lamexhama333.gif

Pensionist

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

1066.jpg

Pensionist

 

Dalja nė pension mė solli nė fillim njė farė trishtimi. Unė qė kisha jetuar njė jetė tė tėrė midis qindra e mijėra nxėnėsve dhe shokėve tė mi arsimtarė, qė e filloja dhe e mbaroja ditėn e punės me zilen e shkollės, e pata tė vėshtirė tė rrija i qetė nė shtėpinė time, nė hallet e mia, tė ngrysja vitet e pleqėrisė si gjithė tė tjerėt.

Ishte mesi i viteve ’60 dhe asokohe banoja nė Sarandė bashkė me gruan, Lutfijenė dhe djalin e madh Bardhylin, tė martuar e me dy vajza e njė djalė. Bashkėjetonim prej kohėsh nė njė hyrje me dy dhoma e njė kuzhinė.  Po fatmirėsisht nė atė kohė nė Sarandė kisha edhe djalin tjetėr, Agronin, qė banonte me gruan e dy djemtė nė njė hyrje mė vete. Kėshtu qė ne pleqtė  ishim “si veshka nė mes tė dhjamit”, siē themi ne nė Fterrė. Shoqėrinė, gjithashtu, e kisha tė gjerė, dhe jo vetėm me arsimtarėt, por edhe me shumė banorė tė qytetit.

Me kalimin e kohės fillova tė mėsohem me jetėn si pensionist. Ngushėllim kryesor dhe gėzimi mė i madh pėr mua e Lutfijenė qenė nipėrit e mbesat. Ata na pėrtėritnin jetėn, na mbushnin zbrazėtinė, na largonin pleqėrinė. Nuset e djemve, Feraseti e Haxhireja, na zėvendėsuan vajzėn tonė, Samijenė, qė fati e la qė tė vogėl nė Stamboll, qė nė vitin 1936. Djemtė po e po, ishin gjaku ynė dhe nėnėn e babanė i mbanin si tė shenjtė. Nė kėtė mjedis, pra, shtoi dhe qytetin e bukur tė Sarandės me kaltėrsinė dhe aromėn e detit, unė e ndjeva veten mė tė qetė. Dalėngadalė, po jo lehtė, filloi tė  mė kalojė dhimbja e ndarjes nga puna, nga shkolla , nga nxėnėsit e nga kolegėt e mi tė mirė.

Njeriu kur del nė pension ka mė shumė kohė tė mendojė, tė reflektojė, tė kujtojė tė kaluarėn, si rrodhėn vitet e jetės sė tij, si rrodhėn dekadat e punės, ē’gjurmė la nė mirėrritjen dhe edukimin e fėmijėve, nė shėrbim tė shoqėrisė e tė Atdheut. Mendon ē’ka bėrė mirė e ē’mund tė bėnte mė mirė, kujton ditėt e gėzuara e tė hidhėruara. Shkurt, bėn “inventarin” e jetės sė vet, pa harruar asgjė nė numrin rendor, por duke shėnuar njėkohėsisht nė kolonėn “vėrejtje” edhe “ēmimin” e zėrit pėrkatės.

Njė “inventar” tė tillė e kam bėrė edhe unė pėr jetėn time. Jo menjėherė, jo nė njė muaj e nė njė vit, por nė disa vite me radhė. Dhe arrita nė pėrfundimin se “bilanci” i kėtij inventari mė doli i pranueshėm, se vlera e shumicės dėrmuese tė zėrave qe pozitive, se “firot” qenė tė pakta. E rėndėsishme ėshtė qė njeriu as duhet ta mbivlerėsojė e as duhet ta nėnvlerėsojė veten.

Ndaj vendosa qė jetėn time, punėn time gati dyzetvjeēare, ta hedh nė letėr, tė shkruaj kujtime, mbresa, tė vazhdoj tė thur vjersha, tė vėrtetoj me fakte, me dokumente e fotografi ngjarjet e mė shumė se gjysmė shekulli pėrmes pjesėmarrjes sime nė to.

Dhe kėshtu bėra. Pak vite sa qėndrova nė Sarandė, por sidomos kur erdha nė Tiranė nė vitin 1973  dhe u ribashkova  nė bashkėjetesė me djalin e madh qė ishte transferuar nė Tiranė nė Gazetėn “Mėsuesi”, njė pjesė tė mirė tė kohės e shkova duke shkruar kujtime. Nxitje pėr kėtė u bėnė dhe letrat e shumta qė mė vinin nga shkollat e zonat ku kam punuar, qė kėrkonin kujtime, dokumente e fotografi pėr tė ngritur muze e kėnde muzeale nė shkolla, apo nė krahina.

Pas daljes nė pension, gjatė kohės qė banoja nė Sarandė, vazhdova tė aktivizohem edhe me probleme shoqėrore. Kėshtu, punoja si ndihmės gjyqtar nė Gjykatėn e Rrethit, i zgjedhur nga populli i Sarandės disa herė, ku merrja pjesė nė gjykimin e ēėshtjeve civile, veēanėrisht kur tė pandehurit qenė tė mitur e adoleshentė. Ndihmesa ime ishte e pranishme edhe nė Komitetin e Veteranėve tė rrethit, sidomos pėr evidentimin e pjesėmarrėsve nė luftėrat pėr liri e pavarėsi tė dekadave tė shkuara, pėr organizimin e festave nė datat pėrkujtimore tė Luftės Nacionalēlirimtare etj.

Gjithashtu, edhe kur dola nė pension, nga shkollat, mėsuesit e nxėnėsit nuk u ndava pėr asnjė ēast. Bėja vizita nė shkolla, mė thėrrisnin nė takime mėsuesit apo dhe nxėnėsit pėr biseda tė ndryshme, merrja pjesė nė veprimtaritė e tyre pėr data historike, apo nė shfaqjet artistike, isha gjithmonė i pranishėm nė festimet e 7 Marsit, ditės sė Mėsuesit, nė pėrvjetorėt e ēeljes sė shkollave etj.

Natyrisht, njė pjesė tė kohės sė lirė, veēanėrisht kur ishte kohė e mirė (dhe nė Sarandė janė rreth 300 ditė me ndriēim diellor), dilja shėtitje anės sė detit, nė shėtitoren buzė lulishtes, duke e pėrshkuar atė disa herė nga busti i Hoxha Tahsinit e deri pėrtej turizmit, tek ish-thertorja e vjetėr. Shokėt nuk mė mungonin, ishin tė shumtė, por unė do tė veēoja shokun tim tė Normales, mikun e ngushtė Fejzo Mehmetin, me tė cilin jo vetėm mė hahej muhabeti, por kishim se ē’tregonim edhe pėr ngjarjet e tė kaluarės sė largėt, edhe pėr punėn si mėsues nė rrethet e Sarandės e tė Delvinės. Shpesh takonim edhe pensionistė tė tjerė e bėheshim grup, ndonjėherė futeshim edhe nė kafe dhe ashtu, sė bashku, kalonim minuta tė kėndshme.

Mbas ēlirimit, sidomos pas viteve ‘60 nė Sarandė erdhėn edhe disa familje tė tjera fterjote. Me ta kemi pasur marrėdhėnie shumė tė mira dhe vajtje e ardhje jo vetėm nė raste gėzimesh e hidhėrimesh, por edhe vizita tė ndėrsjellta tė vazhdueshme. Kujtoj kėtu familjen e Halil Matos, tė Idriz Maēit, tė Musa Maēit,  dhe mė pas tė Gėzim Dushės, tė Haki Dautit e shumė tė tjera.

Lidhje mė tė ngushta shoqėrore kam pasur me Idriz Maēin, sepse, veē tė tjerash, kemi qenė afėr dhe me shtėpi. Ndaj, edhe pse ishte mė i ri se unė nė moshė, nė shėtitjet buzė detit apo nė kafe rrinim vazhdimisht bashkė. Ishte burrė i pjekur, familjar i mirė, i urtė dhe fjalėpakė. Me tė mund tė shkėmbeje ēdo mendim, mund tė qaje njė hall, mund tė rrije dhe orė tė tėra pa u mėrzitur. Nga zemra e tij, nga shpirti e fjala e tij buronte mirėsi e dashuri. 

Nė vitin 1973, siē theksova, u bėra banor i Tiranės. Pas disa vjetėsh edhe djali i vogėl u transferua nė Ministrinė e Tregtisė dhe kėshtu u bėmė pėrsėri tė gjithė bashkė. Kjo mė gėzoi sė tepėrmi, mė gjallėroi.

Koha e qėndrimit si pensionist nė Tiranė, me gjithė atė,  pėr mua ka qenė disi mė e vėshtirė. Vėrtet qė kisha pėrkujdesjet e djemve e tė nuseve, tė bashkėshortes qė mė qėndronte pranė, tė nipėrve e mbesave qė mė donin shumė, tė stėrnipėrve e stėrmbesave qė mė ngazėllenin, por mė mungonte Saranda. Mė mungonin gjithė ata miq e shokė me tė cilėt kaloja orėt e lira, mė mungonin qindra ish-nxėnės me tė cilėt pėrshėndetesha ēdo ditė, mė mungonte aroma e detit. Shkurt, ndjeja njė farė zbrazėtie dhe ndonjė herė mė kapte mėrzitja.

Por njeriu, edhe kur ėshtė nė moshė tė thyer, gjen forca e rrugė pėr tė bėrė diēka me vlerė pėr veten e shoqėrinė. Unė asnjėherė nė jetėn time nuk e kam kaluar kohėn kot, nuk jam marrė me lodra, me letra e domino, nuk i kam kaluar orėt e lira kafeneve me biseda tė pafund e me filxhanin e kafes apo gotėn e rakisė pėrpara. E kam ēmuar si tė domosdoshme  qė pjesėn mė tė madhe tė kohės sė lirė ta pėrdorja pėr njė punė tė vlefshme, qoftė dhe argėtuese, ama qė tė sjell dobi, si leximi i librave, dėgjimi i radios apo shikimi i emisioneve televizive, shėtitjet nė natyrė etj.

Kuptohet qė vendin e parė e kanė zėnė marrėdhėniet me familjen, kujdesi pėr fėmijėt, edukimi e shkollimi i tyre dhe mė vonė edhe pėr trashėgimtarėt, pesė nipėr e mbesa dhe nėntė pasardhės tė tyre nga tė dy djemtė.

*   *   *

Ėshtė fundi i viteve ’80 dhe pleqėria mė ėshtė rėnduar. Po ende mė punojnė mendja e duart. Kujtimet e tė kaluarės mė vijnė varg. Pėrsėri e pėrsėri mendoj ē’kam bėrė mirė e ē’duhet tė bėja mė mirė. Dhe nis e shkruaj sėrish, herė me dorė e herė me makinėn e shkrimit. Hedh nė letėr kujtime, i korrigjoj e i rishkruaj tė pėrmirėsuara ato qė kam bėrė mė parė, u shkruaj letra ish-nxėnėsve e shokėve tė mi arsimtarė, me tė cilėt jetova e punova nė shoqėri e mirėkuptim. Fotografitė e shumta qė kam nė albume i shikoj e i rishikoj kushedi sa herė dhe mė ngjallin kujtime. Shkurt, me diēka merrem ēdo ditė. Mirė thotė njė fjalė e urtė: Mė mirė puno kot, se sa tė rrish kot.  Puna, sado e vogėl, ma lehtėson pleqėrinė.

Shokėt, ish-nxėnėsit e bashkėfshatarėt qė mė vijnė shpesh pėr vizitė,  mė duket se mė ripėrtėrijnė fuqitė. Gjithashtu, edhe tani shfletoj ndonjė libėr tė ri, lexoj ndonjė artikull nė gazetė, dėgjoj radion e shikoj  televizorin.

Nė kushtet qė jam unė, i rrethuar nga kujdesi i veēantė e dashuria familjare, edhe pleqėria mund tė jetohet me mė pak dhimbje, me mė pak brenga tė moshės.

Duke i mbyllur kėto rreshta tė fundit tė kujtimeve tė mia, nga zemra mė burojnė fjalėt:

O njerėz tė mirė! Jetojeni jetėn me punė dhe dinjitet deri nė orėt e fundit tė saj!

1067.jpg
Me shokun e vjeter te Normales, Fejzo Mehmeti

1068.jpg
Njė kujtim nė Sarandė me ish-nxėnėsit Qamil Buxheli, e Selim Islami

1069.jpg

Ish nxėnėsit i festojnė 7 Marsin e vitit 1961 mėsuesit Lame Xhama.

Nė foto: Piro Mosi, Qani Isai, Harrilla Roshi, Fejzo Sulo, Koēi Vasi, Esat Mamaca. Koēo Kromidha, Eleni Duka, Tahir Zeneli, Katina Nika, Lame Xhama, Ana Harito, Sali Birjani, Izmini Mosi, Peēo Vasi dhe Janaq Papagjika.

1070.jpg
Ne Sarandė me Idriz Maēin

1071.jpg
Ne Tirane, duke shkruajtur kujtimet

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA