lamexhama333.gif

Lufta Nacionalclirimtare

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

1037.jpg
Njė kujtim me Hiqmet Dushėn, shokun tim me te mire

Pjesėmarrja nė Luftėn Nacionalēlirimtare

 

Periudha e Luftės Nacionalēlirimtare ka qenė e lavdishme edhe pėr fshatin tim, Fterrėn. Janė shkruar pėr tė shumė kujtime e artikuj nga bashkėfshatarėt, ėshtė bėrė pėrpjekje qė ngjarjet e Luftės tė pėrfshihen edhe nė historikun e fshatit.

Ėshtė kjo arsyeja qė unė nė kėto kujtime nuk kam pėr qėllim tė paraqes gjithė kontributin e madh tė Fterrės e tė fteriotėve nė vitet e Luftės Nacionalēlirimtare. Ndaj  do tė shkruaj kryesisht pėr ato ngjarje nė tė cilat kam qenė pjesėmarrės direkt, i pėrfshirė tėrėsisht nė kėtė Lėvizje tė madhe. Do tė tregoj me pak fjalė e shumė dokumente origjinale tė kohės, qė i kam ruajtur autentike pėrmbi 40 vjet, disa tė vėrteta historike tė pamohueshme pėr Fterrėn dhe ata fterjotė, me tė cilėt kam bashkėpunuar mė ngushtė gjatė luftės.

Fillimisht, do tė sqaroj shkurt qėndrimin tim nė kėtė periudhė, pse u rreshtova me Frontin Nacionalēlirimtar, pse nuk u pajtova me organizatat nacionaliste qė dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre edhe nė Fterrė, etj.

Sot, nė fund tė viteve ’80, edhe pse nė moshė tė thyer, mundet tė gjykoj qartė e tė reflektoj drejt pėr ato vite lufte qė kanė qenė tė mbarsura me shumė probleme e mėdyshje pėr qėndrimin e gjithsecilit nė pėrkrahjen ose jo tė Luftės Nacionalēlirimtare. Aq mė shumė shtrohej ky problem pėr ne intelektualėt e pėrgatitur nė kohėn e mbretėrisė sė Zogut.

Unė, me ndėrgjegje tė plotė  e me mendje tė kthjellėt u rreshtova pa mė tė voglin dyshim nė krahun e luftės sė armatosur ndaj pushtuesve. Pėr kėtė vendim tė rėndėsishėm pata disa arsye.

E kisha prejardhjen nga njė shtresė e varfėr, por patriote, qė nuk mund ta pranonte kurrė robėrinė e tė huajve. E provova nė praktikė pjesėmarrjen nė luftė pėr liri e demokraci nė fėmijėrinė dhe rininė time, si nė Luftėn e Vlorės mė 1920, ashtu dhe nė Revolucionin e Qershorit mė 1924.

Nė Normalen e Elbasanit isha mbrujtur me njė edukim tė shėndoshė demokratik, qė mbi ēdo gjė tė vija interesat e Atdheut, tė lirisė e tė pavarėsisė. Ne qemė tė bindur se duhej tė sakrifikonim edhe jetėn pėr bashkimin e trojeve shqiptare, tė Kosovės e tė Ēamėrisė me tokėn mėmė. Ne qemė tė vendosur qė tė mbronim me ēdo kusht lirinė e vendit, nga ēdo pushtues. Pra, brezi ynė qe pėrgatitur jo vetėm si mėsimdhėnės dhe edukator, por dhe si patriotė e nacionalistė tė vėrtetė.

          Isha dėshmitar u pushtimit fashist tė Sarandės dhe tė gjithė Shqipėrisė, e prita atė me urrejtje, me hidhėrim tė thellė dhe u pėrfshiva qė ditėt e para nė veprimtari tė hapura antifashiste. Rrjedhojė e njė qėndrimi tė tillė qe pushimi nga puna nė vitin 1940, e motivuar si “spastrim” nga arsimi.

Mjedisi qė gjeta nė fshatin tim Fterrė, ku unė jetova nė vitet e Luftės pas pushimit nga puna si mėsues, mė nxiti edhe mė shumė pėr t’u rreshtuar nė Frontin Nacionalēlirimtar. Bashkėfshatarėt e mi, me tė cilėt kam pasė afrim tė veēantė nė tė gjitha kohrat, Hiqmet Dusha, Safet Memi, Mehmet Dusha, Tahsin Elezi, Xhevdet Kofina, Qemal Mehmeti, Resul Mita, Sherif Dusha, Neim Zani, Shaban Mita etj., si dhe mė tė rinjtė Ismet Elezi, Dilaver Shkurti, Rait Braho e tė tjerė, dhe i gjithė fshati pa asnjė pėrjashtim, u rreshtuan nė kėtė front.Pra, ishin tė gjitha kėto  premisat dhe arsyet pse  unė pėrkraha pa hezitim platformėn e shpallur qartė nė Konferencėn e Pezės nė shtator tė vitit 1942. Bashkimi i tė gjithė popullit shqiptar, pa dallim feje, krahine dhe ideje nė luftė kundėr fashizmit, i propaganduar nė kėtė konferencė, pėrkonte plotėsisht edhe me mendimin e qėndrimin tim. Kėto parime, pra, pėr mua, si pėr shumicėn e intelektualėve, por edhe tė bashkėfshatarėve tė mi, ishin tė shenjta, tė patjetėrsueshme.

Por mė duhet tė theksoj se ndikim tė veēantė pėr kėtė qėndrim patėn edhe komunistėt e parė nė Fterrė, veēanėrisht Hiqmet Dusha e Safet Memi, me tė cilėt kisha miqėsi tė ngushtė. Me ta bėja biseda, shkėmbeja mendime dhe i ndihmoja nė rrugėn qė kishin nisur. Krijova bindje se ishin nė rrugė tė mbarė, se propaganda e puna e tyre pėr mobilizimin e popullit nė luftė kundėr fashizmit ishte njė veprimtari demokratike e revolucionare, me vlera tė mėdha pėr ēlirimin e atdheut. Pikėpamjet tona pėr kėtė ēėshtje qenė tė njėjta.

Kjo bindje pėr drejtėsinė e vijės sė luftės sė armatosur dhe pa asnjė kompromis  me pushtuesit, bėri qė unė, si gjithė bashkėfshatarėt e mi, tė mos gėnjeheshim nga propaganda e partive nacionaliste. Kur erdhėn disa herė pėrfaqėsuesit e tyre nė Fterrė, ne nuk pranuam tė bashkoheshim me ta, sepse kishim dėgjuar dhe kishim mėsuar se formacionet e tyre gjoja luftarake nuk ia kishin bėrė ende bam kundėr armikut, ndėrsa mė vonė, siē dihet, njė pjesė e tyre u bashkuan me tė.

Dhe, mė nė fund, dua tė theksoj se unė gjatė gjithė jetės e punės sime tė mėvonshme, pavarėsisht se nuk u bėra anėtar partie, e kam mbėshtetur politikėn arsimore tė kohės, ligjet e shtetit socialist, edhe pse pėr ndonjė ēėshtje nuk kam qenė i tė njėjtit mendim. Por tė mos harrojmė se mendimi ndryshe nė atė kohė ishte jo vetėm i palejueshėm, por edhe i dėnueshėm.

Fterra ka qenė ēerdhe e luftės kundėr pushtuesve dhe strehė e partizanėve qė nga fillimi e deri nė ēlirimin e vendit. Fterjotėt e pėrkrahėn pa mėdyshje programin e Frontit Nacionalēlirimtar pėr luftė tė armatosur e pa kompromis.

Do tė pėrqendrohem fillimisht nė krijimin dhe veprimtarinė e kėshillit nacionalēlirimtar tė fshatit, ku unė kam qenė qė nga fillimi e deri nė fund pjesėmarrės aktiv nė tė.

Zanafilla e krijimit tė frontit tė bashkuar tė fterjotėve nė luftėn pėr ēlirimin e atdheut nga pushtuesit ka qenė mbledhja, apo kuvendi i organizuar te Kroi e Bedrinit, mė 27 qershor tė vitit 1942. Aty erdhėn njė pjesė e madhe e banorėve tė fshatit, qė nga bujqit e blegtorėt e deri te studentėt e intelektualėt fterjotė.  Rėndėsia e kėtij kuvendi del qartė dhe nga fakti se i deleguar ishte sekretari politik i Qarkorit tė Partisė tė Gjirokastrės, Bedri Spahiu. Kjo tregonte se sa rėndėsi i kushtohej nė atė kohė fshatit tonė, bashkimit tė tij me lėvizjen ēlirimtare, sepse , nga njėra anė kishim tė bėnim me njė fshat qė shėrbente si pikė-lidhje midis Bregdetit e Labėrisė, por edhe pse nė Fterrė kishte shumė intelektualė dhe bashkimi i tyre me frontin ēlirimtar do tė ndikonte pozitivisht edhe nė fshatrat e tjerė kufitarė e mė gjerė. Le tė kujtojmė se nė Fterrė nė kėtė periudhė, por sidomos njė vit mė vonė, ishin kthyer shumica e nėpunėsve dhe intelektualėve qė punonin anekėnd Shqipėrisė, duke braktisur detyrėn pėr tė qenė tė gatshėm pėr tė marrė pjesė aktive nė bashkimin e popullit nė luftėn ēlirimtare.

Kuvendi, mbas diskutimeve tė shumta, rrahjes sė mendimeve dhe orientimeve tė qarta tė Bedri Spahiut, mori dy vendime shumė tė rėndėsishme dhe historike  pėr kohėn: Sė pari, tė krijohej kėshilli nacionalēlirimtar i fshatit, qė do tė zėvendėsonte kryepleqėsinė dhe, sė dyti, tė krijohej ēeta vullnetare e armatosur e fshatit nė mbrojtje tė territorit tė tij dhe nė ndihmė tė forcave luftarake qė po krijoheshin  nė gjithė zonėn pėr tė luftuar kundėr pushtuesve italianė.

Kėto  vendime u morėn njėzėri e kjo shėnoi pėrfundimisht bashkimin e tė gjithė fterjotėve nė njė mendje pėr luftė tė armatosur dhe, ēka qe shumė e rėndėsishme, rreshtimin e tė gjithė fshatit kėtej e tutje vetėm me Lėvizjen Nacionalēlirimtare.

Kryetar e kėshillit prej pesė vetash u zgjodh Mehmet Ēallua, komandant i ēetės Iljaz Kofina, zėvendės Muhedin Haderi dhe drejtimi politik iu ngarkua Hiqmet Dushės. Fillimisht nė ēetėn vullnetare u regjistruan 25 vetė, por ky numėr erdhi vazhdimisht duke u shtuar.

  kėtė mėnyrė, Fterra dha njė shembull lavdėrues, duke u bėrė njė ndėr fshatrat e parė, nė mos i pari, nė gjithė Qarkun e Gjirokastrės qė ngriti kėshillin nacionalēlirimtar.

Edhe pse kėshilli filloi tė realizojė mirė detyrat e pėrcaktuara nė shėrbim tė luftės dhe tė interesave tė popullit tė Fterrės,  vendimet e Konferencės sė Pezės tė 16 shtatorit 1942, qė erdhėn nė fshat nė muajin tetor, e bėnė tė nevojshme qė kėshilli nacionalēlirimtar i fshatit tė riorganizohej, mbi bazėn e kėtyre vendimeve tė reja tė Konferencės sė Pezės, qė hodhi themelet e bashkimit tė tė gjithė popullit shqiptar nė Frontin Nacionalēlirimtar.

Kėshtu, nė riorganizimin e menjėhershėm tė kėshillit, nė tetor tė vitit 1942, u bėnė edhe zgjedhjet e reja tė anėtarėve e tė kryetarit tė kėshillit. Kryetar u zgjodh pėrsėri Himet Ēallua, ndėrsa nė anėtarėt pati disa ndryshime. Me sa mė kujtohet, i deleguar kėsaj radhe ka qenė Jaho Gjoligu.

Me ide tė reja, me njė platformė mė tė qartė politike, tė bazuara nė vendimet e Konferencės sė Pezės, kėshilli i porsa zgjedhur  e orientoi punėn e tij tė mėtejshme nė kryerjen e kėtyre detyrave:

1. Kėshilli i ri nacionalēlirimtar tė ishte i vetmi organ i zgjedhur si qeveri vendi nė shėrbim tė bashkėfshatarėve dhe tė luftės ēlirimtare.

2. Tė punohej me fshatin pėr bashkimin nė njė front tė vetėm kundėr fashistėve dhe tradhtarėve tė vendit.

3. Tė forcohej kėshilli dhe tė punohej mė shumė pėr tė shtuar radhėt e partizanėve.

4. Tė punohej me fshatarėt qė asnjė tė mos shkonte me pushtuesit dhe tradhtarėt pėr ēdo arsye qoftė.

5. Partizanėt nė ēdo kohė tė priteshin e tė pėrcilleshin si anėtarė tė familjes.

6. Tė ēelet shkolla dhe tė punojė rregullisht me tekste tė spastruara nga temat fashiste.

7. Si pushtet i vendit, kėshilli tė zgjidhė dhe tė administrojė problemet ekonomike, pasurore e shoqėrore tė fshatit, etj.

Vendimet e kėshillit u lexuan para popullit tė fshatit dhe u miratuan njėzėri. Pėr zbatimin e tyre, veē anėtarėve tė kėshilli, u ngarkuan edhe disa aktivistė, burra, gra e tė rinj, qė dhanė ndihmesė tė vyer nė zgjidhjen e problemeve tė kohės.

Duke qenė vazhdimisht dhe pa ndėrprerje anėtar i kėtij kėshilli qė nė fillimet e tij, herė me detyrėn e sekretarit, herė tė ekonomatit, do tė tregoj disa nga ēėshtjet praktike qė ai zgjidhi nė kėtė periudhė tė vėshtirė tė Luftės, qė nga viti 1942 deri  nė fund tė vitit 1944.

Kryesore qė dua tė nėnvizoj ėshtė fakti kuptimplotė qė kėshilli nacionalēlirimtar ka realizuar qė nė fillimet e tij detyrat si qeveri e vendit. Asgjė nuk kryhej pa rregull e pa vendime kolektive, qoftė dhe ēėshtjet qė duken mė elementare. Ndikim tė veēantė ka pasur puna e Hiqmet Dushės, Safet Memit, Shaban Mitės, Mehmet Dushės etj., qė kanė qenė nė kohė tė ndryshme anėtarė tė kėshillit dhe sillnin orientimet e reja qė vinin nga organet mė tė lata tė Partisė e tė Pushtetit nė zonė e mė gjerė. Kanė dhėnė ndihmesė tė vijueshme pėr mbarėvajtjen e punės sė kėshillit edhe shumė tė deleguar qė vinin nga krahina e Kurveleshit, apo dhe nga Qarku, si Jaho Gjoligu, Memo Meto, Mustafa Matohiti, Shahe e Mustafa Luēi, Selman Lame e shumė tė tjerė.

Me qė Fterra ka bėrė pjesė nė zonat e ēliruara qė nga viti 1942, jeta nė tė vazhdonte  normalisht dhe kėshilli luante rolin e organit  tė qeverisjes vendore.

Kėshtu, pėr shembull, nė fshat vazhdonte tė funksiononte detyra e rojės sė katundit, ose bekshiut, siē i thoshim atėherė. Edhe pėr rrogėn e tij vendoste e duhet tė firmosnin gjithė anėtarėt e kėshillit. Ruaj shumė dėftesa tė tilla, me shkrim dore e here-herė nė copa letre. Po citoj ndonjėrėn prej tyre:

                         Dėftesė

           Pėr franga shqiptare 100 (njėqind)

Dėftoj se mora nga arka e katundit Fterrė tė sipėrmet fr.shq. 100 (njėqind) rrogėn time tė muajit gusht 1943

 Fterr mė 27.8.43                               Marrėsi

                                                    Rojtėsi i katundit

                                                        Meto Shkurti

                                                            (Firma)                                                           

                   Arkėtarit katundit

                                                                  Kėtu

            T’i  paguhet e drejta e rrogės fr. Shq. 100 ( njėqind ) pėr muajin gusht 1943.

Mė poshtė janė vetėm firmat e tetė anėtarėve tė kėshillit, ku mė tė lexueshmet janė e Azis Mehmetit, Dervish Skurtit, Neim Zanit, Ago Dushės dhe firma ime.

Nė njė dėftesė tjetėr me shkrim dore me bojė  pėr muajin korrik tė vitit 1943 ėshtė edhe ajo pėr rrogėn e Mustehak Ēallos si rojtar i katundit, nė shumėn po 100 fr.shq. Nė emėr tė kėshillit nacionalēlirimtar ėshtė firmosur po nga tetė persona. Ndėrsa nė njė dėftesė  tė shkruar me laps kopjativ qė mban datėn 20 nėntor 1943 urdhėrohet arkėtari i katundit Fterrė t’i paguaj zotit Shefqet Shkurti pėr udhėtimin qė ka bėrė nė Vlorė nė interes tė bashkėkatundarėve shumėn prej 150 (njėqind e pesėdhjetė) fr. Shq. Dėftesa ėshtė firmosur nga njėmbėdhjetė veta, midis tė cilėve dallohen firmat e Belul Brinjės, Qazim Gjonit, Mehmet Ēallos, Bastri Dautit, Beqo Hizmos, firma ime etj.

Shkresa e dėftesa tė tilla, qė tregojnė veprimtarinė e kėshillit janė tė shumta dhe vijnė duke u shtuar gjatė vitit 1944.

Pėr kėtė vit mė duket me interes tė pėrmendim Vendimin Nr. 59, tė datės 14.6.1944:

“Kėshilli N.ēl. i katundit Fterrė nė mbledhjen e tij tė datės 14/6/944 mori nė bisedim shpenzimet e shkresurisė si letėr shkrimi, bojė, drita e tė tjera, qė harxhohen nga ana e kėtij kėshilli dhe ato tė Roje Komandės Partizane tė Vendit e tė tjera shpenzime tė ndryshme dhe vendosi qė nga tė ardhurat e arkės sė pėrbashkėt tė katundit tė tėrheqė Franga Shqiptare dyqind (200) dhe tė blihen sendet e nevojitur simbas faturave qė do tė paraqiten.

Ky vendim, mbasi u shkrua e u kėndua, u pėlqye dhe nėnshkruhet:

Poshtė janė firmat origjinale tė pjesėmarrėsve.

Njė tjetėr dėftesė e kėtij viti ėshtė ajo pėr blerje drithi pėr nevojat e fshatit. Kėshilli autorizon arkėtarin “ me i pague tregtarit Asllan Beqit pėr 413 ( katėrqind e trembėdhjetė ) kg misėr tė marra pėr nevojat e kėtij katundi shumėn prej franga shqiptare 669,10 (gjashtėqind e gjashtėdhjetė e nėnte e 10%) sė bashku me qiranė e transportit qė pėrfshihet nė kėtė shumė fr. Shq.  41,10 (dyzetė e njė e 10%).

                                Firma e pėrgjegjėsit tė kėshillit.

Unė, si arkėtar i kėshillit pėr disa vjet, jam munduar qė ēdo gjė ta evidentoj sa mė saktė. Mbahej nė rregull  “Libri i arkės”, shėnoheshin me saktėsi tė hyrat e tė dalat nė libėr dhe nė pasqyrat pėrmbledhėse, ēdo pagesė apo e ardhur dokumentohej me  dėftesė tė posaēme dhe me vendim kėshilli tė firmosur nga anėtarėt. Kjo dėshmohet edhe nė dėftesat e mėsipėrme, por dhe nga pasqyrat origjinale qė i ruaj edhe sot.

Kėshilli administronte edhe territorin e vendit. Kėshtu, njė pjesė e mirė e tė ardhurave tė kėshillit sigurohej nga dhėnia me qira e kullotave, apo taksat qė paguheshin pėr to, si nga bashkėfshatarėt dhe nga ēobanė tė fshatrave tė tjera. Kėshtu, sipas pasqyrės sė viteve 1943-44, figuron qė Fejzo Zhupa  tė ketė paguar pėr kullotat nė Martez e Komeme 740 fr. Shq., Vejsel Alikua pėr Hundėn e Drerit 1040 fr. Shq., Bajram Bedua pėr Lugun 1000 fr. Shq. Taro Gjoni pėr Rrėmullėn 300 fr. Shq. Po kėshtu detyrime kanė paguar barinjtė fterjotė pėr Rrėmullėn e Galishtin, si Haxhi Shkurti, Vahit Malua, Dervish Mehmeti, Mersin Mehmeti etj.

Si dokument tė dorėzimit tė arkės tė kėshillit mė 8 maj 1945, mbasi kisha filluar punė nė Sarandė, ruaj edhe sot e kėsaj dite dėftesėn e mėposhtme:

 

               Dėftesė pėr Fr. Shq 2287,20

 

Dėftojmė se muartim nė dorėzim nga ish arkėtari i Ksh.N.Cl tė kėtij katundi shokut Lame Xhama llogarinė e arkės si dhe gjendjen e saj prej Fr. Shq. 2287,20 (dymijė e dyqind e tetėdhjetė e shtatė e 20%) tė rrjedhura nga kullotjet e tė ardhura tė ndryshme tė pėrfillura nė faqet 26, 27, 28, 29 e 30 tė librit tė arkės.

   Fterrė, mė 8.V. 45                             V.F.L.P

Sekretari                                     N.Kryetari i Ksh.N.Cl.

Qazim Gjoni                                    Axhem Shkurti

(Firma origjinale)                           ( Firma origjinale)

Disa herė kanė kaluar operacione armike nė Fterrė, por falė njė organizimi tė mirė qė kishte fshati, banorėt lajmėroheshin me kohė dhe iknin nė vende tė fshehta, nė pyje, male e shpella, duke marrė nga shtėpitė e tyre edhe ato pak plaēka qė mundnin. Ishte kjo arsyeja qė edhe dėmtimet kanė qenė relativisht mė tė pakta. Nė operacionin e fundit armik, dėmtimet ishin mė tė rėnda. U dogjėn krejtėsisht 25 shtėpi, 15  u dogjėn pjesėrisht dhe pjesa tjetėr patėn dėmtime mė tė lehta.

Kėshilli nacionalēlirimtar i fshatit tregoi interesim tė veēantė pėr tė evidentuar shtėpitė e djegura plotėsisht apo pjesėrisht, duke hartuar listat pėrkatėse dhe dėmet  qė u ishin bėrė fshatarėve. Pėr kėtė u krijua njė komision prej 12 vetėsh, pėrfshirė dhe tė deleguarin e  Kėshillit Nacionalēlirimtar tė Qarkut tė Gjirokastrės, Niko Kekezin, qė kishte ardhur me 600 napolona flori pėr tė parė dėmet e pėr tė ndihmuar me vlera monetare.

Lista e personave qė u ishin djegur shtėpitė ruhet nė origjinal. Ajo pėrmban 42 kryefamiljarė me shtėpi tė djegura plotėsisht apo pjesėrisht dhe nė fund ndodhen firmat e anėtarėve tė komisionit, qė ishin: Shefqet Shkurti, Lame Xhama, Mehmet Ēallo, Hiqmet Shehu, Bastri Dauti, Iljaz Kofina, Beqo Hizmo, Qazim Gjoni, Belul Brinja, Shefki Mita dhe Mehmet Dusha.

Ky komision vendosi qė nga kjo shumė 560 napolona flori tė pėrdoreshin pėr shtėpitė e djegura dhe tė dėmtuara, 10 pėr rregullimin e shkollės dhe 30 pėr nevoja tė ndryshme pėr partizanėt. Komisioni, mbasi shikoi nė vend ēdo dėmtim, hartoi listat me shumat pėrkatėse pėr ēdo kryefamiljar, tė cilat u shpėrndanė menjėherė. Sipas listės, nga kjo ndihmė pėrfituan tė 42 familjet fterjote dhe konkretisht: Lemo Ēallo, Mustehak Ēallo, Mehmet Ēallo, Belul Brinja, Kamber Brinja, Asllan Brinja, Muslli Gjoni, Kadri Gjoni, Qazim Gjoni, Haxhi Shkurti, Aqif Shkurti, Dervish Shkurti, Hajro Mėrkuri, Hysen Maēi, Idriz Maēi, Lele Gjonike, Mersin Mehmeti, Xhemil Mehmeti, Veli Mehmeti, Nijazi Zhupa, Fejzo Zhupa, Memo Zhupa, Bastri Dauti, Rrapo Zeneli, Adem Lona, Neshat Brinja, Xhafer Brinja, Safet Gjoni, Arif Kurupi, Mehmet Dusha, Vahit Malo, Murat Malo, Zilfo Malo, Neim Zani, Fetah Zani, Qemal Mehmeti, Salihe Mite, Muharrem Mėrkuri, Sefer Ēallo, Lame Xhama, Ago Dusha, Azis Mehmeti.

Tė gjithė ata qė morėn ndihma kanė hedhur firmat nė listėn pėrkatėse pėr sasinė e parave qė kanė marrė.

Fterjotėt, tė gėzuar nga kjo ndihmė qė erdhi nga pushteti i luftės sė Qarkut, filluan tė ndėrtojnė e tė meremetojnė sa mė shpejt shtėpitė e djegura.

Kapitull mė vete pėrbėn ndihmesa ime si ekonomat i reparteve partizane nė Fterrė, apo nė Sarandė, pa u shkėputur dhe nga detyrat e kėshillit tė fshatit dhe tė ēeljes sė shkollave nė vendet e ēliruara nga pushtuesit.

Nė maj 1943 nga Shtabi i Zonės sė parė Operative Vlorė - Gjirokastėr, jam caktuar ekonomat i reparteve partizane me qendėr nė Fterrė, pėr materialet qė grumbulloheshin nga ndihmat, tė kapura fashistėve, tė sekuestruara, apo dhe tė blera pėr nevojat e luftės. Materialet qėndronin nė shtėpinė time dhe shpėrndaheshin sipas urdhrave qė jepnin komandat partizane. Urdhrat jepeshin kryesisht  me shkrim, kurse dorėzimi i mallrave bėhej me dėftesa tė rregullta me firmė, pjesėn mė tė madhe  tė tė cilave i kam edhe sot.

Po citoj disa nga kėto dokumente, tė cilat hedhin dritė mbi rregullin qė ekzistonte edhe nė atė kohė lufte pėr ēdo mall qė kalonte nga njė dorė nė tjetėr. Kėshtu, nė njė dėftesė dore  thuhet:

 

Resul Mita dorėzoi nė kėtė seksion tė ekonomatės sė shtabit miell kg. 120.

          Kuē, 20.IX.1943                       Ekonomati i shtabit

                                 V.F.L.P                     Kroi (firma)

Mora nga shuku Resul Mita tė dėrguara nga ekonomati i shtabit nė Kuē miell gruri kg. 120 pėr ta pėrdorė pėr nevojat e partizanėve. Mushka italiane qė pruri miellin u kthye nė shtab.

              Fterrė, mė 22.9.1943                            Ekonomati

                                                                         Lame Xhama

 

  Ja njė dėftesė tjetėr qė dėrgon Jaho Gjoligu:

                  Shoku Lame,

Djalit qė vjen me mushkė jepi dyer e kanata tė penxhereve. Mba shėnim pėr ēdo send qė dėrgon nė bazė, ose kudo, se do i raportohen shtabit.

                                                                 Jaho Gjoligu

Shėnim: Italiani mori 7 fletė penxhere e 2 karike

Rait Murati mori 4 fletė dere e dy dritare.

20.1.1944

 

Njė tjetėr dėftesė interesante qė tregon se dhe njė kokėrr portokalle duhej inventarizuar e numėruar:

 

                                                Dėftesė

                                                                                        

                                                                               V.F.L.P

Unė Eqerem Kofina mora nga Lame Xhama ekonomat njė kafshė ardhur nga Lukova me portokalle pėr Brigadėn e Parė. Nė dy thasėt u numėruan 350 kokrra portokalle, tė cilat do tė dorėzohen nė bazė nė Kuē.

Fterrė mė 10.1.1944                              Marrėsi nė dorėzim

                                                         Eqerem Kofina dhe firma

 

Po ashtu, nga Eqerem Kofina ėshtė dhe dėftesa pėr 42 okė lesh neto pėr ta shpėrndarė nė fshat “pėr ēorape luftėtarėve tė Brigadės sė Parė” e datės 12 janar 44.

Materiale tė ndryshme janė marrė nga “magazina ime” nga Ali Gjoligu, Xhezo Proda, Nasip Dervishi e tė tjerė kuadro tė forcave partizane, pėr tė cilat kam dėftesat origjinale.

Ja dhe disa nga materialet e lėna mė vonė, gjatė vitit 1944, nė Fterrė dhe tė dorėzuara tek unė si ekonomat i prapavijės partizane:

Nė listėn e sendeve dhe ushqimeve tė prura nga Tatzati e tė dorėzuara  te unė mė 3 janar 1944 nga Jani Naska, N/Komisar i Batalionit IV,  tė Brigadės I, shėnohen:

Misėr okė 432, grurė okė 118,  njė teneqe e vulosur, njė talėr i mbyllur, dy shala, dy karrige, njė tigan, njė ibrik, dy tenxhere cingo, njė gavetė, tri cingo, dy pjesė kėmbė makine, njė pirusti, dy tepsi hekuri, dy frėthe.

Tė shpėrndara gjatė prehjes qė bėri Brigada nė Fterrė:

Dy teneqe me djathė, grurė okė 118, misėr okė 186.

Njė listė me 21 sende figurojnė tė kem marrė nė dorėzim mė 7 janar 1944 nga Thoma Korroveshi, ku pėrfshihen qė nga 310 okė grurė, 191 okė misėr, 30 okė vaj, 126 okė lesh e deri te  pjata, tiganė, tava, sahanė, lugė kazani etj.

Me njė porosi me shkrim tė Jaho Gjoligut, mė 4 korrik tė vitit 1944 materialet e lėnura tek unė si ekonomat i prapavijės partizane, ia dorėzova kryetarit tė kėshillit tė Fterrės Mehemet Ēallos, me qė unė isha emėruar edhe si ekonomat i materialeve tė  grumbulluara nga depot e ushtrisė italiane, qė kapitulloi.

Lista e materialeve tė dorėzuara Himet Ēallos ėshtė deri nė numrin rendor 26 dhe pėrbėhet kryesisht me orendi shtėpiake, mjete  shtroje e mbuloje, sende kuzhine etj.

Megjithėse kohė lufte, sikurse vėrtetohet dhe me dėftesat qė cituam mė lart, dokumentacioni ishte i pėrsosur, vėrtet nė copa letrash dosido, por ishin tė shkruara e zeza mbi tė bardhė.

            Kur nė fshat vinin operacione armike, kėto mallra i fusnim nė banjėn qė ishte poshtė odės, mbyllnim me gurė portėn dhe dritaren e banjės dhe pastaj e lyenim me gėlqere qė tė mos kuptohej. Sendet qė ishin kaba si karrige, tavolina etj., i ēonim tek shpella e Zgjebes e te pėrroi i Avrece. Pėr to dinin vetėm unė, vėllai im Uzeir Xhama dhe gruaja Lutfije Xhama. Kėshtu i shpėtuam dhe i shpėrndamė kėto mallra sipas urdhrave tė reparteve partizane, pa pėsuar asnjė dėmtim

Me kapitullimin e Italisė  fashiste, shtabi i luftės sė Zonės mė ngarkoi edhe pėrgjegjėsinė i depove tė ushqimeve e tė materialeve qė iu zunė armikut nė Sarandė. Nė kėto depo kishte mallra tė shumta e  tė ndryshme, tė cilat, fillimisht,  u morėn nė dorėzim me njė inventar nga njė komision prej 12 vetash. Ky komision, mbasi bėri inventarizimin dhe listėn e shpėrndarjes, m’i dorėzoi mua qė t’i shpėrndaja brenda muajit shtator 1943. Nga inventari origjinal i datės 14 shtator 1943, qė kam edhe sot, nė kėto depo kanė qenė kėto artikuj kryesorė ushqimorė: miell kv 6500, oriz kv 1400, sheqer kv 1200, makarona arka 1200, kuti mishi arka 300, galeta arka 500, komposto arka 40, sapun arka 20, marmelatė kuti 30, vaj ulliri kv 150, kafe kv 10, gjalpė kv 10, tėrshėrė kv 60, elb kv 100, djathė kasher kv 100.

Shpėrndarja filloi menjėherė sipas vendeve qė caktoheshin nė listėn e shpėrndarjes. Nga shėnimet dhe dokumentet e asaj kohe, nga data 14 deri 28 shtator 1943, nė Kuē janė dėrguar: miell kv 1200, oriz kv 1100, sheqer kv 150, djathė kasher  kv 20, makarona arka 60, etj. Po ashtu, sipas dokumenteve origjinale, janė dėrguar ose janė shpėrndarė mallra nga kėto depo edhe nė zona tė tjera, si nė Theollogo, Delvinė, Konispol, popullit tė Sarandės, Brigadės sė I-rė, tė V-tė e tė VI-tė, etj.

Disa mallra nuk arritėn tė shpėrndahen dot, sepse nė Sarandė erdhėn nė mėnyrė tė befasishme forca gjermane nga Greqia, tė cilat megjithėse u pritėn me luftė, mundėn tė hynin nė qytet.

Po tregoj shkurt edhe disa ēėshtje tė tjera, qė lidhen me periudhėn e Luftės  nė fshat.

              Mbėshtetje pėr luftėn kundėr fashizmit ka qenė edhe ēeta e Fterrės, e cila, skurse thamė, u formua fillimisht me 25 veta nė korrik 1942 me komisar Hiqmet Dushėn dhe komandant Iljaz Kofinėn. Mė pas ēetėn e komandoi Shuquri Sadiku, i cili dha njė ndihmesė tė veēantė nė drejtimin e aksioneve tė saj. (Nė fakt Fterra ka pasur gjithmonė ēetė, qė nė luftėn e Vlorės e bile edhe me parė qė nė kohėn e andartėve grekė). Me dhėnien e sinjalit se po afroheshin armiqtė, ēeta ngrihej e gjitha nė alarm, i cili zakonisht bėhej me tre pushkė e njė bombė.  Por duhet pėrmendur se nė kėto raste ēeta dyfishohej edhe me fterjotė tė tjerė qė nuk ishin tė regjistruar nė ēetė, por qė ishin tė armatosur e qė nė kėto raste shkonin vullnetarisht pėrkrah bashkėfshatarėve tė tjerė.

Ēeta e Fterrės ka marrė pjesė nė shumė aksione e veprime luftrake, ndėr tė cilat mbaj mėnd mirė sulmin mbi postbllokun fashist tė Borshit nė janar 1943, ku mbeti i vrarė djaloshi trim Fuat Mato. Pas kėtij aksioni ēeta mori emrin e tij, emėr qė e mbajti lart e nuk e turpėroi asnjėherė. Aksione tė tjera tė ēetės kanė qenė  nė Bėrdė, nė Rrėmullė, nė Kala tė Borshit, nė Omlo, nė Sugė etj. Por ēeta ka qenė edhe nė ndihmė tė partizanėve nė Vėrmik, Gusmar, Progonat, Zhulat, Golėm e nė fund pėr tė shpartalluar njė grup armik qė ishte mbledhur nė Vaun e Dafinės.

              Gjatė luftės nacionalēlirimtare nė Fterrė kanė ardhur shumė tė deleguar, funksionarė tė luftės, tė cilėt kanė bashkėpunuar ngushtė me celulėn e partisė e me kėshillin nacionalēlirimtar dhe kanė bėrė disa takime me njerėz tė veēantė si dhe nė mbledhje tė fshatit pėr probleme tė ndryshme tė Lėvizjes Nacionalēlirimtare. Nė kujtesėn time midis tyre mund tė pėrmend Bedri Spahiun, Mustafa Matohitin, Tuk Jakovėn, Memo Meton, Jaho Gjoligun, Birēe Sinamatin e tė tjerė. Unė kam marrė pjesė nė shumė mbledhje e takime, edhe pėr shkak se kam qenė qė nga fillimi e deri nė fund anėtar i kėshillit nacionalēlirimtar.

        Nga shėnimet qė kam nė njė defter tė vogėl tė asaj kohe, midis tė tjerave, janė edhe kėto data takimesh  tė veēanta me tė deleguar, nė tė cilat, veē disa fterjotėve, kam marrė pjesė edhe unė: 1 tetor 1943, 5 tetor 1943, 10 tetor 1943, 13 tetor 1943, 14 janar 1944, 20 janar 1944, 25 janar 1944, 30 janar 1944, 7 shkurt 1944, 12 shkurt 1944, 15 shkurt 1944, 22 shkurt 1944, 27 dhe 28 shkurt 1944, 5 mars 1944.  Pas kėsaj date blloku ėshtė dėmtuar e nuk mund tė lexohet. Sigurisht qė janė bėrė edhe shumė takime tė tjera, por unė kam tė regjistruara nė bllokun tim nė formė ditari, vetėm ato takime qė kam marrė pjesė.

         Mė kujtohet se nė vitin 1943 ėshtė krijuar nė Fterrė edhe kėshilli i gruas me 5 veta me pėrgjegjėse Hava Miten. Pėr zgjedhjen e kėshillit tė gruas e deleguar kishte ardhur Shaho Luēi dhe njė tjetėr, emri i sė cilės nuk mė kujtohet. Kur u formua ky kėshill, nė mbledhje ka qenė edhe Selman Lamja, Safet Memi dhe unė. Mbas zgjedhjes, kėshilli u tėrhoq mėnjanė dhe mori vendime qė tė punohej mė shumė pėr njė mobilizim mė tė madh tė grave nė luftė, tė tregohej kujdes i veēantė pėr pritjen e strehimin e partizanėve, sidomos atyre tė sėmurė dhe tė plagosur, tė pėrgatiteshin bluza e ēorape pėr partizanėt, etj. Mbledhja pėr zgjedhjen e kėshillit tė gruas ėshtė bėrė nė shtėpinė e Halil Matos.

Lidhjet mė tė ngushta nė Fterrė i kam pas me Hiqmet Dushėn, veēanėrisht nga viti 1940 kur unė u ktheva nė fshat, mbasi isha spastruar nga arsimi si antifashist. Ai bisedonte me mua po thuaj pėr ēdo gjė, kishte shumė besim dhe shkėmbenim  mendime pėr luftėn e pėr fshatin. Hiqmeti ishte modeli i njeriut tė pėrsosur, jo vetėm se ishte kundėr fashizmit, por me Hiqmetin mund tė bisedoje pėr ēdo problem dhe do tė merrje mendime tė pjekura. Hiqmeti ishte edhe i menēur, edhe i thjeshtė, edhe i dashur, edhe i vendosur, edhe i qetė, edhe i thellė nė mendime, edhe i aksionit nė veprime. Asnjėherė nuk kam dėgjuar ndonjė fjalė tė keqe nga goja e tij pėr fterjotėt. Edhe kur ka pas ndonjė keqkuptim apo ndonjė lėkundje nga njerėz tė veēantė, Hiqmeti ishte ai qė zbuste gjakrat dhe jepte rrugėt paqėsore tė zgjidhjes. Nuk e ekzagjeroj po tė them se pa Hiqmetin fterjotėt nuk do tė kishin qenė kaq tė bashkuar nė ato momente delikate.

Nė mars 1942 nė Fterrė erdhi Mustafa Matohiti, i cili takimin dhe bisedėn e parė e bėri me Hiqmetin, pastaj erdhėn tek unė. Tė tre bashkė biseduam pėr gjendjen e fshatit. Ne e informuam hollėsisht. Mustafai dėgjonte me vėmendje, herė-herė ndėrhynte me takt pėr tė ditur mė shumė pėr ndonjė problem tė veēantė. Nė fund na dha porosi pėr punėn qė duhej bėrė, sidomos pėr ta mbajtur tė lidhur e tė bashkuar popullin e fshatit me luftėn. Biseduam deri natėn vonė. Pastaj Hiqmeti iku dhe Mustafai fjeti nė shtėpinė tonė.  Tė nesėrmen e pėrcollėm me gjithė Hiqmetin deri nė Pirg tė tejm, na pėrqafoi e na tha: Do vij pėrsėri sė shpejti e dua t’u gjej mė tė fortė e mė tė bashkuar. Iku pėr nė Kuē me shoqėruesit e tij. Ky ishte takimi im i parė dhe i fundit me Mustafa Matohitin.

Me Jaho Gjoligun, qė vinte shpesh nė Fterrė, gjatė luftės kam pas disa takime e mė shumė lidhje si gjatė kohės qė isha nė fshat, por edhe mė vonė kur shkova nė Sarandė si pėrgjegjės i depove tė ushqimit mbas kapitullimit tė Italisė.

Nė Fterrė gjatė luftės, nė kohė tė ndryshme, kanė ardhur edhe krerė tė Ballit Kombėtar e tė Legalitetit, si Azis Ēami, Zenel Gjoleka, Rasim Babameto, Idris Jazo, etj. Qėllimi i tyre ka qenė qė fterjotėt tė kalonin me formacionet e tyre. Por kjo nuk u realizua, sepse ata nuk arritėn tė bindnin asnjė dhe asnjėherė nuk gjetėn argumente pėr t’iu kundėrvėnė ideve tė Luftės Nacionalēlirimtare, qė mbroheshin me fanatizėm nga bijtė e fshatit tonė qė kanė marrė pjesė nė kėto takime, si Hiqmet Dusha, Safet Memi, Shaban Mita, Iljaz Kofina, Shuquri Sadiku, Shefqet Shkurti, Halil Mato e tė tjerė. Nė disa nga kėto takime kam marrė pjesė edhe unė.

 

 

Kėto qenė shkurtimisht disa nga kujtimet e mia pėr pjesėmarrjen nė Lėvizjen Nacionalēlirimtare, kryesisht nė Fterrė, por dhe nė Sarandė mbas ēlirimit tė saj.

Pėr pjesėmarrjen nė luftė qė nga fillimi e deri nė mbarim tė saj, kam marrė tri medalje:

Medaljen e Kujtimit, Dekreti Nr. 1970, datė 23.11.1954, me kėtė motivacion:  “Qysh para datės 10 korrik 1943, qė shėnon formimin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare, ka marrė pjesė pa ndėrprerje deri nė fund me armė nė dorė ose me aktivitet politik tė organizuar nė luftėn kundėr okupatorėve e tradhtarėve pėr ēlirimin e Atdheut dhe tė popullit shqiptar”.

Medaljen e Trimėrisė, me tė njėjtin dekret e datė si mė lart dhe me motivacion: “Luftėtar trim, ka qenė shembull qėndrese dhe vetėmohimi nė luftė kundėr okupatorėve e tradhtarėve pėr ēlirimin e Atdheut dhe tė popullit shqiptar”.

Medaljen e Ēlirimit, me kėtė motivacion: “ Ka marrė pjesė nė rreshtat e Ushtrisė Nacionalēlirimtare dhe me armė nė dorė ka luftuar kundėr okupatorit e tradhtarėve deri nė ēlirimin e Atdheut e tė popullit shqiptar”.

1038.jpg
Lame Xhama, Hiqmet Dusha, Safet Memi, Ismet Elezi, Dilaver Shkurti

1040.jpg

1041.jpg

1042.jpg

1043.jpg

1044.jpg

1045.jpg

1046.jpg

 

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA