjuara e tė pasura!... Edhe ata vet herė pas here shprehnin ndonjė ndjenjė frike, por ishin aq tė rregullt me punėn dhe sjelljen, sa nuk mund t’i akuzoje pėr asgjė. Mė kujtohet qė njė herė, njėri nga kuadrot e lokalitetit, si me shaka, mė tha: “Kij kujdes me ata “burgjezėt”, se mos na bėjnė ndonjė gjė”. E sigurova se ata ishin aq tė rregullt, sa nuk gjeje shkak as pėr t’i kritikuar dhe se ishte fat pėr shkollėn tonė qė kishim kuadro aq tė pėrgatitura.

Unė vet jepja si lėndė gjuhėn shqipe nė klasėn e parė dhe tė dytė unike. Por kryesore qe drejtimi i mirė i shkollės dhe kontrolli nė orėt e mėsimit dhe punėn edukative, tė cilat i bėja me kujdes e  pėrgjegjėsi tė madhe. Me mėsuesit asnjėherė nuk patėm probleme serioze, ndėrsa nė kėshillin pedagogjik tė shkollės bėnim edhe debate, por mirėkuptoheshim me njėri-tjetrin.

Nxėnėsit e fillores ishin pothuaj tė gjithė nga Kuēi, kurse ata tė klasės sė parė dhe tė dytė unike ishin edhe nga fshatra tė tjera. Tė gjithė  kishin probleme, se Kuēi ėshtė fshat shumė i hapur dhe qė tė vije nė shkollė nė shumė raste duhet tė bėje mė se dy orė rrugė vajtje e ardhje. Nxėnėsve qė ishin nga fshatrat e tjera dhe kuējotėve qė ishin nga periferia, shumė larg shkollės, fillimisht u dhamė njė dhomė nė shkollė, ku flinin tė gjithė bashkė. Mbas disa kohėsh u sigurua njė dhomė tjetėr, me kushte mė tė mira. Shumica ishin nga Fterra, ishin bashkėfshatarėt e mi. Unė edhe si drejtor i shkollės, edhe si fterjot, por edhe pse dhomėn ku rrija me familjen e kisha shumė afėr shkollės, shkoja vazhdimisht mbas dite dhe nė darkė. I shikoja si jetonin, i ndihmoja pėr mėsimet, por edhe hyja nė muhabete e shakara. Tė them tė drejtėn krenohesha me ta, se tė gjithė ishin fėmijė tė mirė, tė urtė, tė edukuar dhe pėrgjithėsisht me rezultate tė mira nė mėsime. Ndėr nxėnėsit fterjotė kujtoj Ahmet Avrecin, Rexho Kurupin, Tasim Mehmetin, Hulusi Hizmon, Qani Shkurtin, Kanan Brinjėn, Muharrem Maton, Fate Brahen ( e cila pėr disa muaj ka jetuar bashkė me familjen tonė, nė dhomėn ku jetonim edhe neve). Tė mė falni nė se kam harruar ndonjėrin. Mua mė vinte shumė keq pėr ta, sepse jetonin nė kushte tė vėshtira, ushqeheshin keq, nuk kishin veshmbathje tė pėrshtatshme qė t’i mbanin ngrohėt, detyroheshin tė paktėn dy herė nė javė tė shkonin nė Fterrė nė kėmbė pėr tė marrė ushqim etj.

Mė kujtohet qė atje nė dhomėn e shkollės ku banonin dhe unė shkoja shpesh, mblidheshin kokė mė kokė, sajuan pėr ngrohje njė karrocė dore qė kishte mbetur qė nga ndėrtimi i shkollės, e mbushėn me baltė, e bėnė si vatėr dhe atje ndiznin zjarr e ngroheshin. Nė kėto ēaste unė mundohesha t’i kėnaqja, bisedoja me ta, u jepja zemėr, bėnim shakara, megjithėse e ndjeja nė shpirt vuajtjen e sakrificėn e tyre pėr tė mėsuar, sepse edhe unė me shumė sakrifica e kisha mbaruar shkollėn.

Nė kohėn e lirė, mbas dite dhe tė dielat, takoheshim edhe me intelektualė tė tjerė qė kishte nė Kuē. Midis tyre, veē farmacistit Sherif Dusha, tė cilin e kam pas gjithė jetėn shok tė mirė e me tė piqeshim po thuaj ēdo ditė, takohesha edhe me Safet Gjonin, doktor Canin, Androkliun, mjekun stomatolog, tek i cili rregullova edhe dhėmbėt, e tė tjerė.

Pėr mua ishte gjithashtu fat i madh qė nė Kuē punonin edhe shumė bashkėfshatarė tė mi nga Fterra, me tė cilėt kam mbajtur vazhdimisht lidhje tė pandėrprera, si Qazim Gjoni, Avni Shkurti, Nexhip Dauti, Selim Avreci, Bajram Sadikaj, Rahmi Brinja, Mehmet Kofina, etj.

Me kuējotėt kam kaluar shumė mirė, e kam ndjerė veten ngrohtė e tė respektuar prej tyre. Tė them tė drejtėn, nuk e mendoja se do tė kaloja kėshtu, mbasi unė nė Kuē kisha shkuar shumė pak herė, sepse kam punuar kryesisht nė Sarandė. Por atje gjeta miq, burra tė vėrtetė, ashtu siē njihen kuējotėt. Shumė shoqėri kam pas me Malo Arifin, Xhevit Ēufen, Malo Asllanin, Hetem Nanin, Hetem Lifton, Polo Tahirin, e shumė tė tjerė. Nėpėr kafene unė nuk e kam kaluar kurrė kohėn e lirė, por kuējotėt, me atė bujarinė dhe kėmbėnguljen e tyre karakteristike mė kanė kthyer disa herė edhe nė kafe. Gjatė kohės qė isha nė Kuē, u bėnė edhe shumė dasma dhe unė kam qenė i ftuar po thuaj se nė tė gjitha. Por, tė them tė drejtėn, disave u kam bėrė bisht, se nuk kam qenė nė gjendje tė pėrballoja trapezat e tyre me dolli tė rėnda, bile edhe nė Fterrė unė nuk kam pirė dolli nė dasma e gėzime.

Me gjithė vėshtirėsitė e mėdha tė bazės materiale e tė problemeve qė kishin vet nxėnėsit dhe familjet e tyre, viti shkollor 1948-1949 u mbyll me rezultate tė mira, tė cilat u vlerėsuan nga seksioni i arsimit nė Vlorė. Ceremonia qė bėmė me mbarimin e vitit shkollor, ishte madhėshtore. Ajo u organizua nė njė shesh qė ishte nė krah tė djathtė tė shkollės. Atje erdhėn gjithė autoritetet e vendit, por e rėndėsishme ishte qė atje erdhėn edhe gjithė prindėrit e nxėnėsve. E kam merak qė nuk u bė e mundur tė merrej ndonjė fotografi, tė paktėn unė nuk kam ndonjė tė tillė.

Ndėrkohė qė fillova pėrgatitjet pėr vitin e ardhshėm shkollor, mė vjen njė njoftim se duhet tė paraqitesha nė Sarandė. Pra, Ministria e Arsimit mė kishte transferuar pėrsėri nė Sarandė, drejtor nė shkollėn unike. Sigurisht qė e prita mirė, se u ktheva nė vendin ku kisha punuar mbi 15 vjet. Por do tė desha tė qėndroja tė paktėn edhe njė vit nė Kuē pėr tė nxjerrė nxėnėsit e parė tė shkollės unike.

 

1058.jpg
Proces verbali i marrjes se shkolles ne dorezim

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA