|

|
| Kopertina e librit |
U PATAQIT LIBRI “ LAME
XHAMA – MĖSUES I POPULLIT – KUJTIME E DOKUMENTE”
Komuniteti
fteriot dhe familjarėt, mė 5 prill organizuan paraqitjen e librit “LAME XHAMA – Mėsues i Popullit – Kujtime
e dokumente”.
Nė
kėtė takim morėn pjesė ish nxėnės, miq, shokė e dashamirės dhe bashkėfshatarė me banim nė Tiranė. Vlerat kėtij takimi ia rriti
edhe pjesėmarrja e ish nxėnėsve tė tij tė viteve ’30 e ’50 disa nga tė cilėt sot janė mbi 70 e deri mbi 80 vjeē
si Andromaqi Harito, Fato Mehmeti, Hėna Mamaca, Yllka Mamaca, Bujar Mehmeti, Asqeri Xhelili, e tė tjerė, pėrveē edhe tė disa
nxėnėsve fteriotė.
Takimin
e hapi kryetari i komunitetit fteriot tė Tiranės Dilaver Shkurti, i cili mė pas ia dha fjalėn Prof. Dr. Ismet Elezit, i cili
bėri njė paraqitjen e shkurtėr tė kėtij libri. Nė vijim pati vlerėsime e diskutime tė ndryshme qė vazhduan edhe grupe grupe
gjatė koktejit te organizuar me kėtė rast. Vlerėsime e kujtime tė veēanta paraqitėn Vullnet Mato, Feksor Shkurti, Bajram Sadikaj,
Andromaqi Harito, etj. Ndėrsa Hulusi Hizmo edhe si fteriot edhe si ish nxėnės dėrgoi njė mesazh urimi e vlerėsimi nga Brukseli
ku jeton familjarisht.

|
| Dilaver Shkurti ne fjalen e hapjes |
FJALA E HAPJES SĖ TAKIMIT NGA
KRYETARI I KOMUNITETIT FTERIOT TE TIRANĖS DILAVER SHKURTI:
Tė nderuar miq tė Fterrės dhe tė familjes Xhama!
Tė dashur fteriot !
Familja dhe komuniteti fteriot , organizojnė kėtė takim pėr tė promovuar librin me kujtime tė
viteve tė jetės, tė birit tė shquar tė Fterrės, Labėrisė dhe gjithė Shqipėrisė, Mėsuesit tė Popullit, patriotit dhe pjesėmarrėsit
aktiv nė luftėrat pėr liri qė nė rinin e tij tė hershme e deri nė luftėn e Madhe Nacionalēlirimtare ku dha njė kontribut tė shquar nė bashkimin e fteriotėve nė luftėn pėr liri, tė paharruarit Lame Xhama.
Lame Xhama, ja kushtoi tėrė jetėn e tij, me ndėrgjegje tė lartė e me pasion, arsimimit tė brezit
tė ri dhe ēėshtjes sė Atdheut, motive kėto qė e kanė shoqėruar tėrė jetėn.
Prandaj Lame Xhama nuk ėshtė vetėm njė bir i denjė I Fterrės tonė qė e lindi, por ėshtė edhe
I Pėrmetit, Konispolit, Gjirokastrės, Delvinės, Sarandės Kuēit, ku ushtroi veprimtarinė
arsimore pėr 40 vjet, ėshtė edhe i gjithė Shqipėrisė.
Nuk ėshtė e rastit qė Lame Xhama ėshtė radhitur ndėr 100 mėsuesit mė tė shquar tė Shqipėrisė
dhe ėshtė pėrfshirė nė enciklopedinė e shumė krahinave tė Jugut. Prandaj ne fteriotėt jemi kryelartė pėr tė dhe pėr veprėn
e tij.
Njerėz me vlera tė tilla tė veēanta si Lame Xhama nuk harrohen kurrė. Ato mbeten nė memorien
e Kombit.
Libri i Lame Xhamės , botuar nga djemtė e tij Bardhyli e Agroni, ėshtė njė dhuratė e ēmuar pėr
neve dhe pėr brezat e ardhshėm.
Nder dhe lavdi Lame Xhamės
Dilaver Shkurti
Tiranė, 5 prill 2009

|
| Nje grup pjesemarres te takimit |

|
| Ismet Elezi ne paraqitjen e librit |
FJALA E PROF. DR. ISMET ELEZI:
Tė dashur e tė nderuar pjesėmarrės,
Nė radhė tė parė dėshiroj tė uroj e tė pėrshėndes
Bardhylin e Agronin qė botuan librin me kujtimet e babait tė tyre tė Lame Xhamės dhe t'i falėnderoj pėr organizimin e paraqitjes
sė tij nė kėtė takim. Kjo ditė koinēidon me ngjarjen historike tė pranimit tė Shqipėrisė nė NATO, qė u realizua dje.
Pėr mua ėshtė njė nder i madh tė paraqes
kėtė libėr, qė pasqyron jetėn dhe veprimtarinė e njė figure tė njohur nė arsimin shqiptar, tė nderuar me titujt e lartė "Mėsues
i Merituar" dhe "Mėsues i Popullit", plotėsisht tė merituar.
Por, unė kam, veē lidhjeve me gjakėsi e miqėsi me
Lamen edhe dy arsye tė tjera personale, qė mė detyrojnė moralisht tė shpreh respektin, ndjenjat dhe mendimet e mia pėr tė:
E para, se me rastin e ceremonisė sė vėnies sė emrit tim, Lames i ra shorti dhe kėshtu ai mė vuri emrin mua; E dyta, se me
rastin e 60 vjetorit tim, nė pamundėsi qė tė merrte pjesė personalisht, mė dėrgoi njė vjershė
kushtuar kėsaj date, pėr tė cilėn e falėnderova sinqerisht dhe e ruaj si kujtim tė veēantė
Libri me kujtimet e Lames pėr ēdo lexues krijon njė
pėrfytyrim tė plotė pėr meritat dhe vlerat e tij. Natyrisht, unė sot, mendoj tė pėrqendrohem vetėm nė disa karakteristika
kryesore, tė cilat evidentohen edhe nė botimin qė paraqitet.
Fillimisht ka rėndėsi tė njihet fakti dhe tė kuptohet
se dalja nė dritė e figurės sė Lames, si mėsues i njohur nė shkallė vendi, nuk ėshtė rastėsi. Ai ėshtė vazhdues i brezit tė
paraardhėsve nga familjet e Xhamajve, Xhafer Xhamės, i cili mbaroi Universitetin nė Stamboll dhe punoi si avokat; i Shefqet
Xhamės, qė u diplomua si mjek veteriner dhe punoi nė Stamboll, si dhe i Xhamajve tė tjerė.
Lame Xhama ėshtė bir i denjė i fshatit Fterrė, me tradita tė mėdha e tė vjetra arsimdashėse. Pikėrisht ky mjedis, nxiti dashurinė e pasionin e tij pėr tė mėsuar, i dhanė
guxim e energji tė kapėrcente varfėrinė, vėshtirėsitė e shumta dhe nga shėrbėtor ku punonte nė Vlorė pėr tė fituar bukėn e
gojės, shkoi pėr tė mėsuar nė Normalen e Elbasanit tė cilėn e kreu me sukses dhe u emėrua si mėsues, sė bashku me Xhevdet
Kofinėn, qė kishte shkuar mė parė.
Ai punoi njė jetė tė tėrė si arsimtar qė nga Pėrmeti,
nė Sarandė, Konispol, Delvinė, Kuē, Gjirokastėr me ndėrgjegje tė lartė, me pėrkushtim, me korrektėsi dhe meritoi lėvdatat
e titujt e nderit. Kėto pėrpjekje tė vazhdueshme dhe sakrifica janė pasqyruar nė kujtimet e tij dhe shėrbejnė si frymėzim
e model pėr arsimtarėt e sotėm e tė ardhshėm.
Shembullin dhe traditat e Lames, pėrmes kapėrcimit
tė varfėrisė e tė sakrificave tė panumėrta i ndoqėn edhe breza tė tjerė arsimtarėsh
fteriotė, disa nga tė cilėt, ish nxėnės tė tij, arritėn tė jenė profesorė dhe tani nga Fterra kemi dy akademikė si profesor
Muzafer Korkuti e profesor Besim Elezi, si dhe intelektualė tė tjerė qė kanė punuar dhe punojnė nė sektorė tė ndryshėm. Me tė gj ithė kėta sė bashku krenohet Fterra dhe mė gjerė.
Nė librin me kujtime spikat figura e Lame Xhamės jo
vetėm si arsimtar, por edhe si njė atdhetar, mbrujtur me idealet e lirisė, tė pavarėsisė kombėtare demokracisė. Si mėsues
kėto ideale e ndjenja tė atdhedashurisė i ka pėrcjellė ne edukimin e ish nxėnėsve,
si dhe nė jetėn e veprimtarinė e tij. Pėr kėtė dėshmon pjesėmarrja nė rininė e hershme nė Luftėn e Vlorės (1920), nė shoqėrinė
"Bashkimi" dhe revolucionin e qershorit 1920 e sidomos me aktivizimin nė Luftėn Antifashiste
Nacionalēlirimtare deri nė fitoren e saj, si dhe me qėndrimin konsekuent nė idealet e demokracisė.
Edhe ky aspekt i personalitetit tė Lame Xhamės mund
tė shpjegohet po tė merret nė kontekstin e qėndrimeve tė vendosura dhe pjesėmarrjen aktive nė lutat pėr liri, pavarėsi e demokraci
tė popullit tė Fterrės.
Pjesė pėrbėrėse kryesore e personalitetit tė Lames,
siē del edhe nga kujtimet, ka qene edhe dashuria pėr njerėzit, pėr shokėt e miqtė, pėr kolegėt e punės, pėr bashkėfshatarėt
pėr ish nxėnėsit e deri te fėmijėt e shtėpisė sė fėmijės. Miqėsia, respekti, korrektėsia, sjelljet shembullore, lanė kudo
pėrshtypje tė mira. Dhe ngjallėn respekt e dashuri ndaj tij. Kėto vlera morale shprehen qartė nė letrat pėrshėndetėse, urimet
qė i kanė dėrguar nga tė gjitha anėt dhe janė pasqyruar nė kujtimet e tij.
Me vlera
tė mėdha edukuese janė edhe kujdesi e sjelljet e tij, pėr tė krijuar e ruajtur tė paprekur e tė fuqishme harmoninė familjare.
Veēori e librit qė paraqitet ėshtė se jo vetėm pėrmban
kujtime tė vetė Lames, por shoqėrohet e pasurohet edhe me dokumentet zyrtare e shkrime tė tjera autentike, qė tregojnė se
sa i pėrpiktė ai ka qenė nė punėn e tij.
Ai u nda nga jeta me merita e vlerėsime dhe me krenari
tė ligjshme, sepse la pas trashėgimtarė tė denjė, djemtė Bardhylin e Agronin, dy intelektualė tė njohur, nipin e tij Lekėn,
mjek i devotshėm, si dhe nipėr e mbesa tė tjerė tė arsimuar e tė kulturuar.
Nė mbyllje tė kujtimeve tė tij ka shkruar kėto fjalė
kuptimplotė: "O njerėz tė mirė, jetoni jetėn
me punė dhe dinjitet deri nė orėt e fundit tė saj", ashtu siē e jetoi dhe e mbylli ai vetė, duke mbetur nė kujtesėn
tonė i paharruar, i respektuar e i nderuar.
Ju faleminderit
Tiranė, 5 prill 2009

|
| Safet Memi dhe Besim Elezi gjate takimit |

|
| Feksor Shkurti duke recituar poezine |
Pėrshėndetje me poezi nga FEKSOR SHKURTI
SI NJĖ KALORĖS FISNIK BETEJASH
(Kushtuar Mėsuesit tė Popullit Lame Xhama)
Si njė kalorės fisnik betejash e si trim luftove,
Por jo me harqe e shpata tė kohėrave primitive,
Me mendjen e penėn tėnde betejat ti i fitove
Nė ato vite tė vėshtira, nė ato vite lufte e stuhie.
Ende pa u rritur mirė dhe akoma pa u burrėruar
Fati i keq, me vėshtirėsitė e jetės e tė kohės tė
ndeshi,
Por etja pėr liri, pėr dije, pėr tė punuar e pėr tė
mėsuar
Asnjėherė nė mendjen e nė zemrėn tėnde nuk reshti.
Edhe pse ishe akoma fėmijė e si hyzmeqar ti punoje
Nė shpirt e nė mėndje kishe vetėm njė qėllim,
Shkollėn e arsimimin me ēdo kusht doje ti vazhdoje.
Se lirinė d~e shkollimin i shikoje si tė vetmin shpėtim.
Pasi mbarove shkollėn Normale e mėsues u emėrove
Fillove profesionin e nderuar qė aq shumė e deshe,
Me ndėrgjegje tė lartė e pėrkushtim kudo punove.
Nxėnės, prindėr e kolegė i bėre miq, i bėre pėr vete.
Vitet e luftės, ishin vite tė rėnda e shumė tė vėshtira
Por kalorėsi legjendar nuk e ndalte dot mė revanin,
Se Atdheu kėrkonte pavarėsinė e lirinė e ditė mė tė
mira.
Ndaj ti ja kushtove punėn dhe jetėn tėnde, lirisė
sė vatanit.
Me mish e me shpirt ju pėrkushtove luftės pėr liri
Sė bashku me bijtė e bijat mė tė mira tė Kurveleshit,
Punove e luftove me guximin djaloshar e me aq trimėri.
Kalorėsi ynė i dijes dhe luftės, qė s'ju tremb rrebeshit.
Gjithė jetėn tėnde shkollės dhe arsimit ja kushtove
Me dhjetėra janė brezat qė kanė dalė nga dora jote,
O' mėsuesi i thjeshtė, qė me aq pėrkushtim punove
Nxėnėsit e tu tė kujtojnė me respekt, pėr vite e mote.
Lufta e puna juaj, janė vlerėsuar maksimalisht
"Mėsues i popullit", ky titull i lart nderi e krenarie,
Kalorėsi fisnik i dijes, jeton e do nderohet pėrjetėsisht,
Ky bir i nėnė Fterrės , qė meritoi e mori vlera pavdekėsie.
Nderim e respekt pėr jetėn dhe pėr veprėn tuaj
Pėr emrin dhe nderin qė i fale Fterrės tonė,
Emri Lame Xhama do t'mbetet pėrjetėsisht i paharruar
Fterra dhe fterjotėt e tu, kurrė s'do t'ju harrojnė.
Tiranė, mė 21.03.2009
Shėnim " Kėto vargje i shkrojta pasi pėrfundova sė lexuari librin e mrekullueshėm
"Lame Xhama Mėsues i Popullit". Faleminderit tė dashur Bardhyl e Agron qė nxorrėt nė drit jetėn dhe kujtimet e babait tuaj
tė nderuar, qė na dhatė mundėsinė qė tė njhemi me jetėn dhe veprimtarinė e kėtij fterjoti me pėrmasa e vlera vėrtet tė mėdhaja
e pėr t'u admiruar e respektuar edhe nga brezat e ardhėshėm.
Autori

|
| Bajram Sadikaj gjate pershendetjes |
Pėrshėndetje
nga BAJRAM SADIKAJ
MOTRA DHE VĖLLEZĖR
Erdha me kėnaqėsi tė veēantė nė kėtė aktivitet bashkėfshatarėsh,
miqsh e shokėsh sepse mė thirri emri dhe kujtimi i Lame Xhamės. Librin qė ėshtė shkruar pėr
tė ende s'e kam lexuar. Them “pėr tė” seps fillimisht kujtova se dikush tjetėr, ndofta djemtė e tij: Bardhyli
e Agroni kishin shkruar pėr babanė, tė cilėt, sigurisht meritojnė urime e pėrgėzime. Por nė njė moment tė dy tė mėsova
se nė atė libėr ėshtė vetė dora e mendja e Xha Lames. E nė kėtė rast, kurioziteti dhe interesimi im dyfishohet, sepse njė
burrė si ai, nuk mund tė shkruaj tjetėr veēse fakte e ndodhi tė vėrteta e tė menēura.
E mbaj mend Xha Lamen qysh kur isha ende fėmijė, nxėnės
shkolle. Me kujtohet se mė bėnte pėrshtypje, kur gjatė periudhe sė verės, njė burrė i veshur allafrėnga, gati ēdo ditė, herė
me shokė e herė vetėm bėnte shėtitjen e zakonshme xhadesė, vej e vinte nga Qafa e Mehmete gjer tek Perroi i Kanės. Ndalej
e kėmbente dy llafe me te rriturit, na kthente buzagaz pėrshėndetjen edhe ne tė vegjėlve kur i thoshim "mirė mėngjes”
me njė gojė, siē na kish porositur mėsues Neimi. Ashtu, buzagaz, tė dashur e tė qeshur e kujtoj Xha Lamen edhe sot.
Edhe gjatė viteve tė Luftės Nacionalēlirimtare , Lamja
e gjeti saktė pozicionin qė i takonte atė tė patriotit qė kėrkon lirinė e Atdheut.
U angazhua dhe e ndihmoi atė Luftė, si nė Fterrė dhe nė Sarandė.
Ne vitet e pasēlirimit e njoha akoma mė mirė Lamen. Kur ai ishte drejtor i Unikes
sė Kuēit edhe unė isha me punė atje. Qeshė i ri sa mosha e fėmijės sė parė tė tij, por ai me mbante afėr e me trajtonte si
shok tė barabarte, dilnim e shėtisnim. Qe zgjedhja e atij qė pėr dy muaj e ca u strehuam bashkė nė njė nga dhomat e shkollės
re. Mbrėmja na bashkonte nė dhomėn qė ende mbante erė e lagėshtirė llaēi. Zakonisht darkonim me ato qė na kishin dėrguar
nga Fterra. Sipas rastit herė i bashkonim e herė secili me tė tijtė. Kish varfėri e prapambetje ajo kohė, dhe ne, megjithėse
ishim rrogėtarė s'kishte ku gjenim mė shumė. Nė pasdarke pėrsėri mbeteshim nė shoqėrinė e njėri-tjetrit nė dritėn e kandiles.
Ai tregonte, fliste pa u lodhur, dhe unė e e ndiqja me kureshtjen e te riut ende tė pa gjezdisur. I jam mirėnjohės pėr gjithė
ato kėshilla tė vlefshme qė s’mi ndau, veēanėrisht pėr shkollimin dhe tė mėsuarit. Nga ē'thoshte e tregonte kolegu im
i dhomės unė s'arrija ti kuptoja tė gjitha, dhe kur fikej kandili, nė errėsirėn e natės, me imagjinatėn time bridhja gjithė
kuriozitet nėpėr monopatet e rrugėve qė kish kaluar ai.
Pak kohė ndenji nė Kuē mėsues Lamja, nė mos gaboj
afro dy vjet, por asnjėherė s'u lodh e s'u kursye nė veprimtari shoqėrore. E kush mė mirė se drejtor Lamja do ti shpjegonte
situatat e kohės dhe detyrat lidhur me to? Dashamirės e buzagaz komunikonte me tė gjithė pa dallim, larg qibrės ironisė e
pėrēmimit. I dėgjohej fjala dhe bėri shokė e miq.
Pa dyshim, me profesionin e mėsuesit Lame Xhama bėri
karrierė dhe la njė emėr tė nderuar gjithandej ku e ushtroi. Fshati ynė arsimdashės,
pas hoxhėve pėrmendet edhe pėr numrin e madh tė mėsuesve. Janė shumė prej tyre tė nderuar me emėr e nė zė, por mė nė krye
qėndronte “Mesuesi i Popullit",- Lame Xhama, sepse ai, pėrveē zanatit ish dhe mbeti njė njeri i mirė dhe i nderuar.
Askund dhe asnjėherėė s'kam ndėgjuar tjetėr gjė pėr xha Lamen, pėrveē fjalėve tė mirėnjohjes. Dy motra konispolate, tashme
tė moshuara qė i kam gjitone, sapo mėsuan vendlindjen time, Fterrėn- tonė, brofėn Ouuu, fshati i mėsues Lames thanė dhe u
ndriti fytyra. Nuk pritėn tė dėgjonin nga unė pėr bashkwfshatarin tim, por ia nisėn tė tregonin ato vetė, flisnin me entuziazėm
dhe me respekt pėr mėsuesin e tyre tė dikurshėm.
Ne fteriotėt, siē na ēmojnė dhe tė tjerėt, bėjmė shumė
dhe e mbajmė njėri-tjetrin, ja njohim, ja ruajmė dhe ja nderojmė vlerat gjithė seicilit, por ato figura qe u ndrisin
vlerat ti ngremė mė lartė, t’i vėmė nė sergjen qė tė duken e tė mos harrohen. Lame Xhama ėshtė njėri prej tyre,
ca mė tepėr se mishėronte shumė kualitete, intelektual i formuar, familjar shembullor, burrė e zakoni, aktivist shoqėror,
dhe mbi tė gjitha njeri i mirė.
I paharruar kujtimi i tij.

|
| Hulusi Hizmo |
Mesazhi dėrguar nga HULUSI HIZMO
Tė dashur Bardhyl e Agron
Mėsova me kėnaqėsi punėn tuaj tė lavdėrueshme, botimin e aktivitetit tė tė nderuarit babait tuaj Lame
Xhama. Ai meriton shumė, jo vetėm nga ju, djemtė e tij, nga ne, fteriotėt, po nga qindra e mijė nxėnės qė ka mėsuar.
Ai do pėrmendet veē pėr mirė nga miq e shokė, nga kushdo qė e njohu e punoi me tė.
Figura e drejtorit tė shkollės
7 vjeēare "M. Matohiti" nė Kuē tė Kurveleshit, zotit Lame Xhama, ėshtė diēka e veēantė,
e pa pėrsėritshme, pėr mua, nxėnėsin e atyre viteve nė atė shkollė. Ai njeriu i brishtė, flokė bardhi si bora, gjithmonė
i qeshur, edukatori, modeli i intelektualit nė ato vite tė vėshtira dhe nė atė terren tė ashpėr, punoi me pėrkushtim e thjeshtėsi,
plot dinjitet, me nxėnėsit dhe popullin tė etshėm pėr dije e pėrparim; prandaj tė terė e adhuronim dhe ishim krenarė qė e kishim drejtor.
Janė tė shumta mbresat dhe
kujtimet e nxėnėsit pėr eprorė tė tillė.
Po afronte festa e 1 Majit.
Drejtor Lamja mė thirri dhe mė dha njė vjershė tė pėrgatitur prej tij, ta mėsoja
pėr ta recituar nė feste ku do mblidhej i gjithė populli; pasi mė dha udhėzimet
e rastit, me inkurajoi pėr recitimin; kėshtu u ngarkuan dhe shumė nxėnės tė tjerė nė fushėn e artit, kulturės e sportit. Atė
tė diel tė festės, kuptohet nuk shkuam dot nė Fterrė, ne nxėnėsit e shumtė
fteriotė, po ne nė feste pėrjetuam emocione tė veēanta dhe ndjeheshim shumė tė kėnaqur, se aktivitetet e organizuara nga shkolla
jonė, tė ideuara dhe tė udhėhequra nga drejtor Lame Xhama, gjallėruan e gėzuan gjithė fshatin e Kuēit. Ato mbeten njė
kujtim i bukur pėr tė gjithė nxėnėsit, po sidomos pėr ata qė angazhoheshin pėr herė tė parė nė kėto aktivitete.
Kaluan vite dhe shumė nga
nxėnėsit e drejtor Lames u bėnė mėsues edhe drejtorė shkollash dhe vazhdimisht kemi ėndėrruar
tė ecim nė gjurmėt e tij pėr gjithė ato virtyte tė ēmuara prindėrore, pedagogjike e atdhetare qė kishte, por gjithmonė kemi
mbetur nxėnėsit e zellshėm tė Mėsuesit tė Popullit Lame Xhama. Nder e respekt figurės sė tij.
Me respekt
Hulusi Hizmo
Belgjike 03/04/009

|