Make your own free website on Tripod.com

lamexhama333.gif

Konvikti "Ēameria"

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

1028.jpg
Nxėnės tė konviktit Ēamėria

Konvikti “Ēamėria”

 

Nga viti 1928 e deri nė vitin 1941 nė Sarandė ka funksionuar rregullisht edhe njė konvikt me djem, i emėrtuar  “Ēamėria”. Kėtė emėr e mori, sepse nė tė u strehuan dhe mėsuan shumė djem nga Ēamėria, si nga fshatrat brenda kufijve tanė, ashtu dhe nga fshatrat e qytetet ēame jashtė kufirit tė Shqipėrisė. Nė kėtė vėshtrim, emri i konviktit mbart nė vetvete dhe  njė kuptim patriotik, pėr t’i treguar botės se Ēamėria ka qenė dhe do tė mbetet pėr jetė tė jetėve e shqiptarėve. Fėmijėt ēamė silleshin nė konvikt me interesimin e drejtpėrdrejtė tė Musa Demit, Qamil Izetit e tė patriotėve tė tjerė shqiptarė nga treva e Ēamėrisė. Qamili ka punuar edhe si mėsues nė Sarandė nga viti 1930-1933.

Megjithatė, nė kėtė konvikt vinin edhe  djem nga disa krahina tė tjera tė Shqipėrisė, kryesisht me bursė shteti. Mė kujtohet se kishte konviktorė nga Dibra e Madhe,  nga Gjirokastra, Pėrmeti, Delvina, Kolonja, Zagoria, Kėlcyra e nga shumė fshatra tė tjera tė Labėrisė, tė Bregdetit e tė minoritetit grek, si nga Bolena, Ēatista, Erindi, Fushėbardha, Golėmi, Goranxia, Grapshi, Kakodhiqi, Kuēi, etj.  Preferoheshin mė shumė djem jetimė dhe tė varfėr, por dhe djem  nga familje tė kamura e patriote ēame, qė donin t’i shkollonin fėmijėt e tyre nė gjuhėn shqipe dhe me dashuri pėr atdheun mėmė, sepse  nė zonėn e Ēamėrisė pėrtej kufirit tonė shtetėror qeveria greke bėnte propagandė shumė tė keqe dhe denigruese pėr shqiptarėt, deri nė kėrcėnime pushtimi tė Shqipėrisė sė Jugut. Pranoheshin dhe konviktorė me pagesė, tė prindėrve qė ishin nė gjendje tė mirė ekonomike. Me qė konvikti “Ēamėria” kishte marrė emėr tė mirė, kėrkesat pėr nė konvikt ishin tė mėdha nga shumė krahina tė Shqipėrisė , por kapaciteti  i konviktit nuk lejonte shtimin e shumė fėmijėve. Aty, deri nė fund tė periudhės kur u mbyll, mė 1941, janė strehuar pėr ēdo vit deri nė 100 konviktorė.

Ēelja e konviktit “Ēamėria” ėshtė arritur me shumė pėrpjekje tė intelektualėve e tė  banorėve tė nėnprefekturės sė Sarandės, tė mbėshtetur fuqimisht dhe nga autoritetet, si dhe nga burrat patriotė tė Ēamėrisė brenda e jashtė vendit. Pėr kėtė janė bėrė edhe protesta me shkrim, sepse edhe kur ishte ēelur e vazhdonte punėn normalisht, nė vitin 1932 u bėnė  pėrpjekje pėr ta mbyllur konviktin. Puna shkoi deri nė pritjen e vendimit tė Ministrisė sė Arsimit. Shovinizmi grek punoi nė mėnyrė tinzare pėr mbylljen e konviktit, kur pa se ai u bė njė ēerdhe diturie e patriotizmi mbarėshqiptar. Por nuk iu arrit qėllimit dhe jeta e puna nė konvikt vazhduan normalisht, sepse, fatmirėsisht, edhe organet qendrore tė arsimit nuk pranuan qė ai tė mbyllej.

Njė nga arsyet  kryesore pse ky konvikt u ēel, vazhdoi dhe pėrparoi pėr rreth 12-13 vjet, ka qenė edhe puna e lavdėrueshme e personelit mėsimor, mėsues tė shkolluar kryesisht nė Normalen e Elbasanit, me pėrgatitje tė gjithanshme shkencore e pedagogjike dhe, mbi tė gjitha, patriotė tė vendosur, qė vinin mbi ēdo gjė atdhedashurinė. Dhe po ju kujtoj se edhe mėsuesit e kujdestarėt e konviktit “Ēamėria” nuk qenė vetėm nga rrethi i Sarandės, por vinin nga tė gjitha krahinat e Mbretėrisė. Njė pjesė e mirė e tyre janė nderuar vitet e fundit me titujt “Mėsues i Popullit” dhe “Mėsues i merituar”.

Le t’u prezantoj me shumicėn prej tyre, se ndofta tani nuk i mbaj mend qė tė gjithė. Dua tė nėnvizoj se personeli mėsimor ka qenė i pėrbashkėt pėr shkollėn e konviktin. Disa nga mėsuesit kryenin dhe detyrėn e kujdestarit tė konviktit, njėkohėsisht me punėn qė bėnin nė shkollė me klasat pėrkatėse. Kjo ishte veēori e kėtij kuadri mėsimor.                                                            

Do tė vazhdojmė paraqitjen e personelit nga viti shkollor 1931-32, sepse pėr vitet e mėparshme kemi shkruar mė lart. Nė shkollė e nė konvikt bėhen 7 fuqi mėsimore me rreth 260 nxėnės, nga tė cilėt rreth 70 konviktorė. Vazhdon si drejtor Hiqmet Roshi e si kujdestarė Xhelal Berberi dhe unė. Pra, fillova sė pari nė Sarandė punėn si mėsues e njėkohėsisht si kujdestar konvikti, detyrė qė do ta vazhdoja pėr afėr dhjetė vjet pa ndėrprerje. Mėsues qenė Safet Gjata, Qamil Izeti dhe vijnė tė rinj Muhamet Golemi  me bashkėshorten,  Xhemile Golemin.

Nė vitin shkollor 1932-33  mbeten pėrsėri shtatė fuqi mėsimore e me atė personel tė njė viti mė parė, sepse shtimi i nxėnėsve qe i vogėl.

Nė vitin shkollor 1933-34  shkolla arriti me rreth 300 nxėnės, nga tė cilėt rreth 80 konviktorė, por personeli ngeli pėrsėri me shtatė vetė. Drejtor emėrohet Xhevdet Kofina.  Kujdestar, veē atyre tė vitit tė mėparshėm,  shtohet dhe Sh. Islami, ndėrsa mėsues janė ēifti Golemi dhe Halim Hodo.

Nė vitin shkollor 1934-35 u shtua numri i nxėnėsve deri 340 dhe bėhen tetė fuqi mėsimore. Drejtor emėrohet pėrsėri Sadi Pejani, kujdestarė konvikti mbeten Xhelal Berberi dhe unė, ndėrsa mėsues Muhamet Golemi, Xhemile Golemi, Shan Zadrima, Sh.Islami e Mesaret Vlora.

Nė vitin shkollor 1935-36 nuk ka ndryshime nė pozicionin e kuadrit, veē shtohet si mėsues Asim Sokoli.

Nė vitin shkollor 1936-37, edhe pse numri i konviktorėve arrin nė 90 e numri i nxėnėsve deri 340, kuadri zbret nė shtatė vetė, duke u transferuar Asim Sokoli.

Nė vitin shkollor 1937-38 kuadri bėhet pėrsėri me 8 vetė, numri i konviktorėve arrin deri 95. Po kjo gjendje ėshtė edhe nė vitin pasardhės.

Nga vitet 1939 e deri sa u mbyll konvikti e shkolla pėr shkak tė Luftės, ka pasur luhatje nė numrin e nxėnėsve, ndaj personeli mėsimor ka qenė tre deri gjashtė vetė. Drejtor ka vazhduar Sadi Pejani, ndėrsa kujdestarėt edhe janė ndėrruar. Ritheksoj se nė fund tė vitit 1939 unė u transferova nė Konispol si kryemėsues.

Konviktorėve nė Konviktin “Ēamėria” u sigurohej falas nga shteti fjetja, ushqimi, veshmbathja dhe, kuptohet, mėsimi dhe edukimi. Mėsimet zhvilloheshin nė shkollė, bashkėrisht me fėmijėt e qytetit.

Konvikti ka qenė i pajisur me shtresa e mbulesa tė mira e tė mjaftueshme, me veshmbathje e ushqim cilėsor e tė bollshėm, si dhe me mobilie e orendi tė pėrshtatshme. Ėshtė me interes tė dihet se nė shėrbim tė fėmijėve konviktorė ka qenė njė radio dhe njė aparat kinematografik pa zė, ku shfaqeshin kryesisht filma mėsimorė  pėr konkretizimin e disa mėsimeve, si pėr mėsim natyre, histori, gjeografi etj. Vinin pėr tė parė kėto filma mėsimorė edhe nxėnės tė qytetit. Konvikti kishte nė pronėsi dhe disa mandolina. Me to  ishte ngritur grupi i mandolinatave me 12 veta, qė aktivizoheshin nė shfaqjet qė jepte konvikti e shkolla.

Konviktorėt visheshin me uniforma tė veēanta, qė dallonin nga ato tė nxėnėsve nga qyteti. Secili kishte nga tre kostume, dy tė pėrditshėm, qė i ndėrronin ēdo javė dhe njė uniformė festive, qė vishej nė raste festash apo aktivitete tė veēanta. Ēdo tė diel fėmijėt kishin liridalje, dilnin nė qytet dhe mbanin uniforma tė dallueshme, ku karakteristike qe dhe kapela me strehė. Banorėt vendės i dallonin qė nga larg dhe kishin shumė simpati e admirim pėr ta.

Por, ama, dhe dalja e lirė nė qytet bėhej e organizuar,  me grupe e pėrgjegjės pėr secilin grup, nė mėnyrė qė tė shmangej ndonjė ngatėrresė apo ndodhi e papėlqyeshme. Dhe qė tė dilje nė qytet, mė parė duhet t’i nėnshtroheshe njė kontrolli nė konvikt, qė tė ishe krejtėsisht i rregullt me veshjen, me kėpucė tė lustruara dhe i pastėr e i krehur me kujdes. Shkurt, nė konvikt disiplina e rregulli ngjasonin me ato ushtarake.

Tė shtunat pasdite bėhej banjė e detyrueshme pėr tė gjithė, ndėrroheshin teshat, ndėrroheshin ēarēafėt etj. Tė dielėn para dite  konviktorėt merreshin edhe me njė sistemim mė tė plotė tė krevateve, shkundnin dyshekėt e batanijet, bėhej njė pastrim i veēantė i dhomave etj. Ndėrsa mbas dite organizohej studimi i detyrueshėm pėr tė kryer detyrat mėsimore pėr tė nesėrmen.

Konviktorėt ushqeheshin, si rregull,  nė tre vakte, mėngjes, drekė e darkė, por shpesh mbas dite u jepej edhe ndonjė ushqim i thjeshtė. Studimi bėhej nė dy faza, nė mėngjes para fillimit tė mėsimeve dhe mbas dite, duke arritur deri nė 4 orė studim nė ditė.

Siē shihet, nė konvikt kishte rregulla tė rrepta, njė disiplinė tė fortė, njė kujdes tė veēantė nė tė gjitha aspektet. Ndaj dhe pėrparimi, disiplina e pastėrtia kanė qenė shembullore nė tėrė kuptimin e fjalės. Kjo edhe pėr faktin se personeli i konviktit ka qenė i zgjedhur me kujdes, me arsim pėrkatės dhe me ndėrgjegje tė lartė nė punė.

Konvikti ishte i vendosur nė njė ndėrtesė-barakė. Ajo zinte njė sipėrfaqe goxha tė madhe dhe ka qenė ndėrtuar, si dhe shkolla, nga ushtria italiane nė vitin 1918. Ishte me themele ēimentoje, me mure ēatma dhe e mbuluar me eternit. Konvikti, nė dy godina, gjendej  nė krah tė kinoteatrit tė sotėm tė qytetit,  nėnė  sheshin qė shtrihet para bibliotekės dhe mbi rrugėn qė kalon te hotel “Butrinti”, nė atė kohė selia e Konsullatės Italiane.

Oborri i konviktit ka qenė i vogėl, por me pemė tė mėdha pėr hije. Pjesa e sipėrme ishte e rrethuar me rrjetė teli tė trashė, ndėrsa pjesa e poshtme qe lulishte, rreth 40 metra e gjatė e 4 e gjerė. Pemėt dhe sidomos lulet e shumta qė mbilleshin nė kopshtin e sistemuar tėrhiqnin vėmendjen e  banorėve, sepse konviktorėt tregonin kujdes tė veēantė pėr mirėmbajtjen e oborrit dhe sistemimin e kopshtit me lule. E, megjithatė, oborri e lulishtja nuk qenė tė mjaftueshme pėr rreth 100 konviktorė qė arritėn nė fund tė viteve ’30.

Edhe pse konvikti ndodhej nė qendėr tė qytetit dhe pranė rrugėve kryesore, jo vetėm qė nuk ka shkaktuar asnjė shqetėsim pėr qytetarėt, por, pėrkundrazi, me sjelljen, disiplinėn e rregullin qė kishte nė konvikt, ai u bė njė nga vatrat e arsimit, tė kulturės e tė patriotizmit.

Konvikti “Ēamėria”, veē personelit mėsimor- edukativ, ka pasur dhe punonjės tė veēantė shėrbimi. Drejtori e kujdestarėt ishin edhe mėsues efektivė tė shkollės, ku para dite jepnin mėsim nė klasat pėrkatėse. Personeli shėrbyes ishte vetėm pėr konviktin. Kėshtu, kishte kuzhinier e ndihmės, pastruese, rrobalarėse, arnuese e deri kėpucar qė jo vetėm meremetonte kėpucėt e konviktorėve, por ishte i aftė tė bėnte edhe kėpucė tė reja me porosi. Numri i personelit edukativ ka qenė 3-5, ndėrsa i shėrbimit 4-5. Tė gjithė kanė qenė tė kujdesshėm dhe tė vlerėsuar nė punėn e tyre.

Si rregull, konviktorėt qė nuk kishin familje apo ishin tė vobektė, pushimet verore i kalonin nė vende malore me klimė mė tė freskėt. Pėr kėtė arsye zakonisht i ēonin nė konviktin e Kolonjės (Ersekės), ku kishte kushte strehimi dhe ushqimi. Fėmijėt shoqėroheshin nga mėsuesit kujdestarė, qė qėndronin me ta gjer nė mbarim tė periudhės sė pushimeve.

Kur konviktorėt qėndroni nė Sarandė gjatė verės, ose para se tė niseshin pėr nė Kolonjė,  shkonin ēdo ditė nė plazh, nė vendin qė quhet sot Plazhi i Vjetėr. Po dhe aty vendi i pushimit dhe notimit tė konviktorėve ishte nėn vėzhgimin e mėsuesve kujdestarė dhe tė nxėnėsve mė tė rritur dhe i kufizuar me litarė nė gjithė territorin. 

Nė konviktin “Ēamėria” kanė qenė shumė nxėnės qė mė vonė u bėnė kuadro tė luftės e tė punės, disa prej tė cilėve ranė dėshmorė, si Ali Demi, Hero i Popullit. Ndėr kuadrot kryesore pėrmendim Adil Ēarēanin, Teme Sejkon, Tahir Demin, Hito Ēakon, Qamil Buxhelin, Selim Islamin e tė tjerė.

1029.jpg
Kolektivi mėsimor i vitit 1933

Add your content here

1030.jpg
Konvikti Ēamėria. Lart grupi e mandolinatave

Add your content here

1031.jpg

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA