Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama
E kam lexuar disa here Librin e babait tuaj . Ju falenderoj per cka kini bere. Atje eshte nje pjese e historise
sone nder vite te shkuara ku parakalojne personazhe te njohur e te panjohur per mua ne nje ambient plot magji sic eshte Saranda.
Vetem tani une e kam te qarte se c’vlere ka patur per Jugun e Shqiperise ai konvikti Cameria te cilen e drejtoi me kaq
pasion dhe atdhedashuri babai tuaj.
Kane qene vitet 60’ kur une e kam njohur Zotin Lame per here te pare te kalonte gjithmone ne ambientet e shkollave
ku kemi qene dhe nder ne femijet e ndrojtur te asaj kohe, degjoja te peshperitej ..ai eshte Zoti Lame…Do te mjaftonte
kaq dhe ne mendjen tone fillonte e pervijohej nje portret interesant per nje njeri qe per cudi edhe atehere kur zoterinjte
dhe tregetaret e medhenj te Sarandes ishin permbysur…. vazhdonte te theritej me nderim Zoti Lame… Ashtu
e therisnin prinderit tane, ashtu mesuam ta cilesonim edhe ne , ashtu mbeti per jete babai tuaj: Zoti Lame. Mesa duket Zoti
Lame, Zoti Fejzo etj ishin zoter te nje pasurie tjeter qe nuk c’behej dot kollaj. Ata ishin zoter te dijes te cilen
me kaq pasion e tejcuan nder breza dhe e shumefishuan.. Kjo ishte pasuria e tyre.
Nderim per keta njerez. Nje bust I Zotit Lame, atje nde ane Detit Jon do na nderonte te gjitheve.
Pershendetje nga shume larg Xhemal Hasani