lamexhama333.gif

Martesa

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

1012.jpg
Lame e Lutfije Xhama

Martesa

                                                                                                   

Kur mbarova Normalen nė Elbasan dhe mora Dėftesėn e Maturitetit, ndjeja njė gėzim tė madh nė zemėr qė ia arrita asaj dite. Njė bir i Fterrės sė Labėrisė tashmė kishte fituar tė drejtėn tė bėhej mėsues nė fillore. Ėndrra u realizua dhe me rezultate tė lakmueshme. Por ndjeja kėnaqėsi qė edhe pėrpjekjet e Halim Xhelos e tė Aavni Rustemit, qė mė nxorėn bursėn, u kurorėzuan me sukses.

Me diplomėn nė xhep, u nisa nė kėmbė nga Elbasani pėr nė fshatin tim, Fterrė. E kisha bėrė edhe shumė herė tė tjera atė rrugė tė gjatė e rraskapitėse, pėrmes luginave, qafave e maleve. Pesė ditė e pesė net m’u deshėn tė eci pas qiraxhinjve  zemėrmirė gjer sa arrita nė fshat. Lodhja ishte e madhe. Dhe jo vetėm nga rruga, por edhe nga studimi me orė tė zgjatura ditė e natė pėr tė dhėnė provimet e maturės pėr gjatė gjithė muajit qershor.

Nė Fterrė mė pritėn shumė mirė dhe u gėzuan tė gjithė, tė rinj e tė moshuar. Ndjenin kėnaqėsi qė edhe njė djalė tjetėr nga fshati u arsimua e doli mėsues. Po mė shumė u gėzuan njerėzit e shtėpisė. Nėnė Maxharja mė pėrqafoi me mall e mė puthi si tė isha njė fėmijė i vogėl. Mė pėrqafuan e mė shtrėnguan fort nė kraharor vėllai, Uzeiri, motrat, Fatimeja e Qerimja, si dhe shumė nga farefisi. Unė u mallėngjeva, u pėrlota. Tani e tutje familja do tė mė kishte edhe mua njė mbėshtetje tė fortė, sidomos pėr ndihmėn  ekonomike. Shpresoja se vuajtjet do tė mbaronin. Kjo mė jepte besim e gjallėri. Mė dhimbsej sidomos nėna, se ishte shumė plakė dhe nė gjendje jo tė mirė shėndetėsore.

Por gėzimi i mbėrritjes nė familje u pasua edhe nga njė shqetėsim i veēantė dhe i ligjshėm. Nė kėtė kohė duhet tė martohesha. Kjo, sepse nusja me tė cilėn isha fejuar prej vitesh, Lutfije Mita, qe rritur e po mbushte 20 vjeēe. Por edhe pėr njė arsye tjetėr madhore: familja e sidomos nėna kishin nevojė pėr mbėshtetje, pėr ndihmė. Duhej dhe njė krah tjetėr i fuqishėm si pėr punėt e bujqėsisė, si pėr tė  mbajtur shtėpinė.

E fejuara ishte nga njė familje e mirė. Babai i saj, Shaqir Mita, qe njė burrė zakoni, luftėtar trim qė ishte dalluar nė tė gjitha luftėrat ku kanė marrė pjesė fteriotėt. (Mė vonė, nė Luftėn Nacionalēlirimtare, ra dėshmor i atdheut, edhe pse ishte nė moshė tė thyer). E ėma, Havaja, ishte nga Mehmetajt, grua punėtore e burrėreshė, e thjeshtė dhe e dashur me tė gjithė. Edhe ata donin ta martonin vajzėn, se edhe zakoni e kėrkonte qė fejesa tė mos vazhdonte shumė gjatė.

Tė flasim me zemėr tė hapur. Edhe unė doja tė martohesha. Po arrija 24 vjeē dhe nė fshatin tonė, si kudo nė krahinė, thuhej se mė kishte kaluar mosha, kur disa tė rinj e lidhnin martesėn qė nė djep, apo nė moshat 15-20 vjeēare.

Shqetėsim i vetėm  ishte gjendja ekonomike. Duheshin shpenzime dhe ato ne si familje nuk mund t’i pėrballonim. Nga biseda qė bėmė, nėna e kuptoi shqetėsimin tim. Po kėshtu dhe vėllai. Ata i kishin menduar tė gjitha, e kishin gjetur dhe rrugėn e zgjidhjes. Nėna vėrtet ishte pa shkollė, por ishte  njė grua e zgjuar, nikoqire, e lidhur me farefisin e me fshatarėt. Qė kur kishte vdekur babai, ajo qe bėrė zonjė e shtėpisė. Pėr tė kishin respekt si grua bujare e mikpritėse, por dhe qė dinte tė kuvendonte dhe me burrat e t’ia dėgjonin fjalėn.

- Mos u mėrzit, o bir, - mė tha nėna kur unė i qava hallin e shpenzimeve. - Ne edhe deri sot kemi rrojtur me nder e me  punėn tonė. Tani qė ti do tė fillosh detyrėn, do tė jemi ku e ku mė mirė. Kemi rėnė dakord dhe me Uzeirin dhe biseduam me Mulla Selimin ( bėhej fjalė pėr Selim Gjonikėn, hoxhėn dhe ish - mėsuesin e fshatit nė ēeljen e shkollės sė parė shqipe). Pranoi me kėnaqėsi  tė na japė borxh 15 napolona flori. Sipas rregullave, do t’i lemė rehem (peng) arėn nė Toje, me tė tre zangonjtė (tarracat), ullinjtė e pemėt, pėr dy vjet, aq sa na duhet pėr tė shlyer borxhin.

Unė mbeta i kėnaqur. Borxhi u mor dhe unė, si fillova punė, e shleva jo pėr dy vjet, sa qe marrėveshja me Mulla Selimin, por  brenda njė viti, madje shlyem dhe disa borxhe tė tjera mė tė vogla, qė ishin marrė nga familja pėr nevoja jetėsore dhe pėr shpenzimet e mia nė shkollė.

Po le tė kthehemi te martesa me Lutfijenė.

Me tė 15 napolonat flori qė morėm borxh u blenė rroba pėr nusen, veshjet e mia dhe disa ushqime pėr dasmėn. Dasma u bė sipas zakoneve tė fshatit. Im - vėlla, Uzeiri, dhe tė dy motrat, Fatimeja dhe Qerimja, qėndruan nė krye tė punėve. Nė dasėm u ftuan njerėzit e afėrt dhe nga njė pėrfaqėsues pėr ēdo derė. U therėn e u poqėn disa mishra, u bėnė bakllava e revani, byreqe e gjellė karakteristike. Shumė prej tyre, sipas zakonit, i sollėn tė ftuarit, se kėshtu bėhej nė ēdo dasmė. Uzeiri u kujdes qė dasma tė kalonte e mbarė, me tė ngrėna e me tė pira, me kėngė e me valle. Tė gjithė u kėnaqėn.

Do t’u tregoj dhe diēka tjetėr, diēka qė mė lėndonte shpirtin edhe atė ditė tė gėzuar tė dasmės sime.

U martova nė njė banesė tė sajuar me mjete rrethanore. Dyshemeja ishte e shtruar me korosan. Shtėpia, nė mund ta quajmė tė tillė, kishte dy dritare tė vogla dhe njė derė nė formė lese. Shtrojet e mbulojet ishin tė pakta, shumicėn i kishin bėrė vetė gratė e shtėpisė. Orenditė e pajisjet e kuzhinės qenė tė pamjaftueshme. Por pėr tė kuptuar mė mirė gjendjen ekonomike kur unė jam martuar, mjafton tė pėrmend se dysheku dhe jastėkėt e  dhėndėrisė, edhe pse tė rinj e tė pastėr, ishin tė mbushur me kashtė. Pėr mbulesė patėm njė velėnxė leshi fringo tė re qė kish bėrė nėna nė argali. Edhe ēarēafėt qenė tė rinj, me pėlhurė tė bardhė, tė blerė enkas pėr natėn e martesės.

Besoj se ėshtė me interes t’u tregoj diēka edhe pėr ritet e natės sė parė tė martesės, pėr zakonet qė ishin nė fshat e qė duheshin zbatuar nga tė gjithė. Tė moshuarit mbase i mbajnė mend , ndėrsa tė rinjtė ndofta do tė vėnė buzėn nė gaz me ato qė ndodhnin nė atė kohė tė largėt me zakone tė ēuditshme.

Pavarėsisht se unė me tė fejuarėn ishim takuar shpesh, herė fshehtas e herė hapur, se shtėpitė i kishim shumė afėr, e donte zakoni qė natėn e parė tė martesės burri do tė hynte nė dhomėn e nuses pėr t’u takuar e biseduar  dhe do tė dilte pėrsėri. Natėn e dytė nusja shkonte nė shtėpinė e saj tė jepte pėrshtypjet dhe vetėm natėn e tretė ata ishin tamam burrė e grua e mund tė flinin bashkė.

Atė ditė, pra, qė u martova, nė tė ngrysur, kur dasma vazhdonte ende, mė mori pėr dore hoxhė Selimi, siē qe rregulli, dhe po mė pėrcillte pėr te dera e dhomės ku qe Lutfijea. Prapa e ndiqnin njė tufė tė rinjsh me shkopinj e kėrraba nė dorė, qė tė mė ngacmonin mua dhe tė mė pengonin te dera qė tė bija pėr tokė, siē  ishte zakoni. Po hoxha mė porositi qė mbasi tė mbaronte sė kėnduari fjalėt e zotit, do tė mė shtrėngonte dorėn e unė duhet tė futesha brenda me shpejtėsi. Ashtu u bė, nja dy pėllėmbė e ndonjė shkop e hėngra nė shpinė, por shpėtova nga rrėzimi, u futa shpejt e shpejt brenda dhe mbylla derėn.

Hyra nė dhomė tė nuses i bėrė flakė nga turpi dhe i djersitur nga vapa e sikleti. Ajo rrinte ulur nė njė karrige e nusėronte, siē i themi ne nga anėt tona. Mbi fytyrė mbante njė shami tė hollė, tė tejdukshme, nė ngjyrė jeshile, tė qėndisur rreth e qark me ojį ngjyra-ngjyra. U ngrit nė kėmbė pa lėvizur nga  vendi. Iu afrova dhe ajo mė zuri dorėn lehtas dhe bėri ritet qė e kishin porositur. I vinte shumė turp, sikur tė mos ishim parė kurrė dhe sytė i mbante pėrdhe e nuk mė shikonte drejt. I thashė tė hiqte kėpucėt dhe shaminė qė i mbulonte fytyrėn. Po ajo bėri sikur nuk dėgjoi. Atėherė ia hoqa unė. Pastaj u ulėm qė tė dy nė dyshek pranė njėri - tjetrit. Nuk gjenim dot fjalė pėr tė biseduar. I thashė mė nė fund tė ngrihej, tė merrte pjatėn me samsa (bakllava) qė qe vendosur pėr ne mbi njė tavolinė. U ngrit, e mori dhe ma afroi mua. Hėngrėm tė dy bashkė nga njė copėz, se, sipas zakonit, kėshtu do tė forcohej e ėmbėlsohej bashkėjetesa. Pas pak ajo e hoqi pjatėn dhe e vuri ku qe mė parė.

E mora njė ēikė veten dhe fillova t’i flas. Po ajo nuk pėrgjigjej, rrinte gojėkyēur dhe vetėm sa buzėqeshte nga pak. Ashtu e kishin porositur. Hė-hė, thosha me vete, pasnesėr do ta marr hakėn, kur tė jemi tėrė natėn bashkė! Besoj se dhe nusja atė mendonte.

Kaq ishte koha qė duhet tė rrija me tė atė natė dhe unė dola nga dhoma. Krushka qė e shoqėronte sipas zakonit me disa nuse tė reja, kėtė prisnin, hynė me vrull, gati sa tė pėrplaseshim te dera. Ishin kurioze tė mėsonin si u solla unė me nusen. Po dhe  tė ftuarit e dasmės, qė vazhdonte me kėngė e valle, mė pritėn mua me kureshtje dhe filluan nga pyetjet. Por unė vetėm buzėqeshja dhe u thashė se nusen e kam tė mirė e tė bukur, si gjithė vajzat e fshatit, qė dallonin pėr karakter e bukuri nė gjithė zonėn.

Natėn e dytė Lutfijea shkoi nė shtėpinė e prindėrve tė saj dhe vetėm natėn e tretė ne fjetėm si burrė e grua tė martuar.

Qė nga ajo kohė e  gushtit tė vitit 1928 e deri mė sot, pėr mbi 60 vjet, ne jetuam nė harmoni, tė bashkuar e tė lumtur, lindėm tre fėmijė dhe sot kemi plot nipėr e mbesa dhe jemi bėrė stėrgjyshėr.

1015.jpg
Bardhyli, Edi, Haxhireja, Liri, Lamia, Feraset, Lutfijea, Liljana, Agroni, Lek, Merita, Tani, Berti

1013.jpg
Samijea, e cila iku ne Turqi ne fillim te vitit 1936

1014.jpg
Bardhyli, Samijea, Agroni, ne Sarande 1972

 

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA