lamexhama333.gif

Vlerėsime pėr librin

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

eltonmalaj.jpg
Elton Malaj

 

 Letėr e hapur  Zotit LAME,

 

Sapo mbarova sė lexuari kujtimet Tuaja tė mbledhura e tė botuara pėr shtyp nga djemtė Tuaj  Z. Bardhyl e Agron Xhama. Nė to gjeta material mjaft tė pasur pėr jetėn dhe veprimtarinė Tuaj tė shquar pėr rreth 70 vjet.  Do kisha shumė dėshirė tė kisha pasur rastin t’ju shtrėngoja dorėn Zoti LAME e me besoni do kish qenė kėnaqėsi e veēante pėr mua, por nuk do ta privoj veten nga privilegji pėr t’ju shkruar kėto pak rreshta me tė cilėt dua t’ju falėnderoj nė emėr tė njė tjetėr brezi  pėr pėrkushtimin Tuaj.

Duke lexuar kujtimet tuaja tė shtrira pėrgjatė gati gjithė shekullit tė kaluar, nuk qe e vėshtirė tė kuptoja pėrse breza me radhė nxėnėsish e prindėrish, tė njohur e bashkėfshatarė Ju thėrrisnin Zoti Lame. E pra le ti shtohet asaj liste shume tė gjatė edhe emri im, sepse janė tė paktė personat qė unė kam mundur tė thėrres si tė tillė.

Ėshtė fare e thjeshtė tė kuptosh qė Atdheu jonė nė mutacion tė vazhdueshėm politik e shoqėror gjatė gjithė shekullit tė kaluar edhe sot do tė kishte shumė nevojė pėr ndihmesėn Tuaj Zoti LAME. E them ketė sepse Ju ditėt si tė ushqenit veten me virtytet mė tė larta nė kohėn e formimit Tuaj kur Ju desh tė shkolloheshit nė Normalen e Elbasanit, i pėrkrahur nga patriotė e atdhetarė tė kalibrit tė Avni Rustemit apo Aleksandėr Xhuvanit. Ky formim do tė shndėrrohej shumė shpejt nė njė pėrkushtim tė gjatė njė jete tė tėrė nė ēdo kohė e nė ēdo klimė politike, nė tė cilat Ju me urtėsinė Tuaj treguat fisnikėrinė mė tė lartė  duke u kujdesur pėr edukimin e brezave tė reja.

Jam i vetėdijshėm se nuk jam i pari qė Ju falėnderoj pėr ēka na keni dhuruar me aktivitetin Tuaj, ndaj dua qė edhe Ju ta dini qė vazhdimėsia e kėtyre falėnderimeve nuk resht. Sepse fjala e urte e njeriut tė ditur nuk i trembet  kufijve gjeografikė e aq mė pak atyre kohorė.

Duke lexuar nė rreshtat e atyre kujtimeve Tuaja unė gjeta fakte historike qė i pėrkasin fshatit nga i cili rrjedh edhe unė. Me kėnaqėsi tė veēante e jo me pak emocione lexova pjesėzėn e kushtuar edhe BABEZOTIT tim Vahit Malo, tė cilin Ju e pėrmendni si njė nga kryefamiljarėt tė cilėve pushtuesi i huaj u dogji shtėpitė, por nė asnjė mėnyre nuk u nėnshtrua si mbarė fshati, pėrkundrazi vijuan qėndresėn pėr liri.

Nė kėto kohė lindte edhe babai im i shtrenjte Zoti LAME, Prof Zace MALAJ, i cili shumė mė ka folur pėr Ju, e ndoshta do t’ju bėhej qejfi tė dinit qė sot ėshtė i nderuar me titullin Profesor nė shkencat veterinare, por nė tė njėjtėn kohė ai ka ndjekur disi edhe gjurmėt Tuaja pasi ėshtė gjithashtu pedagog nė Fakultetin e Veterinarisė nė Tiranė

Mė tej lexova edhe pėr kujtimet Tuaja pėr Dajko Idrizin (Idriz MAĒI), siē e thėrrisnim ne familjarisht dhe konstatova me shume kėnaqėsi qė pėrkasin nė shumė pika me tregimet e nėnė Zuhos time pėr tė.

Buzėqesha tek lexoja nė kujtimet Tuaja kur thoni, “ kohėn e lirė kam preferuar ta kaloj duke lexuar ndonjė libėr e jo neper kafene”, sepse duke pėrjetuar sot njė moment tė vėshtire krize ekonomiko-financiare internacionale, kėto ditė edhe unė pjesėn e kohės qė gjendem ne shtėpi pėr shkak tė orarit tė reduktuar tė punės e kam kaluar duke lexuar kujtimet Tuaja.

Mė kanė ngelur gjithashtu tė ngulitura edhe  kėto fjale :

O njerėz tė mirė! Jetojeni jetėn me punė dhe dinjitet deri nė momentet e fundit tė saj!

Te cilave po u pėrgjigjem kėshtu

Shplodhuni ne Paqe, Zoti LAME, tė jeni i bindur qė mesazhet Tuaja vazhdojnė t’u arrijnė brezave tė reja, sepse na keni lėnė njė thesar shumė tė ēmuar me veprėn Tuaj, i cili na motivon ta shikojmė me optimizėm tė ardhmen.

 

                                          Me respekt e mirėnjohje tė thellė

                                                       ELTON  MALAJ

 

 

 

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA