lamexhama333.gif

Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

1071.jpg
Duke shkruajtur kujtimet

Fterioti Lame Xhama – Mėsues i Popullit

( Lame Xhama, pėrmes njė libri, nė 104-vjetorin e lindjes )

Nga: Kozma Gjini

            Duke lexuar librin “Lame Xhama-Mėsues i Popullit”, botuar disa muaj mė parė, kėtė visar tė munguar me vlera historike, arsimore e kulturore tė trashėguar ndėr breza, pėr trevėn e Jugut dhe tė gjithė vendit, tė krijohet bindja se ai ėshtė shkruar me dashurinė e shpirtit. Si njė amanet i penguar sa ishte gjallė, mėsuesi Lame Xhama u ka lėnė djemėve tė tij, Bardhylit e Agronit, gjithė materialin bruto, i cili do tė shėrbente si lėnda e parė pėr kėtė botim, qė sot e ka nė duar lexuesi ynė.

Nga njė vizitė qė pata rastin t’i bėj nė shtėpi, e ruaj edhe sot tė freskėt nė mendje tė ndjerin , Lame Xhama nė moshėn 80-vjeēare, me njė kujtesė tė freskėt, duke daktilografuar pėrmbi “Olivet”, gjithēka kishte ruajtur sirtarėve tė kujtesės e tė sistemuar (pse jo dhe ruajtur nga erozioni e shkatėrrimet apo…) nėpėr dosje tė shtėpisė (arkivin e tij), duke u thėnė pasardhėsve :”…kėtu u kam lėnė pėrmbi 500 faqe tė daktilografuara pėr jetėn e njerėzve, tė nxėnėsve tė mi, mėsuesve, bashkėfshatarėve, tė gjithė shokėve me tė cilėt kam punuar e sakrifikuar tėrė jetėn  nga njė shkollė nė tjetrėn …”

     Nė 104- vjetorin e lindjes sė tij, ky libėr pėrcjell njė homazh miqėsor  e nderim, pėr t’i shprehur atij mirėnjohjen dhe mallin e zemrės sė qindra e mijėra ish-nxėnėsve e kolegėve, bashkėfshatarėve, pėr ndihmesėn e tij nė forcimin e themeleve tė shkollės , arsimit dhe edukimit tė organizuar ndėr breza. Nga fleta nė fletė shpaloset njė jetė e tėrė, sheh tė parakalojnė djemtė e vajzat e Fterrės, tė Sarandės e tė Delvinės, tė Konispolit e tė Gjirokastrės, tė Kuēit e tė Pėrmetit, tė cilėt dėshmojnė dhe mbėshtesin mėsuesin e tyre, qė e shkriu jetėn pėr pėrhapjen e dritės sė diturisė nė trevat e tyre.

     I rritur me shumė mundime nga nėna e tij ( babai e la jetim, kur ishte dhjetė vjeē), fterioti i vogėl, Lame Xhama, do tė vuante mungesėn e pėrkėdheljeve, kėshillave e ngrohtėsinė e babait, siē pėrjetoi urinė dhe ngarkesėn me punė tė rėnda qė nė vogėli, pėr tė mbajtur familjen.

    Libri ėshtė konceptuar sipas kronologjisė sė ngjarjeve, jo thjesht mbi “heroin”, por pėr heroin e tė rrethuar nga njerėzit dhe fėmijėt ndėr vite. Sė bashku me mėsuesin Lame Xhama, kėtu bashkėveprojnė edhe mbi katėrqind veta tė tjerė, qė  mund tė quheshin “personazhet” e librit, tė cilėt nisin dhe mbyllin 215 faqet e tij. Duke ndėrtuar portretin e mėsuesit nėpėrmjet fakteve dhe dokumenteve, dėshmive e kujtimeve tė bashkėkohėsve, shpaloset para lexuesve vėrtetėsia e jetės  dhe e njerėzve nė dy kohė.

            Nė kapitullin “Fterra, vendlindja ime”, njihemi me jetėn e njerėzve nė shtėpitė e gurta karakteristike tė  mbira faqe gjelbėrimit tė butė kodrinor, ku gjallojnė pemėt frutore, gurgullojnė krojet e pasuritė ujore tė kristalta, me florėn dhe faunėn  e pasur, dėgjohen trokthet e gjėsė sė gjallė nė kullotat e pasura, tringėllima e punimit tė veglave nga duart e zanatēinjve … Lame Xhama ėshtė stėrnip i ardhur nga njė derė e thjeshtė, por e shquar pėr ndjenja patriotike, arsimdashėse e demokratike. Njė pjesė e burrave tė fshatit, midis tyre dhe tė familjes Xhama, pėr shkak tė gjendjes sė pashpresė ekonomike, emigruan nė Turqi dhe dolėn avokatė, mjekė, inxhinierė, etj.

Edhe Lames iu krijua kjo mundėsi, por ai zgjodhi  tė shijonte aromėn e misėrnikes pėr tė mbijetuar dhe ndihmuar nė vendlindje. Vetėm njė vit pas ēeljes sė shkollės sė parė shqipe nė Fterrė (1916), Lamja, pėr arsye tė pėrkeqėsimit tė gjendjes ekonomike, herė zbathur e herė me opinga llastiku nė kėmbė, e la shkollėn pėr tė nxjerrė  “koromanen” nė qytetin e Vlorės, ndonėse ishte vetėm 11 vjeēar. Kushtet e rrethanat e joshėn tė bėhej pjesė e ndihmesės patriotike nė ēetėn vullnetare pėr ēlirimin e Vlorės. Patrulla italiane e pikasi , e kapi dhe e internoi nė ishullin e Sazanit. E keqja kėtu gjeti njė tė mirė. “Nė Sazan, thotė ai nė kujtimet e tij, u njoha pėr herė tė                                              

parė fare rastėsisht me Jani Mingėn, patriot  e  mėsues i shquar, me tė cilin mė vonė do tė lidhja miqėsi”.

Kėshtu, idetė patriotike patėn njė ndikim jo tė zakonshėm nė formimin e djaloshit. Gjatė kohės qė punonte si ēirak nė kafen e Osman Beqos, ai ra nė sy tė tė rriturve dhe gjeti pėrkrahjen e Avni Rustemit dhe Halim Xhelos, tė cilėt e ndihmuan jetimin dhe e drejtuan pėr nė shkollėn Normale tė Elbasanit.

dukelexuarlibrin.jpg
Duke lexuar librin A.Kurupi

     Aty ndjeu ngrohtėsinė e drejtorit Aleksandėr Xhuvani dhe tė pedagogėve me emėr si: Simon Shuteriqi, Ahmet Gashi, Ismail Haxhihyseni, Andon Deda, Veniamin Dashi etj. Dhe, kur mbaroi maturėn nuk harron tė shėnojė emrat e gjithė shokėve,  mes tė cilėve: Kol Koci, Fejzo Mehmeti, Aleks Dani, Kristo Vide, Harun Sefa, Ahmet Imami, Spiro Shuteriqi etj. Mė 1928 mbaron me sukses shkollėn dhe pas dy muajsh martohet me Lutfijen, nga fisi i nderuar i Mitajve. Po kėtė vit fillon punėn si mėsues nė Pėrmet.

     Gjurmė tė pashlyera ka lėnė  Lamja nė Sarandė, si mėsues dhe kujdestar nė konviktin “Ēamėria”. Pas rreth 9 vjetėve pune tė ndershme e tė suksesshme, kur vendi pushtohet nga Italia fashiste, ai bie nė sy pėr qėndrimin e tij tė prerė antifashist dhe e largojnė nga konvikti. Drejtori, Sadi Pejani, i bėn njė shkresė Ministrisė qė ai tė rikthehej nė  punė, por kėrkesa nuk u mor parasysh. Transferohet njė vit nė Konispol, nga ku, pėrfundimisht, hiqet nga arsimi si antifashist dhe kthehet nė Fterrė, pranė familjes.

        Lamja ka qenė njė atdhetar i flaktė dhe me ndikim tė fortė demokratik te nxėnėsit e tij. Shumė prej tyre morėn pjesė nė Luftėn Nacionalēlirimtare, disa ranė dėshmorė e disa tė tjerė u bėnė kuadro kryesore nė pushtetin e ri, qė lindi pas Ēlirimit.         

      Nė vitin 1940, sikurse e pėrmendėm, e pushojnė nga puna, por nuk mund tė ērrėnjosnin e shuanin shpirtin e tij patriotik e arsimdashės. Nė kėto kushte, (disa vite i papunė), Lamja iu bashkua Lėvizjes Nacionalēlirimtare. Kjo ishte, gjithashtu, njė periudhė intensive, ku lufta i besoi detyra tė thjeshta, por tė rėndėsishme, tė cilat kėshilltari i fshatit dhe pjesėmarrės nė ēetėn territoriale, ekonomisti i reparteve partizane , si njė balancė farmacie, ndante nė mėnyrė tė pėrkryer bazėn materiale e ushqimore, kokėrr mė kokėrr dhe tė dokumentuar (faksimilet e tė cilave i kemi nė libėr me shkrimin e tij, tejet tė bukur), qė mbajnė vulėn e kohės. Pėr kėtė ndihmesė tė vyer, ėshtė dekoruar me tri medalje lufte: tė Kujtimit, Ēlirimit dhe Trimėrisė.

     Vėshtirėsi tė ndryshme e kanė shoqėruar mėsues Lamen nė karrierėn e tij shumėvjeēare. Kur ishte mėsues nė Konispol, me intuitėn e tij vizionare do tė propozonte se kishte ardhur momenti qė shkolla mashkullore dhe ajo femėrore duheshin bashkuar. Largimi i vashave nė formė proteste, (mbase edhe e kurdisur nga dora keqdashėse), nuk e zmbrapsi atė nga mendimi i tij i drejtė. Pas disa ditėsh do t’i shkruante inspektorit tė arsimit tė Gjirokastrės, Thoma Papapano, se “…Unė nuk shikoj asnjė pengesė teknike pėr bashkimin e shkollave “. Pėr kėtė veprim, gjeti edhe pėrkrahjen e n/prefektit Ahmet Demi.

Vėshtirėsi e pengesa gjeti ai edhe pėr ēeljen e shkollės fillore tė Sarandės, menjėherė pas ēlirimit. Me syrin e shumė viteve tė shkuara, Lamja gjykon se ka vepruar  nė njė “fushė tė minuar, ” plot rrezik. Ja si shkruan nė kujtime: “…fillova tė bėja presion  dhe kėrkesa me shkrim nė organet e qytetit dhe tė rrethit; madje edhe mė lart. Kur i lexoj tani ato shkresa origjinale, e kuptoj se jam treguar ca i ashpėr, sepse nė periudhėn e pasluftės edhe  mund tė ndėshkohesha pėr akuzat, qė bėja kundėr pushtetit tė ri”.

Me dokumentet e ruajtura sistematikisht dhe heshtazi, Lame Xhama na shfaqet edhe si njė arkivist i rrallė i pasqyrimit tė dy epokave, materiale tė cilat publikohen pėr herė tė parė dhe marrin vlera me rėndėsi muzeore. Fill pas ēlirimit,  ėshtė ai mėsues i nderuar qė nė Sarandė ka punuar me katėr klasė dhe 130 nxėnės, para e pasdite, duke harruar familjen e shtėpinė. Pėr disa muaj radhazi, programet i hartonte vetė, pėr ēdo lėndė mėsimore, pėr tė vazhduar mė pas me kurset kundėr analfabetizmit dhe shkollėn e mbrėmjes.

            Njė kapitull interesant pėrbėn  jeta dhe pėrpjekjet  e mėsuesit pėr tė  kryer misionin e rėndėsishėm, me vlera mėsimore dhe edukative, kur ishte caktuar nė “Shtėpinė e fėmijės”. Vetė fėmijėt kanė parė dhe ndjerė te Lamja mėsuesin prind.  Kur ishte drejtor nė Kuē, ai i nxiste djemtė e Fterrės qė tė mos pėrkuleshin pėrpara vėshtirėsive, paēka se do tė bėnin orė tė tėra rrugė pėr tė ardhur e kthyer nga shkolla.

Detyra si drejtor shkolle nė Sarandė, Delvinė, Kuē e Konispol dhe inspektor i arsimit pėr Qarkun e Gjirokastrės, pėrbėjnė njė faqe tjetėr tė ndritur tė tij, ku dalin nė pah aftėsitė e tij pėr problemet e shumta tė arsimit. Drejtonte me takt, pa tė bėrtitura, pa fyerje, por me aftėsi e korrektėsi, duke mobilizuar vartėsit nė punė dhe ata shpreheshin me respekt pėr mėnyrėn e komunikimit tė tij.

     Nė tė gjithė punėn gati 40 vjeēare, Lame Xhama la gjurmėt e njė mėsuesi e drejtuesi me aftėsi profesionale, studiuesi  e  arkivisti tė palodhur, metodist e njeri  i pėrkushtuar nė detyrėn fisnike tė arsimtarit. Prandaj mori, fillimisht, titullin “Mėsues i merituar” dhe mė vonė “Mėsues i Popullit”.

1028.jpg
Me nxėnės e kolegė Nė konviktin Ēamėria

1016.jpg

Djemtė e tij, Bardhyli e Agroni, nuk e personalizojnė jetėn e babait tė tyre, por me vėrtetėsi i japin lexuesit fakte e dokumente, qė ai ka trashėguar nė dorėshkrimet e shumta tė lėna pas. Mėsues Lamja ishte njeri i thjeshtė, qė u jep vlera edhe tė tjerėve. Nė kujtimet e kapitullit, pėr njė vit qė punoi nė Gjirokastėr, midis tė tjerash, shkruante me modesti:

Unė mėsova shumė nga kolegėt e mi arsimtarė qė ishin intelektualė tė shquar nga tė katėr anėt e Shqipėrisė , mėsova shumė nga ata djem konviktorė, nga shpirti i tyre, nga pėrkushtimi e pėrballja pėr tė kapėrcyer  vėshtirėsitė e kohės , nga vullneti pėr tė mėsuar ..”

           Njė vend tė merituar zė nė faqet e kėtij libri figura e bashkėshortes, gruas dhe  nėnės fteriote, e cila ka qenė njė punėtore e pafjalė, shtėpiake nikoqire, edukatore e fėmijėve, me shpirt tė madh dhe bashkėshoqėruese  e mendimit pėr progres. Si njė nga shtyllat e arsimit,  Lamja mbajti mbi supe detyra e pėrgjegjėsi qė i sollėn shqetėsime personale e familjare, por me besim dhe shpresė tek e ardhmja, pėr tė cilėn besonte se do tė vinte vetėm pėrmes punės e dijes, vėshtirėsive e sakrificave. Nė kėto misione nderi, ai pati gjithnjė dhe mbėshtetjen e sė shoqes.

     Nuk mund tė lemė pa pėrmendur mendimet e personaliteteve dhe tė intelektualėve, mėsuesve, shkrimtarėve, bashkėfshatarėve, ish-nxėnėsve etj., tė cilėt me kujtimet e tyre e plotėsojnė kuadrin e librit dhe personalitetin e mėsuesit Lame Xhama. Ata shkruajnė pėr  mėsuesin e tyre tė paharruar, sikur ta kishin babanė e tyre, duke kujtuar se:”…Ishte njė mėsues korrekt, vishej bukur, gjithmonė mė kostum e kravatė, gjithmonė i pastėr, me flokėt e bardhė e tė shkurtėr, me kėpucė tė lustruara dhe gjithmonė me fjalėn e ėmbėl nė gojė dhe buzėn e qeshur”.

Ai mbeti kėshtu gjithmonė njė nga ikonat e progresit tė diturisė. Libri pėr “Mėsuesin e Popullit” Lame Xhama sjell mesazhe tė vyera pėr mėsuesit e sotėm dhe pėr tė ardhmen. Me kujtimet e vlerėsimet e tyre,  “Mėsuesit e Popullit” Fejzi Mehmeti e Xhelal Berberi, Akademiku Besim Elezi, Dilaver Shkurti, Lekė Xhama, Rexho Kurupi, Dashamir Toska, Vangjel Guxo, mėsuesit dhe nxėnėsit e Fterrės, shkrimtarėt Qamil Buxheli, Skėnder Hasko, Guro Zeneli etj., si dhe shkrimet e shumta nė gazeta, intervistat, nė radio e televizion, si dhe pėrfshirja nė disa enciklopedi krahinore,  i japin kėtij libri frymėmarrje mė tė gjerė, e nxjerrin  mė mirė nė dritė figurėn e tij tė nderuar, me vlera mbarėkombėtare.

            Mjaft aktive ėshtė jeta e mėsuesit Lame Xhama edhe pas daljes nė pension  e vendosjes nė Tiranė. Ai do tė ishte i ftuar pėr biseda me nxėnėsit e shkollave dhe mėsuesit, me raste festash . TV shqiptar i ka kushtuar “Mėsuesit tė Popullit” Lame Xhama edhe njė dokumentar televiziv .

      moshėn 80-vjeēare, sikur ta dinte qė shėnimet e tij nuk do tė humbnin,  ai u la  njė porosi mėsuesve tė rinj: ”…Durimi, pėrgatitja, shtimi dhe forcimi i njohurive, dhėnia me cilėsi e mėsimit nė klasė, rregulli dhe drejtėsia, studimi i vijueshėm, dashuria pėr punėn e  nxėnėsit  dhe ndihma ndaj tyre, respektimi i orarit nė shkollė e nė klasė, paraqitja me dinjitet e mėsuesit, veshja e sjellja e kulturuar, bashkėpunimi i ngushtė me prindėrit e nxėnėsve etj., janė detyra kryesore tė mėsuesit”.

I zhytur thellė, me gjithė shpirt, nė profesionin e mėsuesit, Lame Xhama edhe nė ēastet, kur do tė largohej nga kjo jetė, do tė linte njė amanet prindėror  :

         ”…O njerėz tė mirė: Jetojeni jetėn me punė dhe dinjitet, deri nė orėt e fundit tė saj!”

 

Shėnim: Botuar nė gazetėn “Mėsuesi”, date 23 dhjetor, 2009

1059.jpg
Bashkė me kolegė arsimtarė: Nė Delvinė

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA