Make your own free website on Tripod.com

lamexhama333.gif

Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

Kjo faqe do tė plotėsohet

LAME XHAMA – RILINDI NE SARANDE

kopertina1.jpg
Kopertina e librit "Lame Xhama Mėsues i Popullit - Kujtime e dokumente"

pjesemarres25.jpg
Pjesemarres ne takim

Fteriotėt e Sarandės nė njė takim kulturor

Paraqitet libri “Lame Xhama – Mėsues i Popullit – Kujtime e dokumente”

 

Komuniteti fteriot nė Sarandė, nėn kujdesin e Bashkise se Sarandės, organizuan mė 25 maj 2009 njė takim pėr paraqitjen e librit “Lame Xhama – Mėsues i Popullit – Kujtime e dokumente”. 

            Nė kėtė takim morėn pjesė ish nxėnės tė Mėsuesit tė Popullit Lame Xhama, kolegė pune, miq, dashamirės, komuniteti fteriot nė Sarandė si dhe tė ftuar tė tjerė. Morėn pjesė kuadrot drejtuese tė qytetit tė Sarandės, Kryetari i Bashkisė sė qytetit Edmond Gjoka, Kryetari i Kėshillit Bashkiak tė qytetit Arjan Demiri, Sekretarja e Kėshillit Bashkiak Polikseni Ikonomidhi, Zv/ drejtori i drejtorisė arsimore Thoma Stefani, drejtori i gjimnazit Apostol Nika, Drejtoresha e drejtorise sė kulturės Pasjonare Nika, Drejtori i Drejtorisė sė turizmit tė Bashkisė Aristotel Bita, Drejtori i filialit ekonomik tė USHT Eduard Mehmeti,  drejtoresha e burimeve njerėzore tė bashkisė Suzana Nika, Drejtori i drejtorisė juridike Krenar Abazi, drejtori i drejtorisė ekonomike Panajot Gunariu, drejtori i drejtorisė sė shėrbimeve Aristotel Koēi e tė tjerė.

Nje bukuri te veēante i dha takimit pjesėmarrja e shume ish nxenėsve e kolegėve tė Mėsuesit tė Popullit Lame Xhama, tashmė nė moshė tė thyer, si Koēi Vasi, Dhimitėr Tulo, Andrea Caka, Janulla Papagjika, Ana Harito, Abedin Hasani, Jasin Berberi, Jani Ballca e shumė e shumė tė tjerė.

            Fteriotėt e shumtė qė morėn pjesė nė kėtė takim, ndjenė krenari tė ligjshme pėr nderin qė i bėhet bashkėfshatarit tė tyre – Lame Xhama, dhe shprehėn mirėnjohje pėr tė, pėr familjen e tij qė mundėsoi botimin e librit dhe organizatorėt e kėtij takimi.

            Takimin e hapi Zėvendėskryetari i Bashkisė Robert Maēi. Fjalėn e rastit e mbajti Gėzim Dusha, pastaj pjesėmarrėsit nė takim, edhe gjate kokteit, folėn pėr figurėn e Lame Xhamės dhe treguan kujtime qė kishin me tė.

 

 

 

fjala.jpg

Nga fjala e z. Gėzim Dusha:

 

Tė nderuar tė ftuar dhe ish nxėnės tė Mėsuesit tė Popullit Lame Xhama, tė dashur fteriotė !

 

            Jemi mbledhur sot nė kėtė takim tė pėrbashkėt kulturor, pėr tė bėrė edhe kėtu nė Sarandė paraqitjen e librit “Lame Xhama – Mėsues i Popullit – Kujtime e dokumente”, tė organizuar nga komuniteti fteriot i Sarandės nėn kujdesin e Bashkisė.

            Po e nis bisedėn e shkurtėr pėr kėtė libėr me njė citim tė marrė nga njė artikull i njė i botuar nė gazetėn “Tirana Observer” e datės 7 prill 2009: “Libri i kalon pėrmasat e njė monografie tė zakonshme. Ai ėshtė njė enciklopedi ku gjallon jeta e njė Mėsuesi tė Popullit si Lame Xhama, qė tėrė jetėn e shkriu pėr lirinė dhe shkollėn shqipe, por edhe histori e gjallė  e Fterrės dhe Sarandės, qė janė shquar pėr tradita arsimdashėse e liridashėse”.

            Mėsuesi i Popullit Lame Xhama, edhe pse nė kujtimet e tij nuk flet pėr vete, lexuesi zbulon portretin e tij sa tė thjeshtė aq edhe tė rrallė qė e vendos nė altarin e 100 mėsuesve mė tė mirė tė vendit.

            Mund tė themi me plot gojėn, siē e pohon edhe vet, se Lame Xhama ėshtė me dy vendlindje: Nė Fterrėn qė e lindi dhe e rriti dhe nė Sarandėn ku punoi njė jetė tė tėrė gati 30-vjeēare.

            Ėshtė vėshtirė qė nė njė panoramė tė shkurtėr tė japėsh gjithēka pėr vlerat e kėtij libri. Pjesėmarrėsit do tė marrin nė dorė librin dhe do tė dinė tė nxjerrin vlerat jo vetėm tė mėsuesit Lame Xhama, por edhe tė patriotit, jo vetėm tė zhvillimit tė arsimit dhe tė shkollės nė Sarandė, Delvinė, Konispol, Gjirokastėr, Pėrmet e Kuē ku ai punoi por do tė vlerėsojnė kontributin e kėtij mėsuesi atdhetar pėr gjithė Shqipėrinė, sepse ai ėshtė dhe do tė mbetet burrė i shquar i Fterrės, Labėrisė e gjithė Shqipėrisė, sepse la vlera e gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e arsimit shqiptar duke vėnė njė gur tė ēmuar nė themelet e vetėdijes sonė kombėtare.

            Libri ka njė thurje tė thjeshtė, i bazuar kryesisht nė kujtimet e tij, ku spikasin fotografitė dhe dokumentet e ruajtura nė dekada, me vlera lokale e kombėtare.

                        Pėr Lamen figura e mėsuesit ėshtė njė perėndi e vėrtetė. Me kėto dimensione e kujton ai mėsuesin dhe drejtorin e Normales sė Elbasanit, Aleksandėr Xhuvani. Prej tij, tregon ai, mora prushin e pasionit pėr dije, vrullin e punės, pėrkushtimin dhe intuitėn e artit tė drejtimit tė shkollės.

            Ja shtojnė vlerėn librit artikujt e botuar pėr tė, emisionet nė televizion e radio, kujtimet ,  vlerėsimet e letėrkėmbimet me kolegė e ish nxėnės.

Nė letrėn qė i dėrgon kolegu dhe ish shoku i tij nė Normalen e Elbasanit, Mėsuesi i Popullit Fejzo Mehmeti, shkruan: “Ti ja kushtove tėrė jetėn arsimit dhe edukimit tė brezit tė ri, pėr t’u mėsuar gjuhėn dhe historinė e gjallė tė popullit shqiptar”. Apo nė njė shkrim tė Guro Zenelit ku theksohet se nė profesionin e bukur tė mėsuesisė xha Lamia e ngriti lart nivelin e dijes dhe shkallėn e nderit. Pėr Fterrėn ėshtė jo vetėm si mėsues i shquar, por edhe si simbol i patriotizmit, fisnikėrisė, i edukimit familjar nė shoqėri, si njeri me tė gjitha vlerat njerėzore. Ndėrsa ish nxėnėsi i tij Qamil Buxheli kujton se pėrveē dijes qė pėrēonte Lame Xhama, do edukonte njė brez tė madh patriotik, qė do ti kushtohej lirisė dhe vendit.

            Po e mbyll kėtė diskutim mė fjalėt e fundit tė kujtimeve tė tij tė cilat sot tingėllojnė si njė mesazh aktual pėr ēdo njeri “ O njerėz tė mirė, jetojeni jetėn me punė e dinjitet deri nė ēastet e fundit tė saj”

libriana.jpg
Ish nxenes duke shfletuar librin

fatmira.jpg

 
 

Nga diskutimi i Z. Fatmira Qendros

 

            Familja ime ka qenė mikeshė e familjes Xhama, ndaj unė, ndonėse nė moshė tė vogėl ruaj kujtime tė mira pėr Mėsuesin e Popullit Lame Xhama. Kjo fjalė dimensionale ėshtė mė dimensionale kur do tė shprehesh pėr mėsues Lamen. Ruaj nė kujtesė se sa herė shkonim pėr vizitė nė shtėpi e gjenim me njė libėr nė dorė. Teze Lutja, bashkėshortja, njė grua shumė fisnike dhe mikpritėse, na priste me buzė nė gaz. Shtėpia herė pas herė mbushej me miq tė cilėt kėrkonin ndihmėn e tij pėr shumė probleme. Dihet si ishin  vitet e para tė pas ēlirimit dhe popullsia ishte analfabete.

            Drejtor Lamia, siē e thėrrisnin, ishte njeri qė ndihmonte, ishte fjalėpak, i ditur, i menēur, me prestigj e autoritet. Sa fshatra tė Shqipėrisė kishte pėrshkuar ai me kolegėt e tij Fejzo Mehmeti, Xhelal Berberi, Liri Kavo e shumė tė tjerė. Ishin kėta mėsues qė vunė gurin e themelit e arsimimit tė brezit tė ri. Kėta mėsues mbajnė vlera morale e njerėzore nė edukimin e brezit tė ri dhe na pėrcollėn lumė diturish. Kjo plejadė mėsuesish kanė lėnė gjurmė e duhet tė jenė model pėr punėn e sakrificat e tyre pėr brezat e ardhshėm, jo vetėm nė 7 Mars, por tė kujtohen e tė vlerėsohen nga qeveria vendore.

            Ėshtė nder pėr mua qė erdha si mike e familjes dhe si mėsuese veterane tė marr pjesė sot kėtu.

Ju faleminderit

darka.jpg
Darka e shtruar

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA