lamexhama333.gif

Mėsues nė Pėrmet

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

Mėsues nė Pėrmet

     

Pa kaluar njė muaj nga martesa, mė erdhi njoftimi se isha emėruar mėsues nė Pėrmet.

Pėr tė shuar  kureshtjen e brezave tė sotėm pėr emėrimet e kohės sė Mbretėrisė, po riprodhoj me saktėsi Dekretin pėrkatės, qė m’u dėrgua mua dhe Pėrmetit:

 

Mbretėria Shqiptare

Ministria e Arsimit

                       

                                                      D E K R E T

Nr.178                                                                              Tiranė mė 6/9/928

 

             Nė themel tė Proponimit tonė Nr 2457, datė 30/8/928, pėlqyer prej Kėshillit tė Ministrave Nr. 1153 mė 31/8/928, po emnoheni si mėsues nė Pėrmet...me rrogė mujore 160 ( Njėqind e gjashtėdhjetė ) fr. Ari, qė do tė ju paguhet prej ditės sė fillimit tė punės.

 

                                       M i n i s t r i

                                       Xhafer Ypi

 

Siē shihet nga sa shkrova mė lart, ēdo emėrim apo transferim, ēdo ngritje nė detyrė apo pushim, bėhej me ligje e rregulla tė pėrcaktuara qartė. Madje edhe rroga caktohej me vendim tė posaēėm.

Pėr tė filluar detyrėn, nga Fterra u nisa me mushkė nėpėr  rrugė malore, gjer sa arrita nė Tepelenė. Prej andej, gjeta njė makinė, qė pėrmes luginės sė Kylcyrės, buzės sė Vjosės, mė ēoi nė Pėrmet.

Ishte mesi i shtatori tė vitit 1928.

            Me priste njė nga shokėt e mi mė tė ngushtė tė Normales, mėsuesi Emin Ēomo, tė cilin e kisha lajmėruar me telegram pėr mbėrritjen nė Pėrmet.

U takuam e u pėrqafuam si vėllezėr, se edhe nė Elbasan qemė  tė afruar me njėri-tjetrin e mė kishte ndihmuar tė kaloja vėshtirėsitė e para tė jetės nė shkollė e nė konvikt. Mė ēoi menjėherė nė hotel “Evropa”. Kishte biseduar mė parė me pėrgjegjėsin e hotelit qė edhe unė tė flija aty, nė tė njėjtėn dhomė qė flinte Emini. Hotelxhiu mė priti mirė dhe u rregullova menjėherė. Aty, nė restorantin e hotelit do tė hanim edhe ushqimin e pėrditshėm. Me qė shkuam mirė me Eminin dhe me personelin e hotel-restorantit, pėr dy-tre vjet qė qėndrova nė Pėrmet aty e kalova jetesėn, nė kushte shumė tė mira e me pėrkujdesje tė veēanta nga personeli i sjellshėm e zemėrmirė pėrmetar.

Mbasi pimė nga njė kafe me Eminin, dolėm shėtitje. Doja tė shikoja nga afėr e  tė njihja sado pak qytetin. Pėrmeti mė pėlqeu. Nė atė kohė dukej vėrtet si njė fshat i madh, se kishte pak rrugė tė sheshta e ndėrtesa publike, por gjithēka ishte e pastėr, ajri i freskėt, gjelbėrimin e lulet i shihje nė ēdo anė. Poshtė rridhte Vjosa, ndėrsa lart qenė male tė veshur pjesėrisht me pyje. Pėrshtypje tė veēantė mė bėri njė shkėmb shumė i madh, i vetmuar, nė anė tė qytetit, qė kishte rėnė nga mali, kushedi se kur. Si i mbirė nga toka, ai i jepte qytetit njė karakteristikė tė veēantė.

Emini u pėrshėndet e u takua rrugės me shumė pėrmetarė. Mė bėnė pėrshtypje, se qenė tė folur, tregoheshin tė afruar dhe interesoheshin pėr mua qė pėr ta isha i pa njohur. Ai u thoshte  i gėzuar se isha shoku tij, kisha ardhur si mėsues i ri e do tė punoja nė Pėrmet. Ata mė shtrėngonin dorėn, mė buzėqeshnin dhe mė thoshin se  do tė kaloja mirė nė atė qytet tė vogėl, por mikpritės.

Tė nesėrmen nė mėngjes shkuam bashkė me Eminin nė shkollė. Hymė nė njė zyrė ku na priti drejtori Vasil Papadhopulli me dy mėsues. Mė pėrshėndetėn si tė ishim njohur prej kohėsh. Lajmi i emėrimit tim kishte mbėrritur mė parė. Drejtori mė uroi mirėseardhjen e punė tė mbarė dhe mė premtoi se do tė mė mbante afėr e do tė mė ndihmonte, bashkė me kolektivin, si mėsues i ri qė filloja pėr herė tė parė detyrėn. Mė ngrohu zemrėn, se edhe frikė kisha, nga qė nuk ishte njėsoj praktika mėsimore nė shkollat e Elbasanit me marrjen tani tė njė klase nė dorėzim, sapo mbarova maturėn. Fjalėt e tij tė ngrohta e kurajoze, tė thėna me dashamirėsi, mė krijuan mė shumė besim nė vetvete.

I paraqita dokumentet, Dėftesėn e Maturitetit dhe Dekretin e emėrimit tė Ministrisė sė Arsimit. Ai ishte nė dijeni tė tė gjithave, jo vetėm se i kishin ardhur zyrtarisht, por pėr mua i kishte folur dhe shoku im, Emin Ēomua.

Nxori dhe ai Dekretin dhe ma zgjati qė tė bėnim njė formalitet zyrtar, qė ligjėrohej nė atė kohė.

Siē shkruhej e kėrkohej nė faqen e  pasme tė Dekretit,  unė duhej tė jepja “fjalėn e besės nė mėnyrė tė ligjės sė nėpunėsve”. Pra, tė bėja betimin si mėsues, si nėpunės i shtetit dhe kjo tė pasqyrohej e shkruar  nė njė dokument zyrtar. Mbaj mend se nė kėtė ”betim” duhej tė pėrmendej edhe fakti se unė, me qė kisha qenė pesė vjet konviktor me bursė shteti, isha i detyruar tė punoja shtatė vjet si mėsues, aty ku mė caktonte Ministria. Pra, duhet qė t’ia shlyeja shtetit me punė tė ndershme detyrimin qė kisha dhe aty ku kishte nevojė ministria.

Mė poshtė nė marrėveshje u shkrua: Pėrmet, mė 18/9/1928 dhe emri, mbiemri, firma e drejtor Vasilit dhe vula e shkollės.

Pėr nėn tė, u shkrua edhe emri e mbiemri im dhe: “Filloi punėn mė 18/9/1928. Pėrmet, mė 18/9/1928” dhe pėrsėri firma e drejtorit dhe vula e shkollės.

Ky qe dokumenti zyrtar me tė cilėn fillonte e drejta e punės dhe qė mbetej dokument i tillė, i arkivuar pėr gjithė kohėn.

Pastaj drejtor Vasili mė njoftoi se nė mbledhjen qė ishte bėrė me mėsuesit mua mė kishin caktuar klasėn e parė. Edhe pse qe disi mė e vėshtirė puna me kėtė klasė, unė u gėzova shumė, se do tė mė jepej mundėsia ta ndiqja klasėn nė vazhdimėsi, tė njihja mė mirė nxėnėsit dhe, nė fund tė fundit, tė afirmoja aftėsitė e mia qė kisha fituar nė Normale.

Qė atė ditė drejtori mė paraqiti para klasės. Ishin shumė nxėnės, rreth dyzetė. Shumica qenė tė veshur mirė, me rroba tė reja. Qė tė gjithė ishin tė pastėr, tė larė e tė krehur dhe me sy kureshtarė. Prej tyre kishte dhe  nxėnės me ngjyrė, mė tepėr ngjanin si ezmerė dhe tė pashėm, me prerje tė rregullta tė fytyrės.

- Ky ėshtė Lame Xhama, mėsuesi juaj pėr kėtė vit,- tha drejtori.- Ju do ta nderoni e do ta respektoni si prindėrit tuaj dhe ky do t’u mėsojė Abetaren, tė shkruani e tė lexoni, do t’u mėsojė aritmetikėn e shumė lėndė tė tjera. Tė jeni tė rregullt, tė urtė, tė zellshėm, qė tė nderoni veten, familjen e shkollėn. Po tė nderoni dhe mėsuesin, qė ka ardhur nga larg pėr t’u mėsuar.

Djemtė, se shkolla ishte mashkullore, dėgjonin gojėhapur dhe herė shikonin mua e herė drejtorin.

Doli drejtori dhe unė fillova punėn. Orėn e parė bėra njė bisedė tė thjeshtė me nxėnėsit. Doja tė dija sa ishin nė gjendje tė shpreheshin, tė kuptoja sadopak nivelin e tyre nė fjalor, si i lidhnin fjalėt nė fjali, sa me saktėsi u pėrgjigjeshin pyetjeve, kush ishte mė i shkathėt e kush kishte pengesa nė tė folur. Mėsova pėr prindėrit e tyre, jetesėn, pėr lagjen e qytetin, pėr lodrat e dėshirat, pėr librat e mjetet mėsimore qė kishin siguruar. Mė tepėr dėshiroja tė mėsoja, por ora m’u duk aq e shkurtėr, sa shumė e shumė gjėra mė mbetėn pėr mė vonė.

Tė them tė drejtėn, qė orėn e parė krijova pėrshtypjen se kisha tė bėja me nxėnės tė zgjuar, tė vėmendshėm, me familje qė interesoheshin pėr shkollėn, qofshin ato tė pasura apo tė varfra, qofshin tė bardhė apo ezmerė. Ato qė kisha dėgjuar pėr Pėrmetin e pėrmetarėt po i provoja me njė bisedė tė shkurtėr e tė thjeshtė me fėmijėt e tyre tė vegjėl, tė sapo ulur nė bankat e shkollės.

Mė bėri pėrshtypje se edhe prindėrit e fėmijėve qenė arsimdashės. Pavarėsisht nga gjendja e tyre ekonomike, ata u interesuan qė ditėt e para tė shkollės pėr fėmijėt e tyre. Erdhėn nė klasė, u takuan me mua si mėsues i ri, mė pyetėn se si shkonin me mėsime, ē’duhet tė bėnin ata qė tė ndihmonin fėmijėt nė pėrparim, ē’mjete mėsimore, libra e fletore u duheshin etj. Ky interesim i veēantė vazhdoi pėr gjithė kohėn qė unė punova nė Pėrmet, pra pėr mė se dy vjet. Nuk mbaj mend asnjė rast qė prindėrit tė vinin e tė mė ankoheshin pėr ndonjė qortim qė u bėja fėmijėve pėr pėrparimin e ndonjėherė dhe pėr vijimin jo tė rregullt tė tyre, pėr vlerėsimin me nota nė regjistėr apo nė fletoret e detyrave. Marrėdhėniet me prindėrit kanė qenė shumė tė mira, sepse pėrmetarėt ishin njerėz tė arsyeshėm, e donin shkollėn, kishin respekt pėr mėsuesit, e vlerėsonin arsimimin e fėmijėve. Nė kushte tė tilla dhe si mėsues i ri qė isha, plot energji dhe nė njė kolektiv mėsimor pėr ta pasur zili, unė punoja me ndėrgjegje, me pėrkushtim dhe arrita rezultate tė mira.

Ka pasur plot raste qė kam shkuar dhe nė familje tė nxėnėsve, tė tė pasurve e tė tė varfėrve. Kjo ndodhte kur unė e quaja tė nevojshme t’i shikoja mė afėr kushtet nė tė cilat jetonin e mėsonin fėmijėt, pėr t’u dhėnė ndonjė kėshillė konkrete babait, nėnės e pjesėtarėve mė tė rritur tė familjes pėr kujdesin e ndihmėn ndaj fėmijėve tė vegjėl tė klasės sė parė e tė dytė. Nė familjet e nxėnėsve tė mi, por dhe nė familje tė tjera pėrmetare, kemi shkuar shpesh edhe me raste gėzimesh apo hidhėrimesh. E kishim si rregull qė shkonim pėr Pashkė e Bajram, pėr festa kombėtare, pėr ditėlindje etj. Familjet pėrmetare shquheshin pėr mikpritje u bujari. Shtėpitė i mbanin mirė, dhomat qenė tė shtruara me qilima e shtresa tė pastra, dallonin mbulesat e tavolinave e tė mindereve tė qėndisura bukur nga amvisat pėrmetare, qė shėrbenin me maturi e mirėsjellje gatimet karakteristike , apo ėmbėlsirat e frutat e zonės. Shquheshin nė mėnyrė tė veēantė pėr pėrgatitjen e glikove, pėr tė cilėt kishin  emėr nė gjithė vendin. Pėrmeti shquhej dhe pėr rakinė e rrushit dhe verėn e shijshme, qė i prodhonin vetė nė mėnyrė artizanale. Por, tė them tė vėrtetėn, nė atė kohė nuk mė pėlqente pija, vija drejt e nga shkolla e nuk isha mėsuar me tė. Ndofta edhe pse isha nga njė fshat qė njihej nė Labėri e mė gjerė si fshat i hoxhėve dhe nė Fterrėn tonė nuk prodhohej as vera e as rakia. E, megjithatė, aty nė Pėrmet mėsova tė shijoj sidomos verėn e mrekullueshme me lėng safi rrushi.

Shkolla fillore e Pėrmetit ka qenė nė krye tė qytetit. Ishte lokal i pėrshtatshėm pėr atė kohė, me dy kate dhe i mirėmbajtur. Kishte shumė dhoma qė shėrbenin si klasa mėsimi, qenė me tavan e me dysheme tė shtruar. Po dhe orenditė e mjetet mėsimore ishin tė mjaftueshme. Oborri i shkollės ishte i vogėl, por ama i rrethuar dhe i mbajtur mirė.

Nė vitet kur unė kam qenė mėsues, shkolla mashkullore e Pėrmetit frekuentohej nga rreth 250 nxėnės dhe kishte deri nė shtatė mėsues, shumica me arsim pėrkatės. Shkolla, siē theksova, ishte vetėm mashkullore, se femrat kishin shkollė tė veēantė me drejtor  Ali Badėlonjėn. U bėnė pėrpjekje nė atė kohė pėr bashkimin e tė dy shkollave nė njė tė pėrbashkėt. Por nė kohėn qė unė punova nė Pėrmet nuk u arrit njė gjė e tillė. Ende ekzistonte fanatizmi dhe shkollat e ndara ishin praktikė nė shumė qytete tė vendit.

Shkolla mirėmbahej dhe pajisej me orendi e mjete mėsimore nga pesė pėrqindėshi i tė ardhurave tė Bashkisė sė qytetit. Ky fond administrohej nga njė komision i veēantė qė quhej “komisioni shkollor” dhe pėrbėhej nga pesė vetė, me kryetarin e bashkisė nė krye dhe anėtarė drejtorin i shkollės, njė mėsues si sekretar dhe  dy prindėr arsimdashės.

Komisioni arsimor merrej dhe me detyra tė tjera tė rėndėsishme, si me vijimin e nxėnėsve nė shkollė, me mbledhjen e prindėrve, me organizimin e festave kombėtare e lokale etj. Komisioni kujdesej dhe pėr sjelljen e sa mė shumė fėmijėve nė shkollė, sepse nė Pėrmet kishte ende fėmijė qė nuk i vijonin mėsimet, kryesisht tė prindėrve tė varfėr qė nuk pėrballonin dot jetesėn dhe shpesh i pėrdornin fėmijėt pėr punė tė ndryshme.

Personeli mėsimor i shkollės pėrbėhej nga drejtori Vasil Papadhopulli, ndėrsa mėsues kanė qenė Emin Ēomo, Hulusi Ruhi, Efthim Kosta, Kristo Mitrojorgji, Tefi Tako dhe unė. Kolektivi mėsimor punonte me ndėrgjegje, kishte mirėkuptim midis mėsuesve, sjellje korrekte me nxėnėsit e prindėrit. Kjo ka ndikuar qė rezultatet nė mėsim dhe nė edukim tė qenė tė mira.

Edhe pse Pėrmeti shquhej pėr muzikėn dhe kėngėt karakteristike, veprimtaritė kulturore e artistike tė organizuara nė ato vite kanė qenė tė pakta. Nė dasma e nė festa familjare gjėmonte kėnga e vallja me gėrnetė e violinė, ndėrsa sallat apo vendet e veēanta pėr koncerte mungonin.

Po kėtė zbrazėti mundohej ta plotėsonte shkolla. Me raste festash, mėsuesit e nxėnėsit organizonin manifestime sportive, apo dhe veprimtari kulturore, sidomos  nė mbarim tė ēdo viti shkollor. Pėr kėto manifestime punonin tė gjithė mėsuesit, por edhe disa prindėr qė kishin aftėsi e talent nė kėto fusha. Kėshtu, pėrgatiteshin e kėndoheshin kėngė, hidheshin valle, bėheshin recitime, dramatizime me monologė e dialogė, kryheshin ushtrime gjimnastikore, zhvilloheshin lodra sportive e popullore etj. Gjithēka organizohej nė sheshe,  para popullit, qė i priste shfaqjet me dėshirė e duartrokitje , sepse, veē tė tjerash, shihte frytin e  fėmijėve tė tij.

Gjatė kohės qė punova unė aty, u pa e nevojshme tė ngrihej dhe njė grup teatral. Ai u ngrit nė vitin 1928. Pėrgjegjės grupi u caktua Emin Ēomua, ndėrsa pjesėtarė Efthim Kosta, Hulusi Ruhi dhe unė nga mėsuesit. Nė grupin teatral bėnin pjesė dhe  telegrafisti Muhtar Baēi, si dhe disa nxėnės, si Skėnder Dervishi, Xhafer Shehu e ndonjė tjetėr qė nuk mė kujtohet.

Mbaj mend  qė grupi teatral pėrgatiti dramėn “Lulja e kujtimit” dhe e shfaqi nė popull nė festėn e 28 Nėntorit. Shfaqja u prit me entuziazėm tė madh, me duartrokitje e brohoritje tė vijueshme. Nė kėtė shfaqje rolin e femrave e luajtėn meshkujt, se femrat e kishin pėr turp tė luanin nė atė kohė. Siē tregohet dhe nė foton e rrallė qė bėri trupa teatrale, unė, Muhtari dhe dy nxėnės kemi luajtur rolin e femrave.

Nga Pėrmeti, ku fillova pėr herė tė parė detyrėn e mėsuesit, ruaj kujtime shumė tė mira. Ato dy-tre vjet qė punova aty kanė qenė njė shkollė e dytė pėr mua, sepse aty gjeta njė kolektiv tė mirė, tė arsimuar, qė mė ndihmoi nė hapat e para tė karrierės, gjeta nxėnės tė rregullt, tė zgjuar e tė dashur, qė mėsonin dhe i kryenin me kujdes detyrat shkollore, gjeta prindėr arsimdashės, korrektė, dashamirės pėr jabanxhitė, mikpritės  e me tradita liridashėse e kulturore.

Hapat e parė qė hodha si mėsues nė shkollėn fillore tė Pėrmetit, lanė gjurmė tė thella nė gjithė punėn time tė mėvonshme pėr mėsimin dhe edukimin e brezit tė ri nė disa rrethe tė vendit, sidomos nė Sarandė, ku kalova pjesėn mė tė madhe tė jetės.

Pėrmetin e pashė tė ēliruar edhe nė vitin 1944, por me plagėt e freskėta tė Luftės, qė nuk kishte mbaruar ende. Ishin ditėt kur unė shkova nė Konferencėn Arsimore tė Lipės, fare pranė Pėrmetit. Me tej mund tė lexoni edhe disa kujtime  pėr kėtė konferencė.

1016.jpg

Me kolektivin mėsimor: Vasil Papadhopulli, Kristo Mitrojorgji, Hulusi Ruhi,,Efthim Kosta dhe Lame Xhama, dalur nė Pėrmet, mė 1930

1017.jpg

1018.jpg

“Aktorėt” e dramės “Lulja e Kujtimit”. Midis tyre dhe  mėsuesit

Emin Ēomo, Lame Xhama, Efthim Kosta e Hulusi Ruhi.

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA