lamexhama333.gif

Jeteshkrimi

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

Dy fjalė pėr jetėn time

 

          Kam lindur nė fshatin Fterrė tė rrethi tė Sarandės ditėn e Vitit tė Ri 1905. Babai im quhej Rushit e nėna Maxhare. Familja ishte e varfėr. Prindėrit ishin nė gjendje tė vėshtirė ekonomike. Jetonin me krahėt e punės, me pak bujqėsi e pak blegtori, sa pėr tė mbajtur frymėn gjallė. Nga kėto rrethana u kushtėzua martesa e tė tri motrave pa mbushur ende moshėn 15 vjeēe. Po kėshtu, nga familja u larguan pėr tė gjetur punė nė kurbet tė dy vėllezėrit e mi mė tė mėdhenj, Rustemi e Uzeiri, tė cilėt shėrbyen edhe si ushtarė bedelė nė viset e Turqisė, duke zėvendėsuar djemtė e njerėzve tė kamur.

              Nė kėto kushte tė vėshtira ekonomike, edhe unė, nė moshėn 12 vjeēare, sapo mbarova klasėn e parė nė shkollėn shqipe tė fshatit, tė ēelur nė vitin 1916, u detyrova tė largohem nga familja pėr tė siguruar bukėn e gojės. Mė pas u vendosa nė Vlorė dhe u pajtova si ēirak nė kafen e thjeshtė tė Osman Beqos, qė frekuentohej kryesisht nga njerėz tė varfėr.

               Mė 1920, kur nisi Lufta e Vlorės kundėr pushtuesve italianė, edhe pse ende i ri, iu bashkova ēetės sė fshatit Fterrė dhe luftova me armė nė dorė nė pėrbėrjen e saj. Por zihem rob, bashkė me shokė tė tjerė dhe internohemi nė ishullin e Sazanit, ku kaluam vėshtirėsi tė mėdha.

                 Pas mbarimi tė Luftės sė Vlorės, kthehem pėrsėri nė qytet dhe rinis punėn si ēirak po nė atė kafene qė punoja mė parė. Herė pas here aty vinin edhe patriotėt e shquar Avni Rustemi e Halim Xheloja, qė shtroheshin nė biseda me njerėzit e thjeshtė dhe u qanin hallet. Si figura tė adhuruara qė ishin e qė luftonin pėr liri e barazi, unė u shėrbeja me zell tė veēantė. Nuk di pse u tėrhoqa vėmendjen e ata filluan tė interesohen pėr mua qė tė mė jepnin shkollė, tė mė dėrgonin nė Normalen e Elbasanit.

                  Kėshtu, mė 1923 mė nxorėn bursė dhe unė shkova nė shkollėn Normale. Fillimisht, pata shumė vėshtirėsi, se vetėm klasėn e parė fillore kisha mbaruar, por me ndihmėn e shokėve e tė mėsuesve u futa shpejt nė rrjedhė me tė tjerėt. Duke qenė nxėnės, mė aktivizuan nė Shoqėrinė “Bashkimi” dhe mora pjesė me armė nė dorė nė Revolucionin e Qershorit  tė vitit 1924, nė pėrkrahje tė qeverisė sė Fan Nolit.

                  Shkollėn Normale e mbarova me rezultate  tė mira nė vitin 1928 dhe po atė vit u emėrova mėsues nė shkollėn fillore tė Pėrmetit, ku punova pėr dy vjet me radhė. Nė vitin 1930 u transferova nė Sarandė. Isha i kėnaqur jo vetėm pėr qytetin bregdetar, por sidomos se isha mė pranė familjes, qė jetonte nė fshatin tim tė lindjes.

                  Nė Sarandė punova deri nė vitin 1939 si mėsues dhe kujdestar nė Konviktin “Ēamėria”, ku pata rezultate tė mira dhe fitova dashurinė dhe respektin e nxėnėsve e tė prindėrve.

                  Pushtimin e vendit nga Italia fashiste e prita si njė gjėmė pėr popullin. Nuk u pajtova as me regjimin fashist e as me programet e tij pėr shkollėn. Kėtė e demonstrova hapur si nė shkollė dhe nė shoqėri. Qe kjo arsyeja qė menjėherė mė transferuan nė Konispol, si mėsues nė shkollėn fillore, e cila qe e ndarė nė mashkullore e femėrore. Po edhe kėtu pikėpamjet e mia antifashiste ranė nė sy tė parisė dhe tė fashizmit dhe nė vitin 1940, me dekret tė Logotenencės Nr. 528, datė 31 tetor, spastrohem nga arsimi bashkė me shumė mėsues tė tjerė antifashistė anembanė Shqipėrisė.

                 I spastruar nga arsimi, deri nė vitin 1944 kam qėndruar kryesisht nė Fterrė, pranė familjes, por njė pjesė tė kohės dhe nė Sarandė, kur ajo u ēlirua nga pushtuesit italianė. Nė kėtė kohė pėrqafova plotėsisht  idetė e Lėvizjes Nacionalēlirimtare dhe u vura tėrėsisht nė shėrbim tė saj. Qė nė vitin 1942 zgjidhem nė kėshillin nacionalēlirimtar, ku kam kryer detyrėn e sekretarit. Kam qenė edhe pjesėtar i ēetės territoriale tė fshatit, deri nė ēlirimin e plotė tė vendit. Pėr kėtė, Kuvendi Popullor mė ka akorduar tri medalje: tė ”Trimėrisė” tė “Kujtimit” dhe tė“Ēlirimit”,. Gjithashtu, nė kėtė kohė kam kryer detyrėn e ekonomatit pėr materialet e dorėzuara nga repartet partizane dhe ato tė grumbulluara nga depot e  ushtrisė italiane qė kapitulloi. Kėto materiale, siē vėrtetohet dhe nga dokumentet origjinale, i kam shpėrndarė nė fshatrat e Bregdetit dhe tė Kurveleshit, apo nė njėsitė e formacioneve partizane.

                    Gjatė Luftės, duke pasur dhe makinė shkrim, dhashė ndihmesė tė veēantė nė shumėfishimin dhe shpėrndarjen e trakteve e tė lajmeve , qė ndihmonin nė bashkimin e popullit nė Frontin Nacionalēlirimtar.

                    Ndihmesė kam dhėnė edhe nė fushėn e arsimit nė zonat e ēliruara. Nė vitin 1944 mora pjesė nė Konferencėn e Lipės nė Pėrmet, qė iu kushtua arsimit dhe, bashkė me shokė tė tjerė, dhamė ndihmesėn tonė nė hapjen e shkollave  nė zonėn e Kurveleshit, tė Bregdetit e tė Rrėzomės.

                     Me ēlirimin pėrfundimtar tė Sarandės, nė nėntor tė vitit 1944 thirrem nė kėtė qytet dhe zgjidhem anėtar i kėshillit  me detyrė pėrgjegjės i arsimit dhe drejtor i shkollės. Kėtu m’u desh tė kapėrcej shumė vėshtirėsi pėr regjistrimin e fėmijėve dhe ēeljen e shkollės, sepse gjendja e pasluftės qe katastrofike. Me ndihmėn e dashamirėsinė e prindėrve arsimdashės sarandjotė,arrita tė grumbulloj nė shkollė 130 nxėnės, me tė cilėt pėr njė kohė tė gjatė punova fill i vetėm.

                         Mė pas, nė vitet e pasēlirimit, kur arsimi i vu disi nė rrugė tė mbarė,  kam punuar si drejtor i shkollės shtatėvjeēare nė Sarandė, nė Kuē tė rrethit tė Vlorės e nė Delvinė, inspektor i arsimit pėr qarkun e Gjirokastrės, drejtor i shtėpisė sė fėmijės nė Sarandė e Delvinė, drejtor i konviktit nė Sarandė etj.

                        Jam i kėnaqur qė puna ime nė arsim, si mėsues apo si drejtues, ėshtė  vlerėsuar e   nderuar, nė radhė tė parė nga nxėnėsit, kolegėt e prindėrit, por edhe nga organet shtetėrore tė kohės. Kėshtu, qysh nė vitin 1956 mė jepet titulli “Mėsues i merituar” pėr punėn e gjatė e frytdhėnėse pėr edukimin e brezit tė ri dhe pėr pėrhapjen e arsimit. Disa vjet mė vonė, nė nėntor 1980 me jepet titulli i lartė “Mėsues i Popullit” pėr merita tė shquara nė edukimin e brezit tė ri dhe revolucionarizimin e mėtejshėm tė shkollės.

                     Gjatė gjithė jetės sime e kam quajtur veten pjesė tė shoqėrisė dhe jam pėrpjekur tė ndihmoj nė mbarėvajtjen e vendit. Dhe jo vetėm nė arsim e kulturė, por dhe nė fusha tė tjera. E tillė ka qenė ndihmesa ime  nė organet e zgjedhura tė pushtetit, tė gjykatave, tė bashkimeve profesionale, nė konferenca arsimore lokale e kombėtare, nė sesione shkencore etj.

                     Edhe tani qė jam nė pension e nė moshė tė thyer, ndjek  me vėmendje pėrmes shtypit, radios e televizionit zhvillimet e arsimit nė tėrėsi e nė shkollat ku kam punuar nė veēanti. Ėshtė edhe kjo njė nga arsyet kryesore qė po shkruaj  kujtimet e mia tė jetės e tė punės dhe po i dėrgoj nė vendet ku kam ushtruar veprimtarinė arsimore e patriotike.

                      Kjo, pra, ėshtė shkurtimisht jeta ime, e pėrmbledhur nė pak radhė. Mė tej do tė lexoni kujtime mė tė plota, sė bashku me dokumentet pėrkatėse e fotografitė, qė i kam ruajtur me kujdes pėr vite e vite me radhė.

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA