lamexhama333.gif

Shtepia e Femijes

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

1051.jpg
Foto 23.10.1960 me konviktoret Tefta Xhelilaj, Eleni Pufi,Lefteri Kapsali e Eftiki Deneko.

Shtėpia e Fėmijės

 

Fill pas Luftės, nė vitin shkollor 1946-47, nė Sarandė u ēel dhe Shtėpia e Fėmijės. Nė tė u strehuan 30-40 fėmijė jetimė, pjesa mė e madhe pa tė dy prindėrit. Shumica qenė fėmijė tė mbetur tė vetėm e pa pėrkrahje, nga qė prindėrit u qenė vrarė gjatė Luftės Nacionalēlirimtare si partizanė apo dhe si viktima. Po kishte dhe disa fėmijė qė u kishin vdekur prindėrit.

Pėr njė periudhė rreth njėzetė vjeēare, deri nė vitin 1965, kur pėr disa vjet kam drejtuar edhe unė nė kėtė institucion, numri i fėmijėve ka ardhur duke u shtuar, duke arritur mbi 100 fėmijė, tėrėsisht tė moshės shkollore. Ndėrsa personeli edukativ nga dy nė fillimet e saj arriti nė tetė dhe i personelit shėrbyes deri nė dhjetė.

Kėtė institucion, pėrveē meje, e kanė drejtur nė vite tė ndryshme Sofia Kushi, Eleni Goroshjani, Agathulla Papanikolla, Seqine Dino, Vangjel Foni, Vangjel Pulla, Lefteri Gaēo, Lefter Stefani, Liri Kavo, e tė tjerė mė pas.

Shtėpia e Fėmijės, nė ēeljen e saj, e ushtroi aktivitetin nė njė ndėrtesė tė bukur, pronė e tregtarit Harallamb Papai, tė cilit i qe sekuestruar. Kėtu qėndruan fėmijėt pėr gati dhjetė vjet, nė kushte tė mira, me dhoma tė  rregulluara, me njė oborr tė vogėl tė rrethuar me mure dhe tė sistemuar me gjelbėrim e lulishte.

Nė vitin 1957 Shtėpia e Fėmijės e Sarandės transferohet nė Delvinė. Edhe kėtu vendoset nė njė godinė nė hyrje tė qytetit, nė shtėpinė e Tonidhit, Edhe ky pat qenė tregtar dhe shtėpia i qe sekuestruar. Nė kėtė godinė qėndruan fėmijėt pėr rreth tre vjet me radhė, deri nė vitin 1960. Kjo ndėrtesė shėrbente vetėm pėr fjetjen e fėmijėve, sepse mjediset e tjera, si kuzhina, mensa, lavanteria etj., ishin vendosur pranė godinės, nė njė lokal njėkatėsh qė mė parė kishte shėrbyer si restorant. Pajisjet e shtėpisė sė fėmijės qenė tė mira, si nė fjetore dhe nė kuzhinė e mencė, por ndjehej ngushtėsia, sepse fėmijėt qenė shtuar dhe godinat e pėrshtatura nuk i plotėsonin kushtet pėr jetesė dhe pėr punėn edukative. Mėsimet, si dhe nė Sarandė, konviktorėt i vijonin nė shkollėn shtatėvjeēare tė qytetit, bashkė me fėmijėt delvinjotė.

Nė Delvinė, si personel mėsimor-edukativ kemi qenė unė si drejtor, edukatore Eli Lezo e Kleo Guveli, ekonomate Haxho Kapaj, kuzhiniere Xhevro Ymeri dhe pesė-gjashtė tė tjerė nė shėrbime tė ndryshme.

Nė vitin 1959 u ndėrtua nė Sarandė njė godinė e re, posaēėrisht pėr t’u vendosur nxėnėsit jetimė. Shtėpia e re e Fėmijės u ngrit nė krye tė qytetit, pranė shkollės shtatėvjeēare “Adem Sheme”.

Fėmijėt jetimė erdhėn pėrsėri nga Delvina nė Sarandė. Tashmė kushtet qenė shumė tė mira. Lokali qe i bukur, funksional, me njė arkitekturė bashkėkohore dhe kishte njė kapacitet pėr njėqind vetė. Kati i dytė shėrbente kryesisht  pėr fjetjen e fėmijėve, me dhoma tė bollshme e tė pajisura mė sė miri me tė gjitha shtresat e mbulesat cilėsore. Nė katin e dytė kishte dhe zyra e mjedise tė tjera pėr veprimtari edukative tė fėmijėve, si dhe dhomėn e infermierisė, ku punoi pėr gati 17 vjet edhe Haxhireja, gruaja e Agronit, qė nga viti 1964 deri nė vitin 1981, kur u transferua nė Tiranė. Nė katin e parė  ishte salla e studimit dhe mensa, kuzhina, lavanteria dhe mjedise tė tjera tė nevojshme pėr njė jetė sa mė normale, tė shėndetshme dhe tė kulturuar tė fėmijėve.

Shtėpia e re e Fėmijės ishte e rrethuar bukur. Para saj shtrihej njė oborr i madh, ku fėmijėt jo vetėm kishin kushte pėr tė qėndruar e pushuar, por edhe pėr tė luajtur. Rreth e qark oborrit qenė mbjellė lule e pemė dekorative.

Shtėpia e Fėmijės nė Sarandė ka kryer njė mision tė rėndėsishėm humanitar dhe edukativo-mėsimor. Ajo u bė qendėr strehimi dhe edukimi pėr fėmijė jetimė apo pa pėrkrahje jo vetėm nga rrethi i Sarandės, por nga gjithė Shqipėria. Njė pjese prej tyre, qė nuk kishin kaluar nė institucione tė tjera jetimore qė nė moshėn foshnjore, u mungonin disa nga shprehitė elementare, si tė folurit normal pėr moshėn, shprehitė e sjelljes, tė veshjes e tė pastrimit, tė jetesės nė njė kolektiv tė gjerė etj.

Pikėrisht nė kėto drejtime pėrqendrohej fillimisht puna e kolektivit edukativ e shėrbyes tė Shtėpisė sė Fėmijės. Personeli zgjidhej me kujdes tė posaēėm nga organet arsimore, me aftėsi tė veēanta e me dashuri pėr profesionin. Tė mos harrojmė se shumicės sė fėmijėve u kishte munguar dashuria prindėrore, ambienti i ngrohtė familjar, e ndjenin mungesėn e nėnės e tė babait. Shumė prej tyre nuk e dinin prejardhjen, rrėnjėt e gjakut. Nė kėto kushte edukatoret dhe gjithė personeli shėrbyes silleshin me ta si tė ishin prindėrit e tyre. Dhe kėshtu, pak nga pak,  fėmijėt e ndjenin veten si nė njė familje tė madhe, ndjenin ngrohtėsinė e trajtimit me dashamirėsi, ndjenin miqėsinė dhe vėllazėrinė me njėri-tjetrin. Kėtė kujdes tregonte edhe shkolla ku mėsonin, me njė trajtim tė veēantė e dashamirės i trajtonin dhe arsimtarėt nė klasė, por edhe nxėnėsit e qytetit, me tė cilėt  shkonin mirė dhe kishin lidhur miqėsi tė ngushtė.

Ky trajtim e kjo sjellje prej edukatori e prindi e personelit tė Shtėpisė sė Fėmijės e tė shkollės, miqėsia e vėllazėria e lidhur midis tyre e me nxėnėsit e qytetit, ka qenė, pėr mendimin tim dhe sipas pėrvojės sime,  njė nga faktorėt mė kryesorė qė kjo shtėpi fėmije tė qe shembull nė qytetin e Sarandės, por edhe nė rang vendi. Kjo qe arsyeja pse qindra nxėnės tė saj mbaruan jo vetėm shtatė e tetėvjeēaren, por dhe shumė shkolla tė mesme e tė larta e sot punojnė nė tė katėr anėt e vendit.

Vitet e punės sime si drejtor nė Shtėpinė e Fėmijės mė kanė mbetur pėrherė nė mendje dhe mė kanė lėnė mbresa tė thella e tė pashlyeshme. Duke qenė dhe nė prag tė pensionit, kam punuar me pėrkushtim e dashuri me ata djem e ato vajza tė mrekullueshme, qė mė shumė mė thėrrisnin baba e jo drejtor. Shumė prej tyre, tė rritur e tė shkolluar, tė martuar e me fėmijė, mė kanė ardhur pėr vizitė nė shtėpi, duke mė emocionuar me kujtimet e tyre qė, natyrisht, nuk i mbaja mend tė gjitha. Ata mė kanė shtuar fuqinė dhe jetėn nė njė moshė mjaft tė thyer, kur ndodhte qė isha edhe  i sėmurė nė shtrat.

Janė me dhjetėra letėrkėmbimet me ta. Mė kanė shkruar dhe u kam kthyer pėrgjigje tė gjithėve, pa harruar pėr asnjė ēast se ata kanė pasur dhe kishin ende nevoje pėr fjalėn time, gjersa mė drejtoheshin “I dashur Baba”.  Ja, pėr shembull, nė njė letėr qė mė shkruan njė ish-nxėnėse e Shtėpisė sė Fėmijės tė Delvinės nga njė shkollė e Tiranės, kur unė isha ende drejtor, midis tė tjerash, thotė:

                          “I dashur si babai im,

 ...kur isha aty ju kisha si baba dhe ju mė kishit si vajzė dhe mė keni edukuar. Kurrė nuk do ta harroj edukimin dhe kėshillat tuaj dhe tė premtoj se unė do tė bėhem njė vajzė e mirė dhe do tė mėsoj”.  Dhe kėshtu ndodhi me tė vėrtetė.

Mund tė them me plot gojėn se ato pak vite qė punova si drejtor i Shtėpisė sė Fėmijės, kanė qenė vitet mė emocionuese tė jetės sime nė arsim. Ata dhjetėra fėmijė tė ēiltėr, me zemėr tė pastėr, qė na shikonin e na vlerėsonin si prindėrit e tyre nė atė familje tė madhe tė pėrbashkėt,  u bėnė pjesė e jetės sonė, e kujtimeve njerėzore. Dramat e tyre tė trishtuara e nė shumicėn e rasteve tė pazbuluara, ishin edhe dramat tona, ishin njė shtysė e fuqishme pėr t’i trajtuar si fėmijėt tanė, pėr t’i dashur si fėmijėt tanė, pėr t’i mėsuar dhe edukuar qė tė bėheshin njerėz tė ditur, tė ndershėm dhe tė vlefshėm pėr vete e pėr shoqėrinė.

1052.jpg
Konviktorėt e shtėpisė sė fėmijės me drejtorin Lame Xhama dhe edukatoren Eli Lezo, dalur nė Delvinė

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA