lamexhama333.gif

Nė Normalen e Elbasanit

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

1008.jpg
Nxenes ne Normalen e Elbasanit

Nė Normalen e Elbasanit

 

Isha ende fėmijė, 12 vjeē,  kur mė pajtuan ēirak nė kafenenė e Osman Beqos nė Vlorė. Pronari ishte zemėrmirė dhe i sjellshėm. Ua qante hallin njerėzve, se dhe vetė nuk kishte ndonjė pasuri, por punonte pėr tė siguruar jetesėn. Pėr mua i erdhi keq, se xha Rakipi qė mė ēoi aty i kishte folur pėr gjendjen time ekonomike. Mė mori nė shtėpinė e tij dhe nuk mė ndante nga fėmijėt. Aty flija, aty ushqehesha, por bėja dhe ndonjė punė shtėpiake. Siē duket, iu dhimbsa, se isha i vogėl, shėndetlig dhe me veshje tė thjeshta.

Kafeneja e Osmanit frekuentohej zakonisht nga njerėz tė varfėr, se njė si barakė ishte. Unė kryeja ēdo punė, si nė shtėpi, si nė dyqan. Po mė shumė ēoja kafe jashtė, qė porositnin  njerėz tė ndryshėm, dyqanxhinjtė e tjerė, vizitorė nė lulishten aty afėr e nė ndonjė shtėpi pranė. Punoja pėr ndonjė shpėrblim tė vogėl nga ustai e me disa qindarka qė mė linin bakshish klientėt.

Nė kėtė kafene vinin shpesh edhe Halim Xhelua e Avni Rustemi. I shikoja sesi bisedonin pėrzemėrsisht edhe me hamejtė e me punėtorėt. Unė u shėrbeja me kujdes atyre zotėrinjve tė veshur bukur, se pėr kėtė mė kishte porositur dhe usta Osmani. Po dhe ata treguan interes pėr mua. Pyetėn kush jam, nga jam dhe si qe e mundur qė kisha ardhur nga njė fshat i largėt, kaq i ri, tė punoja nė Vlorė.

Mė pas, kur mbaroi Lufta e Vlorės,  u afrova mė shumė me Halimin e Avniun. Ata donin tė mė ndihmonin qė tė shkollohesha. Po a isha unė i zoti? Mė vunė nė provė, mė dhanė tė lexoja pjesė nga gazetat, mė dhanė pėr tė shkruar, mė provuan dhe nė aritmetikė. Unė i kreva me sukses detyrat qė mė dhanė, se veē njohurive elementare qė mora nė klasėn e parė nė fshat, vazhdova vetė tė praktikohesha nė lexim e shkrim gjatė gjithė kohės qė mė mbetej e lirė pas punės.

Dhe, si panė zellin e vullnetin tim pėr tė mėsuar, vendosėn qė tė ndėrhynin qė mua tė mė jepej njė bursė pėr nė Normalen e Elbasanit. Njė fjalė goje! Po si do tė shkoja unė nė Normale me njė klasė shkollė? Duhej dėftesė e fillores. Po dhe sikur tė kapėrcehej kjo vėshtirėsi, a mund ta pėrballoja unė Normalen me ato pak njohuri qė kisha?...

E me gjithė atė, pas disa kohėsh, dokumentet e mia pėr bursė qenė pėrfunduar. Dhe nė muajin gusht tė vitit 1923 mė lajmėrojnė se bursa doli e unė duhet tė nisesha  pėr nė Elbasan qė tė filloja Normalen.

Gėzimi im ishte i pa pėrshkruar. Po dhe vėshtirėsitė, nga tė gjitha drejtimet, ishin tė mėdha. Njė shans tė rrallė e pata, se nė Normale vazhdonte mėsimet djali i motrės sime, Fatimesė, Xhevdet Kofina. Pra, e kisha njė mbėshtetje tė fuqishme jo vetėm pėr shoqėri, por dhe pėr tė mė ndihmuar.

Si pėrgatita teshat e nevojshme dhe u ndava me familjen, aty nga fundi i gushtit u nisa pėr nė Vlorė me njė karvan kuajsh. Qėndrova e u rehatova pėrsėri te  xha Osmani, qė mė priti krahėhapur. Edhe ai qe mjaft i gėzuar qė mua mė doli bursa. Mė ndihmoi me sa mundi dhe mė nisi me qiraxhinj pėr nė Elbasan.

Sa arritėm nė Elbasan, mbas rreth njė jave udhėtimi herė mė kėmbė e herė mbi mushkė, njėri nga qiraxhinjtė mė ēoi te konvikti i Normales. Aty kėrkova Xhevdet Kofinėn. Ai erdhi menjėherė te porta e konviktit. Kur mė pa mua, u ēudit pa masė. E qetėsova duke i thėnė se kisha shkuar me bursė tė studioja po nė atė shkollė qė ishte dhe ai. U gėzua shumė. Mė shpuri menjėherė tek ekonomi i konviktit. Paraqita dokumentet dhe mė pritėn mirė. Mora shtresa e mbulesa, rroba pėr veshje dhe mė caktuan dhomėn ku do tė flija.

Natėn e parė nuk u ndava nga Xhevdeti. Fjetėm nė njė dhomė, me shtresa e mbulesa tė sajuara dhe tė shtruara nė dysheme. Donim tė ēmalleshim. Xhevdeti kishte merak tė mėsonte dhe pėr fshatin e njerėzit e tij, se letrat me lajme ishin tė rralla.

Nė mėngjes u ndamė. Xhevdeti shkoi nė shkollė, ndėrsa unė qėndrova nė konvikt, se do tė lahesha, do tė rregulloja teshat, krevatin, mora ca pak libra e fletore nga ekonomati etj.

Mbas dite u paraqita nė drejtorinė e shkollės. Mė priti vetė drejtori, Aleksandėr Xhuvani. Nuk e harroj kurrė pritjen e tij tė ngrohtė, me buzė nė gaz! Mė kėrkoi t’i tregoja kush isha, nga vija dhe pastaj mė bėri disa porosi, qė mė mbetėn nė mendje.

- Urime, more djalė! - mė tha me njė fytyrė tė ėmbėl. - Tė mėsosh mirė, tė jesh shembull nė shkollė e nė shoqėri…Tė nderosh veten, por dhe fshatin e krahinėn e Kurveleshit, nga kemi kėtu shumė nxėnės tė dalluar.

U ndava me drejtor Aleksandėr Xhuvanin shumė i gėzuar.

Dhe kėshtu, tė nesėrmen,  nė muajin shtator tė vitit shkollor  1923 - 1924, fillova mėsimet nė klasėn gatimore tė shkollės Normale tė Elbasanit. Nė atė klasė qemė rreth 40 nxėnės, nga qyteti i Elbasanit dhe nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė. Klasa quhej ”gatimore”, sepse tė parapėrgatiste pėr Normalen. Duhet tė merrje kėtė klasė paraprake, qė tė vazhdoje pastaj tė katėr klasat pasardhėse. Pra, bėheshin gjithsej pesė vite studimi.

Siē e theksova, drejtor i shkollės ishte Aleksandėr Xhuvani, ndėrsa si mėsues, pėr pesė vjet qė qėndrova nė Normale, mbaj mend Simon Shuteriqin, Ahmet Gashin, Ismail Haxhihysenin, Andon Dedėn, Veniamin Dashin, Luigj Filen, Vasil Qirjakun, Vasil Thomon, Sali Ēaushin etj. Tė gjithė ishin profesorė tė nderuar dhe tani, edhe pse i plakur e i thinjur, nga largėsia e mbi 60 vjetėve, unė i kujtoj me shumė respekt e dashuri pėr pėrkushtimin e tyre nė mėsimin dhe edukimin e qindra mėsuesve tė Shqipėrisė, tė Kosovės e mė gjerė.

Nė atė kohė tekstet shkollore dhe mjetet e mėsimit ishin tė pamjaftueshme. Shpesh herė mėsimet diktoheshin dhe ne i shkruanim gjatė orėve tė mėsimit, por dhe jashtė tij. Ishte punė e vėshtirė. Gjithēka kapėrcehej nga pėrgatitja shembullore e kolektivit pedagogjik , shpjegimi i qartė dhe i kuptueshėm i mėsuesve, por dhe nga njė vullnet i veēantė i nxėnėsve tė Normales. Kjo u provua edhe nė fund tė vitit shkollor, kur tė gjithė nxėnėsit e gatimores kaluan klasėn dhe njė pjesė e madhe me rezultate shumė tė mira.

Sado qė nė klasė mėsimet zhvilloheshin nė rregull dhe me mėsues tė kualifikuar, nė fillimet e vitit shkollor unė ndjeja shumė vėshtirėsi nė tė kuptuarit e mėsimeve. Dhe s’kishte si tė ndodhte ndryshe, kur unė kisha mbaruar vetėm njė klasė fillore, ndėrsa tė tjerėt  kishin mbaruar disa klasa, ose tėrėsisht. Vėshtirėsinė mė tė madhe e kisha nė mbajtjen e shėnimeve pėr mėsimet qė diktoheshin nga mėsuesi. Nuk arrija tė mbaja shėnime tė plota. Kjo bėri qė tė mėrzitesha shumė, saqė vendosa tė largohesha nga shkolla.

Gjendjen time shpirtėrore dhe mendimin pėr largimin nga shkolla  ia tregova Xhevdetit. Ai mė qortoi rėndė dhe mė bindi qė tė heq dorė nga ai mendim i pamatur. Dhe nuk u mjaftua me kaq. Bashkė me disa shokė tė tij tė ngushtė filluan tė mė ndihmonin me radhė nė kopjimin e shėnimeve prej nxėnėsve qė i kishin tė rregullta, nė shpjegimin e atyre temave qė unė nuk i kuptoja mirė. Por, mbi tė gjitha, mė krijuan njė mjedis tė ngrohtė, mė shoqėronin, mė mbanin afėr, nuk mė linin tė mėrzitesha dhe unė dalėngadalė e mora veten dhe e kuptova gabimin e rėndė qė do tė bėja po tė braktisja shkollėn.

Kėshtu, me njė vullnet tė fortė dhe me besim te vetja, te ndihma e mėsuesve dhe shokėve, arrita jo vetėm ta mbaroj me nota tė mira klasėn gatimore, por tė kaloj me sukses edhe nga klasa e parė normale deri sa mora maturėn  pėr mėsues filloreje.

Dėshmi pėr kėtė janė disa nga dėftesat e dokumentet qė do tė shikoni edhe nė kėto kujtime. Si shembull mė bindės, mendoj, ėshtė dėftesa e klasės gatimore, ku nė dymbėdhjetė lėndė tė zhvilluara, nė pesė prej tyre u vlerėsova “fort mirė” (1) dhe nė shtatė “mirė” (2), me sjellje “tė lavdėrueshme” (1) e me zell “shumė tė kujdesshėm”. Ju kujtoj se nota mė e mirė nė atė kohė ishte njėshi.

Me sukses tė plotė i pėrfundova dhe tė katėr klasat e Normales. Nė tė gjitha klasat  nė gjysmėn e lėndėve jam vlerėsuar “fort mirė” e nė gjysmėn tjetėr “mirė”, ndėrsa zelli ka qenė  gjithmonė  i vlerėsuar me notėn 1, “shumė i kujdesshėm”.

Provimet e maturės i dhashė nė qershor tė vitit 1928 me njė komision tė gjerė mėsuesish, nė prani tė pėrfaqėsuesit tė Ministrisė sė    Arsimit, zotit A. Shala, tė cilėt firmosėn qė tė gjithė nė Dėftesėn e Maturitetit pėr Shkollėn Fillore , siē emėrtohej dėftesa nė atė kohė.

Ėshtė me interes njohjeje tė theksojmė sė nė atė Dėftesė, midis tė tjerave, shkruhej:

“Sjellja e tij morale ka qenė e lavdueshme.

Tue i marrun parasysh kėto pėrfundime i jepet tė sipėrpėrmendurit dėftesa e maturitetit, me tė cilėn dėftohet i aftė t’emnohet mėsues nė shkollat fillore tė Shtetit”. Dhe mė poshtė:

 “Z.Lame Xhama ka qenė bursist i Shtetit pėr pesė vjet rresht dhe asht i detyruem tė shėrbejė si mėsues nė Shkollat e Shtetit pėr shtatė vjet”.

Dėftesa mban datėn 2 korrik 1928.

Pra, vlerėsimin pėr t’u emėruar mėsues, e kishte komisioni i provimit tė maturės. Dhe elementi tjetėr: duke qenė “bursist i shtetit”, qė do tė thotė se shpenzimet pėr shkollimin tim i kishte paguar shteti, unė isha i detyruar tė shėrbeja si mėsues nė shkollat e shtetit pėr shtatė vjet.

Pas disa vjetėsh, kur isha mėsues nė Sarandė,  m’u desh  tė rikthehesha edhe njė herė nė Normalen e Elbasanit, por kėsaj here pėr tė bėrė stazhin e nevojshėm kualifikues, tė cilin e mbarova me sukses.  Nė dokumentin e shkollės shkruhet:

Z. Lame Xhama iu shtrue provimit tė Stazhit nė kėtė shkollė. Prej datės 21.4.1933 deri mė 2.5.1933, edhe e kaloi atė provim.

Zv. i Drejtorit tė Shkollės  Pėrfaqėsuesi i Ministrisė

                   Normale                        s’Arsimit

               (A.Gashi)                              (A.Shala)

                Firmat, vula  dhe pullat postare tė taksės

Do shtoj dhe diēka tjetėr pėr Normalen dhe Elbasanin.

Mė kanė bėrė shumė pėrshtypje profesorėt e nderuar tė Normales. Personaliteti i tyre ka qenė i pa diskutueshėm. Ne, edhe pse disi tė rritur nė moshė, se e filluam Normalen me vonesė, i adhuronim si perėndi. Dhe kjo ndodhte se ata qenė shumė tė pėrgatitur, se ishin mjeshtra  nė shpjegimin e mėsimit, se ishin mbi tė gjitha njerėz me zemėr tė madhe. Na donin, na respektonin, na qortonin e kėshillonin me shumė takt e durim, na qanin hallin neve mė tė varfėrve, na jepnin jo vetėm njohuri tė sakta, por na edukonin dhe me njė atdhedashuri tė veēantė. Pastaj, nuk mund tė harrohet paraqitja e tyre, tė gjithė tė veshur pastėr e bukur, me kostume tė rregullta, me kravata e kapele republike, me kėpucė tė reja e tė lustruara pėr ēdo ditė. Shkurt, ata ishin idhujt tanė, njerėz qė ne u munduam t’u ngjajmė gjithė jetėn. Madje qė nė Normale shumė nga nxėnėsit mbanin kostume e kravata, njėsoj si intelektualėt e kohės.

Por, mbi tė gjitha,  dua tė veēoj drejtorin tonė tė paharruar, Aleksandėr Xhuvanin. Pata fatin qė mė 1980 tė marr pjesė nė pėrkujtimin e 100-vjetorit tė ditėlindjes sė tij. Ndjeva kėnaqėsi tė veēantė qė iu bė njė ceremoni madhėshtore, qė u ngrit nė piedestalin qė meritonte.

Pėr Xhuvanin e madh edhe unė ruaj kujtimet e mia. Nuk do ta harroj kurrė atė drejtor tė thjeshtė, tė dashur e gojėmjaltė, qė interesohej shumė pėr shkollėn e pėr nxėnėsit. E donim dhe na donte, e nderonim dhe na nderonte. Fjalėt e tij ishin tėrė edukatė e mirėsjellje. Nuk mbaj mend t’i kanosej ndokujt para tė tjerėve, edhe kur kishte gabuar. Parimi i tij ishte ta bindte nxėnėsin qė gabonte e jo ta vinte nė fronin e akuzės. Ishte, gjithashtu, punėtor i palodhur, organizator i mirė dhe i pėrpiktė si orė zvicerane.

Mėsimin e shpjegonte qartė, saqė e mėsonim qė nė klasė. Na fliste me dashuri tė madhe pėr gjuhėn e bukur shqipe, pėr atdheun, pėr luftėrat pėr liri e pavarėsi, pėr patriotėt e shquar tė Rilindjes Kombėtare. Shkurt, nė mendjen time ai ka mbetur njeri shembullor, mėsues pasionant, drejtues i talentuar,  patriot i flaktė dhe gjuhėtar i shquar.

Por unė nuk mund tė harroj kurrė as Elbasanin mikpritės, ku kalova 5 vjet tė jetės sime tė re nė Normalen e atij qyteti.

Kanė kaluar rreth 60 vjet qė nga mbarimi i maturės dhe harresa e pleqėria kanė bėrė tė vetėn. Por mua ndėr nxėnėsit e klasės qė vazhduam deri nė maturė mė kujtohen: Kolė Koci, Nezamudin Remziu, Fejzo Mehmeti, Ahmet Imami, Haki Tahiri, Aleks Dani, Kristo Vide, Harun Sefa, Thanas Boēova, Andrea Ndreēolli, Aqif Domini, Avdul Kajanaku, Hajdar Biēoku, Hilmi Dakli, Skėnder Sejdini, Zija Loniku, Alush Leshanaku, Llazar Bibaja, Spiro Shuteriqi, Spiro Popa, Jan Ēelia, Spiro Gjerasi, Faik Haxhihyseni, Hadi Vrioni, Angjelin Leka, Adem Bedalli, Zyhdi Ballhysa etj. Mbaj mend se ndėr mė tė dalluarit kanė qenė Kol Koci, Fejzo Mehmeti, Ahmet Imami, Hajdar Biēoku, Hilmi Dakli etj.

Shumica e nxėnėsve nė klasėn tonė ishin elbasanas. Klasa ėshtė shquar gjithmonė nė sjellje, nė vijim e pėrparim dhe, mbi tė gjitha, shkonim shumė mirė me njėri-tjetrin.

Mė ka mbetur nė mendje dhe mė ka bėrė shumė pėrshtypje qėndrimi dhe sjellja e nxėnėsve elbasanas ndaj nesh, konviktorėve, qė vinim nga krahinat e ndryshme tė Shqipėrisė. Jo vetėm qė nuk na shikonin me pėrbuzje e pėrēmim, se njė pjesė ishim tė varfėr dhe jo me veshjen e duhur, por na trajtonin si vėllezėr e si shokė tė ngushtė. Ndodhte shpesh qė nė pushimet e javės, por sidomos nė festa kombėtare e fetare, apo nė “ditėn e ballakumeve”, tė na merrnin nė familjet e tyre  pėr drekė a pėr darkė, siē mbaj mend familjet e Hajdar Biēokut, Hilmi Daklit, Skėnder Sejdinit, Spiro Shuteriqit etj. Dhe nuk ėshtė aspak pėr t’u ēuditur qė miqėsinė e shkollės e ruajtėm pėr dekada tė tėra dhe jo vetėm ne, por shpesh edhe fėmijėt tanė. Djali im i madh , Bardhyli, nuk e harron kurrė mikpritjen qė gjeti nė vitet 60 kur kishte shkuar nė njė seminar arsimor nė Elbasan dhe miku im i vjetėr Hajdar Biēoku bėri ēmos deri sa e mori nė shtėpinė e tij , ku kaloi ēaste tė pa harruara.

Gjatė kohės sė shkollimit nė Elbasan, u anėtarėsova nė Shoqėrinė “Bashkimi” dhe mora pjesė nė gjithė veprimtaritė qė zhvilloi kjo shoqėri, sidomos nė Revolucionin e Qershorit tė vitit 1924

1009.jpg
Me nxėnės e miq nga Labėria, ditėn e Bajramit, 23.3. 1938

1010.jpg
Me Subi Goxhin e Pano Vasilin, nė ditėt e marrjes sė Maturės

1011.jpg
Dėftesa origjinale e Maturitetit

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA