lamexhama333.gif

Nje vit ne Gjirokaster

Home
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Tiranė
Nga takimi i paraqitjes se librit nė Sarandė
Parathenie
Fterra - vend lindja ime
Fisi Xhama
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Perseri ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuēi mė mirėpriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire
Fotografi e dokumente qė nuk janė nė libėr
Jeteshkrimi
Njė jetė qė gjallon
Vlerėsime pėr librin
Fterioti Lame Xhama Mėsues i Popullit
Nderim pėr mėsuesin Lame Xhama

1055.jpg
Me nxėnėsit konviktorė tė Liceut tė Gjirokastrės mė 10.6. 1947

Njė vit nė Gjirokastėr

 

Si pėrfundova pushimet verore tė vitit 1946, mė erdhi emėrimi  pėr transferim nė Gjirokastėr, qė nė atė kohė ishte qendra e qarkut.

               Me urdhėr tė Ministrisė sė Arsimit, isha emėruar inspektor arsimi pėr qarkun e Gjirokastrės. Detyrėn e fillova mė 1 shtator tė atij viti. Krahas kėsaj detyre, jepja si lėndė kryesore dhe mėsimin e gjuhės shqipe e tė leximit nė shkollėn Unike ( klasa V-VII), nė tė njėjtėn ndėrtesė me Gjimnazin “Asim Zeneli”, i cili  nė atė kohė ishte njė shkollė mikste, e bashkuar dhe me pedagogjiken.

Me qė ndjehej e nevojshme dhe plotėsonte dhe kushtet e mia, mė caktuan njėkohėsisht edhe kujdestar nė konvikt.

Nė Gjirokastėr punova pak kohė, nga 1 shtatori  i vitit 1946 deri nė 31 gusht tė vitit 1947. Pra, plot njė vit shkollor. E, megjithatė, nė mendjen time kanė mbetur shumė kujtime.

Nuk do tė zgjatem pėr punėn si inspektor qarku. Nė fakt, shkova disa herė pėr ndihmė e kontroll nė rrethet e Pėrmeti, tė Tepelenės e tė Delvinės, veēanėrisht nė shkollat e fshatit, ku kishe ende dobėsi e tė meta. Ishin vitet e para tė ēlirimit dhe lokalet shkollore qenė me mangėsi tė bazės materiale e mėsimore. Po dhe shumė nga mėsuesit qenė pa arsimin pėrkatės. Kontrolli dhe ndihma jonė nė atė kohė, si qark qė ishim, synonte tė zgjidhte me pushtetin lokal dhe prindėrit e nxėnėsve problemet mė tė ngutshme tė lokaleve shkollore e tė bazės materiale mėsimore. Por, gjithashtu, ndihmonim qė mėsuesit tė njiheshin mė mirė me programet e tekstet, me udhėzimet e dikasterit tė arsimit tė qendrės dhe tė qarkut dhe, natyrisht, pėr t’i ndihmuar tė zhvillonin mėsimin me metoda sa mė pedagogjike.

Detyra ime themelore nė Gjirokastėr, nė fakt, u pėrqendrua nė dhėnin e mėsimit tė gjuhės e tė letėrsisė shqipe nė shkollė dhe, njėkohėsisht, nė punėn si kujdestar konvikti.

Shkolla e mesme  “Asim Zeneli” e Gjirokastrės ishte ndėr mė tė shquarat e vendit tonė pėr traditat arsimore e patriotike. E themeluar qė nė nėntor tė vitit 1923, ndėr tė parat e arsimit tė mesėm tė pėrgjithshėm nė Shqipėri, ajo pati njė rrugė tė gjatė e tė lavdishme gjatė gjithė jetės sė saj.

Nė vitin 1947, kur mua mė ra fati tė punoja pak kohė nė kėtė shkollė, ajo sapo kishte hedhur hapat e parė tė jetės pas ēlirimit. Gjimnazi i Gjirokastrės kishte qenė nė pararojė tė frontit kundėr pushtuesve nazi-fashistė. Qindra ish-nxėnės tė kėsaj shkolle dhe me dhjetėra djem e vajza qė vazhdonin ende mėsimet, lanė librat dhe dolėn malit pėr liri. Nė fushėn e nderit ranė si yje tė pashuar 45 prej tyre, disa prej tė cilėve u shpallėn dhe Heronj tė Popullit, si Muzafer Asqeriu, Themo Vasi, Ali Demi, Nuri Luēi etj.

Unė krenohesha qė dy nga dėshmorėt e kėsaj shkolle qenė bashkėfshatarėt e mi fterjotė, Hiqmet Dusha, mik i ngushtė sidomos gjatė luftės, dhe Turhan Mato. Hiqmeti figuronte nė amzėn e shkollės me Nr.312, ndėrsa Truhani me Nr. 700.

Po unė krenohesha dhe pėr njė arsye tjetėr. Nė bankat e kėsaj shkolle, si konviktorė e me bursė shteti, sapo kishin ardhur pėr tė vazhduar mėsimet disa nga djemtė e Fterrės. Fshati ynė ishte i shquar nė gjithė krahinėn e Labėrisė si arsimdashės. Dhe ja, tani nė kėtė shkollė  mėsonin e pėrparonin mirė djemtė fteriotė: Rakip Korkuti, Zeko Braho, Besim Elezi, Jakup Mato, Abedin Mėrkuri  dhe djali im, Bardhyli, qė kur mbaroi pedagogjiken me rezultate tė shkėlqyera, nė vitin 1953, u emėrua “profesor” po nė kėtė shkollė.

Nuk mund tė lė pa pėrmendur njė fakt disi tė veēantė. Siē theksova, ishin vitet e para tė Ēlirimit. Nė klasat mė tė larta tė shkollės ishin kthyer shumica e atyre qė kishin ndėrprerė mėsimet pėr arsye tė luftės, madje dhe disa nga ata qė kishin marrė pjesė me armė nė dorė kundėr pushtuesve, apo qė punuan nė ilegalitet nė pėrkrahje tė Lėvizjes Nacionalēlirimtare. Kėta nxėnės tė rritur, tė pjekur para kohe, i jepnin tonin organizatės sė rinisė dhe gjithė punės revolucionare e me frymė tė re qė bėhej nė shkollė. Tė mė falin qė pėr shkak tė harresės e tė moshės nuk i kujtoj dot tė gjithė, prandaj dhe nuk po pėrmend emrat e tyre.

Me ta kam pasur marrėdhėnie miqėsore e shoqėrore dhe jo vetėm pėr shkak tė moshės e pjekurisė qė kishin, por i vlerėsoja e mė vlerėsonin edhe si pjesėmarrės nė Lėvizjen Nacionalēlirimtare. Shpesh, nė shkollė apo nė konvikt, kėshilloheshim me njėri-tjetrin pėr problemet e mėsimit, tė edukimit e tė veprimtarive jashtė shkollore. Disa prej tyre i kam takuar edhe vite e vite mė vonė, kur kishin mbaruar shkolla tė larta brenda e jashtė vendit dhe punonin si kuadro tė rėndėsishme nė sektorė tė ndryshėm tė ekonomisė e tė kulturės.

Koha  e artė e atyre viteve tė Shqipėrisė sė ēliruar, vrulli revolucionar pėr tė kaluar vėshtirėsitė dhe etja e madhe e vullnetfortė pėr dije e kulturė, por dhe episodet shoqėrore, herė gazmore e herė komike, na sillnin nė kujtesė ngjarje qė kishin lėnė gjurmė nė jetėn e secilit. Mbaj mend se si njėri nga ish-konviktorėt e rritur mė rikujtoi para pak kohėsh njė histori disi komike, qė bėri bujė atėherė nė Gjirokastėr. Po e tregoj shkurt.

Kur vdiste ndonjė njeri nė qytet, nga qė nuk kishte mėnyrė tjetėr lajmėrimi, dilte njė hoxhė nė minaren e xhamisė te Bahēja e Teqesė dhe jepte lajmin e  vdekjes, pak a shumė si njė tellall. Duke e ditur kėtė zakon, dy-tre konviktorėve tė moshuar  u kishte shkrepur nė kokė qė t’i punonin hoxhės njė lojė. Njėri prej konviktorėve mė thotė planin dhe kėrkoi miratimin tim. Nė fillim nuk pranova, por mbasi m’u lutėn shumė dhe u binda se qe njė shaka, paēka se e kripur, u bėra  pjesė e “kurthit” tė tyre.

Plani u zbatua pikė pėr pikė. Ishte e diel, ditė pazari. Hoxha doli nė minare dhe lajmėroi me zė tė lartė se kishte vdekur Lame Xhama, kujdestari i konviktit. Pastaj hoxhėn e sollėn nė konvikt. Njėri nga djemtė qė kishin stisur kėtė shaka, ishte pėshtjellė kėmbė e kokė me njė ēarēaf tė bardhė si qefin dhe  ishte shtrirė si i vdekur nė krevat. Disa nga shokėt e kishin rrethuar e bėnin sikur qanin. Hoxha u pėrkul mbi “tė vdekurin”, diē  pėshpėriti disa lutje, mori shpėrblimin dhe iku pa marrė vesh tė vėrtetėn.

Kjo histori pati dy pasoja. E para, e menjėhershme, qe se njė bashkėfshatari im atė ditė ndodhej te pazari pranė xhamisė duke tregtuar  bulmet. Sa dėgjoi hoxhėn qė lajmėroi vdekjen time, u trondit pa masė. Por edhe dyshoi nė vėrtetėsinė, se njė ditė mė parė qemė takuar bashkė. Ia la bidonėt me qumėsht njė shoku dhe erdhi shpejt e i shqetėsuar nė konvikt,  qė nuk qe mė shumė se dyqind metra larg. E mėsoi tė vėrtetėn para se tė takoheshim bashkė, se ngjarja kishte bėrė bujė. Por lindi njė problem tjetėr. Po sikur lajmin ta kishte dėgjuar ndonjė i njohur dhe “mandata” tė shkonte deri nė familje?! Po dhe kėtė ēėshtje e zgjidhėm me anėn e njė telegrami, pastaj ai tė nesėrmen do tė shkonte vet nė Fterrė dhe gjithēka mund tė sqarohej.

Pasoja e dytė lidhej me ngjarjen. “Shakaja” nuk u mbajt sekret. Tė rinjtė e pėrhapėn atė vetė. Hoxha u inatos shumė, erdhi e u ankua nė konvikt, nė drejtorinė e shkollės. Mua nuk mė pėrmendėn  konviktorėt si pjesė e kėsaj shakaje. Ata thanė se i kishin thėnė hoxhės se ka vdekur kujdestari, Lame Xhama dhe kaq. Ndryshe ai nuk do t’i bėnte ritet e zakonshme. U munduan ta kalonin si njė shaka tė zakonshme tė rinjsh dhe nė fakt e tillė u bė dhe kėshtu kaloi kjo histori,  me njė vėrejtje para kolektivit, pa u marrė ndonjė masė serioze pėr konviktorėt qė organizuan kėtė lojė.

Nė shkollėn e mesme “ Asim Zeneli” gjeta njė kolektiv mėsuesish shumė tė pėrgatitur. Njė pjesė e mirė prej tyre vinin nga rrethe tė ndryshme tė vendit. Disa kishin mbaruar edhe shkolla tė larta jashtė shtetit, por kishin ndonjė “cen” nė biografi dhe mbaheshin nėn vėzhgim. Unė isha i kėnaqur qė zėvendėsdrejtor ishte Thoma Papapanoja, njė mėsues i nderuar e fisnik, punėtor i palodhur i arsimit, me tė cilin njiheshim prej kohėsh dhe kishim bashkėpunuar pėr mbarėvajtjen e arsimit nė Sarandė e nė Konispol.

Si mėsues i gjuhės, e ndjeja veten mė mirė, sepse edhe tekste kishim, por si mėsues i letėrsisė ndjeja vėshtirėsi. Ende nuk ishin pėrpunuar tėrėsisht tekstet e reja dhe sipas udhėzimeve te dikasterit duhet tė gjenim edhe vetė copa letrare qė u bėnin jehonė Luftės Nacionalēlirimtare, pėrpjekjeve tė popullit tonė pėr rindėrtimin e vendit, frymės sė re revolucionare qė zotėronte nė atė kohė etj. Por duke pasur si bosht orientues  traditat patriotike, sidomos shkrimtarėt e Rilindjes Kombėtare, e patėm mė tė lehtė tė futeshim edhe nė temat e reja tė kohės sė Luftės Nacionalēlirimtare e tė pasluftės dhe tė realizonim me cilėsi detyrat.

Megjithatė, jo tė gjithė mėsuesit arrinin t’i realizonin programet shkollore. Kjo qe arsyeja pse nė fund tė ēdo viti bėhej njė bilanc i realizimit tė programit mėsimor. Po e konkretizoj kėtė fakt me njė shkresė zyrtare qė u dėrgohej tė gjithė mėsuesve tė Gjimnazit, tė cilėn e kam ruajtur dhe po e shkruaj tekstualisht nga origjinali:

 

 

 

Republika Popullore e Shqipėrisė                  V.F.L.P                                                        

             Drejtoria e Liceut                  Gjirokastėr mė 15.7.1947

                   Gjirokastėr

                     Nr.29/13

                                    Z. Prof. Lame Xhama

Sipas vendimit tė marrė nė mbledhjen e kėshillit pedagogjik dhe sipas porosisė verbale tė inspektorit tė shkollave tė mesme, z. Nesti Havjari, nė fund tė vitit shkollor do t’i paraqitni kėsaj Drejtorie njė raport tė hollėsishėm qė do tė pėrmbajė:

a)                  Ē’ėshtė zhvilluar nga lėnda e parashikuar nė program.

b)                  Ē’ka mbetur e pa zhvilluar, qoftė pėr arsye urdhri tė Ministrisė......., qoftė pėr arsye kohe ose mungesė tekstesh etj.

c)                  Shėnime mbi lėndėn e mbetur pa zhvilluar, d.m.th., orėt qė parashikohen pėr zhvillimin e kėsaj lėnde nė fillim tė vitit tė ri shkollor.

ē) Mendimin tuaj mbi lėndėn e programeve; nė duhet shtuar ose  hequr diēka ose ndryshuar. Mbi kėtė pikė do tė zgjateni dhe propozimet tuaja do tė jenė konkrete.

d) Sugjerim rreth rregullores sė re tė shkollave: shtesa, ndryshime, pėrmirėsime nė bazė tė eksperiencės.

dh) Mendime mbi lėndėn e teksteve - libra e dispensa.

Profesorėt do t’u pėrgjigjen njė e nga njė tė gjitha pikave e sipas radhės sė tyre, duke mos lėnė asnjė pikė pa pėrgjigje.

Ky raport kėrkohet nga Ministria e Arsimit sipas porosisė sė veēantė tė inspektorit tė shkollave, z. Nesti Havjari.

Profesorėt qė japin mėsim nė shkollėn e natės do t’u pėrgjigjen tė gjashtė pikave tė mėsipėrme me njė raport tė veēantė gjer mė 20 tė kėtij muaji.

                                                                    Zv. Drejtor i Liceut

                                                                     Thoma Papapano

                                                                     ( Firma dhe vula)

E kopjova kėtė shkresė nė kėto kujtime, sepse prej saj nxirren disa pėrfundime me vlerė pėr gjendjen e arsimit dhe pėrmirėsimin e tij nė atė kohė, si kujdesi pėr realizimin e programeve, gjendja e teksteve dhe plotėsimi i tyre, hartimi e pėrmirėsimi i rregulloreve shkollore, mbarėvajtja nė shkollat e mbrėmjes etj. Dhe kjo procedurė pune kalonte nga ēdo mėsues, secili mė vete duhet tė jepte mendimet e propozimet e tij.

Sikurse e thashė, e prita me dėshirė edhe detyrėn qė mė ngarkuan si kujdestar nė konvikt, paēka se nė atė  kohė kishte shumė vėshtirėsi. Nė Sarandė shėrbeva pėr gati dhjetė vjet, edhe si mėsues, edhe si kujdestar nė Konviktin “Ēamėria”. Nuk mė mungonte pėrvoja, prandaj e pranova me kėnaqėsi edhe detyrėn e kujdestarit tė konviktit, si detyrė plus asaj tė mėsuesit, sepse kryhej pasditeve e nė mbrėmje. Kjo favorizonte dhe strehimin dhe ushqimin tim, qė nė kushtet e atyre viteve pėrbėnte njė shqetėsim serioz pėr ēdo nėpunės.

Jeta nė konvikt, nė njė kolektiv tė madh me djem tė tė gjitha moshave, qė nga klasa e parė e unikes deri nė maturė, haste nė shumė vėshtirėsi. Konviktorėt vinin nga tė katėr anėt e Shqipėrisė, paēka se shumica qenė tė qarkut tė Gjirokastrės. Vinin kryesisht nga familje tė varfra fshatare, me nivel tė ulėt ekonomik, kulturor e arsimor. Vinin tė ndrojtur, tė pa mėsuar nė jetėn e vrullshme kolektive.

Me kushte tė ngjashme unė isha njohur qė nga konvikti nė Sarandė. Prandaj i vura si detyrė vetes qė tė qėndroja  sa mė pranė konviktorėve, veēanėrisht tė atyre qė kishin ardhur tė rinj e nga krahina tė largėta, kur edhe takimet me prindėr apo vajtja nė familje qenė tė rralla, nga qė dhe  udhėtimet me makina ishin njė luks i madh. Mjafton tė pėrmendim, pėr shembull, se  djemtė e Fterrės qė studionin nė Gjirokastėr, dy-tre herė nė vit dhe kryesisht nė pushimet e tremujorėve, bėnin mbi dymbėdhjetė orė rrugė nė kėmbė, duke kaluar qafa e male, pėr tė arritur pranė familjes.

Vėshtirėsitė e jetės nė konvikt fillonin qė nga lokali i pėrdorur pėr kėtė qėllim. Njė shtėpi private, shtėpia e Angonatėve, nė afėrsi tė gjimnazit, pėrdorej pėr fjetjen e konviktorėve. Ishte e mbajtur mirė, me disa kate, e ngritur si mbi shkėmb. Kishte tė gjitha karakteristikat e njė shtėpie gjirokastrite, me portė tė madhe hyrjeje, oborr tė shtruar, me sallone, dhoma tė shumta, dollapė e musandra, qilare e depo. Dyert e dritaret, si dhe objektet e brendshme, qenė tė punuara  bukur nė dru.

Po pėr konvikt ndėrtesa nuk i plotėsonte kushtet e pėrshtatshme pėr dhjetėra djem tė moshave tė ndryshme. Dhomat e gjumit, tė shumtat, qenė tė vogla. Ndaj pėrdoreshin krevate druri me dy kate dhe gati tė ngjitur me njėri-tjetrin. Pajisja me bazė materiale ishte nga mė tė mirat pėr kohėn. Ēdo konviktor kishte dyshekun e vet, ēarēafė, batanije, jastėkė , qė ndėrroheshin herė pas here. Por ngrohje s’kishte dhe kur qe dimėr  ndjehej shumė i ftohti i hidhur i Gjirokastrės. Vėshtirėsi kishte dhe pėr pastrimin e pėrditshėm tė konviktorėve, ndėrsa pėr dush i ēonim nė banjat publike tė qytetit.

Salla e ngrėnies, qė shėrbente dhe pėr studimin e detyrueshėm nė mėngjes e mbas dite, ishte disi larg fjetores. Qe njė kapanon i madh, ndofta kishte shėrbyer si kazermė ushtarake, i shtruar me ēimento dhe mbuluar me llamarinė a eternit. Aty gjendeshin tavolinat e mėdha, me stola tė gjatė nė ēdo anė, ku uleshin 8-10 veta. Aty bėhej studimi, aty mbledhjet e mbrėmjet e dėfrimit, aty ushqeheshin konviktorėt. Kuzhina, nė krahun e djathtė tė hyrjes, ishte e pajisur me tė gjitha mjetet e mundshme pėr kohėn, por zotėronin pjatat, tenxheret, lugėt e pirunėt prej alumini. Bile dhe gotat e ujit ishin prej alumini.  Kuzhinieri, qė tė mėdhenj e tė vegjėl e thėrrisnin “Xha Vasili”,  ishte mjeshtėr pėr gatim. Po ē’tė gatuante?  Ishin kohė tė vėshtira dhe ndjehej krizė ekonomike. Makaronat e pilafi qenė gjellėt mė kryesore, njė bollgur gjysmė i skaduar dhe bizelet e shpuara nga mizat, bėheshin detyrimisht ushqim i djelmoshave, qė dhe bukėn e misrit e kishin me racion e tė kufizuar. Shpesh darka e mėngjesi kalonin me nga njė tas me ēaj e me njė copė buke.

Me tė vėrtetė qe shumė vėshtirė, por vrulli i kohės dhe njohja e gjendjes reale bėnin qė konviktorėt tė pajtoheshin me kėtė jetesė. I shtroheshin fatit dhe aty nė sallėn e madhe tė mbushur plot e pėrplot, nė tė ftohtit e dimrit, pa ngrohje,  studionin me zell tė madh dhe dilnin ndėr nxėnėsit mė tė shquar tė shkollės.

Unė jam mundur tė qėndroj gjithmonė pranė tyre, tė fle po nė atė konvikt qė flinin ata, tė ulem po nė atė mensė e po nė ato tavolina qė uleshin  ata, tė ushqehem me tė njėjtin ushqim dhe tė ndjej kėshtu gjithė shqetėsimet dhe hallet e tyre.

Pėrfundimisht, mund tė them se nė Gjirokastėr kalova njė vit pune tė vėshtirė, por, gjithashtu, mbresėlėnės, sepse mėsova shumė nga kolegėt e mi arsimtarė, qė ishin intelektualė tė shquar nga tė katėr anėt e Shqipėrisė, mėsova shumė nga ata djem konviktorė, nga shpirti i tyre revolucionar, nga pėrkushtimi pėr tė kaluar vėshtirėsitė e kohės, nga vullneti  pėr tė mėsuar dhe pėr tė qenė tė papajtueshėm me shfaqjet e huaja. Pra, nė Gjirokastėr kalova njė vit pune e njė vit shkolle.

1056.jpg
Konviktorėt e Liceut dhe personeli edukativ, nė vitin 1947

Adresa: Agron Xhama Rr. Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC constr. god.2 sh.1 ap.2

Tel: +355 4 2234591  Cel: +355 692154981

htpp://www.fterra.com    E mail : agronxhama@yahoo.com

Tirana, ALBANIA