lamexhama333.gif

Kryemesues nė Konispol

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

1034.jpg
Njė kujtim nga Konispoli, viti 1940

Kryemėsues nė Konispol

 

             Siē theksova mė lart, iu binda ligjit dhe shkova nė Konispol pėr tė kryer detyrėn e kryemėsuesit tė shkollės. Aty mė pritėn mirė. Nėnprefekti Ahmet Demi ishte njė burrė zotni dhe i fisėm. Bashkė me autoritetet e vendit mė krijuan kushtet e nevojshme pėr punė e jetesė. Banorėt qenė shumė mikpritės. Edhe pse nė Konispol bėnte ftohėt dhe era e Likojanit tė thante fytyrėn, unė e ndjeva veten ngrohtė nė kolektivin e mėsuesve dhe tė nxėnėsve dhe nė familjet konispolate. Pra, po e filloja punėn pėr sė mbari, pavarėsisht se aty nuk shkova as me dėshirė dhe as pėr arsye tė gradimit kryemėsues. Por edukata qė kishim marrė nė atė kohė, veēanėrisht nė Normale, si dhe bindja ndaj ligjit, mė bėnė qė tė pėrkushtohem qė nė fillim pėr tė realizuar detyrėn e caktuar.

Shkolla shqipe nė Konispol qe ēelur herėt, aty nga viti 1910, pas asaj nė Delvinė mė 1909. Atė kohė kishte 20 nxėnės dhe njė fuqi mėsimore. Shkolla erdhi duke u rritur nga viti nė vit dhe kur shkova unė nė vitin shkollor 1939-1940 shkolla mashkullore kishte rreth 100 nxėnės me tre fuqi mėsimore, ndėrsa ajo femėrore rreth 70 nxėnėse e me njė fuqi mėsimore. I veēantė qe fakti se shkolla mashkullore me atė femėrore qenė tė ndara, veē e veē, si nė godina dhe nė kuadrin arsimor. Tė dy shkollat kishin nga katėr klasė mėsimore, pra pėr kohėn ishin tė paplota, sepse fillorja duhet tė ishte me pesė klasa.

Kolektivi mėsimor nė shkollėn mashkullore pėrbėhej nga unė si kryemėsues, Sami Murati, Elmaz Hodua dhe Divid Kallulli, ndėrsa  nė shkollėn femėrore nga Ruhije Demi . Ishte njė trupė mėsimore e mirė, e pėrkushtuar pėr tė kryer detyrėn dhe me marrėdhėnie miqėsore me njėri-tjetrin.

Lokalet e tė dy shkollave qenė tė ndara, jo shumė tė pėrshtatshme pėr mėsim, me orendi tė vjetra e me pak bazė materiale e mjete mėsimore. Fondet pėr pajisjen e meremetimin e shkollės ishin tė pamjaftueshme. Pėr shumė pajisje e meremetime ndihmonin edhe prindėrit, tė cilėt tregonin interes pėr mbarėvajtjen e fėmijėve nė mėsime.

Kėto mungesa tė bazės materiale  dhe kushtet e vėshtira tė disa familjeve pėr tė mirėrritur fėmijėt e pėr t’i pajisur me tė gjitha mjetet e mėsimit, qė nga librat e deri te fletoret e lapsat, bėnin qė pėrparimi i nxėnėsve tė ishte nė nivelin mesatar. Por mė  shumė dobėsi kishin nxėnėset nė shkollėn femėrore, sepse ishin me klasė kolektive dhe njė numėr shumė i madh, qė nuk pėrballohej lehtė nga njė mėsuese e vetme, siē ishte Ruhijea, edhe pse punonte shumė e me ndėrgjegje tė lartė pėr mėsimin dhe edukimin e vajzave.

Njė nga detyrat parėsore qė u pėrpoqa shumė pėr ta zgjidhur  gjatė punės sime njėvjeēare nė Konispol, ka qenė bashkimi i tė dy shkollave, asaj mashkullore dhe asaj femėrore nė njė shkollė tė vetme, siē ishin nė shumicėn e vendeve. Ndarja e shkollave sillte pasoja negative nė pėrparimin dhe nė edukimin e nxėnėsve. Pėrkundrazi, bashkimi do tė ndikonte nė krijimin e njė mendėsie tė re pėr konispolatėt, te disa prej tė cilėve ishte rrėnjosur thellė fanatizmi dhe e quanin pėr turp qė djemtė e vajzat tė mėsonin nė tė njėjtėn shkollė bashkėrisht. Bashkimi i shkollave, pėr shumė arsye, do tė ishte kyēi i suksesit pėr mbarėvajtjen e gjithė punės mėsimore-edukative.

Shkolla femėrore nė Konispol qe hapur gati dhjetė vjet mė parė me rreth 60 nxėnėse e me njė mėsuese shkodrane qė quhej Paulina. Por jeta e saj vazhdoi me shkėputje tė njėpasnjėshme, herė mbyllej e herė hapej. Nė vitet e fundit, kur  nė kėtė shkollė punoi Nakije Sejkoja, pati njė farė qėndrueshmėrie, qė vazhdoi dhe mė pas deri nė vitin 1940, pėr tė cilin po flasim. 

Por, megjithatė, as shkolla mashkullore e as ajo femėrore, veē e veē, nuk mund tė forcoheshin e tė arrinin qėllimet mėsimore dhe edukative tė pėrcaktuara nė programet dhe rregulloret  e Ministrisė sė Arsimit. Mbi tė gjitha, ishte e pafalshme qė tė dy shkollat nė Konispol ishin tė paplota, pra me katėr klasė. Nxėnėsit nuk mund tė merrnin dėftesėn e mbarimit tė kėtij cikli pėr tė vazhduar shkollat mė lart. Bashkimi i tyre e krijonte kėtė mundėsi dhe numri i nxėnėsve ishte i mjaftueshėm qė tė funksiononin tė pesė klasat e fillores. Kjo kishte rėndėsi parėsore.

Administrata e vendit dhe njė pjesė e mirė e banorėve e pėrkrahėn dhe e miratuan propozimin tim dhe tė kolektivit mėsimor pėr bashkimin e shkollės mashkullore me atė femėrore. Dua tė pėrmend kėtu veēanėrisht nėnprefektin Ahmet Demi, qė na mbėshteti nė kėtė nismė. Por elementė tė veēantė nga paria dhe  disa prindėr nuk pranonin nė asnjė mėnyrė qė vajzat e tyre tė mėsonin bashkė me djemtė nė tė njėjtėn klasė. Paragjykimet fetare dhe traditat e zakonet e vjetra kishin ende rrėnjė tė thella. E, megjithatė, shumica e donin bashkimin e shkollave e disa i regjistruan vajzat e tyre nė shkollėn mashkullore.

Lufta pėr bashkimin e shkollave nė Konispol ka qenė e madhe. I kaloi kufijtė e nėnprefekturės e arriti nė Kryeinspektoratin e Arsimit nė Gjirokastėr, madje deri nė Ministrinė e Arsimit. Pėr kėtė ka njė shkėmbim tė dendur letrash e telegramesh tė shifruara, disa prej tė cilave do t’i citojmė, sepse e japin qartė pėrpjekjen tonė pėr tė krijuar mė nė fund edhe nė Konispol, si nė shumicėn dėrmuese tė vendeve tė Shqipėrisė, njė shkollė tė pėrbashkėt me djem e vajza.

Letėrkėmbimi e telegramet e shifruara u dendėsuan sidomos nė fillimet e janarit tė vitit 1940. Mbi bazėn e kėrkesės verbale qė i kisha bėrė disa herė zotit Thoma Papapano, nė Inspektorinė e Gjirokastrės, na urdhėrohej telegrafisht mė 5 janar 1940: “Studioni me kujdes cilėsitė e mira dhe ēėshtjen e bashkimit tė shkollave nė atė qendėr dhe na njoftoni cilėsitė e mira nė raport tė hollėsishėm si dhe vėshtirėsitė qė takon ky bashkim…”.  Telegrami dėrgohej nga vetė inspektori, Thoma Papapano.

Nė mėnyrė tė menjėhershme, nė telegramin e shifruar tė pėrgjigjes sonė, qė mban datėn 6 janar, drejtuar Inspektorisė sė Arsimit nė Gjirokastėr, nga e cila vareshim, thuhet shprehimisht:

“Bashkimi i shkollave nė mikste plotėson arsimin fillor nė kėtė qendėr, mbasi numri i nxėnėsve  bėhet i plotė pėr pesė fuqi mėsimore. Tė ndarė kanė qenė  tė dyja tė meta, sidomos femėrorja, qė ka pasė vetėm njė fuqi mėsimore pėr tė katėr klasat. Sivjet mashkullorja ka pasur vetėm katėr nxėnės nė klasė tė pestė, mbasi dy u shpėrngulėn. Kėshtu qė edhe kjo ngelet me katėr klasė.

Tė dy lokalet kanė qenė ngjitur dhe ai i femėrores nuk ka pasur oborr fare dhe kėshtu vajzat dilnin nė rrugėn publike e nuk kanė pasur as kontrollin e nevojshėm, mbasi kanė pasur vetėm njė fuqi mėsimore. Me bashkimin fėmijėt janė nė njė oborr, nė njė shkollė, kėshtu qė mbikėqyrja, edukimi dhe mbarėvajtja nė mėsime dhe e gjithė shkollės nė ēdo pikėpamje jep pėrfundime shumė mė tė mira.

Kėtė bashkim e pengojnė disa konservatorė, qė e konsiderojnė si lėndim moral bashkimin e tė dy sekseve dhe kanė shkaktuar ndalimin e njė pjese tė vajzave nga shkolla.

Asnjė farė vėshtirėsie teknike nuk ndeshet nė kėtė bashkim. Raporti i hollėsishėm vjen me postė”.

                                                                            Kryemėsuesi

                                                                            Lame Xhama

                                    

          Dhe fill pas njoftimit tė shkurtėr telegrafik, i dėrgova Inspektoratit nė Gjirokastėr njė raport tė hollėsishėm sqarues, mė datėn 7 janar 1940.

          Pėr bashkimin e shkollės femėrore me atė mashkullore  shkresat e telegramet vijuan njėri-tjetrin. Kjo pėr arsye tė reaksionit tė fuqishėm qė ndodhi me regjistrimin e shumė vajzave nė shkollėn mashkullore. Me rendėsi ėshtė tė theksojmė se edhe instancat mė tė larta  hezitonin pėr bashkimin e shkollave nė kėtė qendėr, nga shkaku i presionit tė disave nga paria e vendit, qė kishin arritur tė organizonin nė Konispol deri dhe protesta nė formė greve, duke bojkotuar shkollėn nga tė gjitha vajzat.

Kėshtu, nė telegramin e Kryeinspektorisė sė Gjirokastrės dėrguar Kryemėsuesisė nė Konispol, thuhej shprehimisht: “Bazė urdhrit tė Ministrisė Arsimit  Nr. 7260/5, datė 10.1.1940 dhe tė Ministrisė Brendshme Nr. 15/5 datė 11.1.1940 porositni organet arsimore qė pa u marrė vesh mė parė me Prefekturėn, tė mos vėnė nė veprim asnjė reformė shkollore, tė cilat decidohen vetėm nga Qeveria. Bazė urdhrit tė Ministrisė Arsimit duhet tė pezullohet ēdo veprim nė atė qendėr. Telegrafoni zbatimin e kėtij urdhri”.

Njoftova menjėherė Kryeisnpektorinė se urdhri u zbatua dhe fillova kėmbimin e shkresave edhe me nėnprefekturėn e prefekturėn, qė edhe ata tė ishin dakord me bashkimin dhe gjithēka tė bėhej jo vetėm me bindjen e konispolatėve, por edhe mbi baza ligjore.

Por sado qė u pėrpoqėm atė vit shkollor, nuk u arrit qė shkolla mashkullore e femėrore tė bashkoheshin nė njė tė vetme. Megjithatė, frytet e kėsaj pune tė trupės mėsimore, tė pėrkrahur nga administrata vendore dhe ndikimi i prindėrve  e i intelektualėve pėrparimtarė dha rezultatin e pritshėm njė vit mė vonė, nė vitin 1941, kur shkolla e Konispolit u bė pėrfundimisht mikste, duke i bashkuar djemtė e vajzat nė tė njėjtėn klasė e nė tė njėjtėn shkollė. Kalvari i pėrpjekjeve disavjeēare mori fund.

Por unė nuk arrita t’i gėzoj frytet e kėtij suksesi arsimor e moral. Siē e pėrmenda mė lart, nė fund tė tetorit tė vitit 1940 doli Dekreti qeveritar pėr pushimin tim nga puna.

Kėshtu, m’u desh tė qėndroja i papunė nė fshatin tim Fterrė pėr disa vjet me radhė, ku u pėrfshiva tėrėsisht nė Lėvizjen Nacionalēlirimtare.

1035.jpg
Mėsues e nxėnės nė ekskursion

1036.jpg

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA