lamexhama333.gif

Leterkembime

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

Letėrkėmbime

 

                   Me Fejzo Mehmetin, Mėsues i Popullit

                                                          Sarandė, mė 18. 12. 1980

 

                                      I dashur Lame,

 

Me kėnaqėsi tė madhe dhe gėzim tė veēantė  mėsova pėr dekorimin tėnd me titullin e lartė “Mėsues i Popullit”.

Ky vlerėsim i lartė qė i bėhet punės sė nderuar tė edukatorėve tė brezit tė ri, ėshtė njė vlerėsim plotėsisht i merituar pėr punėn tėnde tridhjetė e ca vjeēare nė lėmin e arsimit pėr mėsimin e brezit tė ri, pėr edukimin e tij me ndjenjat e atdhedashurisė, pėr tė qenė gjithnjė tė gatshėm qė  tė bėjnė edhe sakrificėn mė supreme, ashtu siē e vėrtetuan vitet e lavdishme tė Luftės Nacionalēlirimtare dhe sado herė qė ta kėrkojnė interesat e larta tė Atdheut…

Ėshtė njė sadisfaksion dhe gėzim shumė i madh pėr gjithė familjen tėnde e nė mėnyrė tė veēantė pėr ty qė ia kushtove tė tėrė jetėn, mundin e djersėn njė misioni kaq tė lartė e fisnik, siē ėshtė ai i mėsimit dhe edukimit tė brezit tė ri, ėshtė njėkohėsisht edhe njė gėzim e kėnaqėsi edhe pėr mua dhe shokėt tonė tė klasės, qė gjatė atyre pesė vjetėve pune e pėrpjekjesh nė kondita shumė tė vėshtira tė Normales sonė tė dashur tė atyre viteve, po punonim me kėmbėngulje e vullnet tė fortė pėr pėrgatitjen tonė si edukatorė tė brezit tė ri, qė do t’u mėsonim fėmijėve tė popullit gjuhėn tonė tė bukur, historinė e popullit tonė tė lashtė, trim, punėtor e liridashės, do t’i entuziazmonim ata me luftėrat e popullit shqiptar nėn udhėheqjen e heroit tonė kombėtar - Skėnderbeut, me kryengritjet e bėra gjatė pushtimit otoman, nėn udhėheqjen e trimave tė kryengritjeve popullore, si dhe luftėrat e bėra pėr mbrojtjen e tokave shqiptare nga copėtimi pėr tė kėnaqur lakmitė e shovinistėve fqinjė dhe ato tė 1920-tės kundėr “njė mbreti 40 milionė”.

Kėtė mision tė lartė neve e kryem me nder e me dinjitet, duke i dhėnė Atdheut me qindra djem e vajza, qė do tė mbushnin mė vonė rreshtat partizane dhe me armė nė dorė…do t’i dilnin zot Atdheut dhe do tė luftonin trimėrisht pėr ēlirimin e tij dhe vendosjen e pushtetit popullor. Shumė nga kėta ish-nxėnės tanė dhanė edhe  jetėn e tyre tė re pėr tė mbetur gjithnjė yje tė ndritshėm e tė pashuar. Shumė tė tjerė punojnė nė tė katėr anėt e vendit pėr ndėrtimin, begatinė, forcimin dhe mbrojtjen e Atdheut tonė socialist.

Do tė doja shumė qė tė ndodhesha tok me ty dhe gjithė pjesėtarėt e tjerė tė familjes sate dhe tė merrja pjesė, bashkė me ju edhe unė nė kėtė gėzim tė madh qė pati nderin tė ketė familja juaj nė kėto ditė, gjė qė, nga koha e keqe, mosha e thyer dhe largėsia, nuk munda ta realizoj, por qė me mendje dhe me zemėr kam qenė gjithnjė pranė jush.

Pėrfitoj nga rasti qė, tok me ty, t’i shpreh gjithė familjes suaj urimet e mia mė tė pėrzemėrta. Veēanėrisht Bardhylit e Lilianės, qė punojnė nė sektorin e arsimit, iu uroj suksese, si ato tė babait dhe gjyshit tė tyre.

Do tė mė falėsh qė vonova t’u shprehja mė shpejt urimet e mia, tė cilat nuk mė pėlqeu t’i bėja nėpėrmjet ndonjė telegrami tė shkurtėr, por me anėn e kėsaj letre, pėr t’u shprehur pak mė gjerėsisht e njė ēikė mė mirė…

Duke pėrfunduar, tė uroj edhe njė herė nga zemra qė tė rrosh shumė vjet akoma dhe ta gėzosh kėtė titull tė lartė…

                           Tė puth sė largu me shumė mall e dashuri

                               Shoku yt i klasės dhe kolegu i punės

                                                  Fejzi Mehmeti

 

Pėrgjigje Fejzo Mehmetit

                                                                 Tiranė, janar 1981,             

                                         I dashur Fejzo,

Letrėn tuaj e mora dhe ju faleminderit shumė pėr urimin pėr titullin  “Mėsues i Popullit”, pėr dashurinė e sinqertė, pėr respektin e madh, pėr simpatinė dhe pėr shprehjet tuaja tė ngrohta e plot dashuri qė tregoni pėr mua e familjen time…

…Ne kemi punuar edhe nė kohė tė vėshtira, por me punė tė palodhur kemi kapėrcyer ēdo pengesė, qė nga Normalja kur ne mėsuam bashkė, e deri sa dolėm nė pension. Tė dy kemi punuar kryesisht nė Sarandė e Delvinė pėr zhvillimin e arsimit, pėr pėrhapjen e diturisė, pėr edukimin e brezit tė ri me ndjenja patriotike e revolucionare, ndaj edhe sot nė moshė tė thyer ndjejmė kėnaqėsi kur  takojmė ish- nxėnėsit tanė qė punojnė  nė tė katėr anėt e vendit dhe na nderojnė e na respektojnė, si atėherė kur qenė fėmijė, e shpesh edhe mė shumė.

Ėshtė e vėrtetė qė jam gėzuar shumė pėr dhėnin e titullit “Mėsues i Popullit”. Ėshtė gėzuar dhe familja ime, tė afėrmit, shokėt dhe ish-nxėnėsit, nga tė cilėt kam marrė letra, telegrame dhe kartolina me urime…

…Ju falėnderoj dhe njė herė pėr atė letėr tė shkruar me shpirt e dashuri…Sė shpejti dėshiroj t’ua kthej nė njė gėzim tė tillė, qė sigurisht do ta fitoni, se keni punuar shumė vjet nė arsim dhe me rezultate shumė tė mira nė punė. Edhe ju e keni shkrirė jetėn pėr shkollėn, pėr pėrhapjen e arsimit dhe pėr edukimin e brezit tė ri, ndaj  jam i bindur se ky nderim do t’iu bėhet.

(Ky nderim iu bė disa vjet me vonė dhe iu dha titulli Mėsues i Popullit. Shėnimi ynė)

Ju uroj pleqėri tė bardhė e sė shpejti nė vend tė nderit!

                      Ju puth me mall e dashuri

                                                            Shoku juaj

                                                           Lame Xhama

 

 

Me Xhelal Berberin, Mėsues i Popullit

                                                                                  viti 1981                 

               Shumė i dashur shoku im Xhelal,

 

Letrėn tuaj e mora dhe u gėzova shumė qė jeni nė gjendje shėndetėsore tė pranueshme pėr t’i shėrbyer vetes, por dhe pėr tė lexuar e pėr tė shkruar, se jeta jonė, edhe nė kėtė moshė, nuk mund tė kuptohet pa lapsin e pa librin.

Edhe unė, pėr shkak tė moshės dhe gjendjes shėndetėsore, dal rrallė nė pazar e nė njerėz, por nė shtėpi mė vijnė shumė bashkėfshatarė, shokė, miq e ish-nxėnės dhe mė vizitojnė, bisedojmė e kėnaqemi.

Kohėn mė tė madhe edhe unė e kaloj me tė lexuar e me tė shkruar letra e kujtime. Mė kėrkon kujtime edhe shkolla e Pėrmetit, ku punova dy vjetėt e parė tė mėsuesisė. Edhe shkolla e Konispolit mė kėrkon kujtime, fotografi e dokumente pėr kohėn e shkurtėr qė punova aty. Jam duke i shkruar kėto kujtime dhe fatmirėsisht nė shtėpi kemi makinė shkrimi dhe  me atė punoj ēdo ditė. Deri tani kam shkruar mbi 500 faqe tė daktilografuara dhe sipas shkollave e ēėshtjeve i kam lidhur nė formė libri qė t’ua dėrgoj atyre qė m’i kėrkojnė.

Kam shkruar kujtime pėr fshatin tim Fterrė, pėr ēeljen aty tė shkollės sė parė shqipe, pėr periudhėn e Luftės Nacionalēlirimtare, kam shkruar pėr Normalen e Elbasanit, shumė kujtime e mbresa nga puna e gjatė disavjeēare nė Sarandė etj. Me kėto edhe shkoj kohėn e lirė, por edhe shkollat e muzetė kanė nevojė pėr tė pasqyruar tė kaluarėn e arsimit dhe tė luftėrave  tona pėr liri.

Gjithashtu, kam dhėnė emisione nė Radio Tirana pėr zhvillimin e arsimit, pse kanė ardhur nė shtėpi e mė kanė incizuar.

I dashur Xhelal, sa tė jemi gjallė duhet tė punojmė brenda mundėsive tona, qė ta gėzojmė titullin “Mėsues i Popullit”. Tė jesh krenar pėr kėtė titull, se ke punuar gjithė jetėn me nder, me ndėrgjegje e pasion pėr shkollėn e gjuhėn shqipe, pėr mėsimin dhe edukimin e mijėra e mijėra nxėnėsve. Prandaj, mė shumė duhet tė shkruash nga kujtimet e tua pėr shkollat e Sarandės e tė Delvinės, qė ata t’i pasurojnė historikėt dhe muzetė edhe me kujtime e dokumente qė ne i kemi tė ruajtura nė mendje, por dhe nė sirtar,  sidomos fotografitė e vjetra, qė janė njė pasuri me vlerė pėr tė njohur traditat e shkollės. Nė qoftė se gjeni vėshtirėsi pėr t’i shkruar vetė kujtimet qė ke pėr shkollat, kėrko ndihmėn e ndonjė mėsuesi aty. Ose m’i dėrgo mua tė shkruara dosido me shkrim dore dhe unė jam i gatshėm t’i daktilografoj e tė t’i dėrgoj tė lidhura.

 

                                         Pėrqafime me mall sė largu,

                                                        Shoku yt i vjetėr

                                                             Lame Xhama

 

Letra e Xhelal Berberit                                                         

                                                        Delvinė, 17 maj 1981

                                          I dashur Lame,

 

Sado qė nuk jemi parė prej shumė vitesh, dashuria e respekti pėr njėri-tjetrin nuk harrohen kurrė, se ne e kemi lidhur shoqėrinė tonė pėr njė kohė tė gjatė nė Sarandė, nė Konviktin “Ēamėria” pėr gati njė dhjetėvjeēar, si dhe kėtu nė Delvinė, kur punuam bashkė nė shkollat e qytetit nė vitet e pasēlirimit.

Letrat qė ke dėrguar i kam marrė dhe i kam lexuar shumė herė. Mė bėhet zemra mal qė ke marrė titullin “Mėsues i Popullit”, si dhe unė. Ėshtė kėnaqėsi  qė, edhe pse nė pleqėri tė thellė, na nderuan me  njė dekoratė tė lartė. Po ti e di mirė, i dashuri Lame, se ne kemi shkrirė tė gjithė jetėn tonė dhe me ndėrgjegje tė lartė, qoftė pėr tė ēelur shkolla shqipe, qoftė pėr tė mėsuar e edukuar breza tė tėrė, qė sot punojnė nė tė katėr anėt e Atdheut tonė socialist.

Kėnaqem kur marr vesh se ti je mirė me shėndet dhe i lumtur bashkė me familjen. Unė jam ca i pamundur nga reumatizma, por sytė dhe intelektin i kam nė rregull. Kohėn mė tė madhe e kaloj brenda nė shtėpi duke lexuar libra. Na ėshtė bėrė zakon qė nuk ndahemi dot nga librat. Por, ashtu si dhe  ju, kam shkruar ca kujtime pėr shkollat e muzetė e kėtushme. Ndonjėherė kam bėrė dhe ndonjė bisedė pėr shkollėn.

Tė them tė drejtėn, populli i Delvinės mė do e mė nderon. Mė vijnė vazhdimisht njerėz nė shtėpi pėr vizitė, nė dyqanet e qytetit blejmė pa radhė, se na njohin tė gjithė e na respektojnė.

Po e pėrfundoj duke tė dėrguar urimet qė tė keni shėndet tė plotė familjarisht dhe tė rrosh dhe shumė vjet qė tė gėzosh deri nė ditėt e fundit tė jetės.

 

                                                            Tė pėrqafoj me mall

                                                                    Miku yt i vjetėr

                                                                       Xhelal Berberi

 

 

Me Shkollėn e Fterrės

 

Me shkollėn tetėvjeēare tė Fterrės e mėsuesit e saj babai ka shkėmbyer dhjetėra letra. Nė to pasqyrohet interesimi dhe kujdesi i babait pėr rezultatet e shkollės, pėr veprimtaritė e saj edukative e kulturore, pėr jetėn e punėn nė fshat nė tėrėsi, etj. Por herė pas here nė kėto letra gjejmė edhe kėshilla e udhėzime qė babai u jepte mėsuesve pėr tė rritur nivelin e dijeve tė nxėnėsve, bazuar nė pėrvojėn e tij tė gjatė nė arsim.

Nė pėrgjigjet e letrave, veē nderimit e vlerėsimit qė i bėhet interesimit tė tij pėr shkollėn e fshatit, pasqyrohen edhe arritjet e shkollės, nismat e saj, ēmimet e fituara nė rreth e mė gjerė pėr rezultate nė punė, gjer nė angazhime konkrete qė merrte shkolla pėr t’u radhitur  nė mė tė mirat nė rreth.

Kėtu poshtė po japim vetėm ndonjė fragment tė kėtyre letėrkėmbimeve.

                                                

Shkruan babai:

                                                                                                Tiranė, 24.8.1981

Letrėn tuaj e mora dhe u gėzova shumė pėr rezultatet e mira tė shkollės nė mbarim tė vitit shkollor 1980-81. Pėr kalueshmėrinė e nxėnėsve mbeta i kėnaqur, kurse pėr notėn mesatare mendoj se ka ende shumė pėr tė bėrė...

...Detyra e mėsuesit ėshtė shumė e vėshtirė, prandaj duhet durim dhe punė sistematike pėr tė patė rezultate tė mira. Ju i kini tė gjitha cilėsitė si mėsues me arsim pėrkatės, por duhet t’i shtoni e t’i forconi mė shumė njohuritė nė teori e nė praktikė...

...Pėr mėsuesin kryesore janė:Durimi, pėrgatitja, shtimi dhe forcimi i njohurive, dhėnia me cilėsi e mėsimit nė klasė, rregulli dhe drejtėsia, studimi i vijueshėm, dashuria pėr punėn, dashuria pėr nxėnėsit dhe ndihma ndaj tyre, respektimi i orarit nė shkollė e nė klasė, paraqitja me dinjitet e mėsuesit, veshja e sjellja e kulturuar,  bashkėpunimi i ngushtė me prindėrit e nxėnėsve etj.

                                                            

Mėsues e nxėnės tė Fterrės shkruajnė:

 

I dashuri Xha Lame,

Ne qė po ju shkruajmė jemi mėsuesit dhe nxėnėsit e shkollės tetėvjeēare tė Fterrės, e shkollės ku ju pėr herė tė parė keni mėsuar shkronjat “a” e “b” me mėsues Selim Gjonikėn, mė 1916.

Me gėzim tė madh mėsuam pėr dekorimin tuaj me titullin “Mėsues i Popullit” me rastin e festave tė 28 dhe 29 Nėntorit.

Duke qenė bir i kėtij fshati, ku me aktivitetin tėnd si nė Luftė dhe nė ndėrtimin socialist na ke nderuar, ne krenohemi pėr dekorimin tuaj nga Presidiumi i Kuvendit Popullor tė RPSSH.

Ne ju urojmė qė ta mbani me nder kėtė dekoratė, ashtu si ke mbajtur edhe tė tjerat, dhe tė rroni edhe 100 vjet pėr t’i dhėnė shoqėrisė edhe tani qė jeni nė pension.

Nė muzeun e fshatit, duke lexuar kujtimet e tua, jemi njohur me aktivitetin tėnd dhe na ka frymėzuar nė punėn tonė.

Me kėtė rast, ne mėsuesit e kėsaj shkolle ju premtojmė se duke ecur nėn shembullin tuaj, Xha Leme,  do tė arrijmė kėto objektiva:

( Mbasi  rreshtohen njė sėrė objektivash nė fushėn e mėsimit dhe tė edukimit dhe pėr arritjen e njė kalueshmėrie tė lartė e cilėsore, mėsuesit e nxėnėsit zotohen pėr ngritjen e njė dhome muze tė arsimit brenda nė shkollė).

Letra pėrfundon:

Edhe njė herė ju urojmė ta mbani me nder dekoratėn dhe shėndet tė plotė.

                                               Pėrshėndetje revolucionare

                        Nga mėsuesit e nxėnėsit e shkollės tetėvjeēare

                                                   Fterrė – Sarandė

 

 

Me nxėnės tė Shtėpisė sė Fėmijės

 

Me nxėnėsit e Shtėpisė sė Fėmijės, ku babai punoi si drejtor pėr disa vjet, ka njė letėrkėmbim tė gjerė. Me interes ėshtė tė theksojmė se babai i ka ndjekur kėta fėmijė pėr vite me radhė, kur ata kanė qenė nė shkolla tė ndryshme tė mesme tė vendit, si nė Tiranė, nė Elbasan e gjetkė, apo dhe kur kanė dalė nė punė e nė jetė. U ka shkruar dhe ėshtė interesuar pėr pėrparimin nė mėsime, pėr punėn e jetesėn, pėr shėndetin, pėr sjelljen e tyre etj. Dhe ata i janė pėrgjigjur me dhjetėra herė, duke ia adresuar letrat  “ I dashur baba”, ēka tė lė tė kuptosh respektin e veēantė qė kanė pasur pėr tė kur kanė qenė nė konviktin e Shtėpisė sė Fėmijės.

Po sjellim disa fragmente nga kėto letra:

 

Nga Elbasani

 

Shumė i dashur dhe i ndershmi baba,

Mė parė pritni dhe pranoni tė falat e mia mė tė pėrzemėrta qė vijnė nga larg me shumė mall. Gjer nė orėn qė po shkruaj kėtė letėr jam mirė si me shėndet, ashtu dhe me mėsime.

Baba, sot me gėzim tė madh mora letrėn tuaj tė dashur dhe shumė jam gėzuar qė jeni tė gjithė mirė…

…Pėr mua e Fiqiretin mos u bėj merak, se nė mėsime kėtė semestėr jemi mirė dhe tė japim fjalėn, i dashur baba,  se nuk do t’iu turpėrojmė, por do tė mėsojmė sa mė shumė qė tė kalojmė klasėn dhe kur tė vijmė aty tė kemi nota tė mira…

Keni tė fala nga Irini Zhupa, Elisabeta Mato, Teferi Mehmeti dhe nga Fiqiretja.

I bėni shumė tė fala nėnė Lutes, Bardhylit, Ferasetit, Agronit me gjithė tė shoqen e fėmijėt dhe i puth njė herė pėr mua.

                                                           Si vajza juaj,

                                                                    firma

 

Nga Tirana

 

I dashur si babai im drejtor,  

 

Mė parė se t’u shkruaj kėtė letėr, pyes pėr shėndetin tuaj, si jeni dhe me punė si shkoni…

Kėtej e tutje unė do t’u dėrgoj letra tė vazhdueshme dhe kurrė nuk do t’iu harroj. Se unė mendoj qė kur isha aty, ju kisha si baba dhe ju mua mė kishit si vajzė  dhe mė keni edukuar. Kurrė nuk do t’i harroj edukimin dhe kėshillat tuaja dhe unė do tė bėhem njė vajzė e mirė dhe do tė mėsoj. Do rri urtė, si rrinė shoqet, qė tė dal dhe unė njė punonjėse e mirė, ashtu si i ka hije njė vajze pa nėnė e pa baba.

Ju bėn tė fala vajzave tė konviktit dhe u thuaj tė mė shkruajnė…

                                                               Nga vajza juaj

                                                                         firma

 

*    *    *

 

Fort i dashur si babai im,

 

…Drejtor, letrėn tuaj tė dashur e mora dhe u gėzova shumė, aq shumė sa m’u duk sikur mė erdhi motra ime…

Drejtor, si shkojnė fėmijėt me mėsime dhe me shėndet, mua mė mori malli shumė pėr fėmijėt dhe pėr personelin…Dhe dy muaj na mbeti dhe do hidhemi nė provime dhe do marrim kategorinė. Pastaj do dalim punėtore tė kualifikuara.

Me shoqe dhe me mėsime shkoj shumė mirė dhe mė duan tė gjitha shoqet, gjithashtu dhe instruktorėt e instruktoret qė na mėsojnė, mė kanė tė gjithė nė sy tė mirė.

7.4.1959

                                                   Tė pėrqafoj me mall sė largu,

                                                                     Vajza juaj

                                                                          Firma

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA